E enjte, 18.04.2024, 02:38 AM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Vizita e zonjës Klinton në Kosovë

E enjte, 14.10.2010, 09:59 PM


VIZITA E ZONJËS KLINTON NË KOSOVË

 

Nga Halit Bogaj

 

Tanimë dihet se çdo vizitë e zyrtarëve të lartë amerikanë në Kosovë është një mirëseardhje e radhës ngase ka të bëjë me një vend mik dhe të afërt të cilin nuk mund ta harrojmë kurrë. Aq më tepër kur Zonja Klinton është bashkëshortja e Presidentit të paharruar amerikan i cili është bërë simboli kryesor i çlirimit të vendit tone dhe njëri ndër themeluesit më të mëdhenj të  Pavarësisë së Kosovës ,i cili , ,me veprimet e tij heroike dhe mbinjerëzore   na bërë të lire, të pavarur dhe na ktheu sërish në vendin tone të djegur nga forcat militare ushtarake serbe.Kthimi ynë shënonte ditët tona më të bukura dhe të mrekullueshme të cilat kishim mundur vetëm t’i ëndërronim.Kthimi ynë ishte edhe kthim i dinjitetit tone të humbur kombëtar të cilin na e kishte bërë një regjim i çmendur i cili gjersa e përjetoi bombardmin madhështor nga NATO-ja, vërtet nuk e dinte se kur ishte e mjaftueshme e tërë ajo që e bënte ndaj këtij populli..Ai regjim totalitar, sadist dhe i sëmurë deri në skajshmëri të paparë, jo vetëm që nuk ndalej por e vazhdonte agrersionin e tij të mëtejmë. Pra, në rrugëtimin e tij të vendosur, përveç shumë miqve të tjerë të Kosovës, senatorëve , kongresmenëve amerikanë dhe burrështetasve të njohur dhe të panjohur evropianë, Bil Klinton kishte vendosur që të shkonte deri në fund.Përveç vendosmërisë së tij të paparë, në favor të lirisë sonë, një rol i veçantë nderi dhe kreanarie ,siç thoshte në një rast edhe presidenti historic amerikan, i përkiste edhe bashkëshortes së tij Hilari e cila e kishte nxitur për veprim dhe e kishte ndjekur deri në fund për t’u realizuar ëndrra jonë shekullore të cilën e gëzojmë sot.Pra, duke i pasur parasysh të gjitha këto ,iu gëzuam edhe ardhjes së saj të parë në Kosovë, në detyrën e Sekretares së shtetit/e cila në të njejtën kohë është edhe kreatore e politikës së jashtme amerikane/.Hilari ecte hap pas hapi dhe merrte pjesë active në sendërtimin e të gjitha të arriturave tona të derisotme, duke u bërë edhe pjestare e drejtëpërdrejtë tyre.Ajo erdhi në Kosovë në një turne të domosdoshme për t’ua bërë të ditur të gjithëve se duhet t’i lënë prapa armiqësitë e kaluara dhe të shikojnë drejt prosperitetit të mëtejmë për hir të gjeneratave të reja..Erdhi në Kosovë për ta pare se deri ku kanë arritur zhvillimet tona demokratike dhe për të na bërë të ditur se SHBA-të janë përherë përkrah Kosovës, aspiratave të saj liridashëse dhe integrimeve të mëtejme europerëndimore dhe ndërkombëtare.Ishte edhe në Bosnjë dhe Serbi për t’ua bërë të ditur serbëve se nuk kanë anjë rrugët tjetër përveç asaj që është precizuar nga Bashkësia ndërkombëtare e cila me serizitein e saj më të madh tregon se ka kaluar koha e zënkave, armiqësive dhe inateve të kaluara ndërballkanike.Në Bosnjë edhe njëherë ua bënte të ditur serbëve se nuk do të ketë ndarje të mëtejme ngase  e kishte parasysh se  Republika serbe ishte krijuar me dhunë dhe agresion kur i kishte vizatuar me gjak kufijtë e saj.Kurse vizita e saj në Beograd, sikur ajo e Bajdenit para disa muajve, ishte një përkrahje tjetër e drejtëpërdrejtë që i bëhej vendit tone, duke ua sjellur atyre edhe një ultimatum të ri se Kosova nuk guxon të pengohet mëtej nga Serbia por sa më shpejt të fillojë dialogu reciprok si dy shtete të pavarura.Në këtë drejtim do të përfitonte vetë Serbia e cila ka mbetur si ‘’një vrimë e zezë’’në mes të tjerëve .Zonja Klinton ishte e qartë, decidive dhe e drejtëpërdrejtë në qëllimet e vizitës së saj ballkanike,e cila pastaj do të shkojë edhe në Bruksel për të njejtin qëllim..

 

Në këtë kontekst/për herë të parë/ishte interesante edhe deklarata e Tadiqit kushtuar raportit mes serbëve dhe shqiptarëve, të cilin e quante konflikt 150 vjeçar, por vazhdonte edhe mëtej të deklaronte se Seribia’’Kurrë nuk do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës’’.Ai pajtohet të bisedojë me shqiptarët për brengat dhe problemet e përditshme jetësore të dy popujve , por pranimin e Pavarësisë së Kosovës nuk mund ta durojë fare nga i cili ikën si vampiri para kryqit.Tadiqi harronte se Pavarësia e Kosovës faktikisht ishte pranuar me ndryshimin e Rezolutës serbe i cili ishte bërë  nga presioni i madh evroperëndimor dhe dëshira e Serbisë për të ecur kah ardhmëria e saj evropiane e cila ishte e rrezikuar.Serbia do të ketë marrëdhënie me Kosovën si Kina me Tajvanin/por krahasimi mes tyre mbase nuk është adekuat/, ngase në Kosovë banojnë shqiptarët kurse në Tajvan kinezët!

 

Nga vizita e Zonjës Klinton në Beograd, mes tjerash, shihej fare qartë se Serbia ishte shumë e gëzuar ngase për here të pare fillonte të shkrihej akulli mes dy vendeve i cili datonte që nga bombardimet famoze të NATO-s.Edhepse nuk ishte përgatitrur ndonjë pritje spektakulare/ashtu siç ishte  vepruar para disa muajve gjatë vizëtës së nënkryetarit amerikan Xhozef Bajden/,në Beograd vërehej një siguri shumë e madhe .Serbia ihte e gëzuar ngase po fillon epoka e përmirësimit të marrëdhënieve të saj me supërfuqinë numër një botërore, duke u distancuar nga Rusia së cilës nuk ia ka parë hajrin askush.

 

Por ajo që na bëri kurreshtar atje, ishte mungesa e minsitrit serb të punëve të jashtme i cili me deklaratat e tij radikale, të pakuptimta dhe aspak diplomatike, vazhdimisht bëhej  therrë në sytë e diplomatëve evroperëndimrë.Apo mbase e kanë shkarkuar nga detyra por akoma nuk po tregojnë. Sidoqoftë ishte forte mire që nuk figuronte për t’i irituar të gjithë ta pranishmit e si dukej ishte bërë bajat edhe për vetë Tadiqin dhe rrethin  në të cilin sillej ai farë huligani

 

Gjatë bisedës së tij me Zonjën Klinton, Tadiq edhe njëherë u përpoq ta gënjente atë dhe opinionin se kinse Serbia qenka e interesuar të bisedohet me Kosovën ,duke harruar se ajo ishte e detyruar nga 27 shtetet evropiane  që ta bënte këtë., përndryshe do t’ikte treni i fundit për fillimin e integrimit të saj në rrjedhat evroperëndimore..Gjithashtu Tadiq gënjeu se kinse zonja Klinton kishte thënë se me Serbinë nuk pajtohen rreth Kosovës, duke harruar se këtë e kishte thënë vetë dhe duke mos e kuptuar akoma se Kosova është bërë shtet i pavarur, për çka kishte shkuar që t’i tregonte edhe njëherë diplomatja amerikane.

 

Dhe si përfundim mund të thuhet se Zonja Klinton në Kosovë u prit si një heroine e vërtetë e cila si bashkëshortja e ish presidentit amerikan kishte dhënë kontribut të madh për kthimin tone në atdhe dhe për largimin e forcave serbe nga trojet jetike shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora