Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Frank Shkreli: Vizita e Sekretares Amerikane te Shtetit Hillary Clinton ne Kosove

| E hene, 11.10.2010, 08:59 PM |


Vizita e Sekretares Amerikane te Shtetit Hillary Clinton ne Kosove

 

Nga Frank Shkreli

 

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton fillon sot nje vizite ne disa shtete te Ballkanit. Nga 11 deri me 14 Tetor, Sekretarja e Shtetit  Clinton do te udhetoje per ne Bosnje-Hrecegovine, ne Serbi dhe ne Kosove.  Sipas zedhenesve te Departmentit te Shtetit, qellimi i kesaje vizite eshte te nenvijoje angazhimin e vazhdueshem te Shteteve te Bashkuara ne perkrahje te shteteve ballkanike, nderkohe qe ato perpiqen te ndertojne shoqeri demokratike, paqesore e te begatshme, ashtuqe te gjitha keto vende te zene, me ne fund, vendin qe u takon ne organizmat euro-atlantike. Megjithse ka zera qe thone se Shtetet e Bashkuara po cangazhohen nga Ballkani, kjo vizite megjithse nuk duket se do te sjelle ndonje politike ose qendrim te ri ndaj ketij rajoni,  ndodhe pas nje vizite me rendesi  qe beri  Nen-Presidenti amerikan, Joseph Biden ne Maj te vitie 2009, si edhe vizita te tjera ne ate pjese te Evropes gjate vitit te kaluar nga Zevendes Sekretari i Shtetit james Steinberg, Ndihmes Sekretari i Shtetit per Ceshtjet Evropiane, Philip Gordon dhe zyrtare te tjere te administrates.  Per te theksuar interesimin e vazhdueshem amerikan per Ballkanin, Sekretarja Clinton do te takohet me zyrtare te ndryshem qeveritare, me perfaqsuese te shoqerise civile dhe do te marre pjese ne takime me qytetare te ndryshem ne shtetet qe ajo do te vizitoje kete jave.  Gjate vizites se saj ne Ballkan, Sekretarja Clinton -- sipas Departmentit te Shtetit -- do te vleresoje perparimin e bere ne rajon, do te shkembeje mendime dhe do te bisedoje mbi nje sere ceshtjesh te interesit te perbashket.  Pas vizites ne Ballkan, Sekretarja Clinton do te shkoje ne Bruksel, ku do te bisedoje me zyrtaret e Bashkimit Evropian dhe te NATO-s me  qellim forcimin e partneritetit midis Shtetve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, si edhe per te biseduar me aleatet per forcimin e metejshem te aleances se NATO-s.

 

Natyrisht se lexuesin shqiptar e intereson vizita e  Sekretares Clinton ne Prishtine. Te Merkuren, gjate qendrimtit e saje ne kryeqytetin e Kosoves,  Sekretarja Amerikane e Shtetit do te takohet me Presidentin e Perkoheshem te Kosoves, Jakup Krasniqi, me Kryeministrin Hashim Thaci dhe Ministrin e Jashtem Skender Hyseni.  Gjate vizites ne Kosove, Zonja Clinton do te takohet edhe me udheheqese te organizatave te grave si dhe me perfaqsuese te shoqerise civile nga te gjitha grupet etnike.

 

Ne Bruksel, Sekretarja e Shtetit Clinton se bashku me Sekretarin amerikan te Mbrojtjes Gates do te marrin pjese ne nje mbledhje te ministrave te jashtem dhe ministrave te mbrojtjes te vendeve anetare te NATO-s, qellimi i se ciles eshte shqyrtimi i perparimit te deritanishem dhe lufta ne Afganistan.

 

 Sic duket, vizita e Zonjes Clinton ne Kosove nuk do te sjelle ndonje gje te re, vecse te veje ne dukje dhe te nenvizoje rishtas   vazhdimesine e politikes amerikane ndaj Kosoves. Te Premten, Ndihmes Sekretari i Jashtem amerikan, Zotit Philp Gordon, duke u dhene hollesi gazetareve te huaj ne lidhje me viziten e Sekretares Clinton ne Kosove, perseriti edhe njehere qendrimin, tanime te njohur te Washingtonit, se "ne kemi qene absolutisht te qarte c'prej fillimit se perkrahim fuqishem pavaresine, sovranitetin dhe integritetin territorial te Kosoves, por ne te njejten kohe, kemi inkurajuar Kosoven te siguroje qe te gjitha grupet etnike te jene te perfaqsuara sic duhet."  Zoti  Gordon, theksoi para gazetareve te huaj se si ne ashtu edhe udheheqsit e Kosoves e kane bere te qarte angazhimin  "ne perputhje me sovranitetin dhe integritetin territorial te Kosoves, per te respektuar te drejtat fetare, objektet kulturore dhe te drejtat e pakicave."  Zoti Gordon u tha gazetarve se beson qe Zonja Clinton do te flase me zyrtaret evropiane ne Bruksel edhe per te ardhmen e Kosoves ne Bashkimin Evropian.

 

Ne lidhje me rritjen e numerit te njohjeve te shtetit te Kosoves, Zoti Gordon tha se "ne vazhdojme te inkurajome te gjitha vendet qe te njohin Kosoven, ashtu sic e njohim ne. Ne besojme se pavaresia e Kosoves eshte nje ceshtje e mbyllur dhe se e rendesishme eshte qe rajoni te shkoje perpara tani."  Ai shtoi gjtihashtu  se beson qe me vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne favor te pavarsise se Kosoves -- do te kete edhe njohje te tjera.  Zoti Gordon, ne vigjiljen e vizites se Sekretares Clinton ne Kosove,  ritheksoi edhe njehere qendrimin amerikan se "sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosoves duhet te ruhen dhe se ceshtja e statusit nuk duhet te jete pjese e bisedimeve te ardheshme",  midis Prishtines e Beogradit.  Ai tha se ka shume gjera qe mund te bisedohen midis dy vendeve, ceshtje te cilat do te permiresonin jeten e popujve te rajonit dhe qe do t'i benin te dy vendet me terheqese per antaresim ne Bashkimin Evropian.

 

Pyetjes se pse Zonja Clinton nuk po viziton kesaj radhe Shqiperine dhe disa vende te tjera te Ballkanit, Zoti Gordon iu pergjigj ne menyre te prere persa i perket Shqiperise: "Sekretarja e Shtetit nuk po i shmanget asnje vendi .....  Ne jemi shume te angazhuar me Shqiperine, qe eshte antare e re e NATO-s dhe  kontribuese trupash ne Afganistan, keshtuqe ne jemi duke punuar ngusht me Shqiperine.... Megjithse Sekretarja e Shtetit nuk mund te vizitoje kesaj radhe te gjitha vendet e Ballkanit, ne jemi shume te angazhuar ne te gjithe rajonin", shtoi Zoti Gordon, duke shuar kuriozitetin e gazetareve. 

 

Nderkaq, gjate nje interviste, javen e kaluar, me Zerin e Amerikes, Zevendes Sekretari i Shtetit James Steinberg kesaj pyetjeje iu pergjigj duke thene se "Do te kete mundesi te tjera per te vizituar keto vende (Shqiperine, Maqedonine e Kroacine). Shtetet e Bashkuara i kushtojnë vëmendje gjithë vendeve të rajonit. Unë kam qënë në Ballkanin perëndimor 7 herë që kur u bëra Zv/sekretar i Shtetit. Shpresoj që popujt e këtyre vendeve e dinë se ne jemi të angazhuar në çështjet e tyre. Sekretarja do të flasë për ta gjatë turneut të saj."