E enjte, 18.04.2024, 11:02 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Mitropoliti i Beratit nuk komenton deklaratën për Kosovën. Qytetarët: Absurde

E shtune, 16.10.2010, 05:04 PM


BERAT,16 tetor 2010- Qytetarët e Beratit kanë dënuar ashpër deklaratën e Mitropolitit Ignat pak ditë më parë në Pejë, për gjendjen e krijuar në Kosovë për shkëputjen e saj nga Serbia. Deklarata e tij u zbardh fillimisht në mediat serbe e më pas u pasqyrua edhe në ato shqiptare. Duke e konsideruar si një deklaratë absurde, qytetarët i referohen historisë duke thënë se Kosova është një territor tërësisht shqiptar dhe i banuar nga shqiptarët në shekuj dhe se një deklaratë e tillë është e pavend për një përfaqësues fetar si Ignati.

 

Pavarësisht përpjekjeve për të shkëputur një konfirmim ose jo të asaj që Mitropoliti ka thënë në ceremoninë e fronëzimit të Peshkopit Irinej si patriark i Kishës Ortodokse të Serbisë ai ka kundërshtuar të komunikojë me median.

 

“Tani po e shoh këtë gjendje në Kosovë. Po ndihem i shqetësuar. Ne ortodoksët shqiptarë, kemi ushqyer ndjenja të përbashkëta me popullin dhe kishën serbe gjatë bombardimit, ja edhe tani këtu në Kosovë. Por në të njëjtën kohë ndiej një gëzim dhe kënaqësi të madhe këtu në Patrikanë dhe në Kosovë. Kjo e mirë është për serbët dhe Kishën e tyre, e di dhe po e ndiej Jerusalemin tuaj” ka qenë përshëndetja e Mitropolitit të Beratit Ignati në ceremoninë e organizuar në Pejë, duke e quajtur Kosovën si Jeruzalemin e Serbisë.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora