E marte, 16.04.2024, 10:37 PM (GMT+1)

Editorial

Vladimir Bruçaj: Multikulturalizmi ka deshtuar, ne Europe triumfon ekstremi i djathte

E shtune, 23.10.2010, 09:59 PM


Multikulturalizmi ka deshtuar, ne Europe triumfon ekstremi i djathte

 

Nga Vladimir Bruçaj
 

Sot ne Europe, mund te numerohen me gishtat e njeres dore ato vende qe nuk kane parti te djathta e "ksenofobe" qe te kene fituar konsensus elektoral permanent.  Njezet postet e fituara ne parlamet nga Demokratiket e Suedise, perveç habise qe shkaktoi ne te gjithe opinionin publik suedez dhe europian, ndoshta do te krjoje nje prapaskene ku forcat politike tradicionale europiane te zoterohen per t'u perballur ne menyre serioze me problemin e emigracionit islamik ne kontinentin e vjeter, nje fenomen qe ka marre permasa tejet te medha gjate dy dekadave te fundit. Zbritja ne politike e disa forcave qe vendosen ne te djathte te forcave tradicionalisht te djathta dhe konservatore siç jane kristiandemokratet, perben nje te re shume te rendesishme ne sistemin e partive te djathta europiane.

 

Shkaqet qe shpjegojne suksesin e madh te ketyre forcave qe ne shume raste eshte duke u trefishuar, mes faktoreve te ndryshem politiko-institucional dhe ekonomik qe ne kontekste te ndryshme nacionale kane pasur nje peshe tejet te madhe, mund te thuhet pa frike se eshte problemi i emigracionit islamik qe ka krijuar nje terren te perkryer per keto forca, duke formuar nje te djathte te re. Emigrantet perveç se konsiderohen si subjekte rivale ne problemet e papunsise, eshte edhe pasiguria psiko-fizike, apo kultura e ketyre emigrateve qe i rend ata si diçka e huaj dhe barbare.

 

Ne qofte se nisemi nga Parisi e Stokholmi, per te kaluar per Vien e Kopenhagen, pa harruar Padanien ne veri te Italise qe eshte duke trimfuar me politiken e saje antiemigracion,  jane partite tradicionale europiane si socialdemokratet apo demokristianet, qe do t'u duhet te reflektojne shume gjate per politiken e tyre multikulturaliste qe nuk sherben aspak per te ardhmen e vete ketyre partive, por eshte duke krijuar pakenaqesi tek opinioni publik qe ndihet i tuteluar vetem nga forcate djathta ekstreme. Bile ky problem, ka nje dimension akoma edhe me te madh ku perfshin edhe vete Bashkimin Europian dhe te ardhmen e tij.

 

Frika dhe dyshimet ndaj te "ndryshmeve", zhvillojne tek popullsite vendase europiane, nevojen per te gjetur nje "strehim" te sigurt, dhe shtyn keto popullsi qe te rigjejne edhe nje here vlerat e traditat e vjetra kulturore. Kjo "ringjallje" kulturore krijon nje perplasje mes vendasve dhe te ardhurve, duke krijuar dy pole te kunderta qe ne te njeten kohe krijon dy komunitete qe prezentohen si antagoniste, sipas logjikes, miq dhe armiq. Ky proçes mund te paraqitet ne dy menyra: ne shoqerite me pluraliste dhe heterogjene mund te krijoje ndarje lokale ku solidariteti reduktohet vetem brenda individeve, ndersa ne shoqerite me homogjene do te krijoje ndarje te ndieshme kulturore dhe rritje te forte te nacionalizmit. Kjo shkon ne favor te ketyre forcave ekstreme, edhe kur kemi te bejem me te ardhmen e Europes se bashkuar, ku keto forca jane shume skeptike ne bashkimin e saje. Brukselin keto forca, e shikojne si nje komitet bankieresh te korruptuar dhe burrokrat dhe jo si nje alternative e shteteve nacionale. Nga ana tjeter keto forca, kerkojne te valorizojne kulturen e tyre lokale per te mbijetuar ne epoken e globalizimit, per t'u mbrojtur nga flukset e medha te njerzeve, mallrave e kapitaleve.

 

Tek qytetaret, mbreteron idea se shteti nuk ben sa duhet detyren e tije ne mbrojtje te interesave te tyre. Shteti shikohet si organizmi qe duhet te ekuilibroi tensionet mes emigrateve e popullsise vendase e ne te njeten kohe te ruaj integritetin territorial. Shkendiat mes Komisionit Europian dhe presidentit frances Nicolas Sarkozy - qe eshte nje lider i djathte jo ksenofob - per problemin Rom, eshte prova konkrete se si shteti konsideron rendin, stabilitetin dhe mbrojtjen e kufinjeve, nje prone te tijen kostitucionale. Ne debatet politike duhet thene se, e djathta radikale eshte duke abuzuar me steriotipin i "armikut" te jashtem. Ne shekujt e kaluar ishin potencat e huaja si kercenim per shoqerine, sot jane individet e huaj qe mund te dobesojne homogjenitetin kulturor tek kombet.

 

Europa duhet te jete e kujdesshme edhe nga sfida e ekstremit te spektrit tjeter politik, sepse partite komuniste-radikale shikojne tek ajo djepin e projektit te madh te ekonomise neo-liberale, nje kale beteje i partive marksiste. Edhe per kete, sfida qe u paraqitet ne horizont forcave liberale e progresiste jane gjithmone e me te veshtira. Nese socialdemokratet, liberalet dhe partite popullore nuk do te jene ne gjendje te formulojne nje projekt te ri ekonomik e kulturor qe te vendose pilastrat e rinje te shoqerise europiane  te shekullit XXI - nga njera ane, duke ndalaur rreptesisht ç'do forme racizmi e urrejtje, nga ana tjeter, te rizbulojne me krenari, historine, kulturen dhe traditat e europianeve - Bashkimi Europian rrezikon te shperbehet si nje keshtjelle kashte perballe goditjes se forte te nacionalizmave europian.

 

Jane keto, motivet qe shtyne kancelaren gjermane Angela Merkel te prononcohet aq hapur ne lidhje me deshtimin e bashkejeteses fetare ne Gjermani dhe falimentimin e multikulturalizmit ideologjik. Nuk eshte se frau Merkel eshte zgjuar nga gjumi te dielen ne mengjes dhe ka vendosur te largoje nga vendi te gjithe emigrantet turq e arab. Ajo ka kuptuar se politika gjermane ka deshtuar ne misionin e saje per te integruar emigratet islamik, dhe ne kete mision ka mbetur vetem pa mbeshtetijen e popullit. Frika se, edhe ne Gjermani mund te linde nje parti e djathte ekstreme si ne vendet e tjera europiane, prokupon kancelaren. Por ne ndryshim me vendet tjera, nje parti e ekstremit te djathte, per Gjermanine do te thoshte kthim te fantazmave te vjetra, aq me teper kur ne sondazhe, 10% te gjermaneve enderrojne nje Führer te ri ne krye te Gjermanise. Zonja Merkel eshte e vetedishme se krijimi i nje partie ksenofobe, do te spostonte nje pjese te madhe te elektoratit demokristian drejt ekstremit te djathte.

 

Rritja e ekstremit te djathte eshte falimentimi i politikes multikulturaliste te forcave progresiste. Moskapaciteti i ketyre forcave per te kuptuar fenomenin e emigracionit islamik dhe ndikimin negativ tek opinioni publik, eshte bere shkak qe ne Europe te lindin forca te ekstremit te djathte. Deshtimi i politikes europiane qendron tek fakti se mosintegrimi i emigranteve islamik ne shoqerite europiane ka ndodhur edhe per shkak te pakujdesise se qeverive qe kane qeverisur ne Europe gjate njezet vitet e fundit. Angela Merkel daklaroi se, "multikulturalizmi ka deshtuar", kjo ka ndodhur edhe per faj te zonjes Merkel dhe qeverive qe kane qene ne pushtet perpara saje. Do te kishte mjaftuar respektimi i kushtetutes demokratike gjermane qe, emigrantet t'a kishin pasur me te lehte te integrohen apo do te kishin qene te detyruar te integrohen. Do te kishte mjaftuar te respektohen ligjet e te gjitha vendeve europiane qe emigratet te integrohen sipas ligjit te pashkruar, "si eshte vendi behet kuvendi". Do te kishte mjaftuar respektimi i ligjit qe ndalon mbulimin e fetyres ne vendet publike. Do te kishte mjaftuar respektimi i ligjit qe ndalon poligamine, dhe shkelsit e ketije ligjit te denohen me masat e parashkiuara sipas ketije ligji. Do te kishte mjaftuar zbatimi i ligjit qe ndalon abuzimin fizik apo psikologjik me minor nen moshen 18 vjeç, qe keta te fundit mos te behen viktima e martesave te detyruara. Do te kishte mjaftuar respektimi i ligjit mbi pastrimin e parave, per te kontrolluar ndertimin e objekteve te kulti me fonde te dyshimta. Do te kishte mjaftuar zbatimi i ligjit ne lidhje me financen duke ndaluar ç'do sistem tjeter bankar qe nuk eshte i parashkikuar me ligj. Europes do t'i kishte mjaftuar te trajtonte te ardhurit ne te njeten menyre me vendasit, dhe sot ne Europe nuk do te ishte nevoja qe te thirret emri i Hitlerit per te mbrojtur kushtetuten demokratike.

 

Megjithate, me perjashtim te disa rasteve sporadike, partite e ekstremit te djathte - ne politiken e tyre - perqendrohen me shume ne luften ndaj multikulturalizmit ideologjik pa evidencuar diferenca raciale. Partia ultrakonservatore hollandeze e Geert Wilders, njihet per luften e saje ndaj emigracionit islamik, por asnjehere nuk eshte shprehur me propaganda raciale kunder emigranteve me ngjyre. Eshte mbeshtetese e vendosur e shtetit te Izraelit dhe konsideron kete shtet si mbrojtes te kultures europiane.Eshte kjo politika qe pak a shume i bashkon te gjitha partite e ekstremit te djathte, duke sjellur nje politike te re ne skenen e kontinentit tone. Kane qene te paret qe kane identifikuar rrezikun qe i kanoset Europes, do te jene te paret qe do t'i vjelin frytet largepamesise se tyre. Braktisja e ç'do lloji deskriminimi racial, ofron ne politiken europiane nje fryme te re, qe eshte kunder ideologjive duke favorizuar te drejtat e individeve, gje qe i rend keto forca demokratike, e te afta per te qeverisur ne nje te ardhme jo te larget.  Nje gje qe do te ndodhe shume shpejt, nese forcat e medha progresiste nuk braktisin politiken siperfaqesore te multikulturalizmit ideologjik.

 

Nje Europe kaq ekstreme do te ndikonte edhe ne politiken e atyre vendeve qe aspirojne te jene pjese e saje. Sa me shume qe Europa do te shkoje drejt ekstremit te djathte aq me te shumta do te jene kerkesat per te luftuar multikulturalizmin ideologjik. Nje sfide e vertete per vende si Shqiperia dhe Kosova, ku mes dilemave, te parandalosh apo kurosh, antarsimi ne Europe do te varej nga rezultatet qe vendet tona do te arrinin ne "luften" kunder multikulturalizmit ideologjik.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora