Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjeto Turmalaj: Fol o Çamri martire

| E merkure, 19.12.2007, 04:39 PM |


"FOLË O ÇAMRI MARTIRE"
( In Memoriam )

Nga Gjeto Turmalaj

Me rastin e 27 Qershorit, dita përkujtimore e genocidit të tmerrshëm të vëllezërve çam.

O...Çamri martire,
O tokë e përflakur....!
Fol, pse akoma nuk të është tha gjaku?.
Atë gjak, as lumenjt Beri e Kalamasi nuk e lau,
fol edhe për sa kohë të mohohet e verteta,
a thua për salvimet e tua edhe 50 vjet tjera...?
Thirr, o Çamri se mbete e mjera
prej genocidit ç'njerzor të Napoleon Zervas.
Fol, ti o Kosturë, Konicë,Janinë,
Filat, Prevezë, Arta e Follorinë,
përse, pse tu harruan kryqzatat,
ku 1944-tra e 45-sa, ti dogjën edhe 68 fshatra.
Lësho kushtrimin përse bota
atë tragjedi s'po e njeh?.
Ngrije zërin o Shqiptar deri në O.K.B.
Fol pra, kush duhet me folë...?,
pse historia atë kasaphanë ,
kush po e fsheh?.
Aty Tempulli i Dodonës flet Ilirisht,
fol, o Çamri me bijtë e tu trimnisht.
Shqiponjat e Sulit atje mbi shkëmbë,
vajtojnë si "zanat" .
Marko Boçarin në Istikam e lëshon gjëmën,
klith e bërtit se të erdhi rradha
për ditët e bardha.
Me u ngritë të gjithë në këmbë,
Shqiptarë të bashkuar në një kudo janë,
në revoltë me ne edhe martirët e varreve Çamë,
për të drejtën tonë,për trojet Amë...!

Qershor. 2007.