E premte, 19.04.2024, 02:58 AM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: U prish kumbaria

E marte, 19.10.2010, 09:59 PM


U PRISH KUMBARIA

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë u bëmë dëshmitarë të një papergjegjësie tjetër shtetërore të cilën ishin në gjendje ta bënin njerëzit tanë të cilëve ua dhamë votën në zgjedhjet e kalaura.Si duket keta kane harruar fare se cka na kane premtuar  dehe te dalldisur nga allashvereshet dhe beneficionet e tyre pushtetare, arriten edhe deri atje ku nuk guxonin te shkonin fare.Keta e kane tejkaluar çdo mashallah dhe e kanë bërë përfundmimisht bërllog.Vetëm 1 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme dhe 2-3 ditë pas vizitës së Zonjës Klinton në Kosovë, bajraktarët shtetërorë të LDK-s;/duke menduar se u lejohet gjithcka/ dhe  duke dashur që secili të jetë më I madh se tjetri, nuk hezituan fare për ta prishur koalicionin e tyre në një kohë te pa kohë për këtë vend dhe për këtë popull. Ata do të vazhdojnë të përpiqen që të na mashtrojnë se kinse janë duke punuar për interesat tona gjithëpopullore, por nje dinakeri te tille mund t’ua shesin vetem atyre që nuk marrin vesh fare dhe që nuk I kanë dy lidhje perkitazi me ngjarjet tona të përditshme. Ne kete rrafsh me të drejtë shtrohet edhe  pyetja se si kanë fytyrë të kërkojnë më shumë njohje nga Bashkësia ndërkombëtare kur nuk brengosen fare t’I rrezikojnë edhe njohjet e gjertanishme?!Si mund të kërkojnë diçka të tillë kur nuk kanë zotësi t’I mbajnë dhe t’I kultivojnë edhe njohjet e gjertanishme që na I kanë bërë vendet e ndryshme të Evropës dhe botës?!.Pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut.thuajse u bë nami/që dha dorëheqje/ushtruesi I detyrës/I cili thuajse I kishte kryer të gjitha punët tjera /Pa humbur fare kohë hoqi fotot e Rugovës, Papës dhe Nënë Terezes dhe pas ndonjë zori që I ka ardhur/ sigurisht nga ndonjë arushan I jashtëm/ u shpreh se kinse nuk paska hequr kurrfarë fotografish!!

 

Njehere me shkoi mendja  se Sejdiu me LDK-në e tij të përgjsmuar/pas kuvendit të karrigave/ dha dorëheqje nga Koalicioni me PDK-në, per shkak te heqjes se fotografive te permendura,por shume shpejte u pa se ajo nuk kishte qene fare arsye!!! Si shkak kryesor kishte qenë inati I dëroheqjes nga posti I Kryetarit dhe të gjitha të tjerat I bëri për inat/demek ju m’a bête te zezediten gjer tani, kurse nga tani do t}ua bëj unë/:!Dhe, çka të themi tjetër përveç asaj maksimes” O zota ruana nga ky soj sorollop”!!!Keto dite u verejt edhe vrapimi maratonik I Sejdiut nëpër Kosovë I cili “Ne shenje te dashurise se madhe ndaj ish presidentit tone karizmatik” e kishte marrë me vete edhe fotografinë e Rugovës e cila tani I duhet për zgjedhje!!!Nuk di se si  njerezit tane nuk po e shohin dhe nuk po ia thone të gjitha  në sy.Nuk ia thonë se është duke bërë përpjekje për një mashtrim të ri, ngase me te vertete ai nuk është fare ngusht për Dr.Rugovën, siç u pa edhe rastin e heqjes së sërishme të fotos së tij, ngase në LDK nuk ishte gruaja burrerore/.Melihate Tremkolli /për ta mbrojtur liderin gjithëpopullor dhe për ta penguar heqjen e sërishme e fotos së tij, për të cilën,po e perserisim, u tha se nuk është heqer e ne vërtet nuk po dime se kujt t’I besojmë.?!



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora