Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Frank Shkreli: Nje Botim i Ri Kushtuar Ballkanit Perendimor

| E shtune, 16.10.2010, 07:27 PM |


Nje Botim i Ri Kushtuar Ballkanit Perendimor

 

Nga Frank Shkreli

 

Qendra per Studime Strategjike Nderkombetare (Center for Strategic @ International Studies) me qender ne Washington ka hedhur ne qarkullim numerin e pare te botimit vjetor "Western Balkans Policy Review 2010".  Ky eshte nje botim i jashtzakonshem, ne kuptimin se eksperte te ndryshem te politikes ballkanike shqyrtojne ne menyre sistematike perparimin qe eshte bere deri tani nga vendet e Ballkanit Perendimor, si edhe sfidat me te cilat perballet gjithnje ky rajon plote trazira.  Ekspertet e talentuar qe kontribojne ne kete vellim te pare, shqyrtojne ne pergjithesi politiken e Bashkimit Evropian dhe te NATO-s karshi ketij rajoni dhe vleresojne gjithashtu gjendjen ekonomike. Artikuj te posacem i kushtohen secilit shtet individualisht, ku nder te tjera flitet gjtihashtu edhe per politiken amerikane ne rajon -- dhe ekspertet, per se secilin vend, japin rekomandimet e tyre.

 

Kryeredaktori i vellimit dhe studjuesi i Qendres per Studime Strategjike Nderkomebtare, Zoti Janusz Bugajski thote se Balkani perben tri kategori shtetesh: ato qe tanime jane anetare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s, e qe jane Greqia, Slovenia, Rumania dhe Bullgaria; vendet qe jane vetem anetare te NATO-s dhe aspirojne te behen anetare te Bashkimit Evropian e qe jane, Shqiperia, Kroacia e Turqia; dhe me ne fund vendet qe  tani per tani nuk jane anetare as te Bashkimit Evropian e as te NATO-s e qe perfshijne Malin e Zi, Serbine, Bosnje-Hercegovinen dhe Maqedonine. Sic duket objektivi i ketij botimi pervjetor eshte qe te behen krahasime dhe lidhje rajonale me qellim perpilimin e nje politike nderkombetare te forte e te vlefshme karshi Ballkanit Perendimor.

 

Eshte ne plan qe botimi "Western Balkans Policy Review" te behet njehere ne vjet si nje mjet per te monitoruar dhe per te vleresuar zhvillimet ne rajon  dhe ne te njejten kohe te sherbeje si nje vegel per tu bere rekomandime qeverive perendimore dhe organizatave nderkombetare per ndermarrjen e iniciativave te mundeshme politike drejt ketij rajoni. Sipas Kryeredaktorit te ketij vellimi, dhe ekspertit te njohur te ceshtjeve ballkanike, Zotit Janusz Bugajski i Qendres per Studime Strategjike Nderkomebtare, autoret kontribues kane pikepamje e perspektiva te ndryshme ne lidhje me gjendjen ne rajon, duke shtuar se opinionet e tyre jane aq te ndryshme sa jane edhe arritjet dhe problemet e vendeve te Ballkanit. Zoti Bugajski shton se eshte e nevojshme qe i gjithe Ballkani te arrije nje nivel te duhur stabiliteti dhe zhvillimi, neqoftse vendet e ketij rajoni duan te integrohen plotesisht ne organizatat me te sukseseshme nderkombtare, NATO dhe Bashkimin Evropian. Ne te njejten kohe, thote Zoti Bugajski, eshte e rendesishme qe edhe NATO dhe Bashkimi Evropian duhet patjeter te jene te angazhuar ne kete proces integrimi e bashkpunimi.

 

Ne artikullin e ketij vellimi mbi Shqiperine, eksperti i njohur i ceshtjeve shqiptare, Dr. Elez Biberaj i hedhe nje veshtrim gjendjes gjate 20-vjeteve te fundit ne ate vend: sukseseve, sfidave, si edhe problemeve politike dhe ekonomike.  Dr. Biberaj shkruan se megjithse Shqiperia ka arritur perparime te jashtzakonshme ne transformimet e saja politike, ekonomike dhe shoqerore, ajo parpseprape perballet me sfida te dukshme dhe se demokracia shqiptare mund te cilesohet si "ne zhvillim e siper", duke cituar raportin e vitit 2009 te Komisionit Evropian, sipas te cilit ka ende shume per tu bere ne perforcimin e ligjit, ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupcionit, ne sigurimin e funksionimit te institucioneve shteterore, drejte respektimit te pavaresise se gjykatave dhe ne permiresimin e kushteve per lirine e shtypit.  Ne artikullin e tij, Dr. Biberaj thekson sukseset e arritura ne vitet e fundit, por ne te njejten kohe ai shpreh shqetsimin e tij ne lidhje me cilesine e demokracise shqiptare. Ai thote se Shqiperia gjendet ne prak te realizimit te endrrese per tu ankorua njehere e mire ne Evrope dhe u ben thirrje forcave kryesore politike qe, per arsye te ngushta partiake, te mos humbin kete rast historik per Shqiperine. Zoti Biberaj shpreh gjithashtu shqetesimin ndaj vemendjes qe Washingtoni i kushton Shqiperise duke thene se Shqiperia e  ka provuar se eshte nje partnere konstruktive  e Washingtonit ne Evropen jug-lindore dhe se eshte e doemosdoshme qe politika e angazhimit  aktiv politik te Shteteve te Bashkuara te vazhdoje pa nderprerje.  Dr. Elez Biberaj perfundon artikullin e tij duke thene se eshte ne interesin kombetar te Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe Shqiperia te jete pjese e nje Evrope jug-lindore stabile, te begate dhe demokratike.

 

Artikullin mbi Kosoven e ka shkruar studiuesi David Philips. Zoti Philips gjithashtu flet per sfidat, problemet dhe sukseset e shtetit me te ri ne bote gjate dy vjeteve te kaluar dhe u hedhe nje sy problemeve me te cilat mund te perballet Kosova ne te ardhmen. Zoti Philips ve ne dukje se gjate dy viteve te fundit Kosova ka bere perparim drejte krijimit te strukturave shteterore dhe te nje ekonomie te tregut. Ai thote se Kosova ka ndermarre privatizimin e disa ndermarrjeve te medha dhe se ka filluar nje plan ambicioz per ndertimin e infrastruktures rrugore.  Zoti Philips, thote ne artikullin e tij, se Kosova perballet me te njejtat probleme si ato te vendeve te tjera post-komuniste dhe vendeve te posa dalura nga konflikti, duke perfshire nje qeverisje jo-efektive, nje sistem te dobet gjyqesor dhe korrupsion te gjitheanshem.  Ai thote se borxhi i huaj po rritet dhe se eshte e veshtire te bejsh biznes duke shtuar se krimi i organizuar mund te kete depertuar strukturat shteterore.  Edhe Zoti Philips ben rekomandimet e tija qe duhet te ndermirren nga strukturat shteterore te Kosoves si edhe nga organizmat nderkombetare per te ndihmuar shtetin me te ri te botesr te siguroje njohje te tjera nderkombetare.

 

Ky vellim eshte nje lexim i doemosdoshem per te gjithe ata qe jane te interesuar per politiken aktuale te vendeve te Ballkanit si edhe per politiken perendimore, sidomos te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, karshi secilit vend te Balllkanit Perendimor dhe atij rajoni ne pergjtihesi, opinone keto te pa-anshme nga eksperte qe i shikojne ceshtjet me perspektiva ndryshe nga pjesemarresit e  perpilimit  ashtu edhe dhe ata te zbatimit te politikes se jashteme dhe mbrendshme.