E enjte, 28.03.2024, 04:48 PM (GMT)

Mendime

Myrteza Studenica: Hebrenjtë e kishin shtëpinë si të tyren

E shtune, 16.10.2010, 06:43 PM


RREFIMI I DYTE I ZOTERI MUSTAFA KEMAL PASHA REZNIQIT

 

HEBRENJTE  Ë KISHIN SHTEPINE TONE SI TE TYREN!

 

Nga Myrteza Studenica

 

 I nderuari miku im i mocëm në Bukuresht,

Po të rrëfej, rrefimin e dyte të zt. Mustafa Kemal Pasha Rezniqit, patriotit të devotshëm, ndjest paste, nga Prishtina!

 

“Duke ditur për qëndrimin e familjeve hebraike te ne në Decan, shumë familje të tjera hebraike, në mënyra të ndryshme ,vinin tek ne dhe qëndroni 3-7 ditë, derisa  ne t’i vënim kontaktet, t’i bënim lidhjet dhe t’iu siguronim atyre mjete transporti, me qëllim të transferimit të tyre në Shqipëri – Tiranë. Transferimi i këtyre familjeve hebraike – transite, e më vonë, gjegjësisht më 1943 edhe të familjeve Kohen, Konforti dhe Natan, qe bërë në saje të garantimit patriotit të madh zt. Halim Spahisë, kurse këtë garantim   e tumiri dhe iu bashkangjit transferimit të familjeve hebraike edhe ortaku i tij, patrioti i madh zt. Hasan Rema-Xerxa. Pjesa më e madhe e familjeve hebraike nuk kishin lidhje të caktuar familjare apo miqësore në Shqipëri,  porse në saje të garantimit dhe të ndimës, së patriotit të madh zt.Pashukë Bibës (ishte i vëllai i patriotit zt. Kolë Bibës, i cili aso kohe, ishte Ministër i Punëve të Brendshme i Shqipërisë së Madhe, në Qeverin e patriotit të madh zt. XHAFER DEVES!) u organizua transferimi i familjeve hebraike nga Shqipëria në Itali!

Babai i zt. Arsllani, të gjitha këto familje hebraike, të cilat vinin në shtëpinë tonë dhe që pastaj dërgoheshin në Tiranë – në Shqipëri, i përcillte dhe pastaj informohej me telefon për transferimin e tyre kah Gjakova, Prizreni, Kukësi deri në Tiranë nga zt. Halim Spahija, zt.Hasan Rema-Xerxa dhe Pashukë Biba!

Nga viti 1943 deri më 1960, nuk patëm kurrëfarë kontaktesh të drejtëpërdrejta me familjet ë sipërpërmendura, megjithëse nga zt. Sami Mizrakhi, hebre nga Shkupi, kohë pas kohe, mësonim nga dicka për familjet Kohen, Konforti dhe Natan!

Më 1964, tek unë (zt.Mustafa Kemal Pasha Rezniqi) në Prishtinë erdhi nga Greqia zt. Solomon Konforti, në një vizitë njëditëshe. Drekuam në një atmosferë të përzemërtë dhe kaluam një ditë së bashku me prindërit e mij zt. Arsllanin dhe znj.Fatime, të cilët erdhën nga Decani në Prishtinë, pastaj me bashkëshortën time znj. Sytkije, me motrën e saj znj.Naxharije dhe me fëmijtë e mij! Zt. Solomon dëshiroi që ta ftojmë, dhe ne e ftuam edhe profesorin patriotin e madh zt. Beqir Kastratin, i cili vinte ilegalisht në shtëpinë tonë në Decan, pët t’iu mësuar gjuhën fringe, Suzikës, vajzës së zt. Rafael natanit dhe Ivetës, vajzës së Solomon Konfortit.

Zt. Solomon me atë rast e pyeti babnë për hallet ekonomike dhe i ofroi atij ndihmë materiale, vecmas për ngritjen , të edhe një kati të shtëpisë sime përdhese në Prishtinë, duke e bindur babanë se ajo shtëpi ishte ë vogël për 8 anëtarët ë familjes. Babai im e refuzoi ndihmën e ofruar dhe iu falënderua duke i thënë se ajo nuk i duhej, si dhe i shprehu kënaqësinë që u takuan sërish pas 17-18 vitesh, të gjallë dhe të shëndoshë!

Zt.Izrael –Telo Konfort, kishte ardhur më 1961 në Shkup te zt Sami Mizrakhi dhe na lajmëroi me telefon se dëshironte të takohej me babanë në Shkup. Babai, nëna dhe unë dhe shoqja ime shkkuam menjëherë në Shkup, ku u takuam përzëmërsisht dhe i kaluam disa orë së bashk Zt. Izrael na njoftoi me atë rast me familjen e tij, me të cilën jetonte në Milano të Italisë.

Zt. Izrael u interesua për gjendjen tonë ekonomike dhe për jetën tonë, kurse babit-zt.Arsllanit i tha  se kishte dëgjuar se po jetonim në një shtëpi jo aq të madhe, prandaj ai n  ofrojë një ndihmë në të holla. Babai dhe unë e refuzuam ndihmën financiare të ofruar, duke iu falenderuar dhe i thamë se jetonim mire, si dhe iu falenderuam për thirrjen që na e bëri që të takohemi në Shkup.

Unë, babai dhe nëna ime, u takuam shumë herë te zt. Sami Mizrakhu në Shkup edhe me zt.  Moris Konfortin.

Eshtë interesante të përmendim se z. Rafael Natan dhe të bijtë e zt. David Kohenit – Pepa dhe Habisi ose familjet e tyre nuk na u lajmëruan asnjë herë...

Për individët e sipër përmendur besoj se do të dëshmojë zt. Sami Mizrakhi, i cili është i vëllai i gruas së Moris Konfortit  dhe i cili ishte në rrjedha të ngjarjeve, ngase me të kemi kontaktuar mjaftë shpesh!” (Kë deklaratë  ë konfirmoi me nënshkrim zt. Samoel (Sami) Mizrakhi nga Shkupi!)

Kështu miku im i mocem në Bukuresht, e perfundoi rrëfimin e dytë zt. Mustafa Kemal Pasha Rezniqi, ndjestë past, në një ditë prilli të vitit 1994, në Prishtinë!

Miku i yt i mocëm  - Myrtosi!



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora