E shtune, 20.04.2024, 04:45 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Dëshmori Mehë Ramë Uka (1962-1996)

E merkure, 19.12.2007, 06:11 PM


Mehë Ramë Uka 1962-1996

Nga Kadri Mani

Dëshmori Mehë Ramë Uka (1962-1996)
U nisëm me veturën tonë: unë, biri im, Rabiti dhe fqinji ynë Selami Haziri për Mitrovicë. U ndalëm në restorantin “KULLA”: pronari zotni Basri Mustafa na shpjegon se trualli ka 80 ari sipërfaqe: romantikë, mrekulli, fantazi- thagmë!
E thërrasim vëllain e dëshmorit Mehë Uka, zotni  Bali Ukën, drejtor i shkollës, por ai lajmërohet nga Besiana dhe ne vijuam pa të.
Ndalim një qytetar që ta pyetnim për përmendurën e Mehë Ukës? Po, iu çoj unë atje! Na tha një kalimtar intelektual, me të cilin vrik u njohëm dhe nuk u ndamë më gjithë ditën! Quhej  Salih Haxhiu, mjek, ama edhe gjuhëtar!
Mjeku e thirri çunin e vet me telefon dhe ai vrik erdhi me fotoaparat, ku morëm disa poza pranë përmendores impozante të dëshmorit Mehë Uka. Pastaj shkuam në spital dhe mjeku ma huajti për lexim librin nga Prof. Dr. Dhimitri Pilika: “PELLAZGËT, ORIGJINA JONË E MOHUAR”, Tiranë, 2005, edhepse kishte qenë duke e lexuar vetë!
Dhe së bashku e në Shalë të Bajgores, te vëllai i dëshmorit, zotni Rasim Uka, me profesion inxhinier, ama punën mësues në shkollën fillore të fshatit me emrin e vëllait dëshmor “Mehë Uka”.
Nëna Gjylë 80-vjeçare, bashkëshortja zonja Salë, kanë tre fëmijë: Albani (21), Albana (14) dhe Albulena (10); kjo më e vogla reciton vjershën për xhaxhin dëshmor, Mehë Ukën!
Shtëpi e zakonshme fshatare në një monopat me pamje kah dielli! Tokë kane mjaft, mal, ara e livadhe... por s’ka kush punon: Beliu drejtor shkolle në Mitrovicë, Mehën e vranë në tradhti... bashkëshortja e tij me fëmijë jeton në Austri...
Ankohen se shokët e Mehës po vijnë tepër rrallë!?
Pas një bisede të gjatë dhe evokime kujtimesh, pasi pimë kafet dhe na e mbushën tavolinën me pemë, kërkojmë leje që të shkojmë, ama ndërhyn energjikisht zonja Salë: Jo qe besa! Nga konaku ynë kush s’ka dalë pa bukë, e në veçanti kur është fjala për Kadri Osmanin, shokun e kunatit tim-Meha, i cili më ka respektuar barabar e më fort se motrat e veta! Meha vinte rrallë në shtëpi dhe mua më përshëndeste përpara e pastaj motrat e veta, e kur ato e ngacmonin pse vepron ashtu, ai përgjigjej: juve ju kam motra e kunatën e kam dy herë motër se është gruaja e vëllait dhe grua e fisit!!
Iu rrëfej për bashkëpunimin tim me Mehën në burgun e Mitrovicës: ishim në katin e poshtëm (përdhese), njëri në dhomën nr, 7 e tjetri në dhomën nr. 8. Bisedonim përmes dritares dhe ai ma dha pseudonimin- Bokseri, pseudonimin tim nuk e mbaj mend. Letrat i linim pas tubave të nevojtores... jemi takuar në bankën e zezë të gjyqit antipopullor, dhe kurrë më!!
Dalim në kuzhinë dhe na shtrojnë lakror, bukë e turshi... bëhemi si një familje... por na mungon Meha! Dëshmorin e shohim në fotografi në mur: dhe edhe i vdekur, aty është! Me biografi të begatë, ballëlartë, na buzëqesh, na jep prosi: kështu e ka jeta- sikur na thotë- unë me shokë e sollëm deri këtu, e ju vazhdoni tutje dhe fëmijët, nipat e mbesat le ta përfundojnë- amanetin!
Në shpinë të fotografisë së dëshmorit shkruan:

Ftesë
Ftoheni Z./ZNJ._______________, të merrni pjesë në Akademinë përkujtimore të dëshmorit të kombit Mehë Uka, Që do të mbahet në shenjë të 9-të vjetorit të rënies heroike të tij.
Në kuadër të programit, përveç pjesës tematike do të promovohet edhe filmi dokumentar “Mehë Uka – shembull i luftës çlirimtare”.
Akademia mbahet më 28.12.2005, me fillim në orën 15.00, në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Prishtinës.

Ju mirëpresim!

Me respekt,
Këshilli Organizativ

Dalim të shkojmë: në oborrin e madh të mbushur me pemë, përshëndetemi dhe me zor ndahemi, me ftesa reciproke që vizitat të jenë më të shpeshta...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora