E shtune, 20.04.2024, 09:19 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Familja Gërvalla: Sjellja e Menduh Thaçit për dosjet është e papranueshme

E diele, 24.10.2010, 02:17 PM


Donika Gërvalla, vajza e dëshmorit të kombit, Jusuf Gërvalla
Donika Gërvalla, vajza e dëshmorit të kombit, Jusuf Gërvalla
Donika Gërvalla, vajza e veprimtarit Jusuf Gërvalla ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi për inskenim jodinjitoz me dosjet e fundit që ndërlidhin vrasjen e babait të saj dhe bashkëpunëtorëve të tij. Reagimi i saj ka pasuar disa ditë pas shpalljes së dosjeve të paverifikuara ende, në të cilat përmenden emrat e krerëve të lartë të BDI-së, të cilët ndërlidhen edhe me vrasjen e Jusuf Gërvallës.

“Inskenimi jodinjitoz i Thaçit e shkel dinjitetin e të vrarëve, të cilët fatkeqësisht nuk kanë mundësi të mbrohen vetë ndaj aksioneve të tilla të manipulimit me emrin, jetën dhe veprën e tyre. Përveç kësaj, Thaçi me sjelljet e tij pengon masivisht përpjekjet e ndërmarra nga Fondacioni Gërvalla, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar për gjetjen e autorëve të këtij atentati të tmerrshëm të organizuar sipas të gjitha gjasave dhe dëshmive nga UDB-ja. Një sjellje e tillë mund të çojë në eliminimin e dëshmive të rëndësishme rreth këtij akti ”, thuhet në reagimin me shkrim të Donika Gërvallës, transmetuar nga Fondacioni “Gërvalla”. Ndërkohë ndaj prononcimit të Donika Gërvallës, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike Shqiptare.

“Adresën që ia ka dhënë Ali Ahmeti zonjës Donika Gërvalla, në lidhje me dosjet e fundit që u paraqitën në Maqedoni, është e gabuar, duhet të drejtohet diku tjetër”, thuhet në reagimin e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

“Sjellja e Thaçit është e papranueshme dhe cenon trashëgiminë kulturore dhe politike të një heroi kombëtar të shqiptarëve. Për këtë ai e ka humbur respektin tonë. Nga Thaçi presim që jo vetëm të heqë dorë të menjëhershme nga sjelljet e tilla, por, nga që me shkrim të eliminojë çdo lloj dyshimi se me vrasjen e Jusuf Gërvallës tenton të bëjë propagandë të padenjë. Mjaft më, gjithçka ka kufi!”, thuhet më tej në reagimin e e Donika Gërvallës.

Ky Fondacion siç thuhet në reagim posedon disa mijëra faqe dokumente me informacione, të cilat po shqyrtohen prej kohësh shtruar dhe me kujdesin e nevojshëm.

Vajza e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla kërkon ndihmë dhe bashkëpunim nga të gjithë shqiptarët dhe joshqiptarët, të cilët janë të interesuar në gjetjen e autorëve të këtij krimi dhe zbardhjes së të vërtetës rreth vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Procesi i lustrimit në Maqedoni ka hyrë në udhë pa krye, ndërsa ditë më parë në selinë e PDSH-së Hisen Gërvalla, vëllai i dy heronjve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla është pritur nga lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Vizita e tij, korrespondoi me ngjarjet e fundit të cilët shokuan opinionin e gjerë lidhur me publikimin e dosjeve, por Hisen Gërvalla la të nënkuptohej se nuk është në dijeni lidhur me dosjet.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora