Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mateus Frroku: Te kenga shqipe gjej veten

| E premte, 14.12.2007, 09:11 PM |


“Te kenga shqipe gjej veten”

Anisa Ymeri - Koha Jone

Mateus Frroku
Ne dukje s’te jep pershtypjen e nje djali, qe ende s’i ka mbushur te tetembedhjetat. Edhe skenen e ka shkelur kahera Mateus Frroku, jo vetem ne festivalet e femijeve, por edhe ne skena te medha festivalesh. Por, per jave te tera, ishte nje nder anetaret e “Shtepise se Artisteve”, pjese e spektaklit te shqiptareve, “Kenget e Shekullit”. Formula e re, e “Promotor” per te pasur te perfshire ne spektakel edhe kete shtepi, qe jo pak e suksesshme. Madje, arriti edhe qellimin e tyre te madh, qe te afronte kengetaret e rinj me muziken e vertete shqiptare. Pak dite pas galase se madhe, ku te gjithe, kengetare te rinj e te vjeter, ngjiten ne skene kenget shekullore te muzikes shqiptare, Mateus shprehet: “Te kenga shqipe, une gjej veten”. E sa i takon “Shtepise se artisteve”, ai shprehet se, “pjesemarrja ime beri qe lidhja me kengen shqiptare te jete shume e ngushte. Por ajo qe ishte me e bukura e gjithe kesaj, ishte se une nuk dola thjesht ne skene, kendova dhe kaq. Kam marre informacion te detajuar per cdo kenge, si jane krijuar, kushtet, tekstin. Duke pasur parasysh se kenget asokohe ishin ne nje fare menyre jeta e perditshme e krijuesve dhe jo vetem, me kane ndihmuar te kuptoj edhe mentalitetin, menyren e jeteses se atyre viteve”.

Jave te tera ne “Shtepine e artisteve”, sa mire te beri qendrimi aty?

Duke qene ne nje situate te tille, te jetosh ne nje hapesire me persona qe nuk jane familja jote, mundohesh te edukosh brenda vetes nje menyre tjeter te te jetuari, dhe kjo kthehet ne menyre jetese dhe shnderrohet ne dicka shume normale. Po qendrimi aty me beri vertet mire, sepse pos te tjerave, tani mund te jem me mire pjese e debatit. Por, nuk hyra me mendimin qe nga budalla te kthehem ne i zgjuar.

Qellimi qe ju ishit aty, ishte te afroheshit me kengen e lehte tonen. Para se te hynit ne shtepi, cili ka qene raporti me kengen e lehte?

Jam dalluar si nje kengetar i ri, qe di ta kendoj mire kengen shqipe. Nuk kam ardhur per kete qellim ne “Kenget e Shekullit”, pasi ndoshta ka qene nje rastesi, por te kenga shqipe une gjej edhe veten. Por, ajo cka mund te them me bindje tani eshte se prania ne kete edicion te dyte te “Kengeve te Shekullit” beri qe lidhja ime me kengen te jete shume e ngushte. Pasi une pergjate javeve kam interpretuar kenge, qe kane lindur kur ende nuk ishte ne jete babai im, e jo me une. Por ajo qe ishte me e bukura e gjithe kesaj, ishte se une nuk dola thjesht ne skene, kendova dhe kaq. Kam marre informacion te detajuar per cdo kenge, si jane krijuar, kushtet, tekstin. Duke pasur parasysh se kenget asokohe ishin ne nje fare menyre jeta e perditshme e krijuesve dhe jo vetem, me kane ndihmuar te kuptoj edhe mentalitetin, menyren e jeteses se atyre viteve”.

Te “Kenget e Shekullit” ke qene perkrah kengetareve me te mire shqiptare. Frike se mos mbeteshe ne hijen e tyre?

Puna ime eshte e panderprere. Kur isha ne pranine e tyre ajo cka kuptoja ishte se vlej, perderisa jam me ta. Kur jemi te gjithe bashke, do te thote se jemi bashke per te arritur te nje qellim i madh. Nuk kam reshtur se punuari e duke qene mes artisteve me te mire te skenes, pa modesti mund te them se kuptova qe organizatoret paten besim tek une.

Sot je ne skenen e Festivalit te madh te Kenges, dhe kjo nuk eshte hera e pare...

Festivali i madh kerkon shume pune, seriozitet dhe perfaqesim te denje. Per mua eshte e treta here qe garoj, dhe jam munduar te marr pjesen e mire te tij, kenaqesine, mbeshtetje, besim dhe njohje. Ky festival pa dyshim qe e i ka bere me te dukshem hapat ne karrieren time te vogel. Kete vit eshte kenga e Klodian Qafokut, ajo qe me ngjit ne skene.

Nderkohe qe je ne Tirane per projektet e tua artistike, te duhet te jesh ne Korce, per te ndjekur shkollen. Si ja del?

Problemi i madh nuk eshte te mungesat e shumta, por problemi i madh eshte te mos prezenca ime ne oret e mesimit, pasi e di mire qe kjo do te ndikoje ne formimin tim. Pra, do me demtoje me vone. Po duke qene se une ndjek liceun atje, dhe prania ime ketu eshte absolutisht per projektet artistike, ku kam qene prezent, keshtu edhe shkolla mund te “justifikohet”.

Per te paren here, kur je ngjitur ne skene?

E kam nisur me festivalet e femijeve, ku kam marre cmime te para, te dyte e te trete. Por ka qene prania ime ne grupin e Vellezerve Prifti ne Korce, dhe aty kam marre njohurite e medha te te kenduarit live. Pra, kam kenduar qe 12 vjec ne lokal nate, ndersa “Ethet...” qene ato qe me ndihmuan shume te krijoja imazhin tim, permiresim ne performance dhe perballje me nje publik te kultivuar, e juri qe vlereson ate cka ti je, mire apo keq.

Kush te ka ndihmuar me shume per te arritur deri ketu?

Familja, pa dyshim! Kam pasur edhe shume persona te tjere prane, por peshen kryesore e kane prinderit e mi, qe kane qene me mua ne cdo hap, kane investuar e vazhdojne te investojne per mua.