E enjte, 25.04.2024, 01:02 PM (GMT+1)

Mendime

Llemadeo: Kundër dhunës ndaj grave

E marte, 18.12.2007, 11:41 PM


Kundër dhunës ndaj grave

Nga Llemadeo

Tungjatjeta ty´ o Kryeparlamentare e shtetit!
Dhe ty or´ Kryeministër tungjatjeta!
Tungjatjeta dhe ty o President i vëndit!
U ngjatët jeta dhe ju të gjithve o Ministra!
U ngjatët jeta dhe ju të tjerve...´
me´ dhe pa´ të korrupsionit kapistra!

E dhimbshme Tema, Nisma që keni marrë!
E vërtetë që gruaja Shqiptare sduhet që të dhunohet,
nuk duhet që të ja prekë shpirtin asnjë dhimbje,
e jo më trupi i bukur´ që kurrë sduhet tu lëndohet!

Por një fjalë e kam me ju të gjithë, vetëm "një fjalë";
A mundet kush nga ju vallë të na tregojë
se si e zhvillon jetën sot gruaja Shqiptare,
Vallë´ kanë gratë shqiptarë sot´ thjeshtë ndonjë nevojë?!

A mundet kush nga ju të na përgjigjeni,
Se sa gra të pa puna sot në atdhe janë,
se sa gra të gjora në shtëpiat e tyre,
skanë buk për fëmijet, as për vete skanë?!

Skanë jo as veshje, as rroba për të fjetur,
skanë as shtëpinë e nevojshme, asgjë nuk kanë!
E ku ka dhunë më të rëndë, dhunë më të tmerrshme
se sa kur fëmija për pak buk´ nënës përpara syve i qan?!

E ku ka dhunë më të egër për gratë Shqiptare
se sa të mbajnë pesha´ cdo ditë përmbi shpinë,
ngarkuar me Dru, me Ujë´ e të tjera halle...
për të mbajtur shpirtin gjallë´ në çdo Fshat e Krahinë?!

Ndërsa në qytetet tona´ skanë dushe as banjo
sic i ka gjithe bota! Skanë ujë për tu larë!
Ngarkohen të gjorat me Kova e Bidona...
Ngjit e zbrit cdo ditë´ shkallët porsi skllavë!

Çdo kush e din në këtë botë´ se mjerimi i zi,
shkakton idhnimin në familje, sa jetën e bën Helm,
Ku nuk ka gjërat e nevjoshme për jetesë, nuk ka harmoni,
por ka vetëm fjalë, grindje Vajë e Vrerë…!

Kur gratë bashkë me fëmijët´ nuk kanë ndihmë nga shteti,
skanë sigurim të bazës së jetësës normale,
gratë janë dhjetëfish të dhunuara nga injorimi i zyrtarve,
që është shumë më e rëndë se dhuna familiare!

Ndaj ju´ në nismën tuaj, hapni sytë më mirë;
Hapni fronte pune për gratë dhe ndihmë jepuni atyre,
Kredi u jepni´ që shtëpiat ti ndërtojnë e fëmijet ti ushqejnë,
pastaj gratë e çlirojnë vetvetën nga çdo e keqe rreth tyre!

Bëni ligjin ndryshe, që grave´ shteti të ua sigurojë,
çdo gjë që u nevoitet për jetën në familje,
Të mos ngarkohen të gjorat më pesha të çdo lloji...
si në mesjetën e prapambetur me dru mbi kurrize...!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora