Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Edison Ypi: Ilir Meta

| E enjte, 14.10.2010, 07:25 PM |


Ilir Meta

 

Nga Edison Ypi

 

Mua as Zoti s'me ndal dot te shkruaj per cfare me teket dhe per ke te me shkrepet. Kete here mu shkrep te shkruaj per Ilir Meten. Ta hekurosesh Skraparin duke ia shtrire rrudhat e maleve, Skrapari behet, pra Skrapari eshte, sa Kina. Kjo dihet. E perderisa dihet kjo, dihet edhe tjetra; Qe edhe skraparlliun po ta hekurosesh behet shume i madh. A ka ndodhur ky zmadhim me ndonje skraparlli? Po, ka ndodhur, me Ilir Meten. Ilir Meta jane bemat e tija! Ja disa, Duke lene menjane sistemin amerikan dypartiak, qe eshte krejt tjeter gje, mirefunksionimi i nje demokracie europiane si kjo qe po ndertojme ne, qysh heret ka bere te nevojshem, madje te domosdoshem, krijimin e nje poli te trete politik. Aq i rekomanduar ky pol i trete, nga te huajt per te ruajtur drejtpeshimin e politikes shqiptare, e aq i deshiruar prej vet' nesh per te evituar rrezikun e dominimit te dy partive, te cilat, pa polin e trete do zevendesonin njera - tjetren ne pushtet, njesoj sikur pushtetin ta mbante gjithe kohen nje parti. U kerkua e u eksperimentua krijimi i ketij poli qe nga '91-shi e ketej me mundim te madh dhe sherre e zhurma e zhgerryerje te pafundme disa here nga disa lidere. Por pa sukses nga asnjeri prej tyre. Megjithate ky pol i trete u krijua. Cili ishte ai qe ia arriti ketij qellimi kaq te larte? Ilir Meta! Si ia arriti Ilir Meta ta beje kete gje kaq te veshtire e te rendesishme?! Ai nuk eshte nga me te sofistikuarit! Ai nuk di shume nga arkeologjia. Ai nuk merr fort vesh fort nga matematika. Ai nuk e flet rrjedhshem dhe ne menyre inteligjente dialektin tiranas. Ai nuk di greqisht?! Epo kete de po perpiqemi ta qartesojme sa te mundemi permes ketij shkrimi. Shqiptaret, sidomos ata te politikes se sotme, nga me modestet e deri tek me te ndriturit, udhetojne neper bote, hyjne e dalin neper zyra e kancelerira. Por pothuaj te gjithe, per te mos thene me servilizem te dukshem e te turpshem, neper takime e bisedime, shfaqen me nje fare ndrojtjeje, me nje lloj pasigurie, hutimi apo turbullimi. A ka ndonje lider politik shqiptar qe hyn e del neper sallonet e Parisit, Uashingtonit, Stokholmit, Londres, Brukselit, me kupola te praruara nga piktore te famshem boterore, me mure plot me tablora mjeshtrash rinashimentale, e te tjera e te tjera bukurira, po aq pa teklif sikur leviz nga dhoma ne korridorin apo kuzhinen e shtepise se vet, aq lirshem e aq kendshem, sa kur ishte femije ne zabelet e fshatit ku lindi? Shqiperia ka fare pak te tille. Njeri nga ata eshte Ilir Meta. Prej ketyre, dhe plot dromcave te tjera, duket sikur Ilir Meta beka vetem cudira. Ilir Meta di te beje, dhe ka bere, edhe cudira, por me teper eshte i shquar per te tjera. Me ka mbetur ne ment kur nje konduktore televizive pyeti nje lider politik tonin; A eshte e vertete se ju luftoni per protagonizem? Lideri, pas nje stepjeje te shkurter nga idiotlleku i pyetjes, i tha budallaqes; Po pse, si thua ti, t'ia fusim gjumit ne?! Ne punojme. Quaje si te duash, edhe protagonizem po deshe. Ky ishte Ilir Meta. Shumekush mund te cuditet se si dhe pse Ilir Metes keto levdata i vine nga mua qe me te majten kam po aq lidhje sa edhe me anen tjeter te Henes. Asgje per tu cuditur. Kam kaq vjet duke u thene te perndjekurve dhe pronareve ne nje mije menyra; Bashkohuni! Beni politike serioze! Krijojeni polin e trete! Beni partine tuaj! Merrni vota! Hyni ne parlament! Beni ligje te mira ne favorin tuaj, dhe timin natyrisht. Nuk e bene! Prandaj ate pol te trete, apo ate parti te mesit te arte, e krijoi Ilir Meta. Ilir Meta i cili vepron e reagon thjeshte. Aq thjeshte sa as gomarin nuk e nxjerr vet' nga balta. E di pse? Sepse nuk perdor fare gomar, dhe neper rruge me balte kurre nuk hyn. Me erdhen ne mendje keto e te tjera tek lexova letren qe para pak ditesh zonja Hilari Klinton i dergoi Ilir Metes. Nje thesar kjo leter. Per te reflektuar, bere krahasime, e nxjerre perfundime. Jo vetem per Ilir Meten. Per te gjithe ata qe sot merren me politike. Duke nisur nga gjatesia e kesaj letre. Rreth 300 fjale! Me te vertet shume! Sot gjatesia e letrave qe shumica e shqiptareve u dergojne njeri - tjetrit, fale edhe masakruesit te pameshirshem te gjuhes, famekeqit Internetit, nuk e kalon nje rresht e gjysme. Vet' une, qe kam miliona here me pak korrespondenca se Zonja Klinton, dhe rrjedhimisht edhe miliona here me teper kohe per te shkruar letra, letra me e gjate qe dergoj nuk i kalon 100 fjalet. Nga ky kendveshtrim, duke vleresuar volumin e punes dhe kohen ne dispozicion te Zonjes Klinton per te shkruar letra, i bie qe Zonja Klinton t'i kete derguar Ilir Metes, jo nje leter, por nje roman. E jo vetem kaq, por e tere letra, duke pasur parasysh se kemi te bejme me nje leter falenderimi dhe aspak me dicka impenjative, letra ne fjale eshte plot e perplot me cilesime dhe komplimenta perla te verteta si; "I dashur", Ju falenderoj", "Kam qene e nderuar qe kam punuar me ju", "lidhje te shkelqyera", "pergjegjesi te reja ne sherbim te popullit shqiptar", "ne besojme se do te kemi fatin e mire se do te punojme perseri ngushte me ju", "vleresoj punen qe ju keni bere per te demonstruar lidership rajonal", etj. etj. Shprehje, dhe clesime keto teper te rralla, qe zor i gjen ne raste te tilla, te cilat i drejtohen te gjitha nje njeriu te vetem, Ilir Metes. Mund te thote ndonje idiot se ishte leter kortezie, dhe se Zonja Klinton nuk e ka shkruar vet'. Leter kortezie?! Ku ma gjen letren e kortezise! Duket si nga koha e leterkembimeve te Konices me ambasadoret e botes. Si Letrat qe Ruzvelti i dergonte Curcillit, ose si letrat qe sot kembejne Putini me Berluskonin. S'e ka shkruar vet'! ndoshta kembengul idioti. Ndoshta. Por te pakten, a e ka lexuar vet'? S'do ment qe po. At'her' nuk ndryshon asgje. Sepse, pa llogaritur ndonje korrektim eventual, koha vetem per ta lexuar letren 300 fjaleshe per Ilir Meten, per Zonjen Klinton eshte e njejte me kohen qe asaj i duhet per t'i dhene njeqind urdhra gjysmes se kancelerive botes. Por megjithate letra e Zonjes Klinton, sado e sinqerte dhe dashamirese, nuk eshte e persosur. Papersosmeria duket aty ku thote; "vleresoj punen qe ju keni bere per te demonstruar lidership rajonal". Kjo shprehje, mua qe gjyshen nga nena e kam skraparlleshe, dhe nenes i ngjaj, s'me pelqen. Ja sepse; Duke pasur parasysh sa thame me lart lidhur me Skraparin sa Kina, po t'i shtojme kesaj Kine edhe hekurosjet e rrudhosjeve te tjera te Shqiperise, ate te Malesise se Madhe, Pukes, Mirdites, Tropojes, Kukesit, e te tjera, del se Shqiperia eshte me e madhe Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, te marra se bashku. Duke konsideruar gjithashtu se gjate kohes se ciles i referohet Zonja Klinton Minister i Jashtem i Shqiperise se hekurosur ishte Ilir Meta, ec e merre vesh tani cili prej te dyve eshte "lidership rajonal"; leterderguesja, apo letermarresi Ilir Meta. Por keto papersosmeri jane gjera te vogla qe falen. Se nuk mund te pretendojme nga Zonja Klinton ta dije, ta zeme, se Naim Frasheri nuk ka thene qe Froni ku rri Zoti eshte Mount McKinkley i Alaskes, por Tomorri i Skraparit. Se po te pretendonim qe Zonja Klinton ta dinte edhe kete, do ishte sa kritike e pamerituar ndaj Zonjes se nderuar po aq edhe pretendim abuziv nga ana jone. Pretendim ky, edhe me i madh se, ta zeme, une te dija numrin e shtepive dhe vilave te reja qe dibranet e Kalase se Dodes qe jetojne e punojne ne Londer kane ndertuar ne Paskuqan. Por le ta marrim pak me shtruar. Une ne Skrapar nuk vete kurre per ndonje pune, por vetem per qef, e shumta ndonje reportazh. Dhe kurre nuk bej si bejne delikatet qe ikin deri ne Corovode, e shumta deri tek Kanionet qe per ta eshte fundi i botes, pastaj kthehen me ngut dhe te babezitur per te ngrene dreke ne Bogove me mish ose me "nice fish". Une Skraparit i bie me gjith' qef mespermes, duke ngrene fasule e duke pire dhalle. Me dhjetra kilometra neper disa rruge pa rruge qe me nxjerrin ne Luginen e mahnitshme te Vjoses me perballe Nemercken e magjishme. Sa here e bej kete rruge, ndal e llafosem me te gjithe skraparllinjte qe takoj udhes, te cileve, vec tjerash, u bej te njejten pyetje; He mo, si e keni Ilir Meten? Kesaj pyetje, shumica e tyre i pergjigjen ne te njejten menyre; Ne per Ilir Meten bejme be'! Te besh be' per nje njeri te gjalle eshte gje fort e rralle. Prandaj, nje dite, dikujt qe ma tha kete, e pyeta; Ore ti qe bene e beke per Ilir Meten, a s'me thua c'ben per Abas Aline?! U zu pak ngushte skraparlliu dhe tha; Ne skraparllinjte bejme be' per te dy. Se eshte e njejta gje perderisa ai i majes se bardhe te Tomorrit ate te majes gri te Tiranes e ka sternip. Thone se pas letres publike nga Zonja Klinton Ilir Meta ka marre nje leter private nga Perendia. Ajo leter nis keshtu; Hall i madh me pluralizmin Ruaju, pa te te ruaj Se pari nga zilia Por edhe nga trillet e mia.

 

Për ZSH: Gjergj Kabashi