Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sejdi Berisha: Atë ditë edhe gjaku më digjej nëpër damarë

| E diele, 24.10.2010, 06:57 PM |


P o e z i

 

Sejdi BERISHA:

 

ATË DITË EDHE GJAKU DIGJEJ NËPËR DAMARË

 

(Elegji për motrën time, Hajrijen, e cila në moshën dyvjeçare kishte vdekur sikur dritën duke kërkuar)

 

 

1.

E di

Atëbotë nuk isha vendlindjen time

kujtohet se ishte ditë vere

Por, atëherë

As ditën as datën as vitin

Nuk i kam njohur

Isha shumë i ri

Ama shumë i vockël

 

2.

E di se motra ime

Ishte edhe e vogël

Edhe këtë e di

Se një ditë merrte frymë thellë

Me ajrin e atdheut për tu ngopur

Për tu kënaqur me këtë etje çuditshme

 

3.

E di

Se nëna pat thënë

Sot shko dhe ruaji delet

Isha shtalb, ore

Si ti ruaja delet

4

E di

Se kur kam shkuar livadhin e gjelbëruar

Vetvetiu jam shtrirë barë

Përmbys kisha rënë

 

5.

E di

Se qullë e kam bërë barin me lot

E di edhe atë

Se delet ishin kthyer shtëpi

Kurse unë e kisha tharë barin

Me gjelbësimin e syve

 

6.

E di edhe këtë

Se jam kthyer shtëpi

Shumëçka kujtohet

 

7.

E di

Zëri  i motrës nuk u dëgjua

Nëna mbante shami bardhë

E faculetë dorë

 

8.

E di se tha

Për ta freskuar ballin i kam

Kur e pyeta për motrën

E di

 Lotët ia përcëlluan faqet e kuqe

Dhe kurrë nuk mora përgjigje

 

9.

E di

Atë ditë therte jo vetëm zemra

digjej edhe gjaku nëpër damarë

Sepse i vogël isha

Por e dija

Motrën nuk e kisha 

 

10.

Ka shkuar për tu kthyer

patën mashtruar

E unë gjithnjë prisja

 

11.

E di

Te lisi i Rrapit

Një varr i vockël ishte shtuar

 

12.

E di

Aty prehej motra ime

E di edhe atë

Se mendje kisha shënuar

Atë vend me lisa e varre

Asgjë tjetër nuk di

 

13.

Por e di

Pas kaq deceniesh

Hapat drejtuan heshtje

Tek lisat dhe varret

Tash i thinjur

Kërkoja varrin e motrës

Askund nuk e hasa pos frymës saj

lisat dhe varret tjera

Me dhembje  e fanatizëm e ruanin

Sepse aty varri i sime motër

Ishte jabanxhi

 

14.

E di

Jam i sigurt se pranë varrit saj

Një lis i madh ishte rritur

gjithnjë shikon horizont

Duke shpërndarë frymën e motrës Hajrije

 

15

E di edhe këtë

Se mjekra ime e thinjur

Tek një lis kishte puthitur barin

Lotët ishin shoqëruar

Me barin dhe me fierin njomak

 

16.

Kaq di unë

Për vdekjen e motrës sime