E premte, 29.03.2024, 05:23 AM (GMT)

Editorial

Këze (Kozeta) Zylo: Ambasadori i Shqipërise në Washington, shkëlqesia e tij z.Sallabanda zhvilloi një takim në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit

E enjte, 20.12.2007, 10:07 PM


Nga Këze (Kozeta) Zylo

Ambasadori i Shqipërise në Washington, shkëlqesia e tij z.Sallabanda zhvilloi një takim në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, ku u miratua unanimisht stadi i dytë i programit të pragut për Shqipërinë

Mbi takimin në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit [MCC] për Stadin e Dytë të Programit të Pragut për Shqipërinë.

z. Sallabanda
Më datën 13 Dhjetor 2007 Ambasadori i Shqipërisë në Washington, z.Sallabanda zhvilloi një takim në Korporatën e Sfidës së Mijëvjecarit (Millennium Challenge Corporation) me drejtoren e Menaxhimit të Korporatës, znj. Monica Vegas Kladakis, drejtoren për Programet e Pragut në Departamentin e Politikave dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të MCC, znj Maria Longi dhe përgjegjësin për  Programin e Pragut për Shqipërinë, z.Christian Vanderbrouk.
Takimi kishte për qëllim diskutimin mbi vendimin e Bordit Drejtues të MCC për miratimin e Shqipërisë në Stadin e Dytë të Programit të Pragut, për përzgjedhjen e indikatorëve me të cilët do të vlerësohet Shqipëria gjatë stadit të dytë si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional me palën shqiptare.
Znj Kladakis fillimisht shprehu konsiderata të larta për progresin e shpejtë që ka bërë Shqipëria në drejtim të objektivave të shprehur nga indikatorët e stadit të parë.
Megjithëse keni akoma për të bërë, tha ajo, në drejtim të përmirësimit të indikatorëve, si psh kontrolli i korrupsionit apo respektimi i shtetit ligjor, progresi është shumë i dukshëm dhe meriton inkurajimin dhe mbështetjen tonë. Shqipëria, tha ajo, është shembull pozitiv në mes të gjitha vendeve të tjera që zhvillojnë Programin e Pragut, MCC.  Parametrat e indikatorëve në përgjithësi reflektojnë një progres të dukshëm dhe ne urojmë që Shqipëria të vazhdojë me këtë ritëm. Për këto rezultate, siç dhe ashtu pritej, tha ajo, Bordi Drejtues i MCC-s miratoi dje unanimisht Stadin e Dytë të Programit të Pragut për Shqipërinë.
Duke e falënderuar për këto konsiderime shumë të rëndësishme dhe inkurajuese, Ambasadori kërkoi nga znj. Kladakis të jepte disa sqarime lidhur me kriteret e përzgjedhjes së indikatorëve dhe parametrave të tyre për stadin e dytë të Programit të Pragut, për kohëzgjatjen  e tij, për fondin maksimal të mundshëm që do të mbeshtes këtë stad të Programit, për rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe informimin periodik mbi ecurinë e indikatorëve.   
Per sa me siper Znj Kladakis informoi se përgjigjet për secilën nga pyetjet do dalin nga  bashkëpunimi me palën shqiptare. Ne tha ajo, për të qenë sa më të frutshëm në këtë bashkëpunim, jemi duke bërë analizëen e indikatorëve aktualë, jemi duke studjuar problematikën dhe kryerjen e secilit prej parametrave të indikatorëve, shkaqet e dështimeve, fushat që kanë patur më shumë impakt pozitiv, etj. Kjo analizëdo të qartësoj shumë në drejtim të nevojës së vazhdimësisë së indikatorëve prezent dhe përzgjedhjes së të tjerëve.  Psh. tha ajo, nga studimi i indikatoreve vihet re se indikatorët e kontrollit të korupsionit, forcimit te shtetit ligjor, politikave fiskale janë  ende të nevojshëm .
Znj Kladakis tha se analiza e studimit të indikatorëve për Shqipërinë pritet të perfundojë nga fundi i muajit Janar 08 dhe se pas përfundimit të këtij studimi, është menduar që drejtorja për Programet e Pragut MCC, Znj Maria Longi, të vijë në Shqipëri për një diskutim me ekspertët e palës shqiptare. Qëllimi i këtij takimi është që të bëhet një analizëe e gjerë mbi indikatorët e programit në vazhdim, si dhe të përcaktohet programi i Stadit të Dytë dhe gjithë detajet e tij. Kjo vizitë pritet të realizohet nga muaji Shkurt 08.
Lidhur me fondin që mund të përfitojë Shqipëria znj. Kladakis tha se ai varet shumë nga vullneti i palës shqiptare dhe tipi i programeve që do të propozohen. Në gjykimin e saj optimist dhe dashamirës, Znj. Kladakis u shpreh se në këtë stad të Programit të Pragut MCC Shqipëria mund të mbështetet me rreth 30 milion USD.
Ambasadori z.Sallabanda në diskutimin e tij vuri në dukje rëndësinë e madhe që ka Programi i MCC-s për Shqipërinë dhe aspiratën e saj për marrjen e ftesës në NATO në samitin e ardhshëm në Bukuresht. Ai vuri në dukje se vendimi unanim i Bordit Drejtues te MCC-s për të miratuar stadin e dytë të Programit të Pragut është një dëshmi e një rëndësie të vecantë për Shqipërine në prag të anëtarësimit në NATO, një besim dhe mbështetje e MCC-s për arritjen e këtij objektivi. Përfaqësuesit e MCC-s ndan të njejtin mendim për këtë konsiderim dhe uruan Shqipërinë për rezultate të tjera.
Në fund të takimit znj. Kladakis dhe ambasadori z.Sallabanda shprehën vullnetin dhe besimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional ndërmjet MCC-s dhe Shqipërisë, në interes të efektivitetit të këtij Programi të jashtëzakonshëm për nga rëndësia.

Washington, 2007 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora