E merkure, 24.04.2024, 03:11 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

K.S.U.SH: Inforamcion për Studentët

E diele, 24.10.2010, 01:43 PM


INFORMACION për Studentët

 

Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH)

 

1. Nëse një student në USH-në “Luigj Gurakuqi” është në vitin e dytë (II) dhe ka një lëndë të mbartur nga viti i parë (I) i studimeve, atëherë likuidimi i kësaj lënde bëhet në varësi të semestrit (sezonit) që ka qenë kjo lëndë në vitin e parë (I). Nëse lënda e vitit të parë (I) i takon semestrit të dytë (II)  lënda mund të likuidohet në shkurt, nëse është lëndë e semestrit të parë (I), ajo do të shlyhet në sezonin e qershorit.

 

2. NXITONI! Afati i aplikimit për bursa është deri me datën 10/11/2010.

 

3. a) Regjistrimet për MASTER kanë përfunduar me datë 21 tetor. Mendojmë se të

gjithë studentët kanë qenë të informuar nga ne çdo ditë për këtë, pasi edhe fluksi i

regjistrimit të tyre ka qenë goxha i lartë.

    b) Regjistrimet për sistemin Part-Time, për vitin e parë (I) nuk ka filluar akoma, pasi ende USH-ja është në pritje për ta rihapur këtë vit. Për vitet e dyta (II) dhe të treta (III)  mësimi do të

vazhdojë normalisht që nga data 01/11/2010.

 

4. Në lidhje me bursat e studentëve të viteve të dyta (II), të treta (III) dhe të katërta (IV), dokumentacioni duhet të sillet pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (pranë Degës së Financës). Vetëm për studentët e viteve të para (I), dokumentat për bursat vijnë nga Komunat dhe Bashkitë përkatëse.

 

5. Nëse studentët e sistemit Part-Time kanë të drejtë burse apo jo, duhet të informohen më saktësisht pranë Degës së Financës, por (duke iu referuar viteve të kaluara) Ministria e Arsimit dhe Shkencës aprovon bursa vetëm për sistemin me kohë të plotë.

 

6. Heqja apo jo e moduleve është e përcaktuar në Rregulloren e çdo Universiteti. Në Rregulloren e USH-së, është mjaft e qartë që kreditet e moduleve nuk llogariten në kreditet e përgjithshme (gjithmonë nëse nuk janë marrë të gjitha modulet e një lënde).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora