E merkure, 24.04.2024, 01:08 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

F.B.K.SH: Thirrje sensibilizuese

E hene, 18.10.2010, 09:31 PM


 

FRONTI   BASHKIMIT   KOMBËTAR   SHQIPTAR

F.B.K.SH

 

Tiranë, 17/tetor/2010

 

 

                                    T H I R R J E    S E N S I B I L I Z U E S E

 

 

Drejtuar:

            -Qytetarve të Prizërenit.

            -Ministrit, të “MASH”, z.Enver Hoxhaj.

            -Kabinetit të Ministrit të “MASH”, (Prishtinë).          

 

Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH), organet drejtuese dhe intelektualët  me peshë në radhët e tij, ju drejtohen, sinqerisht, qytetarve të  Prizërenit,  Ministrit dhe Kabinetit të tij në Ministrinë e Arsimit e Shkencave në Prishtinë që të bëjnë të mundur vlersimin, e duhur e atdhedashëse, e figurës së rrallë  kombëtare e intelektuale të Prof.Dr. UKSHIN HOTIT, edhe nëpërmjet emërtimit të Universitetit të Prizërenit me emrin  e këtij intelektuali  emblem të Kombit dhe Çështjes Shqiptare.

 

Bazojmë thirrjen tonë sensibilizuese në:

 

·         Nevojën dhe domosdoshmërinë e vlersimit meritokratik të figurave intelektuale cilësore të Kombit tonë si parakusht largëpamës për konsolidimin e substratit mirfilli intelektual shqiptar  nëpërmjet  respektimit, përkujdesjes dhe ruajtjes së tyre si pjesë substanciale e vlerave Kombëtare me qëllimin solemn të edukimit cilësor të brezave studentor  dhe shërbimin e tyre për një  Kombi dinjitoz  dhe konkurues në ekonominë  e politikën rajonale e më gjerë.

·         Realitetin e prekshëm mbi figurën poliedrike të Prof.Dr UKSHIN HOTIT  i cili me sakrificën sublime dhe veprën e tij shkencore i ka shërbyer dhe do vazhdojë ti shërbejë  vetintegrimit     Kombit Shqiptar  dhe të ardhmes së tij evropiane.

·         Cilësitë intelektuale, shkencore e, për më tepër, atdhetare të figurës së Prof.Dr. UKSHIN HOTIT, që i tejkalonë ndjeshëm përmasat e kohës së vet nëpërmjet intelektualizmit profesionist, atdhedashurisë së pashoq, veprës shkencore të lënë dhuratë brezave dhe sakrificës hyjnore si asnjë tjetër i kohës së tij duke bërë dukshëm diferencën.

 

 

Sekretari Politik                                                                                    KRYETARI

i FBKSH-së                                                                                          i FBKSH-së                                                  

Jurist, Genc Llakaj                                                                                Prof. Arbër Kastrioti



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora