E enjte, 25.04.2024, 05:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Tinka Kurti mbush 75 vjec

E merkure, 19.12.2007, 09:05 PM


Tinka Kurti
Televizioni Publik Shqiptar anonconte ne nje mengjes te ftohte ditelindjen e nje emri te madh...! Kalendari shenonte 17 dhjetor, kur Tinka Kurti, nje nga 5000 grate me te shquara te planetit, me emer te vendosur ne pllake mermeri ne Uashington, do te mbushte 75 vite jete. E dashuruar pas Shkodres loke, aktorja e madhe e skenes shqiptare pak dite me pare, para disa qindra shikuesve te Festivalit te 46-te Kenges ne Radio-Televizion do te rikonfirmonte dashurine e saj per Shkodren, vendin qe i dha kudo qe ajo udhetoi, eren e shirokut apo edhe trokitjen e pare ne porten e teatrit “Migjeni”. Ajo u lind me 17 dhjetor 1932 ne Sarajeve. “Zoja e rande” e teatrit dhe kinemase shqiptare, eshte nje aktore e madhe qe nuk ka ndermend te numeroje vitet, por ja qe, pavaresisht saj, i numerojne te tjeret, si ne ate dite te ftohte dhjetori me llohe debore. E spikatur ne rolet e forta dramatike te nenave, por po kaq e suksesshme ne komedi, Tinka Kurti shkelqen me rolet protagoniste ne “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jone”, ku luan ne fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku ne paje” apo “Fejesa” e Cehovit. Si rrallekush, Kurti ka rikonfirmuar talentin e saj edhe ne kinema, duke interpretuar ne rreth 35 filma artistike. Caku i filmit te pare shqiptar me metrazh te gjate, “Tana”, me skenar te Fatmir Gjates ne vitin 1958, mban emrin e Tinka Kurtit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora