E enjte, 28.03.2024, 07:54 PM (GMT)

Mendime

Fehmi Ajvazi: Spastrimi etnik i Kosoves

E merkure, 19.12.2007, 04:16 PM


Spastrimi etnik i Kosoves

Fehmi Ajvazi*

Ne vigjilje te masivizimit te ideologjise pankomuniste ne territoret jugosllave, pasi qe mbreteria SKS kishte kapitulluar perpara forcave fashiste gjermane, qysh ne vitin 1941, avokati çetnik nga Sarajeva, Stevan Molloviç hartoi projektin me titull „Serbia homogjene“. Vasa Çubrilloviç, ideolog i serbizimit dhe çetnikizmit, hartoi nje tjeter projekt qe kishte per synim shperberjen e pakicave, pothuajse te gjitha ato pakica qe do te perfshinte Jugosllavia e ardhshme, komuniste. Ky elaborat, kishte edhe emertimin mjaft sinjifikativ: “Problemi i pakicave ne Jugosllavine e re” (3/09/1944). Natyrisht, esenca e elaboratit, synonte shpernguljen dhe spastrimin etnik te Kosoves dhe viseve te tjera ne te cilat jetonin shqiptaret, madje, me çdo mjet. Perdorimi i te gjitha mjeteve, madje edhe menyrat e terrorit dhe te vrasjeve, ishin te theksuara ne tekstin e elaboratit. “Rruga komuniste e zhberjes”, dhe ne anen tjeter, rruga e aneksimit te hapesirave shqiptare, ishte koncepte dhe praktike e qarte, e ish regjimit komuniste jugosllav, qe po ngjitej ne pushtet, pas Luftes se Dyte Boterore. Gjate fazes se vendosjes se pushtetit ushtarak, me shume se 4000 shqiptar, iken jashte vendit. Prishjen e marredhenieve me Bashkimin Sovjetik ne vitin 1948, Beogradi e shfrytezoi edhe per vazhdimin e dhunes e te terrorit ne Kosove, dhe ne viset e tjera shqiptare. Ne vitet 50–te, te shekullit te kaluar, ne Beograd u iniciau serish programi i vitit 1938 i cili kishte si objektiv shpernguljen e shqiptareve ne Turqi, por qe ishte nderprere per shkak te fillimit te Luftes se Dyte Boterore. “Nje dreke speciale, e shtruar ne Split ne mes te diktatorit Tito dhe Ministrit te Puneve te Jashtme te Turqise, z. Fuad Kypriliu, ne janar te vitit 1953”, ishte thjeshte, fatale per te ardhme e shqiptareve ne ish Jugosllavine komuniste. Tito dhe Kypriliu, biseduan per riaktivizimin e konventes Jugosllavo - Turke, te vitit 1938. Ne kete takim, ishte folur edhe per menyren se si te riaktivizohej dhe si te materializohej, konventa ne fjale. Marreveshja, parashikonte ne pakete shpernguljen e 1 milione shqiptareve, kurse fillimisht do te shpernguleshin rreth 250.000 vete. Dreka, biseda, plani, ishin zhvilluar ne fshehtesi te plote. Pas ketij takimi, pasoi marreveshja ( Pakti Ballkanik ), e miqesise dhe e bashkepunimit ne mes te Jugosllavise–Turqise–Greqise, e nenshkruar ne Ankara nga keto tri vende, me 28 shkurt. Nderkaq, ne kete vit, u realizuar nje lloj regjistrimi i popullsise ne Jugosllavi. Me gjase, ky ishte “regjistrim” i qellimshem. Ne viset ku jetonin shqiptaret, dhe ne Kosove nisi kampanja e tmerrshme e propagandes, e presionit, e dhunes dhe e asimilimit te hapur: sepse, te gjithe shqiptaret duhej te deklaroheshin, me apo pa deshire, si turq. Administrata, kudo u mobilizua te realizonte kete objektiv dhe ajo ndihmohej nga njerezit e sherbimeve te ndryshme te sigurimeve, nga sherbimet e fshehta, nga agjenturat e ndryshme jugosllave, turke, greke si dhe nga bashkepunetoret e ndryshem dhe agjentet (hafijet, siç i quante populli), ne radhet tona. Nje ndihmes te jashtezakonshme, dhane te ashtuquajturit prijes te fese (hoxhallaret ), dhe aty – ketu, edhe bashkesite Islame. Ne kete “dasme” te pergatitur mbi baza te nje programi shteterore, u falsifikuan dhjetera mijera dokumente te ndryshme te prones, dokumente personale te njerezve, si dhe u sajuan dokumente te reja (pasaporta), dhe u leshuan viza (leje ose “vesika”, siç u thoshte populli), permes te cilave siguroheshin pa problem, udhetimet per ne Turqi. Padyshim, askush nuk e di shifren e parave, te cilat u destinuan per realizimin e ketij projekti makaber. Agjentet dhe bashkepunetoret e pushtetit, udheheqesit fetare, endeshin dite e nate neper fshatra e qytete, duke propaganduar dhe duke i cytur njerezit: “Vellezer, ne dhe ju, jemi myslimane...den – babaden, qe doemthene turq. Ju, keni qene bije te Islamit edhe perpara Muhamedit? Keshtu, duhet te nisemi e te shkojme ne “token e premtuar” te fese sone. Sa me kah lindja, aq me afer Qabese. Te shkojme ne Andadolli,” ku rrjedh mjalta”, e ku eshte vendi yne. Ky eshte vend i “qufareve”, qe domethene, i te pafeve. Zoti, nuk na duron te jetojme me te pafete, me armiqte e Islamit...”. Ne rrugen pakthim, te shkombetarizimit e te zhberjes se ngadalshme te kombit, ne rrugen e asimilimit te fundme, ne rrugen e shpopullimit te madh, pa dhe me deshire, u dynden mijera e mijera shqiptare, nga te gjitha viset ku ata jetonin, ne ish Jugosllavi. Por kjo ishte dyndja - golgote. Galimatisi i pafund i vuajtjes e mjerimit, i dhembjes e deshperimit te nje populli te tere. Kurre s’do te dihet se çfare perjetuan, si u vendosen dhe si hyne ne “jeten e re ne vendin e ri”, njerezit tane te gjakut, e te oxhakut ! Por çka ishin shqiptaret: shqiptare, apo turq? Sipas regjistrimit te vitit 1948, ne Kosove kishte te evidentuar vetem 1.315 banore, qe besonin se ishin turq. Pese vite me vone, ky numer u rrite ne 259. 535 veta. Si dhe, pse?
Administrata jugosllave dhe politika çetniko–komuniste, ia prezantonte opinionit te brendshem dhe atij nderkombetar (duke i falsifikuar dokumentet dhe te dhenat e tjera), jo vetem faktin se “shqiptaret, ne pergjithesi ishin turq”, por edhe shifrat e popullsise shqiptare “si turq”. Kjo behej, per ta legalizuar ne planin e brendshem dhe ne ate nderkombetare, epoken e ardhshme te shpernguljeve te dhunshme te shqiptareve, per ne Turqi. Prandaj, ja te dhenat e falsifikimit dhe te shpernguljeve. Vetem ne mes te viteve 1952 – 1958, ne Turqi u shperngulen 285. 810 vete. Ne periudhen e viteve 1959 – 1965, per ne Truqi, u shperngulen gjithsej, 179.871 vete. Ne odiseaden e pafund te presionit e te dhunes, te shfrytezimit ekonomik, te kolonizimit, i ashtuquajturi “Plenumi i Brioneve”, i mbajtur ne vitin 1996, gjoja e revidoi politiken e “gabimeve” ndaj shqiptareve, dhe gjoja po i hapte “dyert e perspektives” per shqiptaret. Plenumi, ia hodhi fajet gjoja nacionalizmit serbe apo me shkurte, Ministrit te Puneve te Brendshme te Jugosllavise Aleksander Rankoviç. Por, kush e aktivizoi Konventen Jugosllavo–Turke te vitit 1938, Rankoviçi apo Titoja? Politika jugosllave e ndjekur pas vitit 1966 ndaj shqiptareve, s’ishte politike e parimeve dhe e lirise, por thjeshte, ishte politike e parimeve mashtruese dhe e lirise se manipulueshme. Integrimin paqesore i shqiptareve brenda shoqerise, sistemit politiko - juridik dhe atij shteterore jugosllav pas vitit 1966, ishte politike e mashtrimit dhe e dredhive qe dinin t’i benin politikanet nacional-komuniste serbe dhe ultrashovinistet jugosllave, te te gjitha ngjyrave. Pak vite me vone, ne Beograd klasa fashisto–komuniste nxori ne drite “Librin e Kalter” (1977), ne te cilin ne menyre perfide, dekonspirohej politika mashtrues dhe manipulative. Ky liber, i kundervihej gjoja lirise dhe pushtetit te madh qe u ishte dhene shqiptareve ne vitin 1974, vit ky kur sanksionohet Autonomia e Kosoves. Ne te vertete, gjithçka ishte e lobizuar ne mes te komunisteve dhe nacionalisteve serbo–jugosllav. Shtypja dhe zhberja e shqiptareve nga trojet e veta, ishte nje politike e perbashket prej Trigllavit, deri ne Gjevgjeli! Ajo qe mund te quhej “liri dhe prosperitet i shqiptareve ne ish Jugosllavi, ishte “kafshata” e fituar me lufte te pandalshme dhe te pakompromis te nacionalisteve shqiptare, dhe te atdhetareve shqiptare. Ja faktet: Ne demonstratat e shqiptareve te vitit 1968, veç te burgosurve dhe te plagosurve, u vrane 2 demonstrues. Ne demonstratat e vitit 1981, sipas versionit zyrtar, u vrane 9 demonstrues dhe u burgosen me qindra e mijera nxenes, student, punetore, fshatar, intelektual etj. Me sakte, ky eshte vitit i fillimit te nje terrori te eger kunder popullit te pambrojtur shqiptare, kudo ku jetonin shqiptaret ne ish Jugosllavi, terror ky i cili do te zgjase plote dy dekada, pra deri ne qershor te vitit 1999. Prandaj, sipas shpikjes dhe programimit te dhjetera platformave ideopolitike – administrative, te perhapjes se tmerrshme te diferencimit, te territ informativ, te nderhyrjes ideologjike ne kulture, ne gjuhe, ne arsim dhe shkence, ne veshje, ne identitet dhe ne çdo pore tjeter te jetes, ja disa nga faktet konkrete te dhunes e terrorit te ketyre dekadave: ne mes te viteve 1981 – 1990, jane burgosur dhe denuar mbi baza denoncimesh dhe akuzash politike, 3.348 vete. Ne burgjet ushtarake, jane prangosur, 1.100 ushtare dhe oficer shqiptar, pastaj jane vrare, 63 ushtare shqiptare. Gjate kesaj kohe, jane vrare 183 civile, prej tyre, 16 femije. Jane plagosur 616 civile, prej tyre, 49 femije. Brenda ketyre viteve, qene hapur dosjet per qindra mijera banor shqiptar. Sipas nje te dhene zyrtare te publikuar ne Kuvendin Federativ ne Beograd, nga ish shefi i UDB-se per Kosoven Rrahman Morina, ne duart e organeve te Sigurise Krahinore dhe Shteterore, kane kaluar hiq me pak se 584.273 shqiptar, te Kosoves. Ne vitin 1985, Akademia famekeqe e Arteve dhe e Shkencave te Serbise, perpiloi “Memorandumin”, i cili u be publik, ne vitin 1986. Ne faqet e ketij dokumenti fashist, eshte shkruar platforma akademike, e cila zyrtarizohet me vone nga klika nacional–komuniste serbe dhe nga diktatori, Milosheviç.

*(Autori eshte gazetar dhe politolog. Ka mbaruar ligjeratat per Magjistrature ne drejtimin Administrativo – Politik ne Universitetin Dardania. Eshte Sekretar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora