E shtune, 20.04.2024, 04:41 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, reagon për heqjen e Flamurit kombëtar.

E merkure, 13.10.2010, 09:47 PM


2010-10-12

Stockholm/Förslöv,

 

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, reagon për heqjen e Flamurit kombëtar.

”Secili veprim, i kujdo qeverie qoft, që nëpërkëmbin simbolet kombëtare, do të marrin kuptimin e njerëzve të historisë së dështuar gjatë situatave me kuptimin e dyshimit të ndërdijes së tyre kombëtare”.

 

Heqja e  Flamuri Kombëtar Shqiptar, i cili ishte vendosur pranë flamujve shtetërorë të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, na kujton djegjen e Flamurit Dardan dhe heqjen e para disa ditëve të fotografisë së Prseidentit Rugova. Nuk dimë se me ç’far qeverie kemi të bëjmë, por bindja është duke u forcuar gjithnjë e më tepër sidomos kur preken interesat dhe elementet kombëtare, siq është Flamuri Kombëtar. Këto veprime gjasojnë antikombtarizëm dhe aspak pjekuri as shtetërore e as kombëtare. Është e vërtetë e pamohueshme se çdonjëri këtë veprim negativ dhe sidomos heqja më në fund edhe të Flamurit kombëtar, shkakton dhimbje nacionale që nënkupton se kjo qeveri është në stazën e shizofronisë si fenomen që vizioni qeverisës, na japin shkakun reagues dhe se kjo nuk durohet më tutje.

Pononjësit e kompanisë që zbatojnë urdhërin për heqjen e Flamurit, duhet të tregojnë se cili njeri ka dhënë urdhër, përderisa nga komuna e Prishtinës bëjnë të ditur për mediat shqiptare se nuk është urdhëri i tyre. Kjo nënkupton se këtu është Qeveria! Ndonëse është duke u hetuar një gjest i tillë, se si këta qeverisës po lejojnë me vetëdije që simboli i ynë kombëtar Flamuri kuq e zi, të nëpërkëmbet!? Së paku kështu imponohet bindja kur bëhet fjalë për këtë qeverisje e cila po instalon izolimin fizik dhe shpirtëror nga Bashkësia Ndërkombëtare, dhe bota e qytetëruar. Secili veprim, i kujdo qeverie qoft, që nëpërkëmbin simbolet kombëtare, do të marrin kuptimin e njerëzve të historisë së dështuar gjatë situatave me kuptimin e dyshimit të ndërdijes së tyre kombëtare.

 

Në emër të LDD-së – Dega për Suedi,

Hysen Ibrahimi, kryetar i Kryesisë.



(Vota: 3 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora