E merkure, 24.04.2024, 07:25 AM (GMT+1)

Editorial

Engjëll Koliqi: Ultranacionalistët serbë shpërthyen në turpin e urrejtjes tradicionale

E merkure, 13.10.2010, 09:59 PM


Çetnikët duke djegur ne stadiumin “Marassi” flamurin shqiptar (ç’ka të bëjë ky gjest kriminel me futbollin?!
Çetnikët duke djegur ne stadiumin “Marassi” flamurin shqiptar (ç’ka të bëjë ky gjest kriminel me futbollin?!

 

Ultranacionalistët serbë:

SHPËRTHYEN NË TURPIN E URREJTJES TRADICIONALE, EDHE NË GJENOVA

 

Duke u munduar të tregojnë "patriotizmin" e tyre, ultranacionalistët serbë, në të vërtetë treguan, edhe njëherë, në sytë e europianëve, se kjo Europa Plakë ka gabuar shumë, duke u solidarizuar plot një shekull me këtë farë kriminele, që janë krymjeshtër të urrejtjes, të krimit dhe të tragjedive.

Çka simbolizonte djegëja e flamurit shqiptar, në ndeshjen e futbollit me Italinë?!

 

Shkruan: Engjëll KOLIQI

 

            Mbrëmë, shumë miliona italianë dhe europianë, ishin dëshmitarë të kryemjeshtrisë së shpërthimit të urrejtjes serbiane, që në Gjenovë dogjën flamurin tonë kombëtar dhe shkaktuan dhunë, madje edhe duke rrezikuar jetëra njerëzisht. Ata, mjeshtërit e dhunës dhe të urrejtjes, nuk e dijnë as vetë, pse janë tërbuar dhe për kënd janë tërbuar e kundër kujt janë tërbuar. Mbase koka e tyre kriminele dhe krejtësisht absurde, mendon se tërë bota janë kundër tyre dhe se “të gjithë ua kanë inatin si racë e pastërt dhe mbi të gjithë që janë”...

            Siç konfirmojnë policia taliane, karabinierët dhe shumë dëshmitarë okularë, bandat serbiane, që nga orët e pasditës, në Gjenovë, pëngjanin në banda djajsh, që donin vetëm dhunë, terror dhe gjak. Ata ishin tërbuar deri në absurd, edhe nëpër qytetin e Gjenovës, jashtë fushës së lojës, por edhe brenda në stadiumin “Marassi”, ku veç tërbimeve të tjera ultranacionaliste dhe djallëzore, me brohoritje dhe me thirrje për krime e tragjedi, me pankarta e shirita me mbishkrime ultranacionaliste e kriminale, në duart e tyre, jorastësisht, u gjend edhe një flamur yni kombëtar, që u dogj në sytë e të gjithëve, madje edhe para kamerave të Radiotelevizionit publik italian RAI, që po transmetonte ndeshjen futbollistike mes Italisë dhe Serbisë, drejtëpërdrejtë. Nga kjo që pamë edhe në ekranet televizive, mund të kuptojmë dhe të shprehemi edhe publikisht se ata – ultranacionalistët serbianë – gjithçka e kishin paramenduar dhe projektuar mirë, që më parë. Qëllimi i tyre ishte, që dhunën ta bartin e ta mbjellin edhe në zemër të Europës.

            Për njeriun që është njeri, është vështirë të kuptohet ajo që ngjau dje dhe gjatë natës së kaluar në Gjenovë. Madje edhe, me plot të drejtë, mund të pyesim – ç’kanë të përbashkëta ato gjeste absurde shoviniste dhe naciste me futbollin?! Duke patur parasysh rrethanat dhe të gjitha të bëmat e serbianëve, gjatë shekujve e sidomos në shekullin e fundit, është i arsyeshëm dyshimi se i gjithë skenari i ketij shpërthimi kriminel, është bërë në Beograd dhe se aktorët e shpërthimeve naciste-kriminale, kishin ardhur të përgatitur me të gjitha mjetet e nevojshme për ushtrimin e dhunës deri në tragjedi. Ata kishin me veti flamurin shqiptar, dana, brisqë, thika, pankarta e shirita me mbishkrimet “Kosova është zemra e Serbisë” dhe aso me të cilat glorifikohej krimineli Arkan.

            Edhepse thuhet se Serbia zyrtare i ka kërkuar falje Italisë, mbase kishte të drejtë  zëvendëskryeministri e ministër i brenshëm i Serbisë, që është edhe lider i partisë së krykriminelit Milosheviq, kur një pjesë të fajit ua hodhi edhe organeve të sigurisë italiane – policisë dhe karabinierëve, duke thënë se nuk i kanë marrë masat e nevojshme të sigurisë, për parandalimin e dhunës. Vërtetë, megjithë masat shumë të rrepta nëpër stadiumet italiane të futbollit, duket shumë absurd fakti se “tifozët” serbianë kanë hyrë në stadium me të gjitha ato mjete të dhunës. Si ka mundur të ndodhë kjo?! Dhe, jorastësisht i gjithë ky tërbim dhe ky terror i ultranacionalistëve serbianë ndodhi në zemër të Europës, mu në ditën kur sekretarja e shtetit e SHBA-ve – Hillari Klointon po bisedonte në Beograd me qeveritarët e Serbisë, për ta pranuar realitetin e ri të Kosovës, për të siguruar një të ardhme paqësore në Ballkan dhe për t’i hapur rajonit rrugën drejt Bashkimit Europian.

            Analistët italianë e kanë aktualizuar këtë furi të dhunës serbiane, në të gjitha mass-mediat, duke i dhënë tituj të ndryshëm, deri te ai “Futboll, luftë dhe gjak...”. Në kronikat e zeza, gazetarët italianë thonë se janë plagosur së paku 16 persona, përfshirë edhe dy karabinierë, që janë shtrirë nëpër spitalet e Gjenovës. Gjithashtu thuhet se janë arrestuar së paku 17 terroristë serbianë.

            Është kumtuar se drejttuesit e UEFA-s, më 28 tetor do të vendosin për masat që do të ndërmarrin kundër Serbisë, por është thënë se është mundësia që të ndëshkohet edhe futbolli italian, për organizim të dobët të ndeshjeve ndërkombëtare.

            Të vërtetën e zezë se shpirti serbian ende vuan nga ndjenjat e dhunës dhe të terrorit, dje dhe mbrëmë e ka parë mbarë bota dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë u mbetet vetëm të shpresojnë se, sa më parë, do t’u vijë fundi tërbimeve ultranacionaliste e shoviniste, që gjithçka në botë duan ta ndërrojnë me dhunë, në dobi vetëm të tyre... Të shpresojmë se më në fund do e thotë fjalën vendimtare drejtësia dhe arsyejanjerëzore!!!

            Këtu poshtë mund të klikoni e të shihni sejuenca të filmuara nga dhuna e ultranacionalistëve serbianë.

 

http://www.youtube.com/watch?v=iZbBhM8oHw8

 



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora