E enjte, 28.03.2024, 07:47 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

S.Rexhepi: Festimi i 28 Nëntorit nga punonjësit shqiptarë pranë trupave të SHBA-së, Irak

E merkure, 19.12.2007, 04:17 PM


Shqiponja dykrenëshe edhe në Irak

Nga S. Rexhepi,
nga Gjilani, me sherbim prane trupave te SHBA-se Irak

Në një largësi të pamatshme malli… si zogjë të shumtë të mbledhur në një vend të pa ëndërruar ndonjëherë, ëmer i dëgjuar vec në lëndën e gjeografisë dhe në ditarin e luftërave të Azisë. Kudo në botë lamë gjurmë prej shqiptari…shkelëm tokën e zjarrtë, erdhem në enigmën e këtij vendi, ku tashmë punojmë e veprojmë me muaj të tërë, por dikush edhe me vite. Fluturuam pa e ditur ku dhe si, rrugë ajri e mbeshtjellë reshë të shumta na shoqëruan. Kaluam kontinente e oqeane.

Që nga fillimi dicka nuk ecte dot… Ajo zbrazëtirë e madhe dhe pa fund për ne, mu si kjo shkretëtire pa gjelbërim, ashtu edhe shpirti ynë…tërë kohën dicka mungonte…dhe na mungonte të gjithëve…NËNA.

Cdo muaj ka diamantet e saj…nëntori ynë ka ndriçimin qindravjeçar…
Këtu në këtë skaj të botës morëm me vete gjithcka ,edhe atë më të shtrenjtën … ndjenjën dhe krenarinë e të qenurit shqiptar.

Thonë se kur je larg atdheut mungesa është e shumëfishtë . Vrulli i shpirtit shtyri një grup të rinjësh shqiptarë të punojnë dhe të bisedojnë me njerëzit kompetent që të sjellin shqiponjën me flatrat e saja këtu në Kopshtin e Edenit…
Që nga dita e parë e ardhjes sonë këtu , shkonim e hanim racionet por çuditërisht ditë e më shumë na sëmbonte uria. Përditë shikonim flamuj të shumtë të SHBA-ve që dekoronin kuzhinën, sa e zjarrtë ishte dëshira që ngjyrat tona të frymojnë në familjen e flamujve të tjerë…

Në ditën e Festës së Faleminderimeve( festë amerikane) shqiponja dykrenare ndali këtu. I flisnin të gjithë, sa kurreshtarë !
Kush na ishte ajo shqiponje, pyesnin pastaj , SHQIPONJA DYKRENËSHE nga është , ta shihnit se si valonte, kishte udhëtuar që nga larg…nga vendi i shqiponjave, për t’iu gjindur afër zogjëve të saj….nuk dukej fare e lodhur.

Trupi u rënqeth dhe uria iku…në dritën e syve tanë kuqëlonte shikimi…nuk ndiheshim të vetëm, të harruar…Nëna erdhi mes nesh…na mblodhi në gjirin e saj me 28 Nëntor.
Nën dritë neonësh vërehej gëzimi në fytyrat tona…mund ta lexoje lehtë alfabetin e ndjenjës kombëtare në secilin prej nesh.
Festa ishte në prag, Nëna do pushonte deri në Ditën e Madhe…të gjithë pa dallim, pasditën e datës 28 do të mblidhen në ceremoninë e ngitjes së flamurit. Me të gjitha nderimet e merituara u ngrit lart, shumë lart, duke valuar mes atij amerikan dhe irakian.

Fluturoi lart dhe preku qiellin... Sa e madhe ndjenja , sa e papërshkruar… tërë shqiptaria erdhi këtu, Dardania e Shqipëria, Camëria, Epiri. Zemra nuk përmbahej dot…

Arianit, emër tipik ilir, me ndjenjë të thellë kombëtare bashkë me shokët mundësoi valimin e Shqiponjës sonë nën qiellin e këtij vendi…dhe na bëri edhe më të bashkuar në këtë ditë … Meqenëse jemi pjesë e Ballkanit shpesh na përziejnë me të tjerët, identifikimi më i mirë, më i drejtë dhe që nuk ka nevojë për koment është ai me Flamur, kështu përherë kanë bërë të parët tanë.

Në këtë ditë të huajt lexuan dashurinë tonë për flamur, ndjenjën e atdhedashurisë, ishin të befasuar se si një popull mund ta dojë aq shumë flamurin dhe identitetin, stërghyshërit dhe historinë… Në të njëjtën kohë shihej xhelozia e disa të tjerëve ngase flamuri ynë ishte i pari që valonte në atë hapësirë.

Në mbrëmjen e 28 Nëntorit, pas ditës se lodhshme dhe të gjatë , na bashkoi sërish flamuri, ishim familje, ishim atdhe…ishim një…flamuri valonte edhe më nën shkëlqimin e hënës.
Me himnin filloi kënga Rreth flamurit, sa ndjenjë e thellë, e ëmbël njëkohësisht, krenar përjetësisht…ishim aty të gjithë ne, e tërë shqiptaria, kujtuam edhe numëruam nëntorat e tjerë…ecëm pas për të kujtuar lavdinë, morëm forcë për të vazhduar për në ardhmëri…na printe flamuri dhe amaneti si gjithmonë nëpër histori.
Shqiponja fluturoi përsëri në origjinë duke na thene:
Ju pres zogjtë e mi,
Shihemi në Dasmën e Dardanisë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora