Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Revista "Shqipëria etnike" Nr. 3/2010 (I)

| E diele, 24.10.2010, 06:53 PM |


Revista "Shqipëria etnike" Nr. 3/2010

Viti XI nr. 3/2010 Korrtor-Veror-Frytor-2010

 

SHQIPËRIA ETNIKE

Revistë e pavarur tremujore:

informative-kulturore-politike

Për:

-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj

-Riatdhesimin e Shqiptarëve

të dëbuar me dhunë

-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar

Viti X nr. 1/2010 Nistor-Shkurtor-Larcor-2010

Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $

për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €

Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)

Nr. i llogarisë:1110162085000136

Drejtor: Agim GASHI

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Xhafer Leci
Redaktorpërgjegjës: Ali Jusufi

Zv.Redaktorepërgjegjëse: Vera Dushi

Redaktore: Fatjeta Muçolli
Lektore: Jeta Bytyçi
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese 

 

KRYEARTIKULLI

 

Idriz Zeqiraj propozohet për Kryetar të Republikës së Kosovës

/dy kundërkandidatë: Esat Stavileci e Naser Rugova/

 

Nga Kadri Mani

 

Profesorin z. Esat Stavileci, 11.07.1942,  e njohin të gjithë e s’ka nevojë për biografi; edhe deputetin z. Naser Rugova, 20.10.1970, poashtu e njihni, kurse ne vetëm po theksojmë se ishte i vetmi që kundërshtoi deputetët mjeranë që miratuan projektligjin për daljen e tyre në pension suplemendar në moshën e tyre të zezë 50-vjeçare! Naseri është bashkëfshatar i Dr. Ibrahim Rugovës dhe në këtë mënyrë do ta trashëgonim mbiemrin- Rugova!

 

BIOGRAFIA E IDRIZ ZEQIRAJT:

 

Emra që nuk harrohen - Idriz Zeqiraj

E Premte, 26-03-2010, 10:59pm (GMT+1)

EMRA QË NUK HARROHEN

 

ZEQIRAJ, Idriz (1947).  U lind në Studenicë, komuna e Istogut. Shkollën fillore e mbaroi në Vrellë, kurse të mesmen -  normalen, në Istog, Pejë, Prishtinë, Prizren dke diplomuar në Gjilan. Ishin këto vitet ’60. Kjo bredhje nëpër normalet e Kosovës, atëherë kushtëzohej me shënimin “Largohet nga kjo shkollë, si i dëmshëm për rrethin shoqëror”. Pas diplomimit, punoi mësues   tre vjet në kmunën e Prishtinës, të Prizrenit dhe të Istogut. Për shkak të veprimtarisë politike, u largua nga arsimi dhe u ngrit procedurë penale ndaj tij. Më pastaj u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, kurse në vitin 1968 emigroi në Shqipëri, ku në shkollën “ Frang Bardhi” në Kallmet të Lezhës punoi si mësues. Vazhdoi pastaj studimet në Universitetin e Tiranës, në grupin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe dhe gazetarinë e shkencave juridike politike. Pas studimeve është arretuar dhe është dënuar për politikë subversive kundër Jugosllavisë, për prishjene e marrëdhënieve Jugollavo-shqiptare. Ka vajatur burgje dhe internime për më  se 17 vjet radhazi. Në Gjermani migroi në vitin 1990. Që në ditët e para, u angazhua me përkushtim në aktivitetet e shoqërore dhe politike.  Veçanërisht kontribuoi në organizimin e mësimit plotësues. Ishte kryetar i nëndegës së LDK-së në Rheinland Pflaz dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së për Gjermani. Si anëtar i komisionit për organizimin e shkollës shqipe në Gjermani, u angazhua për përfshijen sa më masive të fëmijëve shqiptarë në shkollën shqipe. Me vendimin e organeve mësimore të Kosovës në vitin 1992 u emrua mësues i shkollës shqipe në Ludwingshafen, ku punoi për një kohë. Kontribuoi në organizimin e fondeve për Kosovën dhe organizimin e ndihmave për shkollën shqipe në Kosovë. Bashkëpunon me gazeta e  revista dhe me shkrimet gazetare afirmon veprimtarinë e mërgimtarëve në mërgatë.

 

Tahir Z. Berisha & Hamza Halabaku & Çerkin Bytyçi: EMRA QË NUK HARROHEN- ARSIMTARË SHQIPTARË NË MËRGATË-IV” f. 222-223

 

 _____________

 

SALI BASHOTA

 

DIELLI I AGIMEVE TONA

- Shokut Tito -

 

Nga shkëlqimi yt

 

marshon buzëqeshja jonë

e gdhendur në zemra

 

me oqeanin e paqes

përshendetemi

 

rreze dielli

fjalët tua

vepra jote revolucion

që rritet e buzëqesh

 

Tito

diell i agimeve tona.

 

__________

 

 

Rabit Osmani: Më 2013 bëhen 1700 vjet të zyrtarizimit të krishtërimit shqiptar
E Premte, 17-09-2010, 09:59pm (GMT+1)

Kujtim institucioneve kompetente mbarëkombëtare

 

Më 2013 bëhen 1700 vjet të zyrtarizimit të krishtërimit shqiptar

 

KONSTANTINI I  (i Madh)

(Caius Falavius Valerius Aurelius Constantinus)

(274 - 337)

 

Nga Rabit Osmani

 

Pjesëtarë të Shoqatës “RENESANCA SHPIRTËRORE” organizuan një mbrëmje pune në shtëpinë e Kadri Manit në Prishtinë, në rr. “Hasan Jashari” p.n., më 10.9.2010, me fillim në orën 19.

Paraprakisht ishin caktuar dy pikë të rendit të ditës:

1.Zhvillimi dhe zgjerimi i Shoqatës “RENESANCA SHPIRTËRORE” me anëtarë të rinj dhe 2. Kujtim institucioneve kompetente mbarëkobëtare për 1700-vjetorin e zyrtarizimit të krishtërimit shqiptar nga ana e Konstandinit të Madh. Për të dy pikët e rendit të ditës referues ishte Hasan Dëramaku, historian.

Mungonin edhe dy të ftuar: Abdurrahim Kelemendi- Duri dhe Anton Nikë Berisha.

Referuesi i informon të pranishmit se Shoqata “RENESANCA SHPIRTËRORE” (THE ASSOCIATION “SPIRITUAL RENAISSANCE”) është themeluar në Prishtinë më 2001, me në krye z. Abdurrahim Kelemendi- Duri, kryetar;  se Shoqata numron mbi 100 anëtarë në Degët e Nëndegët e veta nëpër Kosovë; se progarami është botuar në formë broshure shqip dhe anglisht për nevoaja të brendshme, por me internet jua kemi shpërndar edhe disa personaliteteve.

Në lidhje pe pikën 2 të rendit të ditës, referuesi tha se e kemi për detyrë që t’i njoftojmë me kohë institucionet tona kompetente, në radhë të parë Ipeshkvitë tona, Akademitë, Institutet e Historisë e të Albanologjisë... dhe kushdo që do e mund të japë kontribut në këtë fushë të dijes: që në ndërkohë të mbahen Simpoziume për këtë përvjetor të rëndësishëm të historisë tonë, figurë kjo të cilën shovenistët serbë do ta përvetësojnë! Po planifikuan që në Nish ta ngritin një kryq gjigand prej 80 metrash! Aty e paskan ftuar të marrë pjesë edhe Papa, i cili e paska konfirmuar pjesëmarrjen!

Dihet sheshit se serbët s’akanë histori, andaj vjedhin në të akatër anët: Car  Lllazari është shqiptar, Milosh Kopili (Miloš Obiliqi) shqiptar, Hajduk Stanko e hajduk Velko, vllëhë... serbët kanë tentuar të na e vjedhin edhe Skënderbeun... maqedonasit kanë tentuar të na e vjedhin Nënën Tereze, duke e mbiqujtur Gonxhe Bojaxhievski!

Diskutuan edhe të tjerët përgjithësisht e në veaçanti dijetari Femi Cakolli.

 

“KONSTANTINI I  (i Madh)

(Caius Falavius Valerius Aurelius Constantinus)

(274 - 337)

 

Vendlidja e tij është Naisso, pra Nishi i sotëm, që ishte njëra nga kryeqendrat  e Dardanisë, në një nga datat aty rreth vitit 274. Aty nisi edhe arsimin fillestar. Mbresat për vendlindjen e tij e përcollën vazhdimisht.[1]

Nga fiyiku i tij përshkruhet si një mesoburrë madhështor, i bukur, hundshqiponjë, po që nuk i mungonte hareja shpirtërore që e kompletonte pamjen e këtij njeriu, i cili kishte edhe fuqinë fizike si askush. Thuhet se aq sa ishte i vrazhdë në raste, njëkohësisht kishte nytyrë të këndshme të ushtarakut ilir, rrjedhojë e edukimit në frymën ilire.[2]

Gjatë sundimit perandorak ai u shqua edhe për ndërtime të shumta. Ajo që mbeti vulë historike e këtij fahu ishte themelimi dhe ndërtimi i këtij qyteti të ri, që e mbante emrin e tij, Konstantinopol, i cili ishte edhe vendqëndrimi i tij, megjithëse vendqëndrime të tjera kishte caktuar në bazë të nevojave të kohës, si në Trier, Fushime, Sirmium, Serdica, Selanik, Nikomedi.[3]

Ndërtime me vlerë kishte bërë edhe në Romë, shumica e tëcilave u shkatërruan gjatë kohëve, me përjashtim të Kompleksit të Fotumitz e Romës, ku në fund të një korridori aty është edhe shtatorja e Kostandinit. Ajo që e bën më me interes është ngritja e kishës së Shën Pjetri në Vatikan, më 337, një ndër shtatë kishat e lëna.[4]

Ndërtimet e tij shtrihen edhe në Trier të Gjermanisë, si kisha e Augusta Trovirorumit, e pajisur me nxehje qendrore, me mozaikë e piktura të bukura, që ai shtojnë madhështinë e asaj.

Po ashtu ai pati ngritur tempuj në Palestinën e vjetër (kishën e Shën Sepulshre), si dhe tempuj të tjerë në Siri, qqë sot është territor i Turqisë. Kishte ngritur edhe një urë mbi Danub, diku në Rumani, me gjatësi prej 2.473 metrash, pastaj Mauzoleun për të bijën në afërsi të Romës; ngriti po ashtu kishën në Betlehem dhe Kavari të Palestinës, ku, sipas legjendës, u lind Jezu Krishti.

Në Konstantinopojë, në maj të vitit337-ës, u sëmur dhe në fillim të prillit vdiq. Trupi i tij i balsamosur u vendos në një arkivol prej ari e pastaj u vendos në kishën e Shën Apostujve, ku qëndroi derisa Mehmet pushtuesi zhduku gjithçka dhe në themelet e kësaj kishe ngriti xhaminë.[5]

Prej të gjithë perandorëve që njihen, Senati i Romës vetëm Konstantinit ia dha thirrjen “I Madh” (më parë këtë emërtim e kishte vetëm Leka i Madh, në vitin 356-323 para erës së re), akorduar pas fitores madhështore më 28 ose më 29 tetor 312. Ai madje më se pesmbëdhjetë herë kishte fituar thirrjet tjera meritore, si: “Germanus maximus”, “Sermaticus maximus”, “Gothicus maximus”, ose “Dacicus maximus”.

Në një perandori që më së shumti dhe në vendet më të ndryshme iu ngritën përmendoret, është Konstantini i Madh, si në Romë, në Nish e gjetiu.

Skulptura me kokën e tij të gjetur në Nish ruhet në Muzeun e Kalemegdanit në Beograd. Një tjetër bust mermeri i tij gjendet në Galerinë Zyrtare në Firencë të Italisë.”

 

(Sinan Gashi: “Mençuria iliro – shqiptare nëpër botë (botim i dytë i plotësuar)), f. 60-63.



[1] 48. Shih. Aty. f. 227  - 230.

[2] Aty. F. 231 – 234.

[3] Më gjerësisht f. 256 – 264.

[4] Aty, nga f. 264 - 271

[5] Shih po aty, nga f. 269 – 273.

 

 ___________

 

Islami- feja e parë dhe e fundit?

 

Nga Bajram Kabashi

puhiza@hotmail.com

 

Islam, Islam, Islam, Islam, na e lodhe ..., o Tano Turku!!!
Pse nuk po bërtas unë i Krishterizëm, Krishterizëm, Krishterizëm?!!
Ti Tano trillon..., ti shpif tano Turku, ti je provokator o Tano- Qynga e fekaljeve kundermonjëse të internetit, dhe në sherrin e nxitur prej teje, kurthat e mendjes tande psikopate, shumëkush ka me e thye kryet e qafën. Ti je racist brendakombetar, njeri i ulët, qyqar, antishqiptar i tërbuar, andaj ai që të përkrah ty e përkrah te zezën e popullit të vet, kobin e tij...
Mos kujto ti Tano Qyqan Turku se nuk jam tuj të përcjell se çka je tuj shpifur dhe se se si mundohesh të nxitësh urrejtje kundër meje, por të them se nuk ke se çka të më bësh, por po i bënë vetes tënde dhe të gjithë atyre që në "rrugë operative" po të ofrojnë të dhëna që ti i shqipton si i marrë nëpër livadhet e internetit, por mos harro se kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë, ai ndalet diku...
Problemi yt është problem policor,-është çështje e policisë shqiptare e ndërkombetare, sepse njerëzit sikurse ti Tano Qynga, i qesin hije të zezë krejt kombit, se ty po të duket vetja se mund t'i japësh mësim një kombi të tërë, ta islamizosh e çshqiptarizosh...
Islami është fe dhe kushdo që e praktikon i ndihmoftë në jetë, por islamizimi që e do ti dhe disa kryengritës të tjerë sikurse ti, është i palejueshëm për një shtet kombëtar dhe për një komb dinjitoz.
Ty Tano Turku që s'ndalesh duke më provokuar dhe fyer pa të bërë asgjë, pa të njohur e pa e ditur konkretisht se kush je, të kisha lutur që nëse je aq trim sa paraqitesh me këto shkrime të tërbuara, të ma dërgosh adresën tënde të saktë,vendin ku jeton etj; sikurse dhe numrin e telefonit, në mënyrë që të ulemi e të bisedojmë se përse jam bërë aq pengesë e madhe për zotërinë tënde?!
Deri tashti jam mundue me t'u shmangur në mënyrë që së paku nga ana e ime të mos del se jam duke të ngacmuar, por ti zotni tano qenke njeri special e me njerëz të tillë dihet se kush duhet te mirret. Kastriot Myftarajn natyrisht që e kam përkrahur per pjesën më të madhe të mendimeve të tija të shprehura publikisht. E kam përkrahur hapur, me emër dhe mbiemër se unë nuk shkruaj me emra të huaj dhe kur shkruaj nuk i dërgoj askujt mendime të të tjerëve. Ajo me çka nuk pajtoj me Kastriotin, të cilin nuk e njoh, është vetëm teza e tij se Islamin duhet ndaluar. Jo Islami nuk duhet ndaluar por Islami dhe Krishterizmi dhe çdo fe tjetër që e praktikojnë shqiptarët duhet te jetë fe që nuk i shkaton probleme kombit, siç i shkatojnë disa njerëz kokëshkretë sikurse që je ti me tendancat tueja të pa fshehura Islamizuese, me mohimin e historisë kombëtare, gjithë figurave më eminente të kombit. Sado që Ti nuk je askush, asnjë personalitet por vetëm një provokator me mision të qartë antishqiptar, fjalët tueja janë helm i vërtetë për shëndetin psikik të një kombi, për ndërgjejgën kombëtare të tij.
Ndoshta më shumë se para një viti unë me një letër interne ta kam tërhequr përfundimisht vërejtjen që të ndalesh e mos të më zësh më në gojë, por ti ishe trim i madh i internetit e nuk ndalesh. Ti je një "fmijë" i llastuar që nuk do të kuptosh, por ata që janë mashtrue prej trimnive tueja tragjikomike e kanë shkatërrue e do ta shkatërrojnë jetën e vet. Nuk thuhet kot që fëmijët (si ti!) i hanë mollat por të rriturve u pihen (mpihen) dhamtë?
Unë nuk jam konvertue por kam atë fe që e dua. Ti pëkundu me ato trillimet për një fe që e paskam trasheguar denbabaden! Unë s’e kam ba problem këtë punë, por problem e kanë ba ata që kanë misione, islamistët politikë sikurse që je ti, prandaj të kisha lutur publikisht që të ndalesh së përndryshe të betohem para opinionit publik se më dërgove në Tiranë e Prishtinë pa pasur plan që të jem tash aty... 
Kuptohet, me të lajmerue në polici!... 
Edhe njëherë të them që nëse je aq trim qysh shqelmon e perbaltë në internet, atëherë dërgoma adresën e sakte dhe numrin e telefonit pa të shohim he "adem jashari" i internetit me "gjak muslimani", qysh ke dëshirë ta theksosh, se ku do të dalin punët?!!

____________  

 

Rreth infinitivit (paskajores) të Shqipes

 

Nga Stavri Trako

stavri_trako@yahoo.com

 

Trajta e mënyrës së infinitivit të Shqipes, shkruan  profesor  K.Cipo, është ajo e participit (pjesores) me parafjalën  (me ) përpara, e gegërishtes.Toskërishtja  e zëvendëson këtë mënyrë me koniuktivin (lidhoren). Por, mund të përdorim, veç koniuktivit, me një nuancë të vogël kuptimore, edhe emrin foljor asnjëanës të pashquar me parafjalën (për ) në krye P.sh. Kam ardhur këtu, në Korçë, për të blerë ca fasule e ca mollë; Kish ardhur në Tiranë për të kërkuar një punë më të mirë. Format:për të blerë, të kërkuar zëvendësojnë infinitivin duke përciellë edhe nuancën e qëllimit. Infinitivi me formën: për të, plotëson edhe emra  për të treguar një veprim të pritshëm: gjilpërë për të qepur, kartë për të shkruar, kohë për punë.

Duke qasur kuptimin e këtyre dy formave të paskajore së Shqipes do të vërejmë se nuk janë plotësisht me kuptim të njejtë. P.sh:

Shkoi me punue dhe shkoi për të punuar

Kohë me punue dhe kohë për të punuar

Të dyja këto forma i hasim në përdorimin e përditshëm, dhe pjesorja është kallëzuesor i veprimit që shfaq folja ose emri asnjëanës i dukurisë... Po t’i analizojmë si shprehje frazeologjike, kuptojmë ndryshimin në nuancën kuptimore të tyre:

-Tek pjesorja me parafjalën (me) veprimi është i padiskutueshëm që kërkon të përmbushet;

 -te pjesorja me shprehjen parafjalore (për të) ky veprim është në vartësi situatës a të vendit ku do të kryet veprimi, pra tregon një mundësi, por edhe pasiguri dhe dyshim tek vepruesi.

Nga sa kuptojmë, forma e paskajores së Shqipes me parafjalën (me) dhe pjesoren e shkurtuar  ka kuptim të përcaktuar domosdoshmërie, ndërsa forma me shprehjen parafjalore (për të) me pjesoren e plotë ka funksione më të kufizuara kuptimore dhe të ndërvarura nga rrethanat.

Lidhur me  këtë pohim, profesor Aleksandër Xhuvani  në “Vepra 1” shprehet kështu: Shqipja ka pasë nji infinitiv me kuptim indoeuropjan, me qënë se gjithë kategoritë e tjera gramatikore i ka analoge me të gjuhëve indoevropjane 2. Ky infinitiv mund të ketë qenë  identik me nji nga trajtat e ndryshme, me të cilat na paraqitet participi në shqipet.

3.Ky infinitiv vërtet u zhduk dhe u zavendësue me një infinitiv perifrazik, si përmbledheje logjike e fjalive te ndryshme që formohen me parafjalën (me)

4. Infinitivi perifrazik ka qenë i përgjithshëm në Shqipet, se ka qenë përdor lashtazi dhe në toskërisht, por me kohë u zavendësue, në tokërisht, me fjali të varme prej influences së greqishtes së re. (1980:262)

Aktualisht, në Shqipe  përdoret padyshim infinitivi, që është më i afërti me atë të gjuhëve indoeuropiane, që është baza e gjallimit të lidhjeve Shqipes me këto gjuhë. Vlera e infinitivit, të ruajtur mrekullisht në gegënisht, është se me të mund të shprehen koncepte identike metonimike, që përdoren në gjuhët e tjera në shprehjen e kulturës dhe të shkencës.

Sot, në gjuhën e gjallë  përdoren, pa përjashtim, edhe të gjitha ato forma që përbëjnë zhvillime të brendshme historike të kësaj forme, që ndihmojnë përdoruesit në përsosjen dhe saktësinë konceptuale të mendimit.

Funksionet kryesore të infinitivit (paskajores) së Shqipes sipas “Albanische Gramatic“ të Buchholz dhe Fiedler janë:

1.Në ndërtime pyetëse :

Ma mirë ?me e krye ?punën apo me fjetë?

Intonacioni i fjalisë tek infinitivi (paskajorja) është i dallueshëm. Kjo qartësohet po ta kthejmë këtë fjali në formën lidhore (konjuktive):A është më mirë të punosh apo të fleshë? Por, me pak vëmendje, kuptojmë se, edhe në formën lidhore, folësi është i  ndërvarur nga rrethana apo gjendja e bashkëbiseduesit.

2.Si pjesë e predikatit foljor

P.sh.Lypi me hangër =  lipi të hajë (jo-për të ngrënë)

Due me i harrue të gjitha=dua t’i harrojë të gjitha

Më nep me pi  - më jep të pi (jo - për të pirë)

Filloi me u interesue=filloi të interesohej (Jo- për t’u interesuar).

3.Në ndërtime kryefjalore:

-Asnjanit nuk ja mbante me folë –asnjërit nuk ja mbante të fliste (jo –për të folur)

-Asht e kotë me folë me të = Është e kotë të flasësh me të (jo- për të folur me të)

Me një qëmtim më të vemendshëm, forma më e afërme dhe e pranueshme e infinitivit, është ajo e lidhores standarte dhe jo paskajorja e standartes, kjo edhe për  faktin, se: infinitivi i shqipes duhet të ketë funksion kryefjalor si në shumë gjuhë simotra, ndërsa forma standarte, që përdoret sot, ka kuptim kundrinor.

4.Rrethanor kohe të paraprirë nga- para se:

Matu mirë para se me folë. = Matu mirë para se të flasësh. (Jo –për të folur)

5.Në ndërtime kushtore:

Ban me ngri deti, do të shkojshim në çarapa leshi në Itali

Bëri të ngri deti, do të shkojmë me çorape leshi në Itali.

Bo me e pa keni me u habit

Po ta shihnit do të habiteshit

6.Në ndërtimet rrjedhore:

Shprazi sa mujti ujë rreth e rreth, aq sa me u ba nji liqe.

Zbrazi sa mundi  ujë rreth e rreth, aq sa të bëhej një liqen.

7.Në ndërtime qëllimore:

Sytë janë me pa – sytë janë për të parë; vetëm në këso rastesh ka një përputhje të pasakajores së vërtetë me atë standarde.

8.Në ndërtimet krahasore: Nuk asht aq i prapët, sa mos me i xan besë = nuk është aq i prapë, sa të mos i zesh besë.

9.Në ndërtime përcaktore:

Nuk e ka fort zakon me u sjellë zyrave = Nuk e ka fort zakon të sillet zyrave (jo-për t’u sjellur)

Asht koha me u ngrit në kambë = Është koha të ngrihemi në këmbë (Jo- për t’u ngritur)

10.Në disa ndërtime të së ardhmes, në disa forma modale ka përqasje, si:

-Kam me punue - do të punoj - Kam për të punuar

-Nuk mundem me ardhë – Nuk mundem të vij

-Duhet me ja ba Kristit një dhuratë për ditëlindje

-Duhet t’ja bëj Kristit një dhuratë për ditëlindje

-Atij s’asht me i folë me gojë

-Atij s’është për t’i folur me gojë.

Paskajorja standarde e ka fushën kuptimore më të kufizuar dhe veprimi i shprehur  është në vartësi të situatës dhe të vendit ku do të kryet veprimi. Ajo shpreh një veprim që  përfshihet në të ardhmen, ndërsa infinitivi me parafjalën me shpreh një veprim që ndodh shumë afër çastit të ligjërimit.

Në përfundim: forma e lashtë e infinitivit të shqipes, ajo veriakja, është me parafjalën (me) bashkë me pjesoren lakonike të ruajtur më së miri në gegërisht. Kjo formë nuk është e mundur të shmanget qoftë dhe si formë stilistike shkrimore në gjuhën e personazheve në letërsinë artistike, nga që individualizon gjuhën e personazhit veriak dhe evidenton larminë jetësore të shprehsërisë së Shqipes në dialogun njerëzor. Pra, s’duhet të harrojmë se me të identifikohen vendasit e krahinave veriake të Shqipes. Kështu, përdorimi i pjesores së shkurtuar me parafjalën me, nuk u mund të përjashtohet nga gjuha e letërsisë artistike, më së paku. Ajo gjasë, qe një përjashtim kategorik dhe që nuk përkonte me zhvillimet historike të gjuhës së folur, sidomos në krahinat veriake të  trevave të tjera shqiptare  folësit e shqipes e përdorin natyrshëm. Për më tepër  forma e paskajores me  parafjalën (me) gjallon masivisht, sot e gjithditën në gjuhën e folur të të gjitha trevave shqiptare, dhe sot, vështirë se mund të gjesh zona qytetare dialektikisht “të pastra”.

Mendoj se rigjallja e infinitivit të lashtë të shqipes dhe përdorimi i saj në gjuhën e shkruar është një domosdoshmëri dhe një obligjim shkencor veçanërisht, për lëvruesit e gjuhës: artit, gjuhëtar e sidomos mësuesit  e gjuhës shqipe, për vetë faktin se hapsirat metonimike të gjuhës shqipe nuk mund të limitohen e të mbyllen edhe pse  rregullat e gjuhës standarte mund  ta kenë përjashtuar  përkohësisht infinitivin.

Ligjërimi në shqip bazohet në dy dimensione stilistike, që shprehen me: pjesë të ndryshueshme të ligjëratës dhe pjesë të pandryshueshme të ligjëratës; që njëherëshi  studiohen edhe si  kategori gramatikore, me anën e të cilave  përshfaqet me saktësi dhe qartësi mendimi.

Duke hulumtuar, termat dhe kategoritë standarte të shqipes, kam vënë re se ato gjenden në format e ngurosura apo të mermerizuara, po e quaj kështu. Ajo kategori gramatikore, që realisht është standarte e emërtojmë: pjesë të pandryshuashme të ligjëratës, tek të cilat nuk identifikohen, pra nuk  ekzistojnë ose u janë  bjerë, kategoritë: të vetës, të numërit, të kohës dhe të mënyrës, por që janë vendimtare në shprehjen e qartë të mendimit.

Funksioni pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës, dihet: është organizues, njësues, por së bashku me pjesët e ndryshueshme të ligjëratës janë përftueset e qartësisë së mendimit. Ato janë formësueset  përmbajtësore të gjuhës dhe ëvetësueset e kuptimit të saktë  mendimit. Për faktin, që: infinitivi i shqipes me parafjalën me dhe me pjesoren e shkurtuar na shfaqet si një formë e mermerizuar, s’ka pse të mos e përdorim, aq më tepër kur duam të shprehim qartë mendimet. Këtë do ta kuptojmë po të  pranëvemë të dy këto forma P.sh:

?Aftësia me u përshtat  = me u njësu, të njësohesh;

Aftësia për t’u përshtatur  =  për t’u shndrruar si, me shndërrue

?Kemi nevojë me u eduku  = se na mungon

Kemi nevojë për t’u edukuar  =  për ta plotësuar

?Kam dëshirë me u kthye në Atdhe  = vendim për t’u kthyer

Kam dëshirë  për t’u kthyer në Atdhe = ka mall të kthehet

?Është herët me e lan punën  = nuk ka mbrit ora (çasti)

Është herët për ta lënë punën = nuk ka përfunduar procesi

?I zoti me qeverisë  = e bën punën mirë

I zoti për të qeverisur = është kandidat për post;

?Asht me qesh  e me qa = më vjen keq, bëj kujdes

Është për të qeshur e për të qarë = është bërë jo mirë;

?U munduen me hap derën =  nuk mundën me e hap

U munduan  për ta hapur derën  = ju desh kohë për ta hapur;

?Kam ardh me u regjistru = dua ta përfundoj regjistrimin.

Kam ardhur për t’u regjistruar =  po qe se ka vend;

?Më vjen me qa   ==  më vjen keq

Më vjen për të qarë = për të lotuar;

?Nuk kena me e pranue fajin = është imponues – e tashme

Nuk kemi për ta pranuar fajin = kërkon bashkëpunim – e ardhme

Dallime kuptimore kanë në vetvete këto pjesore të shqipes. Kështu:

?Kam punue në Ministri =  Kam ba punë me kualitet

Kam punuar në Ministri = Kam qënë i punësuar;

?Tuj punue  =  këshillë e mjeshtrit të punës

Duke punuar = këshillë nga përvoja e të tjerëve

?Pa punue  = provë e vetë folësit,

Pa punuar = këshillë;

?Bjeshkët e Namuna == e mistershme, që u ka dal zani për ndodhi;

Bjeshkët e Nëmura  == të përgojuara ( përfoluna) nga dikush.

 

Nga shembujt e mësipërm na bëhet e qartë, se: trajta  e infinitivit me pjesore të  shkurtuar është një pasuri e shqipes dhe mundet dhe duhet të përdoret si një formë stilistike e shkruar me anën e së cilës arrin të shprehet qartë mendimi dhe sqarohet pozicioni i folësit në relacion me veprimin.

Gjuhëtari, At Nikollë Gazuli ka përvijuar në fjalorin e tij të gegënishtes, mes një pune të lavdëruar hulumtuese (dhe falë  interesimit të Profesor Nobert Joklit për gjuhën shqipe) sjell  dëshmi të gjalla  që na bindin  për domosdoshmërinë e përdorimit të infinitivit të gegenishtes  si pasuri gojore që i shkon natyrshëm shqipes, në një kohë që po përdoren ose duhen përdorur, si:

Me e true, me vendue, me ndërhy, me e shujt, me pshurrë, me bëza, me zhbi, me e shmek (shfry), me shpërdhos, me shpërdoru, me shpërthy, me tëhollue, me tëkurr, me tëfundu, me tfillue, me tndy, me tfurk, me tërbu, me vagullue, me vegue, me shtërzy, me ndërzy, me hyp, me palue, me rrokëllue, me thumbat, me davarit, me kobue (vjedh), me agu, me bijue (lind), me cekue (me mbërri në fund), me josh, me brit, me u lbyr, me marr frym, me cërkue (me mjelë), me u batue, me ndy, me mbrru, me randu, me rendue, me ndërkambë, me ndërkry, me ndërliku, me ndërmjet, si dhe format përcaktore: i pagjamë, i parod, i pamëshirshëm, i panjeri, i përba, i përtha, etj.

Duke qenë përbërëse e sistemit foljor të gjuhës shqipe, infinitivi merr vlera unikale dhe nuk duhet të shinjestrohet,  e të përjashtohet kategorikisht e aq më tepër duke dhunuar  me forma standarte, që shpërfillin stilin e komunikimit gojor dhe artistik, e aq më keq qartësinë e mendimit në shqip.

Gjuha formale në vetvete është metonimi, abtraksion dhe sado të mundohemi, si studiues, nuk mund të vendosin bariera standarte, mesa mund ta ndalojmë Kostandinin e legjendës të ngrihet nga varri me përmbush amnetin. Gjuha- thotë F.De Saussure- është një prodhim i frymës kolektive të grupeve gjuhësore. E për këtë arsye, Shqipes nuk mund  t’i vihen  kufijë dialektorë apo krahinorë, edhe për faktin se rrënjët e saj të lashta janë dhe mundet të gjenden edhe përtej  këtyre  kufijve të saj natyror, në gjirin e  Familjes së Madhe të gjuhëve indeoeuropjane. Është detyrimi ynë të përsosim dimensionet e saj si në gjërësi dhe në thellësi të shtrirjes.

 

Tiranë, më 19 Dhjetor 2009

_______

NGA POEZIA SHQIPTARE

MASAKRA E TIVART

 (shkrime posthume)

2

 

Jam fajkue në furrikun tim

i stërlashtë

            deri tek e tutjemja e harrimit.

Shëndrij shtatë pash thellë shtresimesh gëlqerore

                                                            humusore

            si fosil i fosportë

nën shtatëmijë lavra  grunjërash e thekrash

me bukën e shtruar nga strepuja në sini

            me kripen e zemrës mbi tepsi

            në bjeshkë e vërri.

 

I thadruar ndër farka dashurie diellore

            ndër shtrojerat e turrejazave të fatit

            në tafte prushi

I përvluar flakash,

            e i fshikur shtizash.

                        djallëzore.

Hoqa leqesh, mes drizash rrëshamë

duke lëbyrë arnat dhe zhrin me lavë

                        arteresh.

Mes tollovish nga djepi në thinja

            si askush.

Batohem batohesh mbi barin e brymtë

bares i bartur barrelash

bie mbi bajoneta.

Bie edhe Bardhi

bisk balladash –

breshnijsh ballor bishash

Bardhi – bredh i brisshtë

bajrak bjeshkësh

brerore baruti buke dhe brengash

Bora – bareshë e bajamtë

braktis buljerën brumin

e bjerret britmash.

 

 

NGA POEZIA BOTËRORE

Ivan Goran Kovaçiq

 

III.

 

N'rresht tim nisi mendsh për t'u rralluar

            Njëfarë gruaje: „Flaka!“ – lebetiste –

Burra, flaka! Ja, shtëpinë e ka kapluar!“

            E teli ashpër atëherë nisi t'prishte

Mishin e veshëve tanë t'ënjtur për mnerë.

Në tokë, e mbytur, ra gruaja e mjerë.

 

„Zgavrosha! Qorra! Kafk' coftinash! More,

            Hutinë! N’zgavra t’syve zjarr kem’ për t’ju vu’

Të shihni prapë! O ju, mace qorre!” –

            Xhelat’ i dehur unguron si bisë tërbu’,

Dhe fytyrën me thikë t’verbërit ia ndau fel’

Nga veshi, që nisi të dridhet mbi tel.

 

Ulurimë dhe hap’ i rëndë i flisë së verbër

            (Që duke ikur n’për terr këmb’t terma i çon),

Dhe n’heshtjen e varrit, pas tij hap’ i shpejtë,

            Dhe rënie e zymtë, kur thika e qëllon.

O, ky veç shpëtoi! – errësisë sime i thashë,

Duke mos ditur se, në humnerë, na sillnin tash.

 

Mbytshëm zemra n’krahror t’zbrazët nis për të rrahur:

            Atëherë zemrat e tjera me tel i kanë ndarë.

T’rrahurit e marrë para na ka grahur.

            (Pse zemras kërcen, në errësirë për të qarë!)

Prej t’rënash n’për zgavra nisa për t’shikuar:

Në shkëlqim të qartë, oj shllimet më janë tubuar.

 

Dhe prap’ e pashë’, sikur këtij mëngjesi,

            Gropën thellë, aty, të çelur qysh dje.

Ia vra veshin, të dëgjoj, kur n’varr të zi

            Me t’plasur të zymtë poshtë flija e parë bie.

Me vetëdije t’mprehtë ndava për t’numëruar:

Unë, i pesëdhjeti, që n’rresht kam qëndruar.

 

Dhe prita ashtu. Mblodha sa më t’sakta’

            Shënime: nga mbrapa, tash, kush është zhduk’.

Kush përpara – mblodha, zbrita, ndërsa

            Filluan goditjet, rrëzimet. Mua m’u duk’

Se truri im, n’at’ çast, vetëm, një gjë ka bë –

Që vëmendjes së tij t’mos i shmanget gjë.

 

Diku këndoi bulku; reja mbuloi

            Vrtik në flut’rim tërë fushën me hije.

Ndjeva se qysh njl gjak’sor ujë lëshoi,

            Tjetri nisi të therë sa ç’mundi pa ndie.

E gjithë kjom’feksoi në vesh si në sy,

Me shkëlqim të diellit n’teh t’thikës aty.

 

Përsiatje për praninë gjuhësore të "pellazgjishtes së lashtë"

 

 

Nga Dr. Metju Aref

 

Për sa i përket historisë ose gjuhës shqipe, sot, çfarë duhet të provojnë dijetarët si parahistorianët, historianët, arkeologët ose gjuhëtarët ? Së pari, duhet provuar shkencërisht me anë të studimeve dhe hulumtimeve të thelluara të bazuara me argumente provuese, akte dhe fakte të pakundërshtueshme dhe analiza të drejta se shqiptarët janë me të vërtet pasardhësit e pellazgëve. Këta pellazgë të famshëm janë keqtrajtuar prej shumicës së historianëve dhe gjuhëtarëve modernë me këtë fjali lapidare: «Pellazgët, popull parahelenik, janë tretur pa lënë gjurmë ». Ja, gabimi fatal që ka penguar breza të tërë dijetarësh të mos shkojnë më larg në hulumtimet për këta pellazgë. Vetëm në shekullin XIX të erës sonë dhe në fillim të shekullit XX disa dijetarë filluan të studiojnë gjuhën shqipe, midis të cilëve një numër i madh gjuhëtarësh gjermanikë (gjermanë dhe austriakë si Jokli, Majeri, von Hahni, Kreçmeri dhe të tjerë jo më pak të njohur). Për fat të keq, ajatollahët e gjuhësisë moderne (dhe të asaj që pranohet prej të gjithëve) nuk i kanë marrë para sysh këto punime që dalin nga shtigjet e rrahura. Ata veç kanë pranuar (pa e studiuar me rrënjë dhe pa e përdorur dialektin gegë, të cilin s’e përfillën fare) se gjuha shqipe është gjuhë « indoeuropiane » (skaj që unë nuk e pranoj) që përbën një degë më vete në gjenealogjinë (çka nuk do të thotë patjetër « etnogjenezë ») e gjuhëve. Ja pse nuk është thelluar studimi i kësaj gjuhe (veçanërisht dialekti gegë i veriut që mbetet « një fosil i gjallë »). Ky gabim i dyfishtë (Pellazgë të injoruar dhe gjuha shqipe e shtënë në dollap) bëri që gjuha shqipe të përjashtohet nga studime dhe hulumtime në kuadrin e këtij « akademizmi indoevropian », kahja e shmangur e të cilit e ka zhytur këtë disiplinë në një qorrsokak të vërtetë. Ja pse, për këtë çështje, studime gjuhësore të ndryshme kanë lulëzuar në anarki. Ja pse, edhe sot e gjithë ditën, gjuhëtarët shqiptarë (të nënshtruar ndaj kësaj « ideologjie » indoevropianiste) nuk bëjnë be veçse për « ç’është e pranuar bashkërisht ». Për ata, të gjithë ata që dalin nga kjo vijë « zyrtare » janë « revizionistë, negacionistë ose sharlatanë», që i quajnë persona non grata në « klubin » e tyre.

Kjo, që sapo thashë, nuk është veçse një parantezë, sepse thelbësorja nuk është të provosh që shqipja është gjuhë shumë e lashtë a universale a e vetmja në botë a prej së cilës kanë dalë gjithë të tjerat ! Jo, s’duhet vënë qerrja para qeve. Më e rëndësishmja është të provosh që shqiptarët rrjedhin prej pellazgëve dhe që grekët janë pushtuesit e vendit të pellazgëve dhe që kanë marrë kulturën e tyre. Vetëm duke u nisur nga ky pohim (me prova, sigurisht) do të mund të thuhet se “me të vërtetë” gjuha shqipe (“fosil i gjallë ») është vërtet trashëguesja e kësaj «pellazgjishteje të lashtë». Marr përsipër, pa turp të shtirë, atësinë e këtyre dy skajeve, si edhe atë «semito-egjiptian» që ka të bëjë me origjinën e grekëve : i duhet dhënë Cezarit ajo që i takon Cezarit ! Të shumtë janë sot ata që i përdorin këto emërtime pa zënë në gojë burimin e tyre.

Si duhet provuar që pellazgët janë stërgjyshërit e shqiptarëve ? Në fillim duhet provuar që ata bëjnë pjesë në një bashkësi etnolinguistike të pafund që shkonin nga Atlantiku në Detin e Zi dhe nga të dy brigjet e Danubit në Kretë dhe ishujt Egje, pa harruar se ata kanë kaluar nga Ballkani në Azi të Vogël. Po vë në dukje, kalimthi, se pellazgët (që unë i kam quajtur Homo Pelasgus, skaj tjetër- ky imi) janë popull autokton dhe nuk vijnë nga Azia si mendojnë (pa asnjë provë), sot e gjithë ditën, disa mendje të informuara keq, dashakëqinj ose krejt të paaftë. Gjithashtu duhet sjellë prova se nuk bëhej fjalë për një popull laragan që përmblidhte etni të ndryshme por që bëhej fjalë me të vërtetë për një popull të vetëm të përbërë nga fise që kanë mbajtur emra të ndryshëm por që kanë pasur një kulturë të përbashkët dhe që kanë pasë folur një gjuhë të vetme (pellazgjishten e lashtë) me dialekte të ndryshme. Kjo është « etnogjeneza » e vërtetë e gjuhëve indoevropiane. Për ta mbështetur gjithë këtë argumentim, më është dashur « të shkoqit » pothuaj të gjitha shkrimet e antikitetit që nga Hekateu i Miletit dhe Helanikos i Mitilenës dhe duke vazhduar me Herodotin dhe Tukididin deri te kritikët aleksandrinë të shekullit III para erës sonë. Gjithashtu, duket shkoqitur dhe thelluar studimi i teksteve moderne për të nxjerrë andej argumentet e nevojshme për t’u provuar gjuhëtarëve se ata kanë hyrë në « rrugë të gabuar » duke përqafuar ideologjinë « indoeuropianiste ». Duhet provuar se « Mikenienët » (emër modern, i panjohur prej të lashtëve dhe i sajuar prej Shlimanit) nuk qenë grekë dhe se këta të fundit qenë me të vërtetë me origjinë semito-egjiptiane.

Duhet provuar, gjithashtu, se « mitologjia » e quajtur greke nuk qe veçse një mitologji e dalë nga qytetërimi i lashtë i pellazgëve dhe të cilën grekët e uzurpuan dhe e manipuluan (për t’i shërbyer çështjes së tyre) kur erdhën në rajonin balkano-egjejan rreth shekullit VIII para erës sonë (me egjiptianin Danaos, Fenikasin Kadmos dhe asirianin Pelops). Duhet, gjithashtu, provuar që shkrimi, domethënë ligjërimi, (dhe jo domosdo alfabeti) i « linearit B» (dalë prej linearit A i Kretasve, gjuha e të cilëve nuk është deshifruar kurrë) ishte ajo e pellazgëve sepse grekët nuk gjallonin ende në atë kohë.

Duhet vënë në pah periudha e quajtur « Motet ë errëta » (1200 deri në 800 para erës sonë) ku nuk dihet gjë fare për mungesë dokumentesh të shkruara (të shkatërruara prej grekëve kur erdhën rreth viteve 800). Megjithatë pjesa më e madhe e shkencëtarëve të specializuar në historinë parahelenike është e bindur se pellazgët zotëronin një alfabet dhe një shkrim të tyrin : pa sjellë prova, kuptohet vetvetiu. Për këtë çështje nuk ka veçse hamendësime provash meqë alfabeti i tyre është zhdukur; po jo pellazgët që kanë lënë një trashëgimi të madhe « gojore » të transmetuar nga brezi në brez (Iliada, Odiseja, mitologjia, legjenda të ndryshme, substrat gjuhësor të lashtë). A i zhdukën grekët gjurmët e këtij qytetërimi prej të cilit u frymëzuan dhe i muarën kulturën ? Po, meqë nuk ka asnjë shkrim të kësaj periudhe të gjatë të quajtur « Motet e errëta ». Për fatin e tyre të keq krimi nuk qe i përsosur : ata nuk e kanë menduar se një ditë do të zbulohej se emrat e mitologjisë dhe fjalë të tjera të « greqishtes së lashtë » do të shpjegoheshin me dialektin gegë të Shqipërisë së Veriut. Dhe nuk e zhdukën dot gjuhën shqipe, që, sot, është mjeti kryesor që ka bërë « t’i hiqen petët lakrorit » ! Megjithatë pellazgët dhe ilirët që humbën alfabetin e tyre ose që e braktisën për arsye që nuk dihen, vazhduan të shkruajnë gjuhën e tyre duke marrë alfabetin më në modë (në epokat e tyre përkatëse) : kret, grek, etrusk, latin … Keltët (Keltos ishte vlau i ilirosit na thotë legjenda) kanë vepruar njësoj duke përdorur, përgjithësisht, alfabetin latin. Dhe më në fund, shqiptarët kur deshën të shkruajnë gjuhën e tyre përdorën dora-dorës alfabetin grek ose latin, madje edhe arab (meqë otomanët përdornin alfabetin arab). Por, shkurt, katolikët shqiptarë muarën alfabetin latin, për të shkruar gjuhën e tyre liturgjike midis shekullit XII dhe XIV. Më së fundi rreth fundit të shekullit XIX u krijua alfabeti « i shqipes » (1878, Lidhja e Prizrenit). Sidoqoftë, ky alphabet u ripunua duke krijuar, me shkronja latine, shkronja speciale për t’ia përshtatur fonetikës shqipe (1908, Kongresi i Manastirit). Ai u institucionalizua vetëm më 1917. Ky alphabet që u bë zyrtar është ai i ditëve tona. Ataturku u frymëzua nga ky alphabet për të zëvendësuar alfabetin arab të turqve.

Logjikisht, si do të kishin mundur të gjallonin gjatë kësaj periudhe të heshtur (1200-800) madje edhe asaj të mëparshme (>2000 para erës sonë)? Si mundeshin ata të dilnin nga ky ”hiç”, nga ky “no man’s land grek”? Duhet provuar, më së fundi, se s’ka pasur kurrë luftë të Trojës midis grekëve dhe pellazgëve midis 1193 dhe 1183 (date kjo e shpikur prej matematikanit Erastoten në shekullin III para erës sonë!) por që ishte fjala për një epope shumë të lashtë (“Zemërimi i Akilit” të transformuar prej pushtuesve helenë në “Iliade”) që tregon për disa përpleshje midis fiseve pellazgjike (në Iliadë ka pellazgë në të dy kampet!) dhe të kënduara nga qyteti në qytet prej rapsodëve të famshëm ose aedëve, poetëve epikë. Lufta e vërtetë e Trojës është ajo e pushtimit prej helenëve të vërtetë – rreth 680 para erës sonë – i pjesës veriperëndimore të Anadollit të sotëm, që dikur quhej “Ilion”. Pra, nuk është Troja e lashtë e treguar te “Odiseja” e famshme e Homerit (që ka shumë gjasa të ketë jetuar por që nuk ka shkruar asnjëherë asgjë!) por ajo e një lufte tjetër, të asaj të fillimit të “kolonizimit grek” në 680 para erës sonë. Ja pse epopeja e lashtë pellazgjike (“zemërimi i Akilit”) u quajt “Iliadë” (nga emir i qytetit Ilion). E gjithë kjo lexohet qartë ose “midis rreshtave” në të gjitha shkrimet antike, pra edhe në poemat epike të quajtura homerike, në teogonine e Hesiodit dhe në shumë tekste të autorëve antikë grekë. Pêr të provuar këto, kam shkruar vëllimin tim të dytë : “Greqia Mikeenët = Pellazgët ose zgjidhja e një enigme”. Për të kurorëzuar “të tërën”, pasi të sillen të gjitha provat, duhet të ndërhyjë “kriteri gjuhë”. Pra duhet filluar me historinë dhe jo me Gjuhën.

E pata gabim që botova, të parin, librin tim « Shqipëria…”. Duhet ta kisha filluar me të dytin (« Greqia… ». Dhe me të vërtetë, për të provuar që gjuha shqipe është më e lashtë se gjuha greke duhet më parë të provohet që etnia shqiptare ka gjalluar (përmes trako-ilirëvë të ndërfutur) para grekëve dhe se këta të fundit janë pushtues që zunë Ballkanin, Egjeun dhe Azinë e Vogël pas shekullit VIII para erës sonë.

Nuk mund të thuhet kurrsesi (si po lexoj andej-këndej) që grekët janë flurim i një etnie moderne të kryqëzuar dhe që greqishtja kurrë nuk ka qenë folur para kohëve moderne ! Qysh nga mesi i shekullit VI para erës sonë, nga koha e Pisistratit, dalin tekste greke me shfaqjen e poemave epike, të dala nga tradita gojore pellazgjike (të ripunuara për t’i shërbyer çështjes së pushtuesve të rinj), të transkriptuara në këtë greqishte të vjetër që po lindte. Nuk duhet harruar se grekët në Ballkan, në Egje, në Azinë e Vogël dhe në Itali ishin një « pakicë » qeverisëse pra një elitë që shkruante në gjuhën e vet (edhe pse ishte bastarde, domethënë e dalë nga një përzierje e hollë dialektesh pellazgjike - jonian/atike, eoliane, arkado-qipriote dhe doriane – dhe nga semito-egjiptiane). Grekët, me kohë, ndërtuan një etni të përzier dhe një gjuhë të përbërë. Por meqë nuk ishin shumë (pakicë etnike e tipit semitik në krahasim me pellazgët « bjondë me sy të kaltër », si na thotë Homeri te Iliada), kjo përzierje mbeti e çatmuar dhe pak e përhapur. Dhe me të vërtetë, si pohon Herodoti (shekulli V para erës sonë), jonianët ishin pellazgë të bërë helenë pasi mësuan greqishten. Pra greqishtja gjallonte në këtë epokë megjithëse e përzier. Drejtuesit dorianë (veçanërisht spartanët) qenë të vetmit helenë të vërtetë. Herodoti vetë pohon se drejtuesit (mbretërit) dorianë ishin me origjinë egjiptiane. Në Spartë, mbreti dorian Agios IV pohonte se kishte një spartan për tre periekë. Por, e dimë se Periekët, Hilotët dhe Penestët ishin ilirë të nënshtruar autoritetit të Spartës. Ata shquheshin si « punëtorë » (forca pune) në shoqërinë spartane : ushtarë, bujq, zanatçinj, skulptorë, etj.  Mirëpo « dorë, dorët » do të thotë në shqipe « duart » domethënë « krahë pune » pra ata që punojnë me duart e tyre. Me kohë spartanët muarën emrin e popullit të nënshtruar : ata kanë pranuar dhe asimiluar qytetërimin e të mundurve. Pra janë gjithë këto përzierje (etni dhe gjuhë) që lindën grekët e ardhshëm.

Ja pse është e domosdoshme të thuhet se grekët kanë gjalluar me vonesë pasi asimiluan (madje uzurpuan) qytetërimin e pellazgëve që sapo mbërritën, domethënë pas shekullit VIII para erës sonë. Pra grekët nuk gjallojnë qysh prej shekullit XVIII madje qysh prej shekullit XXI para erës sonë si po na e çekanosin në tekstet shkollore dhe universitare qysh prej njëzet e pesë shekujsh. Në fillim greqishtja kishte shumë fjalë pellazgjike (në dialektet : jonian, eolian, arkado-qipriot dhe dorian). Kjo greqishte e lashtë kishte pra me të vërtetë një fond pellazgjik që shpjegohet me shqipen e sotme, që u ka qëndruar rrënimeve të kohës. Ja pse pjesa më e madhe e emrave të Mitologjisë « të quajtur greke » shpjegohet edhe tani me shqipen e sotme (dialektin gegë të Veriut të Shqipërisë, që ka ruajtur të njëjtin fond, të njëjtin ndërtim dhe të njëjtën « fonetikë » si pellazgjishtja e lashtë). Gjuha greke u formua si të gjitha gjuhët nga një nënshtresë (substrat) gjuhësore e lashtë me shumë ndihmesa semito-egjiptane ose të tjera. Prania e grekëve (tezga tregtimi dhe koloni) në gjithë pellgun e Mesdheut u dha mundësinë të përhapin gjuhën e tyre falë takimeve të shumta tregtare. Në fillim ishte gjuhë e folur deri në mes të shekullit VI para erës sonë (nën tiraninë e Pisistratit) epokë kur u shfaqën poemat epike : Iliada dhe Odisea, poema pellazgjike të traditës gojore që ishin në këtë gjuhë greke që po lindte. Këtu po hap një parantezë. Po e përsërit, grekët kur ardhën në Ballkan, në Egje dhe në Azinë e Vogël gjetën në vend një qytetërim, një gjuhë dhe një kulturë që e përvetësuan. Ata e muarën kulturën gjithë duke i futur elemente të kulturës dhe të gjuhës së tyre. Nuk po citoj veçse një emër, emrin e Akilit për të shpjeguar se si grekët kanë provuar « të përkthejnë dhe të interpretojnë » emra të cilët nuk i kuptonin, por që duhej t’u jepnin një domethënie : « Akhilleos » « (Akhille », të cilit grekët i shtuan prapashtesën « os ose eus ») u anasuall « fonetikisht » në gjuhën e tyre me « i pabuzi » ! Nga pesëdhjetë e dy epitetet që kanë të bëjnë me Akilin në Iliadë, kam nxjerrë « tetëmbëdhjetë » (« Akili me këmbë të lehta », « Akili i shpejtë », etj.) që kanë të bëjnë me « shpejtësinë », me shkathtësinë ose me lehtësinë, pra jemi larg shpjegimit grek « i pabuzi » ! Eureka ! Gjuha shqipe më erdhi në ndihmë : « Aq i lehtë ». Nga ana tjetër Plutarku (Pyrrhus 1/1,2) pohon se thesprotët (epirotët e sotëm) e quanin atë «aspeitos» (në të vërtetë ka qenë « aspeit », grekët i shtuan prapashtesën e tyre « os »), emër ky që gjen shpjegim të përsosur në shqip «Asht i shpeit, dhe me kontraktim «ashpeit» ose shpeit (shqipja ka ruajtur këtë traditë të lashtë pellazgjike që përdor shpesh këtë lloj kontraktimi (më së forti njërrokëshe, monosilabike) : si Zef për Jozef, etj.)! Ky shpjegim i dyfishtë i së njëjtës fjalë (midis aq e aq antroponimesh, teonimesh, eponimesh të tjera si edhe fjalë të tjera, të shpjegueshme me dialektin gegë të veriut të Shqipërisë), provon që gjuha shqipe është e vetmja gjuhë në Europë që ka ruajtur një fond shumë të vjetër të « pellazgjishtes së lashtë ». Është bindëse ! Kur « ardhën » grekët gjetën në vendin që pushtuan një « kulturë », një gjuhë, një mitologji dhe tradita : u përpoqën të shpjegonin në « gjuhën e tyre » emrat që nuk i kuptonin. Ja sepse grekët bënë trajtime të tilla të papërshtashme ose të çuditshme si për Penelopën, Ulisin, Agamemnonin, Menelaun, Odisenë, Afroditën, Rean, Tetisin, Kronosin, Demetrin, Korenë, Trojën, Argosin, Korinthin, Athinën, Olimpin, Pelionin, etj. etj. E gjithë kjo për të thënë se gjuha greke gjallonte ishte tashmë në shekullin VI para erës sonë. Gjithçka që nuk shpjegohet në shkrimet e lashta greke me shqipen, është thjesht me origjinë greke. Kjo gjuhë (edhe pse e përzjerë) u bë gjuhë e dijes, savante me ndikimin e njohur gjatë gjithë lashtësisë deri në epokën bizantine.

 Latinishtja (idiomë e «Latiumit») është gjithashtu një gjuhë «e përbërë» e krijuar prej bujqërve të pasur të Latiumit (pas rënies së mbretërve etruskë) duke u nisur nga një fond etrusk i rëndësishëm, përzierë me elemente të shumta greke (grekët, në fillim, ishin vendosur në krahinën e Kumes në Kampani - jugu i Napolit). Po kjo gjuhë nuk u shkrua veç duke filluar nga shekulli III para erës sonë! Ajo u përhap me fillimet e pushtimeve romake të krahinave europiane të banuara prej Keltëve dhe Galëve. Me kohë, kjo gjuhë ngjizi «nëngjuhë»: gjuhë «romane» të ardhura nga të folmet popullore të vetë latinishtes së quajtur («roman» d.m.th. dialekt «i Romës»), të quajtura sot neo-latine: italishtja (e dalë drejtpërsëdrejti prej latinishtes popullore), frëngjishtja (franciskishtja + kelto-galishtja + latinishtja), spanjishtja dhe portugalishtja (latinishte + ibero-keltishte + fenikishte + arabishte), katalanishtja (frëngjishte e vjetër + reto-romanishte + kastilanishte), rumanishtja (dako-gete, dalë nga trako-ilirishtja, + latinishte + më pak sllavishte, për shkak të ardhjes së sllavëve në shekullin VII pas erës sonë). Vetëm një përjashtim: baskët kanë mundur të ruajnë gjuhën e tyre të lashtë falë infrastrukturës së vendit të tyre malor si, ndër të tjera, edhe shqiptarët. Gjuha baske duke ruajtur fjalët e vjetra pellazgjike (shih librin tim të parë « Shqipëria… ») evoluoi në « rreth të mbyllur » duke krijuar neologjizmat e veta.

Duhet shënuar se deri në shekullin XVIII « latinishtja » do të luajë një rol të dorës së parë në krejt Europën si gjuhë e shkruar, shkencore dhe fetare. Sa i përket gjuhës italiane, ajo nuk u bë « gjuhë zyrtare komunikimi» veç duke filluar nga viti 1861 gjatë bashkimit të të gjitha territoreve të siujdhesës italike (plus Sicilia, Sardenja dhe veriu i siujdhesës) me hipjen në fron të Viktor Emanuelit të dytë, themeluesit të mbretërisë së parë « italiane » : lindi kombi « italian » me kryeqytet Firencen. Roma bëhet kryeqytet i Italisë më 1870.

Por të gjitha këto gjuhë, me kohë, kanë zhvilluar «veçantitë» e tyre dhe janë kthyer në gjuhë më vete, etj, etj. Pra po të marrim si shembull frëngjishten, mund të vërejmë se një fjalë « mund » të shpjegohet me shqipen, kjo nuk do të thotë se frëngjishtja rrjedh drejtpërsëdrejti prej pallazgo-shqipes, por prej ndikimit që ajo ka pasur njëherazi edhe nga keltishtja edhe nga latinishtja, dy gjuhë këto të ndikuara nga pellazgjishtja e lashtë. Ja pse nuk duhet thënë se të gjitha këto gjuhë rrjedhin  « drejtpërsëdrejti » prej shqipes ose pellazgo-shqipes. Gjithë ç’duhet thënë, është se në zanafillë ka pasur një fond gjuhësor të përbashkët (pellazgjishtja), e cila me kohë pësoi ndryshime dhe transformime të veçanta për secilën gjuhë të folur në Europë. Pra është normale që « fjalë të vjetra » të këtij fondi gjuhësor pellazgjik (veçanërisht toponime, oronime, etnonime dhe disa fjalë mbeturinore) gjallojnë ende edhe sot në disa gjuhë (neo-latine, anglo-saksone ose gjermanike dhe në baskishte). Të gjitha gjuhët e botës kanë pasur, në fillim, një zanafillë të veçantë për secilën prej tyre. Gjuha zanafillëse kineze gjatë shekujve ka ngjizur gjuhë të tjera që janë zhvilluar të shkëputura, në rreth të mbyllur, ose me një substrat të përbashkët : mongolishten, mandarinishten, kantonishten, tibetishten, vietnamishten, birmanishten, etj. I njëjti shembull vlen edhe për morinë e gjuhëve të Indisë ose të gjuhëve të ndryshme të Afrikës së zezë, etj. Po e përsërit, nuk është e domosdoshme të pohohet që gjuhë të shumta kanë dalë «drejtpërsëdrejti» nga pellazgo-shqipja. Askush në botë nuk mund të provojë se pellazgo-shqipja qe gjuha «e parë» d.m.th. ajo e fillimit të njerëzimit! Për mendimin tim, është diçka e pakuptim, krejt absurde. Po të thuhet se shqipja «deshifron dhe dekripton» gjithçka në Europë dhe gjetiu, u bëjmë dëm punimeve të kryera prej autorësh të besueshëm, kompetentë dhe seriozë. Kjo, veçanërisht, i dekredibilison ata.

Për fat të keq është bërë “mode” te disa shqiptarë (veçanërisht midis të rinjve dhe të atyre që nuk i njohin të fshehtat e gjuhësisë dhe të historisë së lashtë) të përkthejnë ose të interpretojnë në «shqip» çdo fjalë të huaj që u bie në dorë! Kjo vjen nga shtimi i librave në gjuhën shqipe dhe të huaj (të përkthyera) të botuara në Shqipëri (si historike ashtu edhe gjuhësore) që nga fundi i komunizmit. Kjo mund të kuptohet sepse regjimi komunist (për dyzet e pesë vite) ua rrëmbeu shqiptarëve historinë e tyre të vërtetë: ata janë të etur të njohin identitetin e tyre të vërtetë, historinë e tyre dhe origjinën e gjuhës së tyre. Gjatë epokës komuniste i vetmi studim për pellazgët u ndërmuar nga Spiro Konda. Për fat të keq, në këtë, epokë, ky studim kaloi pa u vënë re. Dhe me të vërtetë, për regjimin komunist të vetmit paraardhës të shqiptarëve ishin ilirët dhe gjuha shqipe u studiua vetëm prej gjuhëtarësh shqiptarë të molepsur me «çka pranohet bashkarisht» (perëndimor madje rus) dhe duke harruar dialektin gegë të veriut. Madje, më 1973, Enver Hoxha (armik i betuar i shqiptarëve të veriut) pat vendosur të imponojë, si gjuhë zyrtare, dialektin «tosk » të jugut. Që atëherë veçse toskërishtja (përfshirë këtu edhe disa papastërti dhe futje elementesh të huaja) ka qenë studiuar prej gjuhëtarëve shqiptarë dhe të huaj. Kjo është arsyeja që ata gjuhëtarë shqiptarë dhe të huaj, që kanë studiuar gjuhën shqipe, janë mbështetur vetëm në këtë dialekt, çka, merret vesh, i shtrembëron pjesën më të madhe të studimeve të tyre. Ja pse pas viteve 90 shqiptarët u zgjuan duke mësuar diçka tjetër nga ç’iu kishin shtënë në kokë në shkollë ose në universitet. Ata zbuluan paraardhës të tjerë nga ilirët: pellazgët. Të etur sa s’ka më, u mrekulluan ose u shtangën (sipas mendimit, nivelit kulturor ose ideologjisë) kur mësuan se gjuha e tyre është njëra nga më të lashtat nëmos më e lashta e Europës.

Pra, nuk duhet çuditur nga gabimet, trajtimet e këqija dhe shkarjet e shumta të bëra në disa libra të botuar prej rreth njëzet vitesh. Dhe me të vërtetë, disa prej këtyre librave në vend që të sjellin elemente të reja për të kuptuar Historinë dhe Gjuhën shqipe, mbjellin grindje dhe turbullim mendjesh. Studimet shkencore nuk bëhen duke u bazuar në kompilime citatesh ose të frazave të thëna prej njerëzish ose grash të njohur. Që nga shekulli XVI deri në fillim të shekullit XX të shumtë kanë qenë ata (shkrimtar te njohur) që kanë thënë «të vërteta» për pellazgët ose shqiptarët pa dhënë prova, saktësime të qarta ose shpjegime të thelluara si Ronsari, Lajbnici, K. O. Muller-i, Volteri, shkrimtarët e Rilindjes shqiptare dhe të tjerë më pak të njohur. Megjithatë prej më shumë se 2500 vjetësh Homeri, Herodoti, Tukididi dhe të tjerë kanë folur për pellazgët si për një popull të lashtë parahelenik, dhe pikë: kjo është e vërtetë, po ata nuk kanë shkuar më tej këtij pohimi. Para 60 vjetësh, kur isha fëmijë, babai im më foli për pellazgët si paraardhës të shqiptarëve, por për fat të keq ai nuk mundte dot ta shtjellonte më tej këtë pohim. Historia nuk bëhet me muhabete dhe me shpjegime të kuturisura ose me llafe.

Ja sepse nuk jam dakord me përmbajtjen e disa librave të botuara këto kohët e fundit (autorë shqiptarë ose të huaj të përkthyer në shqip) që nuk kanë kurrgjë shkencore dhe ku autorët japin mendime vetjake dhe që bëjnë pjesë në bindjet e tyre. Bëhet fjalë, gjithashtu, për disa shkrime pavetore të ndikuar nga autorë të tjerë, shpesh të gabuara, të pa studiuara mirë, të interpretuara keq ose të analizuara në mënyrë empirike ose që përmendin pohime të gabuara ose gjykojnë fakte dhe akte pa asnjë provë të prekshme, pa studime serioze, pa analiza me vend, pa referenca të verifikueshme dhe pa asnjë farë metodologjie. Nga ana tjetër disa autorë shqiptarë mbështeten shpesh te autorë të huaj (që shpesh e njohin keq madje hiç fare gjuhën shqipe) tek të cilët kanë besim tërësor në një kohë kur këta autorë nuk bëjnë tjetër veç të flasin keq për gabimet madje edhe për absurditetet. Mund të më përgjigjen : po cilin të besojmë? Do të përgjigjem fare thjesht duke thënë se ka autorë seriozë, ata që kanë bërë ose bëjnë studime dhe kërkime shkencore të bazuara mbi një dokumentacion të pasur, mbi referenca të verifikueshme, mbi analiza me vend falë aftësive të tyre vetjake dhe mbi përfundimet e veta të mbështetura me prova të pakundërshtueshme dhe jo me ato të të tjerëve. Po jap një shembull si histori që më ka ndodhur mua. Më 2007 gjatë një debati në televizionin shqiptar (për pellazgët dhe sidomos për librin tim të parë) njëri prej pjesëmarrësve (i cili, veç kësaj beson vetëm tek ilirët !) më dha të kuptoj se nuk ishte i një mendjeje me trajtimin që i bëj unë skajit (termit) « pellazgët » si « shpellagji » (njerëz të shpellave). Ky person, i cili mbahej si universitar i shquar (profesor doktor !), as që e kishte lexuar librin tim të parë, nuk mund të jepte mendimin e vet për këtë etnonim ! Në një debat nuk mjafton të thuash « nuk jam dakord » por të sjellësh prova për të kundërtën. Këtë emër « pellazg » e kam studiuar gjerë e gjatë në dy librat e mi, sidomos në të dytin (« Mikenët = pellazgët… » - përkthyer në shqip, botuar nga Shtëpia botuese Plejad në Tiranë – faqet 577-579). Pasi i kam studiuar saktësisht të gjitha shpjegimet e dhëna për këtë etnonim (nga burime të ndryshme që nga antikiteti deri në ditët tona) dhe pasi e vendosa në një mjedis ose një kontekst të veçantë (parahistorik) madje historik, ia dola të përcaktoj (për të bërë zgjedhje të besueshme dhe të kuptueshme në një kontekst të dhënë) se cila ishte me saktësi rëndësia e domethënies të këtij skaji. Disa autorë, ndër ta Robert d’Angely (për të cilin shqiptarët janë pasardhës « të njerëzve të bardhë » në botë !), propozojnë « PiellArg » (« ata që kanë lindur njeriun e bardhë ») pa dhënë për të shpjegim të vërtetë parahistorik, historik, semantik mjedisor, ndodhimore ose kontekstuale. Për d’Angely-në vetë « i Madhi Zot» madje edhe arabët do të ishin me origjinë pellazgjike! Jo, nuk është serioze dhe nuk duhet gëlltitur çdo gjë që na paraqitet. Ajo që ndjell kureshtje është se disa shqiptarë (si del nga ç’lexoj lart e poshtë) parapëlqejnë fjalën “Piellarg”. Nuk është fjala “të duam ose të parapëlqejmë”, është fjala për të zgjedhur etnonimin adekuat që e vendosim në një kontekst të veçantë dhe një bijësim etnogjuhësor të besueshëm.

Nuk iu pëlqen domethënia “njerëz të shpellave » («Shpellagji», fjalë kjo që u xingris nervat disa veshëve shpifës!), sepse nuk është po aq «i fisëm» sa «piellarg» (ai që ngjiz a lind të Bardhët!) me një tokshënim maçist madje seksual (për të përkëdhelur «egon» e tyre mashkullore!)? Një psikanalist do të mundte, me gjasa, të provonte të shpjegonte këtë sjellje! Historia ose gjuhësia nuk rrudhet në «ndjenja», në pulsione neurotike ose shovine, në vetbesime, në «nuk jam dakord» ose «unë mendoj dhe besoj se», në vegime ose trille vetjake.

Po kthehem sërish te gjuhësia moderne. Në fund të shekullit XIX gjuhëtarët që krijuan skajin “indo-europianishtja” gjatë hetimeve të tyre krahasuese (konkordanca gjuhësore ose sintaksore) midis gjuhëve të Azisë (sanskritishtja, tokarishtja, avestishtja…) dhe gjuhëve europiane (greqishtja, latinishtja, gjuhët gjermanike, anglo-saksone, etj.) nuk kanë marrë parasysh kronologjinë dhe historinë e popujve përkatës. Të paktë janë ata që interesohen për antropologjinë gjuhësore dhe për kronologjinë etnogjuhësore që janë thelbësore për njohjen e etnogjenezës së gjuhëve, të lidhura me shfaqjen e njëpasnjëshme të secilës prej etnive të studiuara. Shumica e themeluesve të gjuhësisë moderne pranojnë se ka gjalluar, në Europë, një gjuhë e përbashkët primordiale, por që s’kanë mundur kurrë ta identifikojnë. Mirëpo kjo gjuhë e lashtë e përbashkët është “pellazgjishtja e lashtë”. “Stela e Lemnosit”, lapidari i vogël i Peruzës, mumja e Zagrebit, tabletat iguvine, tabletat e Pyrgi-t, ato pak epigrafi mesapike ose ilire dhe sidomos shkrimet etruske, megjithëse na ndriçojnë mbi çka mund të ishte shkrimi i lashtë, nuk na sjellin elemente të njëfarshme që të na çojnë në një deduksion të besueshëm dhe përfundimtar. Pasi humbën përdorimin e alfabetit të tyre, të gjitha etnitë pellazgjike (pellazgë, frigë, trakë, etruskë, ilirë dhe keltë) përdorën alfabetin e të tjerëve për të tejshkruar gjuhën e vet. Veçse, mrekulli, nëse një ditë do të arrihet të provohet se alfabeti grek i është uzurpuar etruskëve, atëherë do të kemi provën kryesore që do të vlejë më shumë se “guri i rozetës”. Ndërkaq, jashtë çdo prove tjetër, i vetmi «material» që na provon barasvlerën “pellazgë = ilirë = shqiptarë” është gjuha e sotme shqipe dhe veçanërisht dialekti i vet gegë i veriut të Shqipërisë që u varros i gjallë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Fatkeqësisht për mungesë provash të shkruara (diçka si “guri i rozetës” pellazgjike), të dokumenteve të vërtetuara dhe për lënien në harresë të historisë të kësaj “pellazgjishteje të lashtë” të quajtur të humbur pa lënë gjurmë, për mungesë të studimit të thelluar të shqipes dhe sepse është mbajtur si gjuhë indo-europiane “më vete” (pra pak ose aspak e studiuar), gjuhëtarët e fundit të shekullit XIX kanë bërë të pandreqshmen. Kjo është arsyeja që gjuhësia moderne ngec në vend me një “ideologji” të pacenueshme dhe që nuk është vënë ndonjë herë në dyshim. Por, pellazgjishtja e lashtë gjallon vërtet te shqipja e sotme (veçanërisht te dialekti gegë i veriut, i vetmi që i ngjan greqishtes së vjetër, veçanërisht dialektit jonian) e vetmja gjuhë që u ka qëndruar shkatërrimeve të kohës. Veç të tjerash, kjo pellazgjishte e lashtë “ka shtegtuar” shumë. Në të vërtetë një valë e madhe shtegtimi (nga perëndimi në lindje) ndodhi rreth mijëvjeçarit të katërt/të pestë. Kjo valë do të jetë nisur nga krahina ballkano-danubiane drejt lindjes së afërme dhe të mesme: kjo është arsyeja që ne gjejmë grimca të substratit pellazgjik në sanskritisht (gjuhë diturake që nuk është folur kurrë), në tokarishte, në avestishte, në persishte, etj. Veç të tjerash le të kujtojmë ekspeditën (shekulli IV para erës sonë) e Aleksandrit të Madh (maqedonas nga i ati dhe epirot nga nëna, pra “trako-ilir” për ekselencë) dhe të ushtrisë së vet të pafund, tre të katërtat e së cilës ishin trako-ilirë (maqedonas, epirotë, ilirë, peonianë, agrianë, etj.). Këta të fundit (oficerë dhe ushtarë) kanë lënë gjurmë (ata u rrënjosën në këto krahina pas vdekjes së Aleksandrit) në vendet e pushtuara prej këtij ngadhënjimtari të madh: që nga Azia e Vogël deri te lumi Indus dhe nga Afganistani në Oqeanin Indian. Pas kësaj të mos harrojmë “shefat” hititë dhe sumerianë vinin nga krahinat ballkano-danubiane: malësorë kokërrumbullaktë. Bashkëpërkim i çuditshëm: shqiptarët njihen për treguesin e tyre qefalik më të lartë në Europë, domethënë brakiqefalë > 85), për rrjedhojë “kokërrumbullaktë”! Pra nuk ka asnjë dyshim që gjenden ngjashmëri dhe bashkëpërkime gjuhësore midis këtyre popujve të Europës dhe atyre të Azisë! Kjo është arsyeja që unë jam kundër kësaj ideologjie indo-europianiste. Fundi i fundit, ajo duhej të quhej më së forti “euro-indiane”. Ja, për të përfunduar, një rezyme për përdorimin e gjuhës greke.

Gjuha e folur dhe e shkruar prej grekëve të sotëm është shumë e larguar nga greqishtja e lashtë. Sa i përket kësaj greqishteje të lashtë, ka pasur, në fillim, katër dialekte: jonian/atik, eolian, arkado-qipriot (dialekt i ndikuar prej pellazgjishtes së lashtë) dhe dorian i quajtur dialekt perëndimor (dialekt i vonë i afërt me ilirishten). Por në shekullin IV para erës sonë dialekti jonik/atik u imponua gjithandej në Greqi. Pas pushtimeve të Aleksandrit, u përhap në Greqi një gjuhë e vetme e folur dhe e shkruar: koineja, gjuhë e afërt me dialektin jonian/atik. Nga kjo koine ka dalë greqishtja mesjetare ose greqishtja bizantine: gjuhë zyrtare e perandorisë bizantine (nga shekulli XI deri në shekullin XV). Kjo gjuhë diturake kishte zëvendësuar latinishten. Ajo ka qenë përdorur në gjithë pellgun mesdhetar. Evangjilët e parë u përkthyen nga armenishtja në greqisht. Shën Pali e fliste lirisht greqishten. Nën pushtimin otoman (1453-1821) greqishtja bizantine u kthye në «demotikishte» domethënë në gjuhë të popullit: gjuhë e ndikuar nga latinishtja, shqipja, turqishtja dhe sllavishtja. Por me krijimin e shtetit grek më 1820 grekët deshën të hiqnin qafe ndikimin turk dhe krijuan kathareusën domethënë një gjuhë «të pastruar». Një gjuhë diturake, puriste, arkaizuese u bë gjuhë zyrtare (dokumente zyrtare, etj.). Populli vazhdonte të fliste nga ana e vet, përditë, demotiqishten. Përveç, u muar vesh, në disa krahina të shpërndara të Greqisë ose të Ballkanit ku disa xhepa të kulturës pellazgo-shqiptare i bënë ballë «demotikishtes» dhe dyndjeve të ndryshme. Në fillim të shekullit XX kathareusa u kundërshtua dhe për një kohë të gjatë u kritikua dhe u fshikullua si gjuhë e vdekur. Më 1975 kathareusa dështoi. Qeveria greke adoptoi dhe rivendosi përfundimisht demotikishtën (me disa ndihmesa të kathareusës) më 1976 dhe më 1981 Greqia filloi një reformë thelbësore të drejtshkrimit. U tha, në Greqi ka pasur gjithmonë «xhepa» ku flitej dhe ku flitet edhe sot arvanitshja (dialekt shqip i Greqisë), pa harruar Epirin e jugut të quajtur «Çamëri » në shqip (pjesë që ndodhet në Greqi të veriut ku flitet një dialekt i afërt me shqipen toske). Fatkeqësisht janë të shumtë banorët epirotë shqiptarë të zhvendosur prej grekëve në Anadollin perëndimor, si «shkëmbim», (më shumë se 450.000) midis 1922 dhe 1924 kundrejt një milioni e gjysmë grekësh të Turqisë. Le të mos harrojmë se heronjtë e pavarësisë greke (Boçari, Cavalla, Kanari, etj.) ishin me origjinë shqiptare (arvanitas). Kjo është arsyeja që këta të fundit u shprehën në shqip gjatë ndërhyrjeve të tyre në parlamentin grek të asaj kohe. Kjo nuk do të thotë se shqipja ishte gjuha kryesore në Greqi ose që ajo flitej gjithandej.

Jo! Greqishtja e lashtë (edhe pse baza e saj përbëhet nga një fond pellazgjik) ishte bërë një gjuhë më vete dhe veçanërisht varianti i vonë i saj Koineja që flitej duke filluar nga shekulli VIII/VII para erës sonë. Po shënojmë se Filipi II i Maqedonisë ngarkoi Aristotelin t’i mësojë greqishten birit të vet Aleksandrit III, i quajtur Aleksandri i Madh. Është e qartë se sot jemi larg nga kjo greqishte e lashtë. Sidoqoftë unë nuk mendoj se, duke bërtitur fort që greqishtja, gjuhët e botës madje të gjithë botës janë me origjinë pellazgjike, ky pohim bëhet i besueshëm për specialistët seriozë dhe dijetarët që meritojnë këtë emër. Për rrjedhojë, nuk duhen shtuar pohime të tilla (pa prova të besueshme, pa qëndrueshmëri shkencore) gjithandej në media dhe në disa libra sepse kjo mund t’i dëmtonte dyfish veprat serioze, ndërtimi, metodologjia, kërkimet e thelluara, referimet e pakundërshtueshme, argumentet provuese dhe analizat me vend veç e nderojnë Shkencën dhe, për rrjedhim, rivendosin një të vërtetë të mënjanuar për shumë kohë ose fare të mbuluar. Vetëm me këtë mënyrë do mund të binden shkencëtarët seriozë dhe ata që të heshturit. Kësisoj « shkenca » do të shpetohet dhe kjo do t’i kthejë, gjithashtu, dinjitetin dhe krenarinë popullit shqiptar kudo që jeton.

Po shtoj, së fundi, se që nga rënia e komunizmit në Shqipëri të shumtë janë librat që dalin në shqip, të shkruar prej shqiptarësh ose të huajsh të përkthyer në shqip. Liria e shprehjes (kjo më kënaq) dhe e botimit kanë lindur një shumicë shkrimesh jo gjithmonë të besueshme në planin e përpjekjes dhe metodës shqkencore. Imagjinata të papërmbajtshme, pohime fanteziste, siguri pa argumente të prekshme u derdhën nga të gjitha anët duke e shtuar edhe më pështjellimin e mendjeve. Dhe me të vërtetë nuk duhet që në emër të lirisë së shprehjes t’i lejohet vetes të thotë gjithçka dhe veçanërisht të pavërteta ose siguri të rrema, të cilat, in fino, dëmtojnë njohjen e së Vërtetës. Dhe me të vërtetë nuk jam gjithmonë dakord me Aristidh Kolën që i përzien pak si shumë pellazgë, grekë, ilirë dhe që nuk merr parasysh origjinën e vërtetë të grekëve, me D’Angély-në (gruaja e të cilit ishte shqiptare e jugut) për të cilin shqiptarët janë në zanafillë të gjithçkaje, tamam sikur vetëm zoti i mirë të mos ishte pellazg ose shqiptar !  Sa i përket së ndjerës Nermin Vlora Falaschi, e njoha me kundërshtimet dhe disa ngurime të mia pikërisht për disa pika gjatë një takimi në Romë para disa vitesh. Gjithashtu nuk jam gjithmonë dakord me Skender Rizajnë që bën disa pohime (pa prova) për origjinën e shqiptarëve, të cilat janë pak larg realitetit, veçanërisht lidhja që ai bën me Islamin ; nuk jam dakord gjithashtu me disa pohime të Benlëvit, Faverialit dhe disa shqiptareve të reja, midis të cilave Elena Kocaqi, Shpresa Musaj Omer, etj. Sa për Niko Stillon, nuk e kam lexuar ende librin e tij.  Për të përfunduar do të citoja emrin e Martin Bernalit i cili në « Black Athéna » u jep grekëve origjinë “afrikane” ! Fatkeqësisht janë të shumtë autorët (të vjetër a të rinj) që nuk kanë marrë parasysh përmasën parahistorike, historike dhe kronologjike në kërkimet e tyre veçanërisht etnogjuhësore dhe që sidomos kanë marrë liri sa i përket formimit fillestar të gjuhëve të Europës. E çmoj veten si dikë të panjollë dhe shumë të rreptë në studimet dhe kërkimet e mia dhe ndershmëria ime shkencore nuk më lejon të trajtoj një subjekt ose të gjykoj çfarëdoqoftë dhe këdoqoftë pa pasë studiuar, kontrolluar dhe verifikuar të gjitha treguesit, maksimumin e argumenteve, të verifikimeve dhe të elementeve të besueshme. Nuk pohoj kurrë asgjë pa prova, pa argumente të besueshme dhe studimet dhe kërkimet e mia janë pa pikë sentimentalizmi, favoritizmi ose shovinizmi : këto të meta nuk i përkasin një kërkuesi të vërtetë ose të një dijetari të vërtetë. Jam gjithçka, veç fantezist jo.

Parashtrimi i pranishëm nxit që të mos vihet « gjuha » para « historisë » për të përligjur paraardhjen e popullit shqiptar në Europë. Për sa i përket tezës (doktoratës) që po përgatit në Universitetin e Sorbonës, ajo do të paraqitet pas dy vjetësh. Në të do t’i lë parësinë historisë, arkeologjisë, antropologjisë, studimit dhe analizës së teksteve antike, mitologjisë, duke futur në të edhe epopetë homerike. Në fund etnogjuhësia do t’i përmbyllë punimet e mia. Pra nuk do të jetë një tezë vetëm për gjuhën pellazgo-shqipe. Si e kam thënë edhe në një krye pararendës «nuk mund të vihet qerrja para qeve»!

Mathieu Aref u lind më 1 mars të vitit 1938  Kajro  Egjiptit, është historian shqiptaro-françes Prindërit e tij kanë lindur në krahinën e Matit (Shqipëri). Tashmë ai jeton në Francë dhe i është dedikuar prej vitesh hulumtimit të historisë.

Tituj të veprave

Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen (2003)

Greqia (mikeanet = pellazgët ose zgjidhja e një enigme) (2004)

  Mathieu Aref (Arif Mati)

 

 

Ymer Azemi, poet

 

Nga kujtesa

 

I.

 

Thuhet se i Shenjti yn? i ka ra kavallit.

Ujku ka pas fuqi shum? t? madhe.

Ai shkat?rronte gjithçka.

Shenjti yn? u hidh?rue.

E thirri dhe ai ra n? shpin?.

I ra me kavall n? kryçe t? mbram? e n? bark.

Prej atij momenti e ka pamjen e sotme ujku.                                                                                                                                                          

II                                                                                                                               

 

Dhia ishte nj? kafshë e cila b?nte dëme shum? t? m?dha deri maje t? pem?ve.

Shenjti yn? u hidh?rue.

Nga zjarri i shenjt? mori nj? urn?.

Ia sosi gjunjt? e k?mb?ve t? para.

Prej atij momenti ka mbet pamja e dhis?.

 

III

 

Bujku yn? l?ronte ar?n.

Shenjt?ve tan? iu dhimbs.

E m?suan p?r pllugun dhe p?r lavr?n.

Prandaj puna e tij ?sht? e bekuar dhe nj? her? n? vit.

Gjinia e k?tij ?sht? e fort? dhe e bukur.

Gruan e tij e m?suan t? endte vekun dhe pun?t e sht?pis?.

Gjinia e saj ?sht? shum? e bukur dhe besnike, sepse e ka fillin nga zana.

 

IV                                                                                                                  

 

Nj? zan? ishte e martuar me nj? bari.

Bariu i ruante delet.

Nj? dit? n? mal iu d?ftua Hyu. K?rkoi nga bariu nj? flijim dhe i tha:

Un? ju dua shum? dhe ju ruaj - çka do t? b?nit ju p?r mua?

Bariu kur u kthye n? sht?pi e mori thik?n me e pre dashin.

Zan?s iu dhimbs e i tha: Pse po e pren? Bariu p?rgjigjet: E b?jm? fli p?r Zotin.

Zana i thot?: E b?j un? nj? fli n?se nuk i p?lqen Zotit at?her? preje dashin.

Zoti erdhi n? sofr?n e tyre e shijoi nj? petull.

P?r her? t? par? rrodhi nj? lot hyjnor.

Me p?lqen flija se i keni dh?n? form?n e diellit.

Un? gjithmone do t’ua jap dor?n.

Mendohet mbi 10000 vjet t? ekzistenc?s s? flis?.

Forma e gatuarjes s? saj kurr? nuk ndryshon, me saç, mblatimi i hirit t? zjarrit dhe brumit.     

 

V                                                                                            

 

Thuhet se i Shenjti yn? u lodh nga ndjekja e armiq?ve t? tij.

N? mal u afrua te nj? than? e h?ngri prej frutave t? saj dhe u forcua.

Thana ka veti mjekuese.

 

VI

 

P?r çkado q? rrok n? goj?, qoft? p?r bubrrecin, breshk?n, er?n, blet?n, mjaltin, lisin, p?rronin, gjarp?rin, gjelin, urithin, h?n?n, diellin, buk?n, sofr?n, malin, gurin e t? tjera e t? tjera populli yn? komenton “a po bre puna e …” dhe pastaj e kujton koh?n kur “at?her? moti kish pas fol… edhe kish pas than?…”.

 

_____

“Shipëria etnike- për fëmijë“

 


A e dini se?

 

Në orët e para pas lindjes, fëmija dhe prindërit kanë një nevojë tënjihen me nëri-tjetrin.

I porsalinduri është jashtëzakonisht i vëmendshëm.

Ai e njeh nënën nga era e tij. Ai dëshiron të mbahet në krahë dhe të ledhatohet.

 

Kur qajnë foshnjet?

 

 Kur kanë uri, kur lagin pelenën, kur kanë të ftohtë, kur janë të sëmurë, kur  ndihen të braktisura;

 Ndonjëherë foshnjët lëshojnë zëra për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve sepse kështu komunikojnë me rrethin.

 Përpiquni të kuptoni të qajturit e foshnjës suaj!

 

Si duket foshnja e shëndoshë?

 

 Foshnja është e shëndoshë:

-Kur ka qëndrim të mirë;

-Kur ka lëvizje të lira;

-Kur i shkëlqejnë sytë;

-Kur ka lëkurë të pastër dhe me ngjyrë;

-Kur ka flokë që shkëlqejnë;

-Kur ka oreks të mirë;

-Kur nuk ka kullim nga hunda, veshi apo syri.

 

Shenja paralajmëruese të cilave duhet  t’u kushtohet kujdes:

                          0-1  vjeç

 

-Nëse foshnja nuk fiton aspak në peshë e gjatësi për tri javë;

-Nëse foshnja në pozitën e ngritur i kryqëzon këmbët;

-Nëse foshnja nuk reagon ndaj zërave;

-Nëse foshnja nuk i përcjellë objektet;

-Nëse foshnja flen dhe ushqehet pa rregull apo vjell shpesh.

 

                     1-3 vjeç

 

-Pa arsye shfaqet shqetësimi dhe qeshja;

-Shfaqen intervale të joprezencës;

-Ekzistojnë lëvizje stereopike;

-Kap gjëra me joshkathtësi, ka dridhje të duarve;

-Okupohet me një aktivitet që përsëritet (luhatja, sjellja në rreth);

-Nuk flet ose flet dobët dhe nuk kupton kur ndokush i flet;

-Merr në thua, rrëzohet shpesh, është jo i shkathtë në aspektin motorik;

-Belbëzon;

-Tregon agresivitet të pamotivuar ndaj vetes dhe të tjerëve;

-Qarje të paarsyeshme;

-Fërkon ritmikisht regjionin gjenital.

 

 Për të gjitha këto është e domosdoshme këshillimi i mjekut.

 

Formulë e adoptuar për ushqim të bebës

 

- Sipas reçetës e cila është plotësisht në përputhje me standardet dhe referencat ndërkombëtare

-Prej lëndës së kualitetit të lartë-të standarnizuar, qumështit të freskët vendor

-Sipas teknologjisë bashkëkohore

-Nën kontrollim të përhershëm të kualitetit (HACCP dhe ISO)

 

Siguron rritje dhe zhvillim të shëndoshë të bebës

 

Përmbajnë

-Sasi optimale të proteinave

-Sasi gjegjëse të yndyrës dhe raport të parapëlqyer të nacidit linol dhe linolenik

-Përmbajtje optimale të hidrateve karbonike

(kryesisht tretjet e lehta laktoze)

-Fije natyrore dietetike me veti prebiotike

-Sasi të mjaftueshme të mineraleve dhe vitaminave

-Enëzim superiksiddmutaze ( SOD ), i cili është antioksidues i fuqishëm.

 

Qumështi i nënës është më i miri por nëse është i nevojshëm...

 

Qumështi i nënës është ushqimi më i mirë por jo të gjitha nënat mund t'i mëkojnë fëmijët me gji për shkak të arsyeve të ndryshme, në këto raste fëmija mund të ushqehet edhe me shishe.

 

Ushqimi me qumësht (shishe) për foshnje është një ushqim me vlera të plota, i thjeshtë për t’u përgatitur dhe tretet mirë.

 

Nënat, që i ushqejnë fëmijët e tyre me shishe mund të krijojnë marrëdhënie po aq të thella me fëmijën e tyre sa edhe nënat që i mëkojnë me gji.

 

Qumështi i nënës i është përshtatur foshnjës, përsa i përket nevojave në substanca ushqimore dhe energji.

 

Por edhe në kushtet më të mira, jo të gjitha nënat mund ta ushqejnë fëmijën me gji. Së paku 10% e nënave i drejtohen ushqimit me shishe.

 

Në këto raste ushqimi me Impamil është zëvendësues me vlerë të plot i qumështit të nënës, përsa i përket përmbajtjes në substanca ushqyese dhe energji.

 

Udhëzime Për Përdorim

 

Para përgatitjes së ushqimit patjetër duhet t'i pastroni duart me ujë të ndrohtë dhe me sapun.

Sterelizojeni shishen, biberonin dhe vidat e biberonit 10 minuta në ujë duke vluar.

 

Vlojeni ujin e freskët për pije 10 minuta (në sasinë e nevojshme për racion sipas tabelës) dhe lëreni të ftohet derisa të bëhet i vakët - rreth 40C.

 

Me lugën matëse merreni sasinë e nevojshme të pluhurit (sipas tabelës), vendosni pak ujë të vluar dhe të ftohur, mbylleni shishen dhe tundeni mirë.

 

Vendoseni në shishe sasinë tjetër të ujit të mbetur dhe përsëriteni procedurën e mëparshme, derisa pluhuri të tretet plotësisht. Me qumështin e përgatitur në këtë mënyrë, të ftohur deri në temperaturën e trupit, ushqejeni fëmiun tuaj.

 

(Pas ushqyerjes pastrojeni mirë shishen, biberonin dhe vidat e biberonit.)

 

(Për revistën “Shipëria etnike- për fëmijë“, zgjodhi e përgatiti Fatjeta Muçolli)

 

 Ibrahim Kadriu

 

Debati...

 

Goni me babin

patën një debat,

nga i cili djaloshi –

u nda i pafat...

 

Moti ëndërronte

t’ketë biçikletë;

e babi e dëshironte

një lopë ta ketë.

 

-Them s’ka kuptim,

t’i hip lopës n’shpinë,

kurse biçikleta –

e rehaton shtëpinë...

 

-E, biro, tha babai,

të them të vërtetën,

më pa kuptim është

t’mjelësh biçikletën!

 

Fatjeta Muçolli

 

Fëmijëria

 

 Qysh si fëmijë

Jetoja në vetmi

Nuk kisha aspak shpresë

Se të ardhme të mirë pres

Çdo ditë shikoja qiellin

Por kurrë s’e shihja diellin

Ëndërra nuk kisha

Në të cilat mund ta dija

Se kush mund të isha

Dritarja e dhomës sime

Më sjell shumë kujtime

Kur nga ajo çdo ditë shikoja

Fëmijë, pa brenga

Me shpresa, me ëndërra

Se do të ishin dikushi

E unë,

Isha askushi

Ajo kohë

Ishte shumë e hidhur

Tërë ditën në rrugë

Rrija si e lidhur

Kërkoja diçka

Që të më sillte lumturinë

Qëtë  ma gëzonte jetën

Ta ndieja fëmijërinë

Koha po kalonte

Asgjë nuk më gëzonte

Kisha shumë dyshime

Pyetje pa kuptim

Por,

Përgjegjie anonim

Ç`mund të thoshte bota

Të gjitha fjalë të kota

Po ç`mund të thosha unë

Asgjë,

Veçse humbja shpresa më shumë

Bota ishte ndalur

Asgjë nuk lëvizte

E madje, as unë nuk lëvizja

Ëndërra u shua

Se diçka po arrija

Çdo natë shikoja yjet

Shkëlqejnë, ndriçojnë

E unë,

Mendoj me vete

Sikur të mos isha

I tillë siç jam

Do arrija diku

Atje ku të tjerët s`janë!

Gjithnjë me gjysmë shprese

Se me kohë ndryshojnë gjërat

Ndryshuan

Por me vonesë

Doli tjetër pengesë

Po vdes!

Jeta po i mbaron

Një njeriu që fat të tillë nuk meriton

Në fëmijëri pati ndalesa

Që iu bënë pengesa

Nuk vazhdoi tutje

Por u ndal bëri një lutje:

Zot i mëshirshëm që je

Këtë lloj jete ndryshoje

Asnjë fëmijë

Nuk dëshiroj

Nëpër peripeci të tilla

Të kalojë

Si për çudi

Jeta ndryshoi

Tani çdo fëmijë

Kishte liri

Shprehu, thuaje lirshëm

Atë që mendon

Se ti e meriton

E tillë është jeta

Me intriga të vërteta

Por erdhi koha edhe për fëmijë

Të kenë liri

Të dinë çfarë kërkojnë

Të kenë ëndërra

Të kenë shpresa

Ardhmëria e tyre

Të mos kishte pengesa

Qielli liri

Yjet fëmijë

Hëna një shpresë

Që kurr nuk vdesë!

----------------------

Tuberkulozi, vazhdon të ‘vrasë’

Tuberkulozi është një nga sëmundjet më infektuese në vendet në zhvillim, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka për qëllim çrrënjosjen e sëmundjes deri në vitin 2015.

Tuberkulozi prek çdo vit rreth 10 milionë njerëz, ndërsa 2 milionë njerëz vdesin në vit. Ekspertët janë të një mendimi se TBC-ja është e shërueshme dhe e parandalueshme. Kjo është një nga arsyet që doktor Lee Reichman themeloi institutin global mbi tuberkulozin si pjesë e Shkollës Mjekësore të New Jersey.

Kur njerëzit me tuberkuloz kolliten, teshtijnë ose edhe kur flasin, ata lëshojnë baktere të tuberkulozit në ajër. Reichman thotë se tuberkulozi përhapet më lehtë kur njerëzit qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë afër njëri tjetrit në mjedise të mbyllura si në autobusë, aeroplanë, trena udhëtarësh.

Në vende të pasura dhe ato të varfërve, tuberkulozi duket se bashkë-ekziston me virusin HIV që shkakton AIDS-in. Por problemi është se në vende të varfra, personi e ka të vështirë të trajtohet kundër tuberkulozit, kryesisht për shkak të numrit të pakët të klinikave, dhe edukatës së pamjaftueshme shëndetësore.

Në disa vende tuberkulozi shikohet edhe si tabu, dhe jo rrallë personat e prekur i shmangen kontrollit a diagnostikimit nga mjeku. /VoA/Telegrafi/

------------------------------------------

 

Nga: një djalë arvanit në Face-Book :

kushtuar vëllezërve tanë që ikën ga Koroni i Moreas dhe vajtën ndë Itali, që të mos bëhen mysulimanë.

 

Thanas Moraiti

 

Oj More, Oj Arbëri

Pethkat e të mirat tona
na i ljamë te korona
Krishtin (besën) kemi me ne
oj e bukura more
e të qajmë me lot ndër sy
...oj more oj arbëri

dallandishe ljere ljerë
kur do vish ti njetre herë
vjen te vish ti te korona
me na ngjan ti shpitë të tona

Me na ngjan trima hajdhjar
o një qen që qoftë i vrarë (turku)

Kur u nismë gjithë aktin
e vendrat tona iktin nga sytë
kur ra të gjithë me një pshertimë?
iknin gratë me një vajtim
jem e vemi ndë itali
oj more oj arberi

dallandishe ljere ljerë
kur do vish ti njëtre herë
vjen të vish ti te korona
me na ngjan ti shpitë të tona

Me na ngjan trima hajdhjar
o një qen që qoftë i vrarë

-----------------------------

 

Nga Halil Xani

 

 

42. KAFSHIMI I VESHIT



Njëri te kadia akuzoi komshinë

Ma kafshoi veshin për perëndinë

Mos i beso, o kadi gënjen ky nalet

S`e kafshova unë, veshin kafshoi vetë.



Ra n`hall si t`i gjykonte kadia i vjetër

Shkoni n`shtëpi-u tha- eni një ditë tjetër

Kadia vetë provoi ta gicë veshin pak

Por u rrëzua për muri e u la në gjak.



Pastaj kur i erdhën klientët e tij

E panë kadinë ish bërë si haxhi

Dëgjo ore njeri veshin mos kafsho

Se e thyen kokën veshin e harro.



43. DËSHMITAR I RREJSHËM



Një mik hoxhën e thërret dëshmitar

Kish kontest për grurin me një fshatar

Kadi efendi erdha për të dëshmuar

Arën me elb mikut ky ia ka dëmtuar.



Hoxhë, kujdes i dha vërejtje kadiu

Për arën me grurë ankohet komshiu

Kur njeriu rrejshëm n`gjyq dëshmon

Nuk prish punë grurë e elb i ngatërron. 


44. MË I KEQ KRYETARI



Bëri Nastradini një gabim

E çuan te kryetari në qortim

Por kur e çuan herën e dytë

Gati kryetari ia nxori sytë.



Turp të kesh nga mjekra

Hoxhë a ia din rendin

Ti e din se të ndershmit

Këtu s`e kanë vendin.



Më falni zotëri kryetar

Unë po vi qe dy herë

Po ku është fytyra jote

Që këtu rrin përherë.

------------------------

 

Për ujkun

Vend nuk ka

/”Zëri”, 4.10.2010, f. 21/

 

U mblodhëm një ditë

Aty në oborrin tim

Të luanim së bashku

Një ngjarje në mes pyjeve.

 

Goni u bë lepurush

Ela u bë ketrush

Tani kanarina

Po ujk s’u bë askush?

 

Po si t’ia bënim vallë

Pa ujk nuk ka përrallë

Njëritjetrin ne vështronim

Por ujkun s’e pranonim.

 

Dhe tani vonë mbetëm

Dhe luajtëm dhe qeshëm

Mes nesh dikush tha:

Për ujkun vend nuk ka.

 

Fëmijë të dashur, ju mund të dërgoni punimet tuaja, të cilat mund të jenë në formë të poezisë, tregimit, vjershës apo të ngjashme. Adresa:kidz@zeri.info

 

Srita Braho

Një flamur me një shqiponjë 

Babadem në tokën tonë 

Ky flamuri Kuq e zi 

Bota e pati zili 

 

Se nuk digjet shqiptaria 

Bekuar e ka perëndia 

Një shqiponjë permbi flamur 

Sa t’jetë jeta nuk vdes kurrë 

 

Gatuar me gjak shqiptari 

Të pastër si qelibari 

Krahët shqipja larg i shtrinë 

Mbi Kosovë e Çamërinë.

 

Flamur është gjithë shqiptaria 

Ta dijë mirë Serbia e Greqia

Bijtë shqiptarë kudo janë 

Ty flamur të kanë si nanë 

 

 Drita Braho, Berat 13.10.2010

 

________

Intervistë ekskluzive me veteranin e arsimit e të UÇK-së, zotin Fazli Maloku

 

TRADITA E INTERESIMI DHE VULLNETI TË ÇOJNË PËRPARA

 

 

Pyetje: Ju lutemi të prezantoheni për revistën “Shqipëria etnike”: kush jeni ju?

Përgjigje: Quhem Fazli Ajet Maloku, i lindur më 7 maj 1947, në fshatin Halabak të Besianës (ish-Podujevë), nga babai Ajet e nëna Sabile. Që të dy prindërit ishin analfabetë e nuk dinin as emrat e vet t’i shkruanin. Babi tërë jetën ishte punëtor krahu. Punoi në vende të ndryshme në Kosovë e në Serbi. Zakonish fliste pak. Ishte bujar, i besës dhe i fjalës. Shtëpia jonë një periudhë ishte jatak, strehë e kaçakëve, siç ishin: Sahit Shajkovci- Galani, Isuf Zymer Shajkovci (nip e xhaxhi), Xhemajl Muja i BesisëRifat Mulaku i fshatit Smadrexhë të Vushtërrisë etj.

Nëna Sabile vinte nga një familje tipike fshatare, por bujare. Ishte grua e vetme në shtëpinë tonë. Në stinën e verës përveç punëve të shtëpisë, shkonte argat te fqinjët në punnët e ndryshme të fushës. Punonte për 2 kile misër! Mëngjesin na e linte gati, ndonjë copë bukë misernike me një të kriposur për ta zbutur kafshatën. Ndodhte që pas drekës nga aty ku punonte të na sillte atë pjesë të bukës që mbetej nga argatët. Dhe kur të tjerët pushonin, ajo vraponte te ne për të na sjellë atë ushqimin që ia jepte i zoti i shtëpisë ku ajo punonte. Edhe sot më rri parasysh fëtyra e saj e zhuritur nga dielli përvlues i korrik-gushtit dhe fëtyra e saj e squllur nga djersët! Ishte korrtare e njohur jo vetëm në fshat por edhe në rrethinë.

Isha fëmija i katërt me radhë nga pesë fëmijët që ishim gjithësejt, pra i parafundit.

Jam martuar me zonjën Mexhide dhe kemi pesë fëmijë.Jetojmë në Prishtinë, lagjja “Kodra e “Trimave”, Rr. “Hakif Rimanishta” nr. 53. Poashtu punoj në lagjen time, në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në detyrën e mësuesit klasor.

Shkollën fillore e kam kryer në fshatin tim të lindjes; tetëvjeçaren ose semimaturën, siç i thoshin atëherë, në fshatin Lluzhan, ku bëja 16 km rrugë në ditë. Nëse i shtohet kësaj edhe gjendja ime e rëndë sociale, ku familja kme ishte më skamnorja në fshat, poashtu isha fëmija i vëtëm nga fshati që vijova klasën e pestë, vështirësitë kuptohen vetiu.

Në fshatin tonë, mjerisht, s’kishte qoftë edhe një njeri të shkolluar! Mbretëronte naiviteti, gjelozia, konservatizmi; dhe për ta ilustruar këtë, po e tregoj një episod: i tërë fshati u ngrit kundër meje! Më bënin preson që ta ndërprejaa shkollimin. Më thoshin:” Ti do të bëhesh shka. Ty do ta shohin sherrin i gjithë fshati. Ku të ra hise ty, o leckaman, që s’ke bukë ta ngopish barkun, e di me u shkollue!?” Madje edhe fyerjet më të rënda që nuk dua t’i theksoj. Shpesh që nga fillimi i fshatit e deri te shtëpia ime që mbaronte në krye të fshatit, shkoja duke qarë. Nuk guxoja t’i tregoja as babait, se kisha frikë mos më ndalonte nga shkolla. Por nuk u mposhta. Kisha dëshirë të flaktë për t’u shkolluar. Ideja për t’u bërë mësues më lindi qysh në kontaktin e parë me mësuesin e shkollës, z. Hamdi Uka. Ai, thjesht, me pamjen e tij, veshjen elegante, fjalët e ëmbla sherbet, më hipnotizoi, më dha vullnet, dhe nga ky moment kalova vështirësitë që më dilnin përpara njërapastjetrës, si dhe shumicës nga brezi im. Dhe në këso kushtesh, isha ndër nxënësit më të mirë. Nga klasa e parë E deri mbarova klasën tetëvjeçare, nuk pata asnjë libër, vetëm fletore! S’kisha veshmbathje të hajrit. Në familjen tonë shpesh mungonte edhe buka. Babai, ndjesë pastë, në vend të bukës, na vënte në gjumë me këngë. Këndonte këngë kreshnike për Mujin e Halilin. E kishte trashëgimi nga daja; tek të cilët është rritur, pasi që  qysh në moshën 6 vjeçare (1912), shkiet ia kanë vra babain sëbashku me 25 bashkëfshatarë të fshatrave Majac, Sollobajë, Lluzha..., dke i ekzekutuar në Hanin e Fshatit Gllamnik. I varrosen gratë e fshatit në një varr masiv, ku edhe sot ruhen eshtrat e tyre!

Pra në familjen tonë mbaj mend që shpesh mungonte buka, por jo edhe kënga!

 

Fqinjët tanë shovenistë vijimisht kanë nxitur hasmërinë midis shqiptarëve

 

Në moshën 8-vjeçare përjetova vëllavrasjen. Më vranë xhaxhin e vetëm në prag të shtëpisë! Mjerimi u shtua në familjen tonë! Dy djem e xhaxhait, njëri dy vjeçar e tjetri ende pa lindur, nëna i rriti bashkë me ne. Dua të tregoj një episod, që besoj të jetë interesant për lexuesit e revistës “Shqipëria etnike”: vrasja ndodhi një ditë vjeshte të vitit 1955. Ditën e vrasjes policia pushtuese solli tek ne vrasësin, të lidhur duarsh dhe të rrahur keq. E mbështetën për një trup qershie. Trupi i pajetë i xhaxhait shtrihej në lëndinën para shtëpisë. Mjekësia ligjore dhe hetuesit bënin punën e tyre. Kishte edhe fqinj e fshatarë që vëzhgonin situatën e krijuar. Komandiri i stacionit policor të Lluzhanit, me kombësi malazeze, e tërhoqi babain tim në një anë dhe i tha: “Ja ku e ke hasmin që ta theu krahun duke ta vra të vetmin vëlla që pate. Shiko revolën time me kllefin e hapur. Kinse po e shfrytëzon pakujdesinë time, nxirre revilën dhe merr hakun e vëllait. Të tjerat i rregulloj unë!” Babi iu kishte përgjigjur:

-Jo. Nuk e vras për këto shkaqe: e para, hasmi i ka duart e lidhura; është te pragu i shtëpisë time; është në duart e hyqmetit.

Kjo përgjigje e nervozoi komandirin që nuk u ngop vetëm me gjakun e xhaxhait tim! Këso loje luante pushteti okupues!

Më vonë, në vitet ’90, në Lëvizjen e Pajtimeve, ku isha edhe unë pjesëtar, e kuptova sa thellë i kishte fut rrënjët dora e zezë e UDB-së në vëllavrasjen shqiptare.          

Fati më punoi dhe në vitin kur unë e mbarova 8-vjeçaren, në Podujevë u hap paralelja e parë e Normales në kuadër të Gjimnazit. U regjistrova dhe me ndihmën e vëllait më të vjetër- Sefës, i cili ishte i vetmi që më përkrahte që nga fillimi, sërish më ndihmoi. Ishte merita e tij që unë arrita këtu ku jam dhe i jam mirënjohës për tërë jetën.

 

Ja edhe një episot nga Normalja e Podujevës

 

Mësimi zhvillohej pothuaj më shumë nga arsimtarët serbo-malazias, kuptohet në gjuhën serbo-kroate: historia, muzika, frengjishtka... ishte viti 1964. Na mungonte arsimtari i gjuhës shqipe, pas vdekjes së Ramush Ramës në moshën më të mirë. Vdiq në Beograd! Fanilja Rama: Ramushi, Hajrushi, Emrushi... më vonë edhe motra e tyre- Nailja, të gjithë me fakultet të kryer; nëse kemi parasysh vitet e ’60-ta, ishte familja më e arsimuar në trevën e Llapit. Ishte rrezik që në mungesë të arsimtarit të gjuhës shqipe të mbyllej paralelja e Normales. Na njoftoi kujdestari i klasës- Aziz Revuçi, se nesër do të vijë për të ju mësuar një arsimtar i gjuhës shqipe ndër më të mirët që ka Kova- Hazir Shala. Pasi mësuam se ai do të vijë me trenin e mesditës, vedosëm të dilnim te treni që ta pritnim profesorin aq të dëshiruar.

-E pyetëm arsimtari se si duket Profesori?

-Ka rroba të bardha e kollare të kuqe; është shumë i bukur e pedant; në kokë mban një republikë.

 

Që në atë kohë shqiptari të mbajë republikë, ishte diçka e rrallë!

 

Vendosëm e gjithë klasa (40 djem e 5 vajza) që ishim, të dilnim e ta prisnim te stacioni i trenit. Ashtu edhe bëmë. Dolëm para se të vinte treni. Pas pak erdhi treni dhe u ndal. Udhëtarët filluan të dilnin nga dyert e vagonave. Ne vështronim me kujdes profesorin tonë. Më në fund, doli edhe Profesori! Ne nuk e patëm vështirë ta identifikonim, ngase përshkrimi na ishhte dhënë me saktësi. Ai na kishte vërejtur nga dritaret e vagonit. E kishte marrë me mend se mund të ishim nxënësit e Normales! I tëri shkëqente e buzagaz na u drejtua:

-A mos jeni ju normalistët e Podujevës?

-Po, ne jemi, i tha kryetari i klasës, me emrin Jahir, e që ne e thërrisnim “babë”, meqë ishte më i rrituri, madje edhe i martuar! Profesori na u afrua akoma dhe filloi të na përkëdhelte si të na kishte fëmijë. Binte një rigë shi. Në stacionin hekurudhor bëhej një baltë e zezë e përzier me thëngjill. Meqë edhe këpucët e profesorit shkëqenin si pasqyrë, e lutëm “babën” (kryetarin e klasës tonë) që t’ia kthejë shpinën e tij si belenë dhe ta bart profesorin nga stacioni i trenit e deri në oborr të shkollës tonë, me qëllim që ta shohin profesorët shkie se edhe nga shqiptarët ka pedaantë dhe të veshur në mënyrë elegante!

Por profesori jo vetëm që nuk deshi të dëgjonte, por na tha:

-Unë e kam ditur ku është Podujeva, se edhe do të ketë baltë, por për ju jam i gatshëm të bëj edhe diç më shumë se kjo.

Kënaqësia jonë me Profesorin, i cili kur shpjegonte në klasë, krijohej përshtypja nga qetësia maksimale ql mbretëronte se nuk merr frymë askush nga ne! Kjo nuk bëhej nga frika, por nga respekti dhe dashuria për profesorin e nderuar.

Pra, siç thashë më lart, por kënaqësia me Profesorin Hazir nuk pati jetë të gjatë, pas 3-4 muajsh e burgosën grupin e Adem Demaçit, dhe dihet si përfundoi puna. Ne protestuam për tri ditë rresht duke mos mbajtur mësim fare, me kërkesën dhe bindjen tonë se profesosrin do ta nxjerrim nga kthetrat e UDB-së famëkeqe, që pakkush ose askush ende nuk dinim asgjë. Kaq ishte dija jonë për atë kohë! Ditën e tretë erdhi kujdestari i klasës, profesor Aziz Revuçi, i cili ihste edhe zëvendësdrejtor i drejtorit malazias- Boros, dhe na u drejtua me këto fjalë:

 

-Tani po vi nga burgu ku ndodhet profesor Haziri. Nga ai keni një porosi. Është punë e juaja a do ta zbatoni: “Nëse më keni dashur dhe më keni respektuar mua, hyni në klasë dhe vazhdoni mësoni edhe më shumë se me mua!” Shumica prej nesh filluam të qajmë. Ndjenim një dhembje të thellë shpirtërore për profesorin. Me kaq lehtësi profesor Azizi na e mbushi mendjen! Hymë në klasë pa ndërruar asnjë fjalë mesvete dhe filluam mësimin. Le të jetë kjo një porosi nga ana ime për gjeneratat e sotme se si duhet respektuar dhe dashur mësuesin,  arsimtarin e profesorin, madje me qenë të gatshëm edhe të sakrifikojnë për të!

Pas mbarimit të Normales (trivjeçare) në Podujevë, vitet tjera të IV-tin e të V-tin më duhej vazhduar në Prishtinë; dhe për shkak të kushteve të mjerueshme në familjen tonë, nga udhëtimi i përditshëm nga 40 km, u shkriva i tëri dhe më mbeti vetëm skeleti; u detyrova të punoj mësues në fshatin Kolaj (ish-Koliq) në veri të komunës Prishtinë.

Ishte viti1965. Po këtë vit u shpëngulëm nga fshati për në Prishtinë. Me gjithë pasurinë që trashëguam në fshat, mezi arritëm t’i blenim 3 ari truell në Përronin e Zatriqit, siç quhej atëherë, e tash “Kodra e Trimave”, pra këtu ku jemi edhe sot. Nga fshati sollëm shtëpinë e gjitha nga druri, një dhi, një qen dhe një mace. E gjithë familja kishte drejtuar shpresat nga unë, sepse babain kishte kohë që e kishin pushuar nga puna.

Po këtë verë u martova me një vashë të ardhur nga Kaçaniku, e cila posa kishte mbaruar shkollën fillore në Prishtinë. Nuk dëshiroj të shpjegoj se martesa u bë me dëshirën tonë apo na u imponua! Them se fati më buzëqeshi që gjeta shoqen e jetës, e cila hoqi të zitë e ullirit me mua, por më përkrahi dhe më dha kurajo në të gjitha vështirësitë që i solli jeta. Edhe pas 45 vitesh martesë jemi në marrëdhënie të shkëlqyera. Jeta vazhdoi në rrjedhën e saj. Në shtator fillova punën në fshatin Kolaj të Prishtinës. Punën e fillova në moshën 18 vjeçare. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm. Më dukej se po fluturoja. Paçka se udhëtoja nga gjashtë orë në ditë! Nuk e hetoja lodhjen. Më zuri belaja se nuk kisha pallto as kollare për të shkuar në punë, që për kohën ishin të detyrueshme! Zgjidhjen ma bëri një grua fqinje jona, e cila e kishe burrin ushtar dhe ai i kishte lënë të gatshme rrobat civile, për t’ia dërguar kur ta mbaronte shërbimin. Ajo jetonte me vjehrrin, një burrë shumë i egër dhe agresiv dhe me vajzën e vogël dyvjeçare. Sikur ta dinte vjehrri i saj për këtë shërbim që më bëri, do t’ia prente kokën te cungu u druve! Por edhe unë nuk e di si do të përfundoja.

Në punën time profesionale ndjeja boshllëk të madh. Por fati e deshi që aty t’i gjej shokët Kadri Osmani-Mani dhe Idriz Zeqiri, me përvojë dhe shumë të përgatitur në të gjitha drejtimet. Këta punuan me mua si mësuesi i mirë me nxënësin. Kadriu ishte i lidhur me shtëpinë botuese “Rilindja”, e cila botonte shumë libra: romane për të gjitha moshat, duke na ofruar libra me kredi shumë të volitshme edhe me çmime reale, madje nuk mbaj mend se dikush nga ata që nuk i ka paguar, të jetë denoncuar në gjyqësi, qëllimi ishte të shpërndahej e të lexohej libri. Falë këtyre dy arsimtarëve përparimtarë, në shkollën amë “Rilindja” në Keqekollë, si dhe në paralelet e ndara në: Kolaj, Ballaban, Prapashticë, Dabishec, Nishec, Gllogovicë, Hajkobillë, Kurtaj, nxënësit furnizoheshin me revistat: “Pionieri”, “Gëzimi”, “Fatosi”... Por kjo nuk iu shkonte për shtati kolaboracionistëve të pushtetit dhe shtresës regresive në krye me sekretarin e partisë së fshatit me kompani, të cilët bënin propagandë të fuqishme se mësuesit jabanxhinj, siç na quanin neve që nuk ishim vendorë, konse po përfitojnë në kurriz të nxënësve!!

Po ju do të më pyesni:

-Cila ishte detyra e mësuesit të asaj kohe!?

-Vërtetë ishin shumë detyra: e para, shtrirja e diturisë tek fëmijët dhe përballja me probleme jo vetëm te nxënësit por edhe të familjes së tij. E dyta: pajtimi i familjeve të ngatërruara. E treta: Zhdukja e analfabetizmit përmes kurseve për të rritur. E katërta: shpërndarja e idesë liridashëse, kombëtare, dhe ruajtja e identitetit kombëtar shqiptar. Dashuria për gjuhën shqipe dhe flamurin kombëtar shqiptar. Me një fjalë, kundërvënia e ideologjisë titoiste-raciste e fashiste, e cla kishte si parim parësor zhveshjen nga identiteti kombëtar dhe pranimi i kombësisë më të re “jugosllav”.  Siç dihet, Titoja krijonte kombe të reja, thuase i nxirte nga xhepi kur i duheshin atij, si magjistari pëllumbat! Siç ishin rastet me kombin “mysliman” në Bosnjë, me kombin “maqenon” në Maqedoni e të tjera.

Njëra nga detyrat tjera ishte e një rëndësie të veçantë: shkollimi ose nxjerrja nga ferri i mbylljes në shtëpi i vajzave për t’u ulur në bankat e shkollës.

 

Ja një episod nga shumë të tjerë

 

-Ishte viti 1969. Mësuesi i shkollës së fshatit Gllogovicë, Hasan Bekteshi, i cili vetëm sa kishte diplomuar si normalist, kuptohet mësuesi i parë i fshatit, i erdhi thirrja për shërbim ushtarak. Paralelja katërklasëshe e fshatit rrezikohej të mbyllej. Unë shkova vullnetarisht nga Kolajt dhe vazhdova punën në Gllogovicë, duke ia shtuar vetes edhe disa kilometra rrugë më shumë. Një ditë hyra në klasë dhe pas përshëndetjes së zakonshme nxënësit ngriteshin në këmbë. Pasi që më shoqëruaan edhe dy shokë, Nebi Leci dhe Hajriz Kçiku, kishin hapur edhe klasën e pestë. Njëra nga vajzat nuk lëvizi fare. Kishte kryqëzuar duart dhe kishte mbuluar fëtyrën. Ju afrova dhe ia ngrita ballin. Fëtyra e saj ishte squllur në vaj. Dridhej e tëra si në ethe. E pyeta se ç’kishte? Por nuk foli! Pyeta të tjerët, por as ata nuk flisnin. Pas pak një djalosh foli:

-Mësues, të dilen ka me shkue nuse, për këtë po qanë!

Heshtja vazhdoi edhe për një çast. E humba fare. Nuk dija se ç’të thosha në këtë rast. Lëvizja nëpër klasë krejtësisht i humnbur. Më në fund, e mora veten. I thashë:

-Kur nuk ke rrugë tjera, duhet të pajtohesh me fatin, pa marrë parasysh sa i hidhur është ai. Unë nuk mundem të të ndihmoj asgjë dhe për këtë më vjen shumë keq! Nuk e pashë më. Vëllai më i vjetër e kishte ndërrua me një vashë nga Mareci, për grua të veten. Dasmat u bënë në të njëjtën ditë. Nuse u ndërruan në fshatin Krilevë!Të bëhet nuse një vajzë filiz e njomë, e cila vetëm sa kishte filluar ta rrisë shtatin, nxënëse e klasës së pestë! Kjo nuk do koment.

 

Rasi i dytë po në Gllogovicë

 

-Një fshatar me emrin Rizah, e kishte mbyllur vajzën e tij në shtëpi, duke e shpallur shurdhmemece, vetëm që të mos e dërgojë në shkollë. Vajza quhej Vahide Demolli dhe tano duhej të ishte në klasën e gjatë. I hyra punës për ta bindur babain e vajzës që ta dërgonte në shkollë me çdo kusht. Historinë e saj ma kiish rrëfyer korieri i shkollës, fqinji i tyre. Edhe mësues të tjerë lishin provuar por pa sukses. Unë isha këmbëngulës dhe i sigur se do të ngadhnjeja. Fati e deshi që në këtë kohë erdhi i vëllai i vajzës- Arif Demolli, për punë praktike në shkollën tonë, pasiqë ishte normalist. Mora edhe përkrahjen e tij, madje edhe e kushtëzova. Pas disa takimeve me babain e vajzës, arrita që ta bind dhe Vahidja u ul në bankat e shkollës. Klasët nga e paara deri në të katërtën, ia dhamë me provime pranuese. Dinte shkrim dhe lexim, që i kishte mësuar nga fëmijët tjerë të familjes, duke mësuar kryesisht natën me llambën me vajguri, kur të tjerët kanë fjetur! Kishte një dëshirë të zjarrtë për shkollim. E regjistruam në klasën e pestë, me mundësi që në gjysëmvjetorin e dytë ta përcillnim në klasën e gjashtë ku i kishte moshataret e veta. Dhe kështu një vajzë “shurdhmemece” arriti që në afate rekorde të kryej shkollën fillore 8-vjeçare, shkollën e mesme dhe fakultetin Gjuë e Letërsi Shqipe!

Në përgjithësi në pjesën e Gallapit hasa në një pritje të ngrohtë nga fshatrët bujarë e shumë bukëdhënës. Pastaj punova në rrafshin e Kosovës për plot 17 vite, në fshatrat: Magurë e Poturovc të Lipjanit, që është një histori më vete.

Pyetje: Shokët tuaj të ilegales e të luftës, me theks tek ata që nuk janë më në mesin e të gjallëve?

Përgjigje: Në kushtet kur punon e vepron nën pushtim-robërim, siç ishim ne shqiptarët nën Jugosllavi, doemos je i detyruar që të merresh edhe me punë tjera, jashtë sferës së arsimit. Lufta e shqiptarëve për çlirim e bashkim kombëtar, nuk pushoi për asnjë çast që nga Lufta e Dytë Botërore, por edhe më parë në Jugosllavinë e vjetër. Kjo luftë zhvillohej varësisht nga rrethanat që krijoheshin, pra, intenziteti i veprimit nuk ishte gjithëherë i njëjti. Ishte si puna e vullkaneve nuk janë gjithëmonë aktive. Herë nxjerrin lavë e herë pushojnë ose gacërojnë brendapërbrenda.

Në Kosovë ishte formuar Lëvizja Ilegale, e cila vepronte në të gjitha trojet shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia. Edhepse në Luftën e Dytë Botërore shqiptarët çliruan trojet e veta nga fashizmi, duke dhënë djemt e vashat më të mira, gjaku i mijëra dëshmorëve u shkel me të dyja këmbët nga Titoja de fuqitë e mëdha vendimmarrëse.

Vetëm në Luftën e Dytë Botërore në trojet shqiptare nën Jugosllavi, u vranë mbi 40.000 shqiptarë, si nga forcat fashiste edhe më shumë nga forcat partizane-çetnike të kryefashistëve Tito-Rankoviq!! Dyfëtyrësia nuk ka skaj te personat kriminelë siç ishte kryesia jugosllave. Delegacionit të parë shqiptar të pasluftës që e vizituan Titon (1946) në Beograd, ku ishin edhe viganë të shqiptarizmës, si: Qamil Luzha, ish-luftëtar i Bajram Currit, Sadik Tafarshiku e të tjerë si këta, pas një prtije krejt falso e demagogjike që ua bëri Titoja, për këto ishte mjeshtër i vërtetë, në mënyrë që te shqiptarët të krijohet bindja se Titoja do t’i trajtojë si edhe të gjitha kombet tjera në Jugosllavi, ai pos tjerash, ju tha:

-Ju shqiptarët na e kthyet pushkën dhe na vratë, por ne nuk do të hakmerremi.Do të ju ofrojmë rastin që të përmirësoheni!!” Në vend që të kërkimfaljes për atë që tokën shqiptare partizano-çetnikët e lanë në gjak!Kjo ishte fëtyra e vërtetëe fashistit Tito, për të cilin, fatkeqësisht, ka akoma shqiptarë shpirtshitur që dergjin lotë nostalgjie dhe thonë “Titoja ishte pejgamber i shqiptarëve!!”

Të kujtojmë periudhën Tito-Rankoviq dhe shpenrguljen e mijëra shqiptarëve për në Turqi e vende të ndryshme deri në Australi! Andaaj edhe pasuan situatat nga reagimet e shqiptarëve: Demonstratat e vitit 1968, 1981, 1989 e deri te lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Unë nuk isha i kyçur në organizimet e demonstratave të vitit 1981, por në bashkëpunim me shokët: Ramush Jashari, Sokol Duraku... ndihmuam, udhëzuam, ishim pjesëmarrës aktivë në ato situata dramatike; propaganduam fuqishëm te masat e gjëra popullore që t’i trajtonin si të drejta, revolucionare për kërkesat legjitime dhe për barazi me të tjerët në Jugosllavi.

Në maj të vitit 1983, doli nga burgu i treë shoku ynë Kadri Osmani, një revolucionar i vërtetë, i cili me shokë të idealit kishin vendosur që tokën e Arbërit të mos e lënë pa zot, e ta luftojnë pushtuesin okupues jugosllav me të gjitha mjetet e mundshme. Kishte pak ditë që Kadriu kishte dalë nga burgu dhe u takuam krejt rastësisht në tregun e gjelbërt në Prishtinë. U përqafuam si dy miq të vërtetë. E shikoja nga koka te këmbët; ishte shumë i dobët. Pasojat e burgut e kishin bërë të vetën. E pyeta në donte të pushonte apo të vazhdonte aty ku e kishte lënë?

-Jo- tha- s’kam kohë për pushim; koha nuk pret. Duhet të veprojmë sa më shpejt që është e mundur... Përgjigjja ime ishte:

-Më keni në dispozicion dhe mund të llogaritni në mua...

U gëzua shumë... ishte vështirë të gjenden njerëz për të vepruar në atë kohë... UDB-a me masat ndëshkuese dhe mbytëse ua kishte futur njerëze frkën në palcë...

U takuam përsëri dhe biseduam për formën e punës. Kadriu propozoi që të kalohej nga “treshja” në “dyshe”, me konspiracion të shtuar. Detyra e parë ishte të gjenden njerëz sa më shumë që ëhtë e mundur të gatshëm për sakrificë. Këshilla apo më mirë të themi rregulli i parë për ata që do të organizoheshin ishte: Ta marrim një fletë dhe t’i shkruajmë 100 njerëz nga rrethi i tyre, kuptohet më të mirët dhe më të besueshmit. Të hiqen njëri pas tjerit deri tek i fundit, më i miiri dhe më i besueshmi nga të njëqindët dhe eme të të lidhej. Po kështu të vepronte ai që angazhohej, ta gjente bashkëpunëtorin e vet. Me Kadriun ndamë përgjysmë qytetin e Prishtiës, për ta mbuluar me aktivitet. Unë dhe shoku im Sokol Duraku morëm pjesën veriore, kurse Kadriu me shokun tim, tani të ndjerë, Ramush Jashari, pjesën jugore të qytetit. Të gjithë morëm amrat konspirativë. Takimet mbaheshin në vendet paraprakisht të caktuara. Pritej vetëm pesë minta dhe kalohej në vendin rezervë. Edhe aty pretej vetëm tre minuta. Në këto takime raportohej për punën-detyrat e kryera dhe merreshin detyra të reja. Takimet e tilla zgjatnin pak minuta. Ky organizim quhej “Partia e Luftës” e formuar në këtë vit nga Kadri Osmani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha e të tjerë. Ishte konceptuar edhe hierakia ushtarake dhe policore:

 

Letra e III-të

 

PARTIA E LUFTËS E KOSOVËS

/PLK/

 

 

Viti 1983:3-vjetori i Kryengritjes Popullore të vitit 1981. Kadri Osmani e Reyhep Mala kishin përfunduar dënimet dhe ishin liruar nga burgu. Ata vrik ranë në kontakt me Nuhi Berishën, ilegal. U informuan hollësisht se veprohej me intensitet nëpër Qeliza dhe Grupe ilegale: po ato Qeliza e ato Gruppe kërkonin punë dhe urdhëra!? E kush do t‘i jepte ato, kur ata ishin të gjithë të barabartë!?

Po mosha dhe, sadokudo, përvoja dhe verifikimi i tyre i qindpërqind në ato punë, besimi që kishin shokët e shoqet tek ata: sepse iu drejtoheshin duke i konsideruar udhëheqës, u detyruan të ndërmerrnin diçka.

Kështu, më 5 Dimëror 1983, në një shtëpi private, në Tauk Bahçe në Prishtinë, shokët: Kadri Osmani, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, Mbajtën Mbledhjen Plenare dhe themeluan Partinë e Luftës të Kosovës. Seanca e dytë do të vazhdonte me treshin tjetër në Mërgim...

 

Procesverbali dhe dokumentet tjera përcjellëse, është dashtë të kalohen ilegalisht në Mërgatë?

 

Meqë sistemi jugosllav ishte ushtarako-policor, ata u detyruan që ta ndërronin formën e organizimit; për ta rrëzuar atë sistem, u orientuan dhe formuan Shtabet Operative.

 

SHOM/K/- Shtabi Operativ Madhor-Kryesor: ky shtab do të përfshinte gjithë trojet e pushtuara.

 

SHOM/Rr/ Shtabi Operativ Madhor- i Rretheve: këto Shtabe do t‘i zbatonin urdhërat e SHOM/K/ në çdo Rreth veç e veç; Rrethi i Gjilanit përfshinte: Komunën e Gjilanit, të Kamenicës dhe të Vitisë; Rrethi i Ferizajt përfshinte Komunën e Ferizajt, të Kaçanikut e të Lipjanit, e tutje me radhë...

 

SHOSH- Shtabet Operative Shkencore: këto Shtabe më tepër do të kishin karakter këshillëdhënës, dhe do të formoheshin aty ku ka kuadro?

 

SHOQ- Shtabet Operative Qarkore, do të formoheshin aty ku ka edhe Gjyqe Qarku, dhe do të zbatonin urdhrat e SHOM/Rr/ në çdo Qark veç e veç;

 

SHOR- Shtabet Operative Rajonale: do të zbatonin urdhrat e SHOQ-it, dhe do të formoheshin në çdo Bashkësi Lokale apo në Ndërmarrje të mëdha: këto Shtabe do të udhëhiqnin Njësitet Guerile në çdo fshat e në çdo rrugë. Njësitet Guerile fillimisht do të punonin në Treshe me një udhëheqës ndërlidhës, e pas verifikimit në praktikë, do të punonin në Nëntëshe apo edhe në Njëmbëdhjetësha: të cilat, me kalimin e kohës, do të ngriheshin në Togje, Skuadra, Brigada...

 

Shtabet për fillim kishin nga tre persona: Komandanti, Komisari Politik dhe Kryetari i Rinisë: ky kishte për detyrë të formonte edhe Policinë Sekrete të Shërbimit Informativ Kundërinformativ.

Të gjitha këto ishin përvijimet e para në zgjerim e sipër.

Për zbatimin në praktikë të këtij sistemi, nevojiten kuadro profesionale ushtarake-policore: me kurse e me shkolla gjegjëse.

Konsiderojmë se edhe këto Letra, në atë vazhdë japin një ndihmesë modeste... Autori ka pas për detyrë ta përcjellë përvojën e vet e të shokëve të vet...-me kërkesë të veprimtarëve.

Dhe të gjitha e gjithçka: në bazë dhe në vazhdë të Betimit Solemn!

Ja liri - Ja vdekje!

31 mars 1997

Juaji, Vrana Konti (Kadri Mani)

 

(Kadri Mani:”SHQIPTARËT JANË ATJE!”, KOHA, Tiranë, 1999, f. 86-87)

 

Madje ishin caktuar edhe gradat ushtarake që nga tetari e deri te majori, sepse gradë më të lartë ushtarake të luftë s’ka pa qenë doktor shkencash. Kurse Adem Demaçit ia kishin dhënë titullin Mareshal.

Rrjeti i njerëzve në organizim rritte shtatin e tij për çdo ditë. Dhe kjo zgjati rreth 6 muaj. Pastaj ndodhi vrasja e Rexhep Makës e Nuhi Berishës dhe arrestimi Kadri Manit.

Vrasja e Rexhep Malës  e Nuhi Bersihës shkaktoi dhembje të ma dhe të gjithë shqiptarët liridashës, e në veçanti tek shokët e idealit. Ata luftuan si dy trima të rrallë edhe pse ishin dy me dyqind, pa armatim vetëm me nga një pistoletë.

Luftuan si dy drangoj duke kënduar këngën: “ Dalëngadalë po vjen Behari...” deri në frymën e fundit.

 

Normalisht se mënjanimi i tri personaliteteve krysore, dy të vrarë (Rexhep Mala e Nuhi Berisha) dhe i treti (Kadri Mani) i arrestuar, shkaktoi çrregullime të pariparueshme në organizimin tonë dhe në veprimtarinë e mëtutjeshme.

Unë kisha organizuar tri qelula në Prishtinë, në në xeheroren e Feroniklit në Magurë të Lypianit dhe e katërta, fatkqësisht më dështoi, ngase njëri nga të organizuarit, erdhi e m’u ankua se kishte probëeme shëndetësore, e që në të vërtetë e kishte kap frika dhe tjetri u bë më i çiltër dhe deklaroi se nuk e ndien veten të sigurt të merret me këso punë mjaft delikate!

Falë konspiracionit të Kadriut e rezistencës, gjeturisë dhe përvojës së tij me dekada si në burgje e në organizime ilegale, organizimi ynë mbeti i pazbuluar nga agjeturat e UDB-së dhe sahanlëpirësve e hyzmeqarëve shqiptarë.

Megjithatë, në këtë periudhë vitet 84-86 u zbuluaan shumë grupe ilegale: Grupi i Sejdi Veselit në Prishtinë, Grupi i Bajram Ajetit në Podujevë e shumë të tjerë. Por tani do të kemë rezistencë të shtuar dhe revolta gjithënjë e më të shprehura në forma të dryshme, si nga qytetarët poashtu edhe nga studentët e punëtorët. Me një fjalë Lumi ecën drejt rrjedhës së vet të natyrshme...

Duhet të jetë e qartë për të gjithë se Lëvizja Ilegale e ushqeu këtë popull, e mbajti gjallë dhe ishte e vetmja forcë magnetike ku populli mbante shpresën për daljen nga kthetrat e pushtuesve serbosllavë.

Pyetje: Mbresat tuaja me fqinjësi, miqësi dhe të njohur të tjerë gjatë jetës: një ilahi (këngë fetare) thotë: 7 ditë kemi në këtë dynja, 6 hidhërime e 1 sefa!?

Përgjigje: Në këtë pyetje kam dhënë përgjigje pjesërish në pyetjen paraprake. Unë si parim kam pasur që pranë vetes të kem shokë më të zotët se vetja, më të mençur, më të guximtarë dhe këtë e kam arritur. Jam përpjekur që me shokë të kem raporte të shëndosha e të mbretërojë çiltëria. Nuk kam heq dorë lehtë nga shokë e mirë edhe kur kanë pasur të meta apo gabime.

Një dajë i nënës më thoshte: Dajo, një pemë që nuk bën në këtë verë, mos e prej se jep frytet verën tjetër... ajo që më ka mbajtur gjallë deri këtu, ishte familja ime e nderuar dhe shokët e idealit, të cilëve ju falem edhe sot edhe deri në frymën e fundit. Shtëpia ime në të gjitha etapat kohore të zhvillimeve të rëndësishme shoqërore ka qenë një çerdhe e ngrohtë për miq e shokë. Urrej mbi të gjitha tradhtinë ndaj çështjes kombëtare dhe këtu nuk fali askë. Urrej rrenën, dyfëtyrësinë, lajkatarët e pakurrizorët.

Pyetje: Çka ka bërë Shqipëria për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët si krejt dynjaja?

Përgjigje: Mendoj se më e drejtë do të ishte të më pyesni se çka bëmë ne shqiptarët që ta bëjmë Shqipërinë, të cilën nuk e kemi ende. Për mendimin tim vEtëm Rilindasit e kanë dhënë maksimumin, duke e bërë të pamundurën të mundur, dke pas parasysh rrethanat në të cilat jetuan e vepruan ata. Të ggjitha gjeneratat tjera derim më sot, i bënë hile të mëdha Nënëlokës Shqipëri. Mbi të gjitha ishte tradhtia nga vetë shqiptarët. Jo pa qëllim Faik Konica, njëri nga viganët e kombit e tha: “O zot ruaje Shqipërinë nga shqiptarët”!  Tradhti dhe vetëm tradhti!!

Ne shqiptarët edhe sot e kësaj dite nuk e kemi guximin intelektualë dhe as vullnetin që në mënyrë analitike t’i analizojmë dështimet në tri periudha tepër të rëndësishme kohore, të cilat dështuan apo më drejt i realizuam pjesërisht rezultatet dhe frytet e luftërave pothuaj të fituara: 1912-1945 dhe 1999!? Tjetër gjë është pse nuk na e ka ënda ta pranojmë burrnisht se faktori kryesor humbës ishte tradhtia mu në momentet vendimtare të përmbylljes apo të kuroëzimit të fitores për bërjen e Shqipërisë, kuptohet nga krerët e vendit!

Ne shqiptarët asesi të lirohemi nga ndjenja e robit. Shpresoj se megjithatë dobësitë tona të shumta rruga drejt bërjes së shqipërisë po rrejdh si lumi, natyrshëm rrjedhës së vet.

Shekulli 21 do të përmbyll bërjen e Shqipërisë dhe Shqipëria do të jetë zonjë e Ballkanit dhe e Evropës. Përfundimisht do të shuhen qendrat armiqësore ndaaj Shqipërisë dhe shqiptarëve: Stamboll-Athinë-Beograd nga të cilat na erdhën, madje edhe po na vijnë edhe sot shumë fatkeqësi me pasoja të rënda.

Pyetje: Sikur që po e shihni edhe vetë, punët nuk po na shkojnë mirë, çka mendoni ju: kush po na tollovit, vendorët apo ndërkombëtarët?

Përgjigje: Asnjëherë në historinë tonë shekullore, së paku nga Iliria, shqiptarët nuk kanë qenë më të fortë në të gjitha drejtimet, e në veçanti me më shumë miq ndërkombëtarë, shtetet më të fuqishme botërore me në krye SH.B.A. Askush nuk na ka faj se me votën tonë i bekuam për në krye të vendit: servilët, karrieristët, batakçinjtë, të paaftit, puthadorët, hajdutët; të cilët çësjtjen kombëtare e kanë hedhur mbas shpine, duke iu vërsulur Shqipërisë e Kosovës me pjesët tjera shqiptare të Maqeodonisë e të Luginës së Preshevës se kush po kafshon më shumë pasurinë kombëtare, pra në garë njëri me tjetrin se kush po pasurohet më shpejt e më shumë, kreejt kjo në kurriz të popullit të mjerë e të padijshëm. Po kjo do të ju mbetet në fyt dhe t’iu zë frymën, por jo edhe shpejt sa do të dëshironim ne!

M’u kujtuan vargjet e poetit tonë të madh, Ali Asllani, i cili në kohën e tij i gjykonte hajdutët të cilët e kishin uzurpuar pushtetin, e që janë altuale sot, sikur ta shkruante aktualisht dhe apostafat, citojmë:

 

“Ju dinakë, ju shushunjëza,

ju gjahtarë në errësira!...

Të pabrekë ju gjeti dreka,

milionerë ju gjeti darka...”

 

Ia lumsha dorën Ali Allanit!

Mendoj se Shqipëria pas ndërrimit të sistemit, si dhe Kosova pas luftës titanike të UÇK-së, kishin akoma nevojë për drejtues idelistë, atdhetarë të vërtetë, të cilët do t’i jepninShqipërisë gjegjësisht Kosovës do t’i jepnin gjithëçka nga vetja pa i kërkuar që nga Shqipëria përkatësisht Kosova të mos marrin asgjë për vete, duke ndjekur shembullin e Rilindësve, këtij brezi të artë e mendjendritur dhe atdhetarë të vërtetë.

Sot populli nuk i beson më askujt! Qoftë udhëheqës partie apo institucioni, përjashto lëvizjen “Vetëvendosja”, e cila çdo ditë që kalon po fiton besimin te populli i pashpresë. Pra shpresat janë te Lëvizja Vetëvendosja!

Nënshkrimi apo kapitullimi në Rambuje, Marrëveshja e Kumanovës dhe pranimi apo imponimi i Kushtetutës së Ahtisarit, për shqiptarët do të ketë pasoja për gjeneratat që po vijnë dhe nuk do të na i falin. Ky është rasti më i freskët ku shqiptarët tradhtuan çështjen shqiptare të bërjes së Shqipërisë, dke shkelur mbi gjakun e mijëra dëshmorëve, invalidëve, të  të luftës së UÇK-së!! Them se i kemi befasur për të keq me vendimet tona adoloshente me rë tradhtie! Prandaj ata edhe më tutje po presin këndelljen tonë për çështje madhore. As më të voglin faj nuk e kanë ndërkombëtarët. Shkurt e shqip sot Shqipëria, por edhe Kosova, janë pa zot shtëpie! Një proverb kinez thotë: Kur mungon maçoku në shtpi, minjtë lozin valle!

Pyetje: Për historikun e UÇK-së të Marecit me rrethinë: Grashticë, Makoc, Llukar, Zllash... a është shkruar mjaft dhe kush është kompetent të shkruaj?

Përgjigje: Së pari që në fillim po jua përkujtoj lexuesve të dashur të Shqipërisë etnike se, fatkeqësia jonë është që një pjesë jo e vogël shqiptarësh nuk e njohin, apo më mirë me u shpreh, nuk e pranojnë se në Kosovë pati luftë çlirimtare dhe këtë luftë e zhvilloi Ushtria Çlirimtare e Kosovës- UÇK, duke arritur që me ndihmën e avacionit të NATO-s, çliruan Kosovën! Një ushtri e pranuar ndërkombëtarisht dhe shumë e vlerësuar nga diplomatë dhe ushtarakë të kalibrit të gjeneralit amerikan- Klarkut, , i cili edhe udhëhoqi-komandoi operacionin e NATO-s! Është trishtuese kur edhe sot e dëgjon shqiptarin mjeran e të paditur, madje edhe tepër naiv, kur deklaron: “Kosovën e çliroi NATO-ja”!! Shtrohet pyetja: Sa ushtarë të NATO-s u vranë në Kosovë!? Asnjë. Sa ushtarë kishte këmbësoria e NATO-s në Kosovë!? Asnjë. Sa ushtarë të NATO-s vriten pothuaj çdo ditë në Avganistan e më herët në Irak? Në pyetjen e gjykatësit në Hagë se kush e fitoi luftën në Kosovë, gjeneralët serbianë deklaronin: Aviacioni i NATO-s dhe këmbësoria e UÇK-së!! Pra, Ushtria Çlirimtare e Kosovës jo vetëm që e fitoi luftën, por i dha vlerë edhe artit ushtarak botëror. E nxori NATO-n nga lëvozhga ku ishte futur me dekada dhe nuk vepronte si forcë ushtarake liridashëse, që mbron popujt nga rreziku i shfarosjes apo i zhbërjes në atdheun e tyre. Po të mos ishte UÇK-ja, sot nuk do të kishte veprime të NATO-s në Irak apo në Avganistan, në mbrojte të lirisë dhe vlerave demokratike botërore.

Unë ndjehem tepër krenar që pata fatin, sëbashku me dy bijt e mi: Gazmendin 22-vjeçar dhe Besnikun, i cili vetëm sa kishte shkelur në pranverën e 17-të, që ishim pjestarë të kësaj ushtrie çlirimtare, e dalë nga gjiri i popullit, në përbërjen e së cilës kishte ushtarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata, madje vullnetarë edhe nga disa shtete të Evropës, kuptohet joshqiptarë.

Ishte 15 gushti i ’98-ës, kur në fshatin Keçanoll të Shalës së Bajgorës, për herë të parë i pashë luftëtarët e UÇK-së me uniformën dhe emblemën e UÇK-së, ishte gëzimi im më i madh në jetën time. Gëzim ky të cilin nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Thjesh e përjetoja krejt këtë si një ëndërr.

Në këtë kohë Shtabi i ZOLL-i (Zona Operative e Llapit) , ishte i vendosur në një objekt të shkollës fillore të fshatit Bajgorë. Në UÇK nuk kishte ngjyra partiake apo fetare dhe as klanore-fisnore. Aty kishte djem e vasha shqiptare që ishin të gatshëm që shkaut t’i qesin gjak mbi vetull.

Nëse e them një të vërtetë, zor se do të më besojë kush! E para, në kohën kur qëndroja në burgun hetues të Prishtinës, i arrestuar më 16 shtator ’93; me grupin e ashtuquajtur “Grupi Ushtarak”, të cilët kishin formuar Shtabet e Ministrisë së Mbrojtjes, në qeverinë e Bukoshit, gjegjësisht të Rugovës. Këtë vit ishte 30-vjetori ii mbytjes me dajak të mësuesit atdhetar, po në këtë qeli isha edhe unë, drenivaku Fazli Greiçevci, vetëm pse kërkoi liri e Flamur kombëtar. U mbyt me dajak nga xhelatët e UDB-së të Tito-Rankoviqit. Na lidhte emri, na lidhte profesioni i mësuesit, por mbi të gjitha na lidhte ideali për çlirim e bashkim kombëtar. Dëshiroja që në këtë 30-vjetor të rënies dëshmor të mësuesit popullor, të madhit Fazli Greiçevci, ta mbyllja jetën time ashtu lavdishëm si ai, por nuk më eci fati. Katilët sikur e kuptuan dëshirën time!

Hera e dytë që poashtu kisha dëshirë të vdisja ishte periudha e luftës, si ushtar i UÇK-së. Por ja që as këtu nuk e pata fatin të më kapte plumbi i shkaut!

Tani të ndalemi pak te vitet e ’90-ta. Unë në LDK u anëtarsova që në themelimin e saj, pra në fillim të vitit 1990. Më vonë kisha edhe funksione me rëndësi: Anëtar i Degës së I-rë të LDK-së në Kodrën e Trimave, Kryetar i Komisionit për Solidaritet, në nivel të Degës së I-rë, Kryetar i Komisionit për Emigracion, Kryetar i Komisionit Informativ, që mëtonte ta luante rolin e Shërbimit Informativ, ose siç e quajnë tani, Shërbimi Inteligjent. Për këtë arsye dhe rëndësisë teër të veçantë që kishte ky shërbim informativ, në maj të vitit 1992, unë dhe rreth 20 veta, më duket se mbuloheshin gati të gjitha komunat e Kosovës në këtë përfshirje, na dërguan për ushtrime njëmujore në Shqipëri, me qëllim të aftësimit tonë për përballimin e sfidave të reja që priteshin të na dilnin përpara. E gjithë kjo është një histori më vete, për të cilën gjykoj se nuk është koha ende të flitet. Por nuk mund të anashkaloj pa e cekur ndihmën e pakursyer dhe kushtet e mira të punës që na ofroi shteti shqiptar, edhepse dihet se në vitin ’92, Shqipërinë pothuaj se e kishte marrë lumi dhe gjithçka notonte në ujë. Puna dhe sjelljet e disa njerëzve tanë përgjegjës për grupet të cilat dërgoheshin në mënyrë institucionale në Shqipëri, ishte për çdo kritikë. Vetëm në Shqipëri e kuptova edhe më mirë se asgjë nuk kishte serioze për përgatitjen e krahut ushtarak, nga ana e LDK-së! Ashtu siç thoshte Bedri Pejani: “Kur shkova në Francë, e kuptova politikën që bëhej në Shqipëri dhe për shqiptarët”.

Në agjendën e LDK-së për të krijuar një forcë ushtarake për kundërënie përballë forcave serbe, ishte si puna e atij fukarasë, i cili s’kishte bukë me ngrënë e doli në Pazar e bleu-huazoi një at (kalë shale). Dhe kur e pa e shoqja, e shkreta plot mllef e pyeti:

-Po pse o njeri e bleve atin, kur nuk kemi as bukë me ngrënë e lëremë të blesh At!? Burri iu përgjigj:

-Le të thonë populli edhe akëcili ka pas At”!

Kjo nuk do të totë se sidomos në periudhën 90-95, nuk është punuar, madje gjykoj se është punuar shumë. Por nga këtu filloi tatpjeta, mbase njerëzit përgjegjës i kaploi frika pas rënies së grupeve të mëdha në burgje- viti 1993, Grupi Ushtarak dhe i ashtuquajturi Grupi i 19-të si dhe disa ish-policë nga Sindikata e Pavarur e polisicë shqiptare të Kosovës, të larguar nga puna nga kriminelët e Millosheviqit.

Poashtu edhe Lëvizja e Pajtimeve të Gjaqeve e Ngatërresave, vitet ’90-93, e cila filloi

 

Java kundër gjakmarrjes-na grishë sërish!!

me grupimin e të rinjve të Pejës, të posa dalë nga burgu dhe bashkangjitja e grupeve të intelektualëve të kalibrit të profesor Anton Çetta me shokë, bëri një punë shumë me vlerë kombëtare, dhe qëllimi ishte të pajtohen shqiptarët në mes vete për një furtunë serbosllave që pritej të arrinte në çdo çast në trevat shqiptare.

Në këtë Lëvizje pata fatin të punoja në dy Këshilla të Pajtimit. E para në komunën e Lypianit, meqë atëherë punoja në Poturovc të Lypianit, përkrah atdhetarit të shquar, burrit të odës shqiptare, zotëri, profesor- Avdi Kelmendi, kryetar i këshillit për Lypian.

Këshilli i Dytë ku unë veproja ishte në Prishtinë, në Kodrën e Trimave, ku vepronin studentë e veprimtarë, profesorë dhe intelektualë, siç ishin: Hazir Shala, prof, Jakup Krasniqi, prof, Shukrije Rexha, apsolvente e mjekësisë, Ismet Beqiri, jurist e shumë të tjerë.

Gjatë punës në këtë Lëvizje u dëshmua se sa katilë kemi qenë ne shqiptarët për njëritjetrin ai dhe sa thellë kihste depërtua UDB-ja serbosllave në këtë lojë.

Po në vitet ’90-ta kemi një aktivitet të shtuar Lëvizja Studentore, e cila ditaditës duke parë qyqanllëkun e partive politike, filloi ta merrte situatën në duart e veta.

Të gjitha këto që u thanë, patën një qëllim përgatitjen e një force ushtarake dalëzotëse e këtij populli që kishte mbetur nën kthetrat e kriminelëve serbianë, dhe kjo erdhi me formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja e cila doli nga gjiri i popullit, i dha vetes një detyrë të shenjtë: Çlirimin e tokave shqiptare nga Serbosllavia dhe bashkimin e tyre me Nënlokën Shqipëri, nga e cila edhe ishin shkëputur forcërisht. UÇK-në e udhëhoqën ose më mirë të themi e drejtuan djem të mëdhenj të kombit: Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Fehmi Lladrovci, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Tahir Sinani, Agim Ramadani, Bekim Bersiha, Basri Canolli, Ismet Asllani- Prapashtica e shumë e shumë të tjerë, drangonj të vërtetë, të cilët dom t’i lakmonte çdo popull t’i kishte në gjirin e vet, por vlera e tare e vërtetë shpresoj do të njohet vetëm nga brezat e ardhshëm!  Rënia e tyre, ose e shumicës së tyre qysh në fillim të luftës, bëri që forca ose fuqia e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës të rritet në sasi, por humbi shpirtin dhe zemrën e saj dhe mbeti e pariparueshme në këtë pikë. Kjo është edhe arsyeja pse UÇK-ja nuk arriti ta përmbush objektivin e saj dhe rruga e saj mbeti në gjysmë e parealizueshme edhe sot! Arsyeja tjetër është që krahu ushtarak nuk e pati forcën e nevojshme karshi kapitalit njerëzor, sepse nuk u arrit marrëveshja me krahun paqësor apo siç quhet krahu pacifist i Rugovës-Bukoshit, për një veprim unik duke e bashkuar kapitalin material me atë njerëzor! Tanimë dihet se një numër i konsiderueshëm ushtarësh, ndër më të mirët na u vranë në kufi të Shqipërisë për të sjellur armatim nga andej!

Në kohën kur ishin krijuar lidhjet e sigurta, që armatimi të sillej në Kosovë nga vetë Serbia. Por kjo nuk ndodhi, sepse munguan paratë!!

Si në të gjitha pjesët e tjera të trojeve shqiptare të pushtuara nga serbosllavët, edhe në pjesën e Gallapit të Prishtinës u bë një luftë madhore, madje është për t’u habitur se në kohën më të vështirë që pati UÇK-ja, fillimviti i 1999-tës, nga ofensiva armike gjithëpërfshirëse me të gjithë potencialin ushtarak që kishte, edhe mu kur atëherë kryekrimineli Millosheviq me bashkëpunëtorët e tij dhe shpirtshiturit shqiptarë ngrenin dolli se UÇK-ja u shpartallue, Brigada 153, nën drejtimin e major Adem Shehut nga Tirana, me çunat e tij, ndërroi taktikën e deriatëhershme të luftës mbrojtëse dhe kaloi në sulme të përditshme, duke i shkaktuar dëme të konsideruesme armikut në njerëz dhe teknikë luftarake. Raportimet e komandant Shehut për çdo mbrëmje, në adresë të shtabit të ZOLL-it, pra për kmandant Remin, ishin shpresëdhënëse dhe ushqim i fortë, jo vetëm për ngritjen e moralit të ushtarëve të Brigadës 153, por kjo vlente për të gjithë ushtarët e UÇK-së të Kosovës, si dhe për popullatën shqiptare të mbetur ende në Kosovë.

Betejat e fitara njërapastjetrës të asaj Brigade në formim e sipër, po të jem i qartë në konsolidim e sipër, siç ishin: Beteja e Prapashticës, Beteja e Ballabanit, Beteja e Koliqit, Beteja e Marecit-Vitisë, Beteja e Rimanishtës, Beteja e Stallovës, Beteja për nxjerrjen e të plagosurve nga rrethimi trerrathësh i armikut, Beteja e Mramorit-Sutjeskës, janë të gjitha një histori më vete. Kjo është krenaria e Gallapit dhe e gjithë Shqipërisë!

Vlerat e luftës të kësaj Brigade, nga disa qarqe të caktuara, të shtyrë nga inatet dhe hiletë, siç dimë t’i kemi ne shqiptarët, edhe sot kalojnë në heshtje, ose edhe kur përmenden ato, thuhen përciptazi!

Banorët e Gallapit ishin bashkuar si mishi me kocin  dhe njëherit kanë merita të përbashkëta me Ushtrinë Çlirimtare të kësaj pjese.

Tani vimë te pyetja e juaj: kush duhet të shkruaj për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për luftën e UÇPMB (ushtria Çlirimtare Preshevë Mednegjë Bujanovc), për UÇKM (ushtria Çlirimtare Kombëtare e Maqedonisë); e në këtë pjesë edhe për luftën e zhvilluar në Gallap: mendoj se duhet të krijohen grupe profesionale me dertyrë nha Qeveria si dhe me përkrahje financiare, kuptohet, për t’u nxjerrë një histori vërrtet reale, duke pasur para vetes gjithë materialin relevant të kohës, dëshmitë nga ata që mbet[n gjallë-invalidë, ushtarë e kmandantë, pa inate e pa hile. Me një fjalë, çdo njeri sadipak kompetent apo me ide të mirë e që në trupin e tij rrjedh gjak shqiptari: gjuhëtarë, romansierë, poetë, mësues pleq e të rinj, e kemi obligim moral e njerëzor, madje edhe kombëtar, që fëmijëve tanë t’iu flasim e t’iu tregojmë, për sa dimë, për heroizmin e paparë të dëshmorëve tanë, rezisstencën popullore gjithëkombëtare, dhe që fëmijët tanë, brezat që do të rritën t’i frymëzojmë me madhështinë e luftës sl UÇK-së.Në veçanti për luftën kandësi, kanë material të bollshëm si  askush tjetër të shkruajnë: Kom. Adem Shehu, i cili kam mbajtur ede ditar, zotëri Sejdi Veseli- zv. Kom. I Brigadës 153, i cili poashtu ka mbajtur ditar dhe posedin gjithë materialin e Shtabit të Brigadës (planizimet luftarake, urdhëresat, informacionet  e llojeve të ndryshme etj.), Fatmir Sopi-zv. Komandant e komandant i Shtabit për Mbrojtjen Civile e të tjerë.

Lavdi dëshmorëve të të gjitha brezave që ranë për çlirim e bashkim kombëtar!

Lavdi të gjithë individëve të luftës së UÇK-së!

Nderime për të gjitha ato nëna e motra që na dhanë dhe gatuan bukën, apo i thurën dhe i dhuruan qoftë ede një palë çorape apo doreza ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- UÇK-së!

 

Porosia ime për gjeneratat e tashme e të ardhshme

 

Të nxënë dijën e nevojshme për kohën de të krijohen-të formohen e të brumosën me ndjenjat më fisnike njerëzore të brezit të Rilindasve tanë! Ta duan popullin dhe të çmojnë vlerat historike të tij! Ta duan Atdheun e tyre Shqipërinë Natyrale, de të kenë gatishmërinë për t’u flijuar për të kurdoherë që ta këkon nevoja!

Më vjen mirë që Intervistën time të parë ta jap për revistën “Shqipëria etnike”, e cila sikur që e ka titullin, e ka edhe porosinë dhe përmbajtjen!

Redaksia: Në emër të Redaksisë “Shqipëria etnike” ju përshëndesim dhe ju urojmë jetë të gjatë e të qetë, duke ju falenderuar për Intervistën.

 Intervistuan: Ali Jusufi & Fatjeta Muçolli

 

 

Fazli Maloku mësues edhe luftëtar

07.05.1947

 

O tek len dielli-o e praron hana

Fazli Malok-o ma nuk-o ban nana!

 

Nxanësi i parë-o nga  Halabaku

Kishin frikë-o se ju fik-o konaku!

 

Kishin frikë-o se djali mos prishet

Mos po e ndërron shqipen-o me serbishten!

 

O por Fazliu-o e kishte zgjedh pistën

E ka sqaruar-o bre me Intervistën!

 

E ka edukue-o bre Ahmet Delija

I pari fqinji-o pastaj-o shtëpia!

 

“O si mos t’vdes për t’parin kojshi-e

Tybe n’vdeksha-o as për robë t’mi-e!

 

O e ka edukue-o bre baba Ajeti

T’mos luftojë për veti po edhe për ngjeti!

O e ka edukue-o bre nëna Sabile

Kurrkuj n’botë t’mos ia baj-o me hile!

 

Me këto tabane kombëtare-familjare

O po ngjitet malit-o bre nëpër dhijare!

 

I grish të bijtë Gazmendin e Besimin

T’rrokim armët bij ta bajmë-o betimin!

 

Do ta luftojmë pushtuesin barbarinë

O cep më cep ta çlirojmë Dardaninë!

 

O e kanë përpunue-o me nge logjikën

Po e mbajnë me forcë-o bre logjistikën!

 

Trima t’rreptë që fjalës nuk i bien hasha

Shokët në mal s’kanë municion as fasha!

 

Ndezin xhipcin tok me Bacën e Dadën

Dhe n’prita t’armikut po e çaknë bllokadën!

 

Përreth kazermës kalojnë sikur raketë

Dhe se ç’po ngjiten-o malit përpjetë!

 

Në brez bombat ndër duart naganti

Se ç’po i falenderon fort-o Komandanti!

 

O në praktikë-o fitohet përvoja

O çetë skifterash trima-o ju lumt goja!

 

O ju lumtë goja-o bre ju lumtë xhani

Që ndihmuat të shporret-o dushani!

 

U hapën shkollat galdon- Malësia

O për hajr na qoftë o bre Pavarësia!

 

__________

 

DORA E “UNESCO”S  MBI  ULQIN

Esse

 

Kushtuar nënës sime, Shemsijes, vendlindjes së saj,

 Ulqinit dhe të gjithë  ulqinakëve kalallinj.

                      Autori

 

Riza Lahi, ushtarak, poet, publicist, shkrimtar e përkthyes nga anglishtja në shpe dhe anasjelltas

 

     Oh, ende nuk ndjehet kjo dorë, ndërsa mijëra duar faktesh e specifikash historike janë zgjatur drejt saj dhe klithin.

Cilido që do ta vizitonte këtë monadë shqiptare – termi “monadë” është përdorur për herë tëparë nga filozofi holandez Leibnic, që kupton grimcat elementare që kanë natyrë shpirtërore – ani, edhe për herën e parë, edhe “en block”, do të psherëtinte; do të psherëtinte për pëllëmbën e bukur të UNESCO-s që duhet të nderet, më së fundi, edhe mbi Ulqin. Sidomos mbi kalanë ulqinake që i përngjet një “susami”; nëqoftëse piratët e dikurshëm ulqinakë grumbllonin florinjtë e tyre nëpër kthinat e saja të fshehta, vetë  historia ka ndryrë nëpër Kala, florinjtë e saj që tanimë duhet të shëndrisin nën dritën e diellit.

          Duke iu ruajtur pasioneve poetike, do të dëshëroja të shprehesha për “kurorën”e lavdisë ulqinake, që meriton respektin e të gjithëve. Dhe dashurinë e të gjithëve.

 

E cila është kjo kurorë?

 

Ulqinakët e respektojnë familjen si asnjë popull tjetër në Evropën e civilizuar; mbase në dyqind martesa mund të ndeshësh një shkurorëzim. Në Ulqin vazhdon ta ruajë ende perandorinë e saj sentenca e njohur shqiptare “nuse, ku kalle këmbët, të rënshin dhëmbët”.

Rinia ulqinake, çuditërisht, ka mundur t’i rezistojë tundimeve të folesë së artë të circeve që quhet “plazhi nudo” – nga më të bukurit e Evropës prej mbi dy dhjetëvjeçarë, që ndodhet në parajsën ekologjike të vëndit ku Buna e qetë, e gjelbër dhe e thellë bashkohet me ujërat e njelmëta; nën një harlisje të hatashme gjelbërimi, në mes të cilit  dhe përmbi të cilin, gëlojnë të panumurt e të shumëllojshëm kafshë e shpezë të egra.

Ulqinakët i respekojnë pleqtë, sidomos kur ata janë të pamundur apo duket hapur se ata i kanë ditët e numuruara, sikur të jenë idhuj të gjallë, të sapo dalë nga ikonat e murit.

Në dasmat dhe vakitë, atje zbatohen, si ende kudo nëpër Shqipërinë institucionale, normat tepër strikte të aprovuara historikisht.

Një linguist i shqipes, në Ulqin,  sigurisht që do të krenohej përpara se të mahnitej – banorët atje janë sa shumë mikpritës, po aq inatçorë; sa besnikë e po aq hakmarrës, sidomos me thyerësit e fjalës së dhënë; sa të interesuar për fatet e njëritjetrit përqark e gati për të marrë pjesë fare vullnetarisht në zgjidhjen e një konflikti krejt të rastishëm e që nuk ka pikë lidhjeje me prezencën e tyre e, po aq, por jo me këta përmasa, qejfllinj të thekur thashethemesh.

Ata e marrin udhëtarin prej krahu dhe e ftojnë në shtëpi e, po nuk patën as edhe kafe, sigurisht që do të ta qesin një gotë që ndrin si argjënd  me ujë dhe, poqese ti je ende i pafejuar dhe familjes ku të ka zënë rruga i ke bërë përshtypje të veçantë, ngjet që, pranë filxhanit tënd të kafesë, të jetë vendosur një fasligen. Apo “borzilok”, siç i thonë ndryshe.

Tanimë, o mysafir që shëndrin nga pamja fizike e sidomos nga muhabeti i mençur që po bën e nga thellësirat e ndonjë fisi të nderuar prej nga ka ardhur mbiemri yt, tani, në tabaka, për ty ka ardhur një mesazh i artë nga kryefamiliari.

Nën këtë çati, ndodhen edhe  duar vajze që ende nuk kanë unazë.

Nëqoftëse ti, me këpucët gjithë baltë ke bujtur në një shtëpi, i ftuar që më parë nga pronari i saj apo thjesht pas thirrjes tënde te dera e jashtëme “a don miq, o i zoti i shtëpisë?”, natyrisht që, në mëngjes, ke për t’i gjetur këpucët e lara dhe të thara.

          Ulqinakëve u pëlqen të mburren me rezultatet e tyre dhe të minimizijnë sadopak rezultatet e tjetrit. Atyre nuk u pëlqejnë kritikat dhe gabimet e veta i kuptojnë vetë të parët apo menjëherë pas një sinjali fare të imtë, si, ta zëmë, një e shkelur e lehtë e syrit tinëz. Ata janë gati të qerasin gjith tavolinën, edhe sikur të jenë borxh deri në fyt, por u dridhet dora bujare për të blerë një libër. Ata, të ndezur flakë prej këngës, po të kenë mundësinë, mund t’ia mbulojnë ballin një këngëtari që i ka bërë për vete, me letra të rënda eurosh, por do t’u dukej propozimi më i habitshëm në botë sponsorizimi i një libri.

Ata ruajnë nëpër sëndukë, si të ishin rrobat e Jessu Krishtit, kostumet e veta kombëtare të trashëguara prej kohësh. Për fat, ende dihet pak që, rroba tradicionale e grave të Shestanit, ngjan krejtësisht me veshjen e grave ilire dhe etruske, sikurse ngjet edhe ajo e grave mirditore.

Gramatika e ulqinakëve është dukshëm shqip, dhe gjen fare pakëz ndonjë ndërhyrje të vockëlz në leksik të “nashkes”, ndërkohë që në këtë qytet të vogël, nuk njihet të ketë pasur probleme mes shumicës shqiptare dhe pakicës malazeze (“nashkelie”), kurse qëndrimi ndaj pronës prej të gjithëve, i është nënshtruar edukatës myslimane. Atje nuk të vjedh njeri dhe ulqinakët flenë “me derën hapur”.

 

E pra, kjo popullatë tipike shqiptare, me tëra nuancat shqiptare, megjith vërshimin e pandërprerë të turizmit shtëpiak dhe ku shakatë e ndyera të meshkujve nuk shkojnë aspak më tej sesa të atyre të meshkijve provincialë të malësive veriore shqiptare, është shkëputur në mënyrë të dhunëshme e të turpshme nga masivi i vet natyral, aspak në vitin 1913, por në 1880-ën.

37 luftanije nga më modernet të fuqive dhe superfuqive evropiane të kohës, patën drejtuar atëherë  grykat e topave përballë kalasë së lashtë shqiptare, në mënyrë që Ulqini me periferi t’i dorëzohej Cërnagorës.

 

Shumë vëzhgues të huaj atëherë, këtë akt, të shoqëruar me kërcënimin ndërkombëtar ndaj Portës së Lartë që ajo ta dorëzonte këtë qendër, përndryshe do të pushtohej me një sulm të vetëm Porti i Izmirit, e patën parë si një akt të paturp dhe kompromentues. 8000 burra të armatosur ulqinakë dhe shkodranë, u prenë në besë nga mbretëria ku merrte pjesë Ulqini, duke u sulmuar përbindërisht e thyer me tradhëti prej zjarrit të “dovletit”, të cilit i përkiste. Atëherë, humanisti frëng Justin Godar (që prej vitesh, në Tiranë ndodhet një rrugë me emrin e tij ), lexojmë, të ketë shkruar:

“ Më kujtohet demostrimi grotesk i flotës ndaj Ulqinit, këtij qyteti të pamposhtshëm të Adriatikut, ku eskortat tona të anijeve të koracuara, erdhën të bënin sa për sy e faqe gjasmat e bombardimit. M’u deshën vite të tëra për ta kuptuar këtë marifet”.

 

                                            INTERMEXO

 

Problemet e mprehta nacionale gjithandej nëpër Ballkan, kanë për t’u zgjidhur duke u sheshuar në kuadrin e një “Shengeni Ballkanik”, ku liderët joanakronikë dhe të pasëmurë nga ethet erë gjak të nacionalizmave, do të dijnë të ndalojnë gjuhën e “kallashnikovëve”, e cila ka për të qënë eminente në të gjitha rastet e thyerjeve të ekuilibreve të rregulluara me aq mundim.

Do të vijë një ditë dhe njerëzimi do të qeshë me historitë tona nacionaliste; do të vijë koha që popujt, kombet, kulturat kanë për t’u integruar pazgjidhshmërisht me njëritjetrën. SiÇ kanë lindur, ato kanë për t’ fashitur, për të rënë në gjumë, por…POR… kurr ashtu sikurse kanë eksperimentuar pa sukses romakët, osmanët, bonopartistët e fashistët.

Në kuadrin e këtij studimi, pra, ne asnjë na shkon në mëndje të ngremë probleme acaruese. Ama, historia duhet ditur dhe shqyrtuar me finesë.

Ja se si ka rënë Ulqini nën këmbët e 6000 luftëtarëve të Knjazit të Malit të Zi.

Me 30 gusht 1880, me grykat e topave drejtuar nga Kalaja e lashtë, u ankorua ujarave të Adriatikut anija luftarake ruse “Sv. Ana”. Fillpas saj – “Princ Eugen” dhe “Custoza” të flotës luftarake austro – hungareze.

Me 4 shtator u rrshtuan me ta dy luftanijet britanike – “Monarch” dhe “ Temeriare”.

Qënga Tuloni, me të tëra grykat dhe vështrimet përmbi Ulqin, zune vënd në Dubrovnik luftanijet frënge “Suffrein", “Friendland” dhe “Hirondalle”.

Tok me luftanijet italiane “Roma” dhe “Palermo”, sikurse thotë një material malazez I shtypur në vitin 1989 ( “Ulqini” ), ishin 37 anije lufte të mëdha e të vogla, nga më të stofistikuarat e fundshekullit 19, me gjithsej 550 gryka topash 250 mm e me gjyle të rënda 400 deri 600 kilogramshe nën një komandë të vetme. Nën atë të admiralit britanik Sejmur.

Nën këtë demonstrim të pashpirt force ndaj një popullate që ishte nën juridiksionin e Portës së Lartë , ndodhej edhe një oficer – poet ; fracezi Pierr Lotty. Djaloshi gal shkroi një poezi duke ngrënë me dhëmbë majën e lapsit nën hijen e grykave prej Çelniku. Një perlë që të magjeps edhe sot, kushtuar një kalallesheje ulqinake.

Porta e Lartë, në vënd që, sëpaku të rrinte indiferente ndaj mbrojtësve të qytetarëve të perandorisë së saj që kishin rrokur armët e prisnin me gishtin në këmbëz  përball 6000 trupave të stërvitur egër të Nikollës së Parë  duke mbajtur njërin sy ndezur nga marinsat evropianë që mund të suleshin pas një rrahjeje demonstrative me artileri, ajo…dërgoi në Ulqin për zbarkim anijet e luftës “Stamboll” dhe “Mexhidie”.

Pra, edhe 1300 marinsa të Dovletit nisën të shtërngonin lakun që synonte fytin e ulqinakëve. Të parët. Në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të menjëherëshme.

Mbrojtësit e Ulqinit I zbrapsën me zjarr të përqëndruar e duke djegur fishekë pa mëshirë e pa kursim mbi marinsat turq që u detyruan të ndalnin revanin për jatak në Shkodër.

Pas këtij dështimi, kur porti I Izmirit kërcënohej për invadim nga fuqitë evropiane, Dovleti, përmes një “blick krieg” u  të superpërforcuar të forcave të veta, bëri të mundur rënien e mbrojtësve të përbetuar shqiptarÇe.

413 familje ulqinake u shpërngulën për në thellësirat shqiptare për të mos u kthyer më në Ulqin.

Nuk u shpërngulën sidomos fshatarët dhe kalallinjtë…

Për ta ruajtur këtë monadë deri në ditët e sotme.

   E pra…Qysh atëherë shkëputur nga shteti Amë ( veÇ periudhës së Luftës së Dytë Botërore ), shkëputur edhe nga masivi prej dy milionësh i Kosovës, Ulqini ka mbetur një monadë shqiptare, megjithse në periudhën më të mirë të komunizmit titist, jo vetëm që nuk kishte asnjë shkollim shqip, por njerëzit hanin shkopinj dhe burg edhe për një kasetë me këngë shkodrane!!!

Sigurisht që rezistenca kundër asimilimit e që përbën kurorën e lavdisë  ulqinake, do të përbënte njerën prej shkallëve të solfezhit  të UNESCO s mbi Ulqin. Gjithsesi, për spiegimin e këtij fenomeni që, edhe me ndihmën e UNESCO s  pret të kultivohet, ne do ta japim një spiegim.

Ja spiegimi…

Të gjithë e dijmë se , nga injoranca vijnë vetëm gjëra të këqia. Mirëpo, në një rast, injorancës, pikërisht asaj, vetëm asaj, i duhet ngritur një monument.

Një monument i lartë, i bukur dhe i dhimbshur.

Dhe poshtë tij të shkruhet në formën e dedikimit:

“LAVDI INJORANCËS SË GRAVE TË ULQINIT”

Duke I lënë pa arsim, gratë ulqinake, në shtëpirat e veta, kanë rritur fëmijët e tyre të shumtë. Në prehërin e tyre, fëmijët kanë marrë edukatën e parë, atë që na shoqëron besnikërisht ne të gjithëve tër jetës.

Edukatë vetëm shqiptare…

Ja edhe diÇka tjetër, modeste, aprimavista, se , përse ky  ngulmim, a, makar, vetëm kalaja e tij, duan dorën e UNESCO s.

Vërtetë që, në kalanë 2500 vjeÇare të Ulqinit  gjënden mbishkrime qënga periudha iliro – romake e më tej, por, vallë, mbishkrimet greke të po asaj periudhe, të jenë thjeshtë gjurmë nga muratorët e Elladhës  të tthërritur enkas në Ulqin nga pasanikë vëndas, siÇ pretendojnë  shkencëtarët ulqinakë, apo diÇka tjetër?

Vallë, Ç’fshihet pas gojdhënës se, qyteti që tanimë nuk banohet dhe është disa kilometro larg kalasë, ka patur aq kisha katolike, sa ditë ka viti?kjo gojdhënë ka edhe të dhëna materiale, që duhet të tërheqin kërshërinë e administratës së Vatikanit. Gojëdhëna popullore këmbëngul për qytetin e lashtë “ qi asht fundosë nën liqen” dhe për thesarin “ qi e ruejnë nën humnera rrëshajat”.

Mos vallë, gojdhëna tjetër e “Ulqinit të Vjetër” mundet të na Çojë në qytetin antik të Oleotopolisit  të fundosur 22 shekuj më parë? Në vitin 1984, është bërë një zbulim arkeologjik i një rëndësie të jashtëzakonëshme, që na jep të drejtën për pyetjen e mësipërme , zbulim, i cili, për nga intensiteti i interesit, mund të barazohet me muret e mirëfillta ilire, që ende I shikon gjithkush nëpër kala.

Askund në kalanë e Ulqinit nuk gjënden gjurmë të ortodoksisë ndërsa, megjith faktin se ajo ka një rokaforte shqiptare në duart e Venedikut si edhe, tjetri fakt, që popullata e saj ka kooperuar për ndërtimin e anijeve që sundonin tër Mesdheun me specialistë prej Apenineve, ende nuk ka tërhequr, pothuajse fare, vëmëndjen e arkeologëve italianë, të cilët, sigurisht që do të kishin kontribuar shumë  në kuadrin e protektoratit nga UNESCO ja e kësaj treve.

Është pothuajse e mahnitëshme gjëndja në këtë kështjellë të banuar vetëm nga familje myslimane    ( dhe, kjo fe, sigurisht që ka vulën  e saj në mosasimilimin e shqiptarëve) e simboleve evvreite.

Ishte fillimisht mendimi I pakundërshtuar prej kurrkujt i shkencëtarit beogradas  Erik Kosh se, shënjat në fjalë, janë vetëm të Çifutit të njohur  sabbatai Sevi  ( 1626 – 1676 ). Sevi, në moshën dyzetvecare u detyrua të konvertohej në islam pas kërcënimit me humbjen e jetës drejtpërdrejt nga Sulltani; ai  nuk pranoi të testohej duke ndenjur nishan shigjete, për të vërtetuar publikisht  në pallat , në kishte me të vërtetë imunitetin e një shënjti, siÇ sapo kish pretenduar , apo ishte një mashtrues.

Janë shumë pandehma se varri I Çifutit që rezistoi në fenë e tij në mënyrë heroike dhe dinake, sigurisht edhe I mbrojtur nga  komshinjtë e tij ulqinakë, ndodhet në një familje ulqinakësh. Në formën e një tyrbeje. Sigurisht, qëkur është varrosur  me dhëmbje, në moshën pesëdhjetë vjeÇare.

Familja Mani, apo “Maniqi”, me emër në gjithë Ulqinin dhe prej brezash,, për mjaft shkaqe, edhe kur ka qënë kulmmi I terrorizmit kulturor të ushtruar mbi popullatën shqiptare , në periudhën e Titos, edhe sot, në mënyrë kategorike, nuk lejon njeri që të vërë kazmën mbi tyrben që e ka vënë në oborr.

Kush guxon të vërë kazmën te “varri I Çifutit” , siÇ i thonë tanimë tyrbes në fjalë mjaft ulqinakë, duhet të llogarisë kokën prej Maniqëve paqedashës.

Është interesante se, deri më sot , ende, asnjë ekip shkencëtarësh izraelitë nuk është parë në Ulqin, megjithse figura e Sevit ka veÇanësi të thukta; ca më përtej popullit dhe historisë së dhimbëshme të Çifutëve.

Në kuadrin e UNESCO s, njerëzimi, në mënyrë shumë më shkencore, do të merrte informacion rreth dhjetë viteve të fundit të jetës së njeriut të famshëm që pretendonte se ishte profet.

     Të ketë qënë burgosur Cervantesi në këtë kala, ku është aplikuar skllavëria deri në shekullin e tetëmbëdhjetë dhe ku dhomat e skllevërve të qarkuara me hekura të përmasave me të cilat mbërthehen luanët , të shtien frikshëm në jetën e përditëshme të stërgjyshërve tanë kalallinj?

Disa studiues ulqinakë e lidhin këtë pandehmë  me aleancat e ngushta që kishin piratët dhe luftëtarët e Ulqinit me homologët e tyre algjerianë dhe me ngjashmërinë e emrit të “D’ylqinjës se Tabozës” me emrin “Ulqin”.

Është një hipotezë tjetër, sikur Cervantesi, kur është liruar nga robëria , ka marrë me vete edhe një vajzë ulqinake  të rënë në dashuri me kansonetat e tija andaluziane gjë e cila, me siguri që është vetëm një pandehmë e fyrmëzuar nga rezistuesit e lavdishëm ulqinakë dhe asgjë më tepër. Jo për gjë, po asaj I duhet të përballet me pyetje shkatërruese.

E si mund t’ia jepte bijën e tij  një ish të burgosuri me dorën e vet  cilido nga ulqinakët e fisëm të kalasë? Tjetër. Poqese vjaza kish rënë në dashuri keq me robin e sapoliruar dhe në këtë siujdhesë ajo kish vendosur të braktiste fshehurazi atdheun përmes një aventure spektakolare, ishte e pamundur të mos diktohej. Në cilëndo pikë të ujrave të Mesdheut të ndodhej paskëtaj ajo me artistin e fjalës e të këngës spanjolle, ishte e pamundur t’I shpëtonte ndëshkimit të detarëve të furishëm ulqinakë, bijë apo motër e të cilëva ajo ishte me siguri.

Gjithsesi, në internetin s Spanjës, nuk thuhet asgjë rreth asaj lloj lidhjeje që autori I madh spanjoll të ketë gjithsesi me rracën e shqiptarëve, duke mos u përmendur për habi, as edhe emri I atij që e ka kapur rob. Arnaut Memi , sëpaku nga origjina nuk kishte se si të ishte algjerian. PërveÇ emrit që ulërin – “Arnaut” - , edhe mbiemri “Memi” është edhe sot, shumë I përhapur në disa qytete shqiptare.

Duam t’u rendisim argumentave dhe pandehmave të ulqinakëve edhe diÇka modeste nga ana jonë.

Dihet që, luftëtarët e detit nga Ulqini kanë shkuar edhe si macja me miun me homologët e tyre spanjollë. Vetë figura aq e njohur mitologjike shqiptare e “katallanit me një sy”, sigurisht që ka të bëjë me një simbol të frikshëm nga piratët – përbindësh të Katalonjës spanjolle.

Ç’kategori piratësh të ketë përfaqësuar “një baloz i zi i dalë prej detit”, I cili u asgjësua nga një shqiptar katolik nga emri dhe mysliman nga babai dhe llagapi familiar? Nga heroi I legjendave shqiptare Gjergj Elez Alia?

Një fakt tjetër , që duhet situr me shumë kujdes , është një tjetër balladë- burimore në Ulqin , por që këndohet edhe në Durrës, ku vërshuen aq shumë familje ulqinake pas vitit të nëmur 1880.

Legjenda në fjalë , e përmasave të visarta për të ndjerë dorën e UNESCO s, është ajo e Ago Ymerit.

Rreshti i katërt i  kësaj ballade ka buÇimën e një prokurori të pamëshirtë:

 

                                        Ago Ymeri na u martue

                                        Sall tri netë sa ndejt me grue

                                        I ra llota për me shkue

                                        N’TZEZËN SPANJË PËR ME LUFTUE

Kemi të bëjmë, pra, me një fushatë lufte kundër Spanjës  pas përfundimit të procesit të islamizimit të Shqipërisë; Ulqinit në rastin konkret.

Për cilën luftë bëhet fjalë?

Cili është zëri I shkencëtarëve spanjollë për këtë? Cili është spiegimi që, në këtë legjendë tronditëse, besnikëria shqiptare ka ngritur në një lartësi të njejtë me veten dhe dinjitetin e saj, atë të një vajze spanjolle? Madje pikrisht të monarkut spanjoll? Po të cilit, vallë? Nga cila dinasti?

UNESCO hesht.

Dhe shkenca spanjolle po ashtu, përpara kësaj kalaje që vjen e veshur me vello nusërie nëpër ditët e sotme.

                                                   

                                 KIVI NGA ULQINI

 

                                             Kushtuar nenes ulqinake Xhemile Sulejmani, tezes sime

 

Me gzatarin e njohur Izet Duraku,atehere ne Radio Tirana, ne sektorin e shqiptareve jashte atdheut,  u ndodhem ne Ulqin. Ishte vape e madhe zhegu; ora  kater pasdreke.

“ Mos eshte ne gjume tezja jote?”

“Me siguri, por ne do te nisemi pas pak”

Izeti mori djalin e vogel me vete dhe trokitem ne porten e bijes se Hoxhe Bushatit te famshem, megjthse vdekur prej vitesh.

Mbi ne varej nje pjergull, qe kishte vetem gjethe. “Jane kivi”, e sqarova Izetin, i cili nuk e kishte pare asnjehere ate frut te vecante te vendeve te nxehta

Me se fundi teze Xhemilja e hapi deren. Me siguri qe kish qene ne gjume, por cdo qelize e fytyres i ndriti nga perzemersia dhe dashuria, sapo me pa ne prak.

Izetin dhe sidomos birin e tij, sic eshte zakoni, nisi ta sajdiste  me tera mundesite. Cuni i vogel i Izetit u miqesua menjehee me tezen time.

Ishte thuajse e pamundur te largoheshim nga nena ulqinake qe kembengulte qe ate nate te flinim te ajo.

Izeti e pyeti per kivit dhe, ne ndarje, Xhemile Sulejmani i tha: “Zotni Izet! Kur te bahen kivit, tash ta nisi hisen tande me Rizane”.

     Pas disa muajsh une u ndodha serish ne Ulqin. Serish te tezja e cila njoftoi menjehere femiejt e saj, Salen, Epin, Dikon, Minen, Pupen dhe Myrveten. se kisha ardhur .Sigurisht ndenja pak, sa rri une kur shkoj kund, si era.

Ndersa po pija kafene, tezja ime u kujtua per dicka dhe sec I tha Sales .

Kur u bera te dilja – nje traste e madhe perplot me kivi. Kivi te bere, te mrekullueshem, te sapo vjelur.

“ Ta marrte tezja te keqen, njaty ke edhe hisen e Izetit. Selam bani prej mejet e prej Ulqinit”

Sapo arrita ne Tirane, celular Izetit, i cili ishte ne redaksi, per shans, dhe emisioni i niste pas pak.

Se cili ishte sihariqi pee te nuk ia tregova. Po i mbaja kivit te fshehura pas.

Kur i pa Izeti, dhe kur i tregova se kush ia kish derguar, i emoconuar, ai mori hisen e tij dhe si era u sul ne sallen e transmetimit.

Dhe e nisi emisionin keshtu, si prezantoi veten para degjueseve te Radio Tiranes:

“Perpara se te nis programine  pergatitur me pare, me lejoni t’u tregoj nje sihariq te vecante. Nje nene ulqinake me ka sjelle qenga Ulqini i saj, nje traste me dhuraten me te bukur qe mund te kisha marre kete mengjes. Nje traste me kivi nga te shtepise se saj. Nena quhet Xhemile Sulejmani. Pershendetje te vecanta te gjith ulqinakeve kudo ku jane neper ter boten. Jam Izet Duraku”.

      Po nena uqinake na la; na la nw njw fundmaji , 2009.

Dhe bijte e saj, sasine me te madhe te parave te ndara per dreken  mortore te bijes se Hoxhe Bushatit,  ia dhuruan nje lypesi...

    

                RIZA LAHI

 

Ja edhe nje poezi; jo për nënën time por për shumë gjyshe të mjera

 

AH... SI U HAKMOR MJERIMI!...

 

Mjerimi u hakmorr më shumë

ndaj kësaj gjysheje  me sy të ëmbël si zogj të ulur

 në rrjetën e peshkatarëve të fytyrës së saj

 

 

Mjerimi nuk kish patur shpirt për këtë plakë të dashur

ishte treguar më mizor nga sa e priste ajo

më i pafytyrë

më i pacipë

më i keq

më i lig

ndaj kësaj gjysheje që ka një bohçe të madhe

nga xhepat e së cilës

gjithmonë del diçka e  vogël

për fëmijët e mëhallës

 

Ajo...

 

Ajo po u lutet

Ajo po u lutet kolopuçëve

Ajo po u lutet kolopuçëve të mëhallës

të luajnë

të luajnë me këtë fëmijë

me këtë fëmijë të shëndetshëm,

të bukur,

 të veshur bukur,

 me lodra të bukura,

 të heshtur,

të bukur

 tëbukurtëbukurtëbukurtëbukur

 

Është nipi i saj

Ka ardhur për herën e parë

Për herën e parë që nga andej

“andej”

Dhe

 nuk din

 as edhe një fjalë nga gjuha

e  gjyshes..

 

Unë shtërngoj dorën e  nipit tim

është syblu,   kokderr,  gjithë tula

po e ngacmove si shumë të shanë “të qifsha robt”

gratë e lagjes duan ta puthin secila, ndërsa e marr nga kopështi

po ai  tulic,

nuk ia jep faqen asnjërës

me përjashtim të ndonjërës që i falë një lodër apo ëmbëlsirë

ia jep faqen  shpejteshpejt dhe

e fshin prap

 me doçkë.

 

Ja, me këtë  tulipan të bardhë

që kam shtërnguar unë

ndërsa plaka u lutet fëmijëve

me sytë e përgjëruar….

 

    30 – 31 korrik 2010

 _______

 

 Mulla Hamit Sllovija i kalitur në NDSH-e

20 korrik 1919-18 maj 2000

 

Nga Prof. Dr.  Muhamet Pirraku

 

Më 18 maj 2000 kaloi në amshim, në moshën 81 vjeçare, veprimtari i orëve të para të Organizatës Nacionaldemokretike Shqiptare - NDSH, patrioti Mulla Hamit Sllovija. Ishte biri i Mulla Hajdinit, përkatësisht nip i Mulla Sefës, imamë të shquar të xhamisë së Manastirit(ish-Sllovija) të Lypianit. Mësimet fillestare i mbaroi në shkollën e Dobratinit, në gjuhën serbe, në vitet 1928-1932. Në të njëjtën kohë mësoi për fe në mejtepin e xhamisë së Manastirit, të mualimi(mësuesi) Ismail Efendija i Prishtinës. Mësimet e mesme, për hoxhë, i regjistroi më 1938, në Medresën “Pirinaz” të Prishtinës, të myderrisi patriot e famëlartë për çështjen shqiptare, Ahmet Efendi Mardoçi. Më 1940 e morën në ushtrinë jugosllave, deri pas shpartallimit të Jugosllavisë versajiste.

Nga vjeshta e vitit 1941 Mulla Hamiti i vazhdoi mësimet prapë në Medresenë “Pirinaz”, ku mësoi deri nga mesi i Nëntorit të vitit 1944. Këso kohe për tri vjet rresht, e ndoqi shkollën shqipe të natës, ku mësoi shkrim-leximin shqip, histori dhe mësime nga letërsia e gjuha shqipe. Në këtë fazë të rritës dhe të shkollimit të mesëm, Mulla Hamiti u rreshtua në aktivitetin politik  e luftarak kombëtar.

Realisht, derisa myderrizin e Tij, Mulla Ahmet Efendi Mardoçin e famshëm, e gjemë anëtar aktiv të Ballit Kombëtar dhe të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, nxënësin e tij, Hamit Mulla Hajdinin, e gjejmë anëtar aktiv të Organizatës së Rinisë së Ballit Kombëtar,  të rreshtuar me armë në duar në radhët e djalërisë luftarake të Komitetit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit për Prefekturën e Prishtinës, të cilët i komandonte agronomi Adem Selimi – Gllavica. Saktësisht, si nxënës i Medresesë, gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit 1944, gjithsej mbi dy muaj, Mulla Hamiti, ishte në radhët e Batalionin  “Nazim Gafurri” dhe mori pjesë në luftërat e përgjakshme të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës në vise të Llapit e të Gallapit, pikërisht në frontin  nga Përpallaci deri në Kikë, kundër njësive barbare kominterniste serbe e bullgare.

Pas ripushtimit jugosllav të Kosovës, në nëntor 1944, Mulla Hamiti për disa muaj qëndroi në një gjysmë ilegaliteti, në  vendlindje dhe ndër miq. Në Natën e 1/2 dhjetorit 1944, rastisi të takohej me Mulla Idris Gjilanin në Llabjan, pikërisht në Odën e Odën e Mehmet Halitit. Ishte kjo nata kur “Shtabi Suprem Suprem” i Rezistencës Shqiptare  i Adem Gllavicës po marshonte në drejtim të Ferizajt, për t’i dëshmuar “Bllokut Antifashist Anglo-amerikan” se Jugosllavia Kominterniste Kosovën po e okupon të larë me gjakun e shqiptarëve etnikë.

Mulla Hamiti kurrë nuk e harroi një porosi amanet nga Mulla Idrisi: ”Është Urdhër i Zotit që Njeriu të bëhet kurban i Vatanit...!” Ndonëse i ndrojtur, që në takimin e parë, më 15 shtaror 1979, ma ka shqiptuar këtë “Amanet të Mulla Idrisit”. I forcuar edhe nga  porosia e Tij, gjatë verës së vitit 1945 Hamit Bytyçi pati disa kontakte, kryesisht informative reciproke me komandantin e Shtabit Suprem të Ushtrisë Popullore të Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare”,  intelektualin e përcaktuar për piedestalin e Altarit të martirëve të kombit shqiptar, idealistin Adem Gllavica.

Hamit Mulla Hajdin Bytyçi, ndonëse ende nuk ishte i diplomuar në shkollë të mesme, për kohën, konsiderohej si “intelektual shqiptar”. Realisht, këso kohe, që sapo ishin tërhequr nga Kosova mësuesit që vinin nga Shqipëria Londineze, u ndie nevoja e madhe për mësues të shkollës fillore. Meqë Mulla Hamiti i plotësonte “kushtet për mësues” më mirë se shumëkush, u përpoq të punësohej mësues i shkollës shqipe. Mirëpo, për shkak të së kaluarës së tij në radhët e “Balilave” dhe të “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës”, nuk shikohej me sy të mirë nga “pushtetarët komunistë vendorë të Lypjanit”, ndaj kërkesa për “Mësues” do t’i refuzohet.

Mulla Hamiti, megjithatë, nuk do të dorëzohet. Amanetin e Mulla Idrisit nuk e largonte nga qenia e tij shpirtërore, ndaj sapo u bind se nuk do t’i lejohej të nisej në “rrugën e mësuesit”, shkoi në Prizren për t’i përfunduar mësimet për hoxhë në “Medresenë e Bajraklisë”, tek myderrizi i famshëm për dije e patriotizëm, Hasan Efendi Nahi, i njohur me nofkën “Xhehenemi”.

Këtu, përfundimisht Mulla Hamiti shkeli trasenë jetësore mbi bazë të “Amanetit të Mulla Idrisit”. Realisht,  deri nga vera e vitit 1945 organizata e Nacional Demokratike Shqiptare në Prizren, si dhe në mbarë Kosovën, e përfshiu një numër të konsiderueshëm të hoxhallarëve dhe të medresantëve. Madje falë lidhjeve të hershme me juristin Ibrahim Lutfiu, patriot ekzemplar, tashti në ilegalitet në vise të Therandës e të Prizrenit, Organizata NDSH-re, i lidhi rreth vetës pjesën më e madhe e të anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit e gjetkë në Dukagjinin Jug-Perëndimor. Në këtë aktivitet do të përfshihet fuqimisht edhe Hamiti, i cili tashti gjendej para diplomimit.

Patrioti Hamit Bytyçi do të rreshtohet në “Grupin Nr. 1 LP” (Lidhja e Prizrenit-M.P.) me seli pikërisht në lokalet ku ishte mbajtur Kuvendi Themelues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 10 qershor 1878,  dhe ku “Këshilli Qëndruer i Lidhjes së Dytë të Prizrenit” i shpalli, para delegatëve dhe popullit, më 21 shtator 1943, Vendimet historike për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës.

Në vijim, veprimtaria politike e Mulla Hamitit si veprimtar i NDSH-së do të rritet dhe kalitet gjatë pjesës së parë të vitit 1946, në vise të Vendlindjes pikërisht në gjirin e Organizatës së NDSH-së në vise të Lypianit, të Prishtinës dhe të Ferizajt dhe do të dekonspirohej vetë pas rreth tri vjet të aktivitetit.

Vërtet, aktiviteti politik i organizuar për jetësimin e programit politik të “Lëvizjes për Lirinë e Tokave Shqiptare” i Mulla Hamitit do të ndërpritet më 28 mars 1949, kur do të arrestohet. Më 30 prill 1949  Mulla Hamiti arriti ta thyente burgun e Lypianit dhe t’u qepej maleve me pushkë në dorë. Mirëpo, meqë tashti rezistenca e armatosur antijugosllave në Kosovë ishte nga fundi i ekzistencës, e në anën tjetër pushteti partizan e shantazhoi, duke ia burgosur familjarët, ndaj pas 40 ditësh në arrati, u detyrua të dorëzohet.

Tashti, të prangosur, do ta  sjellin në Burgun famëkeq të  e Prishtinës, ku do të takohet me personalitete të rëndësishme të kombit shqiptar, të cilët, në Mulla Hamitin e pathyeshëm, do të mbjellin nga një pjesë të qenies së tyre patriotike.

Pas hetimeve të rënda, nën regjim të torturave mizore, Mulla Hamit Sllovisë Gjyqi do t’ia shqiptojë shtatë vjet burg të rëndë për dy vepra penale antijugosllave, - “Anëtar i Ballit Kombëtar” dhe anëtar i “Organizatës së Nacional Demokratike Shqiptare”. Ky dënim Mulla Hmitin nuk do ta thyej, as do ta step.

E dërguan në Burgun e Nishit, ku qëndroi 6 vjet dhe në Borski Rudnik e Aleksinc edhe një vit, u tregua hoxhe shqiptar dinjitoz. Në burgun e Nishit përjetoi dhunën barbare të e UDB-ës për revidimin e qëndrimeve si masë lehtësuese, korrektuese, dhe për zbutjen eventuale edhe të dënimit. Mirëpo, Mulla Hamiti ishte dhe mbeti në Lagjen ku “banonin” pak Burra  të cilët kurrë nuk pranuan për t'i "reviduar qëndrimet politike". Në këtë Odë Burrash shqiptare rrinin: Rrahim Sadiku, i Viseve të Dardanës, jataku i Mulla Idris Gjilanit, Hafëz Jakup Muçozi i Prizrenit, Fetah Bogiqi i Drenicës, Mulla Zekë Berdyna i viseve të Pejës, Mulla Hamit Sllovija, Mulla Aruçi i Prizrenit, Mulla Nurë Gjinoci i viseve të Therandës.

Mirëpo për Historinë tonë kombëtare të lavdishme, midis këtyre që i përmendëm, në Mulla Hamit Sllovinë kemi Rexhep Efendi Vokën e dytë, i cili, më 1898, në burgun osman, e qëndisi Flamurin Kombëtar, kurse Mulla Hmit Bytyçi, më 1953, në Borski Rudnik, e qendisi Flamurin Kombëtar dhe më 28 Nëntor, para dhjetë burrave, shokë burgu, bese e lufte, e shpalosi triumfalisht, pa i bërë syri vër. Tradita e festimit të 28 Nëntorit 1953 në Borski Rudnik do të bartet e do të bëhet traditë festimi e manifestimi kombëtar në të gjitha kazamatet jugosllave gjatë robërisë jugosllave-serbe-titoiste mbi tokat e Shqipërisë Etnike jashtë Shqipërisë Londineze,  dhunë kjo ndërkombëtare.

Pas burgut Mulla Hamitit nuk do t’i jepet leja për punë me rëndësi kulturore e arsimore krejt deri pas Plenumin IV të KQ të LKJ-së, të 1 korrikut 1966. Nga kjo kohë to të punoj edhe si nëpunës në Kryesinë e Bashkësisë islame në Prishtinë, por për një kohë të gjatë i mbikëqyrur dhe i survejuar. Nga fillimi viteve të ‘90-ta, kur filloi shthurja e Jugosllavisë avnojiste, Mulla Hamiti e thelloi aktivitetin në integrimin e rrjedhave politike për çlirimin kombëtar.

Mori pjesë aktive në Lëvizjen e Pajtimit Kombëtar përmes faljes së hasmërive (të 2 shkurtit 1990 – 17 majit 1992) dhe, sapo u formua Partia Nacionaldemokratike Shqiptare, iu bashkua asaj si veteran i “Lëvizjes Demokratike Shqiptare”.

Mulla Hamit Bytyçi, këtu e tutje, dhe me mundësitë që pati, e afirmoi Luftën Çlirimtare të shqiptarëve nën robërinë Jugosllave  dhe të gjitha shpresat për çlirim i mbështeti me dinjitet në heroizmin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vdekja, si sot dhjetë vjet më parë, Mulla Hamitin liridashës e lirifarkëtues e gjeti në fille të ripërtëritjes së tij shpirtërore: “E prita Lirinë, e gëzova Flamurin, dhe, edhe Bashkimine kombit do ta gëzojmë…!" – ma tha në “t’Pamën“ e së motrës, më 8 janar 2000.

Të përmbyllim: Mulla Hamit Sllovija- Bytyçi, sa arrita ta njoh personalisht, sikur ishte lindur për luftëtar për çështjen e madhe shqiptare- Lirinë! E jetoi jetën burrërisht në përpjekje me plotë sakrifica e luftë për Liri. E njoha të ndrojtur, si shqiptar dinjitoz dhe si hoxhë urtak, u miqësuam me besim reciprok përjetësisht. E përcolla duke u plakur fizikisht me plotë shpresa fisnike për të ardhmen e dinjitetshme të kombit tonë të dhunuar nga të  huajt e ndihmuar nga plëngprishësit e gjakut iliro-shqiptar!

Dheu i Tokës shqiptare të qoftë i lehtë, o Mulla Hamit, Mësues edhe imi, Ti Burrë i Dheut!

Prishtinë, 18 maj 2010 

 ________

 

NË GJURMËT E NJË KËRCËNIMI TË DIKURSHËM

RIMEKEMBJA 14/ 06/ 2005 [ ii ]

Nga Prof. Eshref  Ymeri

 

Para pak ditësh hapa postën time elektronike dhe atje lexova një material të zotit Kadri Osmani (Mani) me një titull kërcënues për mua. Materiali titullohej: “Vërejtje e

dokumentuar për vepër penale” dhe mbante datën 18 prill 2005. Në atë material, ndër të tjera, thuhej:

“Të ndërkryerit e Rimëkëmbjes, Ndërkëmbjes, Ndërkryerjes, Nëpërkëmbjes, Nëpërdhëmbjes, Nëpërgojës u marrosën fare…

Prof.dr. Eshref Ymeri, me artikullin “Rekuiem për një gazetë”, botuar në gazetën “Rimëkëmbja” më 4 prill 2005, pa një grimë kahjesh politike, bën balancimin e demokratëve me socialistët, as pa i shkuar mendja se në momente të caktuara diçka lihet në embargo, apo jo? Kur ti vetë nuk del në zgjedhje dhe, kuptohet, se as nuk fiton, me kë je atëherë, kur nuk je me askënd, përpos me mendjen tënde të korruptuar e të dhunuar? Pastaj, kur Eshref Ymeri e quan Baletën “shumë të drejtë”, a e di se po gënjen apo

qëllimisht po gënjen?!

Lëre pastaj (kur përdor shprehjet – E.Y.): “fletushkë e kulluar, shovinizmi grekomadh, shovinizmi serbomadh” –  është rehabilitim i shumicës absolute të serbëve e të grekëve kriminelë. Ato janë shprehje enveriste se kinse vetëm një grusht serbësh janë antipopullorë, kurse populli është vëlla!!!

Unë ua kam mëri edhe Berishës, edhe Arbnorit, sepse e kanë humbur shtetin, në mënyrën më budallaqe, ama unë nuk i kritikoj sot, por e lë për nesër. Pra, dr.Ymeri, mos bëj vepra penale sot, se shkon në burg nesër.

            Shëndet”.

 

E pra, të nderuar lexues të gazetës shumë të respektuar “Rimëkëmbja”, ky ishte materiali i zotit Kadri Mani, i cili, këtu e dy muaj të shkuara, më paska kërcënuar me

burgim për përmbajtjen e artikullit tim “Rekuiem për një gazetë”. Në atë artikull unë shprehesha për heshtjen skandaloze të gazetës “Rilindja Demokratike” ndaj

provokimit të Drashkoviçit gjatë vizitës së tij në Tiranë më 22 dhjetor 2004, kur deklaroi se “Kosova do të integrohet në Evropë në kuadrin e Serbisë dhe të Malit të Zi” dhe ndaj qëndrimit të shovinizmit grekomadh, që u manifestua i dhunshëm me djegien e flamurit tonë kombëtar gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit mes skuadrave “Shpresa” të të dy vendeve, për eliminatoret e kampionatit botëror të futbollit.

Për këtë kërcënim që më bën zoti Kadri Mani, shqiptar-kosovar me banim në Zvicër, botues i revistës “Shqipëria Etnike”, e quaj të arsyeshme të japë kundërpërgjigjen e mëposhtme:

Së pari, unë, zoti Kadri, artikujt e mi në gazetën “Rimëkëmbja, një gazetë kjo shumë e respektuar për mbarë  nacionalistët shqiptarë në krejt trojet tona etnike dhe në

diasporën shqiptare, asnjëherë nuk i kam nënshkruar me titullin dhe me gradën time shkencore. As edhe artikullin në fjalë, për të cilin Ju më kërcënoni. Përjashtim kam bërë

vetëm në një rast, kur më 27 shkurt 2001 kam botuar njëkohësisht edhe në Rimëkëmbja”, edhe në “Bota sot” artikullin me titull “Qatip efendëm Hamiti me haber na  dorroviti. Ashtu shkroi se nuk diti? Apo kush i pëshpëriti?” Ai artikull ishte një replikë ndaj shpifjeve shumë të ulta të zotit Hamit Fazliu në adresë të zotit Abdi Baleta, të hedhura në tregun e shtypit përmes faqeve të gazetës “Epoka e re” në fund të muajit janar 2001.

Së dyti, gazeta “Rimëkëmbja” nuk është as “ndërkëmbje”, as “ndërkryerje”, as “nëpërkëmbje”, as “nëpërdhëmbje”, as “nëpërgojë”. Gazeta “Rimëkëmbja”, zoti Kadri, është e vetmja gazetë serioze që botohet në Tiranë dhe që dallohet për dinjitetin e saj të lartë kombëtar, në mbrojtje të nacionalizmit shqiptar, të mbarë çështjes ende të pazgjidhur mbarëkombëtare shqiptare. Në qoftë se Juve Ju paska mbetur qejfi se ne faqet e saj Jeni kritikuar për disa pikëpamje Tuajat që binin ndesh me dëshirën mbarëshqiptare për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, kjo nuk do të thotë aspak që Ju të zhvisheni nga etika dhe të përdorni epitete të tilla fyese ndaj gazetës së dashur për mbarë nacionalistët shqiptarë.

Së treti, Ju, zoti Kadri, më akuzoni padrejtësisht për mungesë kahjeje politike. Sipas Jush, unë duhet të jem ose me partinë demokratike, ose me partinë socialiste. Më vjen keq, zoti Kadri, që Ju nuk e paskeni kuptuar se cilit krahu unë i  përkas. Unë i përkas vetëm krahut nacionalist shqiptar, jam përkrah zotit Baleta, në mbrojtje të nacionalizmit shqiptar, i cili është tërësisht i huaj qoftë për partinë demokratike, qoftë për partinë neokomuniste me etiketë socialiste. Sot për sot, pjesa më e madhe e shqiptarëve të Shqipërisë Londineze vazhdojnë të dalldisin pas këtyre dy partive, të cilat janë armike të

nacionalizmit shqiptar. Megjithatë, nacionalizmi shqiptar është në zgjim e sipër. Ndeshja e 4 shtatorit 2004 me përfaqësuesen greke e tregoi më së miri se rinia shqiptare pikërisht te nacionalizmi shqiptar e shikon shpëtimin e kombit shqiptar. Ata qindra mijë emigrantë shqiptarë në Greqi janë një taban jo më pak i fuqishëm i nacionalizmit shqiptar. Në qoftë se Ju, zoti Kadri, Jeni i bindur se unë duhet t’i përkasë ose partisë demokratike ose partisë socialiste, mendoj se e keni gabim. Unë Ju njoh si një antikomunist të vendosur që  për 17 vjet Jeni dergjur padrejtësisht nëpër burgjet e Jugosllavisë titiste vetëm e vetëm se ishit shqiptar. Por bindja Juaj për mua për t’i përkitur ose njërës ose tjetrës nga dy partitë kryesore në Shqipëri, Ju ka bërë që të bini në një gabim, karakteristik për një sistem komunist, për të cilin motoja “o me ne o kundër nesh” përbënte njërin nga parimet bazë për ndarjen e shoqërisë në dy kampe kundërshtare në procesin e luftës së egër të klasave. Pra, për komunistët nuk kishte rrugë të mesme. Por sot, zoti Kadri, jetojmë në kushtet e pluralizmit politik dhe unë duhet ta gëzoj të drejtën për të përqafuar bindjet nacionaliste, përkundër bindjeve të demokratikasve dhe të socialistëve që janë tërësisht antinacionaliste. Prandaj, zoti Kadri, përpiquni të çliroheni nga bindje të tilla të padrejta që nuk kanë  lidhje me të kaluarën tuaj antikomuniste. Aq më tepër që bëni një gabim të rëndë kur mendjen time e quani “të korruptuar dhe të dhunuar”, vetëm e vetëm se nuk i përkasë asnjërës palë që përmendni Ju në e-mail-in tuaj.

Së katërti, Ju thoni se “kur Eshref Ymeri e quan Baletën “shumë të drejtë”, a e di se po gënjen apo qëllimisht po gënjen?!”

Mua, zoti Kadri, njerëzit nuk më kanë njohur kurrë për gënjeshtar. Kam filluar punën si pedagog në Universitetin e Tiranës në vitin 1966 dhe aty kam dalë në pension në vitin 2003. Detyrën time si pedagog e kam konsideruar të tillë që të edukoj studentë me moral të lartë, të ndershëm, punëtorë, të thjeshtë dhe me formim nacionalist. Jam i

bindur se këtë detyrë e kam kryer me dinjitet të lartë profesional. Për këtë janë dëshmitarë qindra e qindra studentë që kam edukuar për shumë e shumë vite me radhë, si edhe dhjetra kolegë të Universitetit të Tiranës. Prandaj sot e ndiej veten të nderuar dhe ballëlartë para tyre dhe para vetes sime.

Kur unë mbroj Baletën, unë, zoti Kadri, mbroj nacionalizmin shqiptar, sepse Baleta është dhe mbetet  simbol i nacionalizmit shqiptar. Ju, me sa duket, për Baletën keni tjetër bindje. Është e drejta Juaj të mendoni ndryshe. Por unë nuk Ju kam mashtruar as edhe një herë të vetme që të më akuzoni për gënjeshtar, vetëm e vetëm se unë

e vlerësoj Baletën si një njeri shumë të drejtë, një togfjalësh ky, të cilin Ju, në e-mail-in që më dërgonit më 18 prill, e keni vënë padrejtësisht në thonjëza. Për Ju, zoti Kadri, simbol mund të jetë dikush tjetër. Shumë bukur!

Kjo është e drejta Juaj për të zgjedhur simbolin që keni më shumë për zemër dhe unë s’kam dhe nuk duhet të kem asnjë të drejtë t’Ju akuzoj për zgjedhjen e simbolit Tuaj. Në fund të fundit, kriter i së vërtetës mbetet praktika. Nëse kjo praktikë i shërben zgjidhjes së çështjes kombëtare – bashkimit të trojeve tona etnike në një shtet të unifikuar

kombëtar – atëherë  askush nuk mund t’Ju akuzojë se keni  gabuar në zgjedhjen e simbolit Tuaj. Por edhe nacionalistët shqiptarë që kanë për simbol Baletën, si mbrojtës të

nacionalizmit shqiptar, nuk kanë tjetër synim veç bashkimit të trojeve tona etnike në një shtet të unifikuar kombëtar.

Së pesti,  Ju thoni se shprehjet që unë kam përdorur në artikullin “Rekuiem për një gazetë”, si “fletushkë e kulluar”, “shovinizmi grekomadh”, “shovinizmi serbomadh”,

qenkan “shprehje enveriste se kinse një grusht serbësh janë antipopullorë, kurse populli është vëlla!!!”

Po mirë, ore zoti Kadri, po a keni ndofarë të dhënash Ju, që janë rezultat i ndonjë pytësori serioz, të organizuar me popullin serb që Ju e quakeni “popull vëlla” në qëndrimin ndaj kombit shqiptar? A është organizuar ndonjë referendum me popullin serb për të verifikuar se sa njerëz nga radhët e tij janë për ndërtimin e mërrëdhënieve korrekte me kombin shqiptar në Evropën Juglindore dhe për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur? Po të ishte se vetëm “një grusht serbësh janë antipopullorë, kurse populli është vëlla”, atëherë nuk do të kishin ndodhur gjithë ato tragjedi aq të përgjakshme në Evropën Juglindore që nga pranvera e vitit 1991 deri më 12 qershor 1999, kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë. Në një artikullin tim të gjatë me titull “Përsëri për shtetin grek, këtë armik të kombit shqiptar” (në dritën e një botimi shkencor), të botuar në “Rimëkëmbja” nga tetori 2004 deri në janar 2005, kam argumentuar me fakte, të nxjerra nga vepra shkencore e Prof.dr. Beqir Metës, në të cilën citohen personalitete të politikës dhe të diplomacisë greke, se populli grek, kombi grek është një popull dhe një komb shovinist në qëndrimin ndaj popullit dhe ndaj kombit shqiptar. E njejta gjë mund të thuhet me plot gojën edhe për popullin serb dhe për kombin serb, si popull dhe si komb shovinist, në qëndrimin ndaj popullit dhe ndaj kombit shqiptar.

Kur shovinistët serbomëdhenj masakronin popullin e thjeshtë kosovar – burra, të rinj, gra, pleq, fëmijë – dhe i groposnin nëpër varre masive në vitin 1998 dhe në muajt e parë të vitit 1999, ne as pamë dhe as dëgjuam ndonjëherë që nëpër rrugët e qyteteve të Serbisë të organizoheshin ndofarë demonstratash në përkrahje të popullit kosovar. Për më tepër, nëpër rrugët e Athinës dhe të qyteteve të tjera të Greqisë vazhdonte vala e demonstratave të popullit grek në përkrahje të shovinizmit serbomadh dhe për masakrimin e popullit shqiptar të Kosovës. Kjo valë demonstratash erdhi e u bë edhe më e fuqishme kur NATO-ja, me SHBA në krye, filloi bombardimin e Serbisë për shpëtimin e popullit shqiptar të Kosovës nga shfarosja masive. Bindja ime është se populli dhe kombi serb dhe grek janë tërësisht shovinistë në qëndrimin ndaj popullit dhe kombit shqiptar.

Bindja Juaj është e kundërt: vetëm një grusht serbësh dhe grekësh na qenkan antipopullorë, pra, antishqiptarë. Edhe kjo është një bindje komuniste, sipas së cilës vetëm klasa në pushtet është e keqja e një vendi se populli nuk është fajtor për bëmat e saj kriminale. Pra, për krimet e Hitlerit në Evropë, sipas Jush, populli gjerman nuk kishte

asnjë faj! Për krimet e klikës së Sharonit kundër popullit palestinez, populli izraelit nuk paska asnjë faj! Kështu mendoni Ju, zoti Kadri? Bindja ime është se Ju e keni gabim. Me gjithatë, është e drejta Juaj të mendoni asisoj.

Ama unë nuk kam kurrfarë të drejte të shpif kundër Jush, meqenëse Ju keni një mendim të përkundërt me timin. Aq më tepër nuk kam të drejtë të përdor epitete fyese kundër revistës Suaj “Shqipëria Etnike”, siç keni bërë Ju, duke më akuzuar për gënjeshtar dhe duke përdorur epitete fyese kundër gazetës shumë të respektuar “Rimëkëmbja”, me të cilën unë bashkëpunoj rregullisht.

Tani, zoti Kadri, ju lutem, për sa Ju sqarova më lartë, më shpjegoni se çfarë vepre penale paskam kryer unë me artikullin tim “Rekuiem për një gazetë”, për të cilin Ju më kërcënoni se mund të përfundokam në burg nesër. Të drejtën për t’Jua shtruar këtë pyetje e gëzoj edhe për faktin se dikur, në vitet ’90-të, kur banonit në Shqipëri, keni

ardhur edhe për vizitë në shtëpinë time dhe, në kafe e sipër, jemi njohur edhe familjarisht. Në qoftë se Ju kërkoni të më vini para alternativës “ose me mua ose me Baletën”, përsëri Ju këshilloj të hiqni dorë nga ky parim komunist (e përsëris: që s’ka aspak lidhje me prapavijën Tuaj antikomuniste), që kërkoni ta përdorni si parakusht në ndërtimin e marrëdhënieve mes njerëzve apo mes individëve dhe formacioneve të ndryshme politike.

 

12 qershor 2005