E enjte, 25.04.2024, 06:29 AM (GMT+1)

Editorial

Baki Ymeri: Shqiptarët, Altruizmi dhe Atdhedashuria

E enjte, 20.12.2007, 12:22 AM


Baki Ymeri
Shqiptarët, Altruizmi dhe Atdhedashuria

Mendime mërgimtarësh

Nga Baki Ymeri

1. Atdhtarizmi shqiptar dhe satanizmi ballkanik

Atdhetarizmi si ndjenjë e shenjtë, nuk do të humbet kurrë. Do të humbin vetëm ata që nuk kanë ditur të japin kontribut për fisnikërimin e tij. Për fat të keq, përçarjen si një sëmurje e rëndë kronike, e kemi ende prezente në gjirin tonë, që nga trojet etnike e deri në diasporë. Po qe se i analizojmë ata që i njohim, konstatojmë se shumica e tyre ende vuajnë nga komplekset e interesave komuniste të nepotizmit. Në vend të principeve, zotërojnë klanet ballkanike të përçarjes, që nga familja e fqinjët, e deri në instanca institucionale. Të rrallë i kemi ata që dinë ta përkrahin njëri-tjetrin, siç vepronin rilindasit tanë dikurë, apo siç veprojnë hebrenjtë sot, një komb i martirizuar që e respekton Zotin, altruizmin dhe informacionin. Praktika e përçarjes ndëshqiptare shëmbëllen me politikën barbare të dominimit, dukuri këto që i kompromitojnë vlerat morale përmes braktisjes së interesave nacionale në favor të egoizmit dhe të interesave personale. Po qe se e pyet në e përcjell shtypin e përditshëm, edhepse merr disa mijë franga në muaj, ta kthen majmunërisht: “Nuk më intereson politika!”. Thuase shtypi paska vetëm politikë, e jo edhe këshilla se si mund të shpëtosh nga injoranca ballkanike përmes fisnikërimit të shpirtit me dituri dhe shndërrimit të shqiptarit në një engjëll të prekur nga flatrat e engjëllit.
 Si i karakterizon Kosovë Rexhë-Bala, te ish/Qëndresa shqiptare e Suedisë, këta gjysmakë: “Një majmun mbi një degë, më zgërdhihet majmunisht e më thot: “Ha bukesuxhuk, pi e qi(ndro) në jetë me lezet, se nuk ka levërdi puna kulturore në këtë shoqëri”! Unë e pyes Darwinin: “Mos vallë lindi majmuni prej njeriut?” dhe shpresoj se një ditë do të njerëzohen majmunat e këtillë, dhe do të zgjidhin me mençuri nyjet e lamshit të ngatërruar të njëmendësisë azilante”. Këtë që e thot para 15 vitesh kryeredaktori i Qëndresës, e konfirmon më vonë Hajdin Abazi, poet, prozator dhe atdhetar. Duke parafrazuar mesazhin e tij, konstatojmë me keqardhje se Besa, simotra e Qëndresës në Suedi, shkon duke u shuar. Pse? Ngase shqiptarët hedhin më tepër para për për pije e cigare, se sa për gazeta shqiptare. Për azilantë të këtillë, Ajvaz Voka thoshte se ata që e kanë zëvendësuar atdhetarizmin me fetarizëm, kanë shkuar kuaj e janë kthyer gomarë.  Kalorësi  Karadakut, një nga kryeveprat e letërisës shqipe, ua çvesh identitetin përmes sintagmës së parafrazuar me fjalë të tjera: Nikolla Skufai ua kishte frikën spiunimeve të fanatikëve që identifikonin përkatësinë e gjakut me përkatësi feje.
Eda Butrinti ka të drejtë kur fshikullon pandjeshmërinë e shqiptarëve të Gostivarit që tolerojnë shtëpi publike me lavire të huaja pranë xhamisë. Kush janë ata që i fshehin gratë e veta duke e turpëruar Kosovën me 310 shtëpi publike në zemër të Dardanisë! Mos është vallë fjala për ndonjë aleancë të kurdisur nga barbarët tanë në bashkëveprim me kriminelët e Serbisë dhe kopilat e Azisë! Kush janë ata që kanë krijuar pasuri fantasmagorike duke e lënë popullin në mjerim! Sipas konstatimeve të një pakistanezi, të botuara te Qëndresa e Malmos (nr.3-4/1991) “Shqiptarët s’kanë çka lypin në Evropë, ngase këmbët i kanë në Ballkan, kurse kokën në Azi”. Jo për të gjithë e kemi fjalën, por vetëm për do majmuna që fyejnë Skënderbeun e Kadarenë, mamanë time e mamanë Tënde. Kush janë këta që hedhin gurë e drurë kundër vlerave të kombit? Këta janë injorantët, fanatikët dhe kopilat e kombit që rendin pas shejtanit duke denigruar vlerat e vatanit. Kjo ishte e para: një fenomen ballkanik i pandjeshmërisë, që të shqetson, jo vetëm në diasporë. E dyta ka të bëjë me titullin e paralajmëruar: Shqiptarët dhe altruizmi, Atdhedashuria dhe nevoja për zëvendësimin e përçarjes me unitet.
 
2. Kosova është shkëndija që e kall energjinë
 
Është një sintagmë që e përsërisim derisa ëndërrat të behen realitet. Shqipëria nuk mund të jetë e tërë pa gjymtyrët që ia shkëputën barbarët e Serbisë pas zullumeve barbare të Turiqsë. Ajo nuk mund të bëhet siç ishte, pa sakrifica. Jo për gjakderdhje e kemi fjalën, por për djersëderdhje politike e diplomatike, dhe për zëvendësimin e çallamit ballkanik me punë, dashuri dhe atdhedashuri. Shqipëria e brendshme, Shqipëria e jashtme dhe Diaspora Shqiptare. Shtatëmilionë nëe Ballkan dhe pesëmbëdhjetëmilionë shqiptarë në botë, janë fakte konkrete që i ka bërë publike Lidhja Shqiptare në Botë, e prirë nga do kosovarë të mençur si Orhan Kubati, Nazmi Jakurti dhe Liman Kurtishi. E kanë thënë rumunët, dhe e themi edhe ne: Fati i botës varet nga Kosova. Kosova është koka e Shqipërisë, shkëndija që e kall energjinë. Ndjenja kombëtare është ajo ndjenjë e shenjtë, që e siguron ekzistencën e popujve. Historia e Shqipërisë është historia e dritës së dashurisë. Bashkimi kombëtar, pavarësia e Kosovës dhe çrobërimi i Maqedonisë nga prangat e shovinizmit janë perspektiva e Saj. Shqiptarët e Maqedonisë i pranojnë të gjitha vuajtjet, por ata nuk do ta pranojnë kurrë padrejtësinë, pabarazinë dhe diskriminimin.
Populli shqiptar i ka do cilësi, që s’i ka kush tjetër në botë: Trimërinë, Besën dhe Tolerancën. Dhe s’i ka ato që i kanë të tjerët: Atdhedashurinë, Altruizimin, Unitetin dhe Sovranitetin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet e bashkuara të Shqipërisë janë ëndrrat e mërgimtarëbve tanë. E para u realizua para ca shekujsh, ndërsa e dyta shkon duke u realizuar falë Zotit, Amerikës dhe Europës së Bashkuar. Është kjo një ëndërr, që një ditë mund të bëhet realitet, dhe atë me një kusht: po qe se e braktisim përçarjen ndërshqiptare, fanatizmin fetar dhe bajraktarizmin politik. Kurë do të vijë koha kur do të marrim shembujt e librave të shenjtë? Kurë do të vijë koha të themi se Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë kanë një klasë politike të shëndetshme, që e vë në lëvizje jetën ekonomike dhe shpirtërore? Kush mund të na e kontestojë atëherë të drejtën për t’u bërë kombi më I admiruar në botë? Shqipëria reale, përmes betejave të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, përmes altruizmit të Nënës Terezë, dhe përmes mençurisë së Rugovës dhe Kadaresë, kaherë e ka përfituar të drejtën për jetë. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora