E enjte, 28.03.2024, 03:55 PM (GMT)

Mendime

Sadri Ramabaja: Dom Lush Gjergji kryetar i Kosovës

E merkure, 19.12.2007, 11:25 PM


Nëse nata e gjatë osmane e shtyri epokën shqiptare të Rilindjes Kombëtare pothuajse për Kolendrat greke, duke shndërruar popullin shqiptar si njërin prej popujve me një civilizim të lashtë, në popull pothuajse somnambul, nata e komunizmit, e veshur me veladonin e mendësisë bizantine dhe sllave, po e gërryente ngadalë e prajshëm kujtesën historike për t`i përgatitur shtratin procesit të shpëlarjes së trurit. Si njëra edhe tjetra epokë e marrëzisë, tashmë i takojnë historisë.

  

Nga: Sadri Ramabaja

 

1. Pas çdo marrëzie vjen epoka e arsyes

 

Duke shfrytëzuar të drejtën që ia garanton Korniza Kushtetuese, PDK-ja, pra Hashim Thaçi, duke përzgjedhur kandidaturën e Dom Lush Gjergjit për kryetar të Kosovës, do t`i bënte një shërbim të madh spektrit politik që përfaqëson, historisë dhe mbi të gjitha të ardhmes së Kosovës. Kosova tashmë është përballë kthesës historike. Kësaj pjese të Shqipërisë natyrore sërish po i bie të sfidojë epoka. Sfidimi i llojit të vet është vetë orientimi i saj jo vetëm politik, por edhe civilizues. Në këtë rrafsh Thaçi përmes këtij akti ka mundësi ta pasurojë trashëgimin tonë, po njëkohësisht të japë një shembull se si ajo trashëgimi pozitive mund të kultivohet edhe në rrethana të jashtëzakonshme. Kosova dhe mbarë Shqipëria para së gjithash është pjesë e gjeografisë dhe civilizimit evropian. E tillë duhet të ruhet dhe të trashëgohet edhe tek brezat tjerë. Në këtë kuadër, angazhimin e Unionit Evropian në Kosovën e passtatusiane, e shoh si të rëndësisë së veçantë. Humanisti i madh i Evropës, Erazmo Roterdami, duket se në qaste të ngjashme historike, si këto që po kalon kombi shqiptar në përpjekje për të përmbyllur epokën e shtetformimit, kishte deklaruar se, pas çdo marrëzie vjen epoka e arsyes. Nëse nata e gjatë osmane e shtyri epokën shqiptare të Rilindjes Kombëtare pothuajse për Kolendrat greke, duke shndërruar popullin shqiptar si njërin prej popujve me një civilizim të lashtë, në popull pothuajse somnambul, nata e komunizmit, e veshur me veladonin e mendësisë bizantine dhe sllave, po e gërryente ngadalë e prajshëm kujtesën historike për t`i përgatitur shtratin procesit të shpëlarjes së trurit. Si njëra edhe tjetra epokë e marrëzisë, tashmë i takojnë historisë.

  

 2. Epokës së marrëzisë i erdhi fundi

  

Epokës së marrëzisë i erdhi fundi, duke ia lëshuar kështu vendin epokës së arsyes. Në këto rrethana, politikanët shqiptarë që ndodhen në ballë të proceseve historike, pavarë sisht se si e qysh janë gjetur në këto pozicione, duke vlerësuar politikisht gjithnjë në dobi të interesave jetike të kombit, do të mund të kalonin edhe sfidën e radhës. Kësaj klase politike, duke u përcaktuar fuqishëm për ruajtjen e unitetit në veprim drejt krijimit të shtetit të Kosovës, do t`i mjaftonte kaq për të hyrë në histori si klasë e ndërgjegjshme për misionin që ka marrë. Kosova ka vjet, fatkeqësisht, në ndërdije, që ka kultivuar filozofinë e zëvendësimit të reales me irrealen, të politikanit me simbolin, të mekanizmave shtetformues me ata fiktivë etj. Kjo filozofi, herë-herë, gabimisht vlerësohej e vlerësohet si moderne, evropiane etj. Ky gabim i kushtoi Kosovës me humbjen e tetë viteve të shtrenjta. Në esencë, besoj se edhe lidershipi i PDK-së është dakord me mua, deri tashti kishim të bënim me filozofinë e mekanizmave parashtetërorë. Në shumë fusha bënim jetë irreale, ëndërronim lirinë, por jetonim në pushtim klasik. Themi se jemi evropianë në kuptimin më pozitiv të kësaj fjale, por sillemi jo rrallë si aziatikë…

Ndërkaq tashti,kur jemi në prag të formimit të shtetit, kjo frymë do të duhej të kapërcehej.

  

3. Koha është për veprime politike që mbështeten në arsye

 

Koha është për veprime politike që mbështeten në arsye. Pikërisht duke pasur parasysh këto sfida,dua të bëj publik,në cilësinë e qytetarit të lirë,një propozim timin që shkon në adresë para së gjithash të PDK-së dhe lidershipit të saj, në adresë të forcave politike tashmë parlamentare, por edhe të mbarë popullit. Në procedurë të përshpejtuar, që në seancën e parë të Kuvendit të ri, në radhë të parë PDK-ja, por më pas edhe si koalicion dhe si klasë politike në tërësi, do të ishte e udhës të propozohej dhe zgjidhej kryetari konsensual. Një figurë poliedrike e përmasave evropiane, siç është Dom Lush GJERGJI, do t`i plotësonte të gjitha kriteret për të sfiduar epokën kosovare. Prandaj Dr. Lush Gjergji do të duhej të ndërrojë pozitën e misionarit fetar me atë të politikanit. Tek personaliteti i Dr.Lush Gjergjit mblidhen në një kultura dhe historia shqiptare, dija dhe urtësia, por edhe guximi, si veti që sigurojnë garanci për përballje sfiduese me epokën. Dom Lush Gjergjit dua t`i kërkoj falje, paraprakisht meqë nuk e kam konsultuar as herën e parë kur kam bërë përpjekje ta publikoj këtë propozim këtu në mediat e Kosovës, e as tashti kur po e rimarr këtë ide sërish në dorë.

Kisha katolike shqiptare, si institucion i respektueshëm, besoj se do të duhej t`ia falte Kosovës, politikës shqiptare, qoftë edhe për një periudhë, këtë burrë të tokës që e lindi dhe e mëkoi të këtillë si është. Në historinë tonë nuk ishte vetëm Noli si njeri i Kishës, që krijoi presedan,duke dale në ballë të popullit në periudha të ndjeshme historike. Model i llojit të vet, para Nolit, ishte Pjetër Bogdani. Prishtinës po i afrohet mundësia reale dhe e mirë që ta vazhdojë këtë traditë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora