E merkure, 24.04.2024, 11:10 PM (GMT+1)

Faleminderit

Myrteza Studenica: Mustafa Rezniqi - Patriot - cili ndërtoi qendrën sportive për të rinj në Prishtinë

E hene, 11.10.2010, 07:58 PM


Drita (25 Mai 1887, gazeta e parë e shqiptarëve të Rumanisë, e drejtuar nga një hebre, Al. Grun)
Drita (25 Mai 1887, gazeta e parë e shqiptarëve të Rumanisë, e drejtuar nga një hebre, Al. Grun)
ZOTRI MUSTAFA PASHA REZNIQI – PATRIOT I CILI Ë NDERTOI QENDREN SPORTIVE PER TE RINJ NE PRISHTINE

SERBET E PRISHTINES Ë KUNDERSHTONIN ME MISH Ë ME SHPIRT NDERTIMIN Ë “BORO – RAMIZIT”

 

Miku im i mocën në Bukuresht,

Zotri Mustafa Pasha Rëzniqi, ishte një patriot i devotshëm, trim i pashoq, i cili rrjedhëte,ndjesë past, nga një familje patriotike. Ai në kohërat me të vështira, kur Kosova mundohej të bënte përparime, kurse serbët shovenistë mundoheshin të pengonin cdo frymëmarrje të lire të shqiptarëve, zt. Mustafa, mori përsipër një punë shumë të rëndë dhe delicate patritike: ndërtimin ë QENDRES REKREATIVE –SPORTIVE –TREGTARE  “BORO DHE RAMIZI” NE PRISHTINE!Qe caktuar drejtor i përgjithëshëm

I këtij projekti capital:të mbikëqurë të gjitha operacionet:fianciase , ndërtimore etj.Cdo prishtinas duhej të ndante nga paga e tij mujore 3% për ndërtimin e kësaj qendre me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin ë rinisë ë shëndoshë kosovare! Cdo shqiptarë prishtinas – ndau nga kafshata e gojës 3%  por, serbët jo!  Qendra e mrrekullueshme qe ndërtuar, në saje te vendosmërisë së patriotit të madh, Mustafa Pasha Rëzniqit. U ndertuan shumë halla sportive (për basketboll, hendboll boks, e pothuaj për të gjitha sportet, madje qe ngritur edhe halla e patinazhit, etj.) zt. Mustafa e kreu detyrën ë tij të madhe patriotike!

Nje pjesë përdhese e kësaj qendre, para Luftës së Fundit, ishte shëndrruar në një Depo të Madhe për shitjen ë mallrave , kryesisht ushqimore! Ishin afro 100 depo të stërmbushura me mallra ushqimore:miell, sheqer, vaj, gaz , oriz , kafe etj. Pas Luftës së Fundit, rebelë të ndryshëm, gjoja “luftarë clirimtarë të Prishtinës”, i kishin zënë frymen bizneseve të Prishtinës, duke  I shantazhuar dhe duke marr reket (plackitur) nga 20-30 mijë marka gjatë një muaji,  që ishte një gjë , e

Etienne Bommier, Shqiptaret i kane shpetuar hebrenjte (Interesul publik, 2008)
Etienne Bommier, Shqiptaret i kane shpetuar hebrenjte (Interesul publik, 2008)
papërballueshme për biznesmenët e varfër, të cilët ishin futur deri në fyt në borxhe duke, marrë mall hua, për ta shitur dhe për ta shpaguar pstaj huanë. !Edhe pronarët e depove ushqimore në pjesën përdhese të Qendres Rekreative Sportive –Tregtare “Boro e Ramiizi”, ishin të shantazhuar keqasi nga “rebelët clirimtarë”, dhe paguanin reket (plackitje)! Por, disa pronarë deposh, të stërmerzitur nga këto placckitje marramenëse, quan krye dhe nuk deshën të paguanin reket! Gjë që ishte trimëri  pashoqe e tyre, ngase rebelet i ndiznin lokalet e tyre të shitjes, në shenjë hakmarrjeje, si në Prishtinë, në Pejë etj. !   Kështu edhe ndodhi: rebelet i dogjen depotë  e dy pronarëve kryeneqë në Pjesën  Përdhese të Qendrës Rekretaive Sportive – Tregtare “Boro dhe Ramizi”Ata duke menduar se do te ndizen vetëm dy dyqane –depo, u mashtruan keqazi, ngase u dogjën afo 100 depo dhe kështu rebelet humben  rekete (placckitje) të majme – qindja mijëra euro! Ngase ushtarët e KFOR-it ,”për shkaqe sigurie”  nuk i lejuan zjarrëfikësit , që ta shuanin zjarrin në depon e Madhe  të Mallrave !“Kështu u fikën (u bënë fukarenjë) mbi 200 biznesmenë ….dhe familjet ë tyre mbi mijëra frymë mbeten pa  asnjë kacidhe….

Qendra u dëmtua shumë rëndë nga ky përdhunim i “clirimtarëve rebelë”!

TE GJITHE PRISHTINASIT QANIN ME LOTE DISA DITE ME RRADHE dhe thoshin me dnesë: ZOTI I VRAFTE REBELET TE CILET E NDEZEN “BORO E RAMIZIN”!

 Pikëllimi i madh e rroku patriotin Mustafa Pasha Rëzniqin; edhe ky i nemi rebelët që dogjen Qendrën Sportive : “Kurrë hajr mos pafshin!”

******

“ Babai im, ndjesë past,zt. Arsllan Mustafa Rëzniqi, ishte një tregtar në Gjakovë, e më vonë edhe në Decan të Kosovës . Ai bënte pjesën më të madhe të tregtisë me hebrenjtë nga Shkupi dhe Selaniku. Mardhëniet ë mira të ndrsjella afariste që kishin, bënë që më 1939, ata të bëjnë një ortakllëk: babai im zt. Arsllan, zt. David Kohen dhe zt. Rafael Natani nga Shkupi.

Këto punë  ortakëllëku u zhvilluan deri në castin kur zt. David Koen, u nda për shkak të shkuarjes së tij në Shqipëri . e më vonë u ndanë dhe babai im dhe zt. Rafael Natani (Dëshmia:Bilanci i ndarjes dhe deklaratat e ortakëve mbi mënyrën e ndarjes).Sapo vinte e afrohej Lufta ë Dytë Botërore, zt. David Kohen dhe zt. Rafael Natani shprehnin dëshirën, që me familjet e tyre, të vinin dhe të qendronin përkohësisht në Decan, po qe se babi im, do të mund t’iu siguronte atyre vend banimi dhe siguri. Shtëpia e jonë në Decan, ku jetonte familja e jonë, ishte mjaftë e gjërë dhe kishte hapësirë banimi të mjaftushme për familjën tonë, porse nuk kishte edhe gjithaqë hapësirë tjetër që t’i zinte  shlirëshëm edhe tri familje të tjera, prandaj babi im, u mor vesh me zt Rafael Natanin, zt David Kohenin dhe zt Solomon Konfortin, që në oborrin e shtëpisë, t’i qaset ndërtimit të një shtëpije të re nga guri, me qëllim të strehimit të të familjeve të ish-ortakëve dhe të kusherinjve të tyre  të afërm.Shtëpia nisi të ndërtohej nga gjysma ë vitit 1940 dhe u perfundua brenda katër muajve.Këtë ë dëshmon edhe fotografia ë shtëpisë në të cilën jetonte familja jonë Rëzniqi dhe shtëpia ë re në të cilën jetonin familjet ë zt. David Kohenit, të zt. Solomon Konfortit dhe të zt. Rafael Natanit, si dhe shumë familje të tjera të hebrenjëve, të cilat kalimthi duke shkuar në Shqipëri, qëndronin aty nga disa ditë! Familja e zt. David Kohenit u vendos në Decan në fillim të vitit 1940 dhe qëndroi në shtëpinë tone, kurse me t’u ndërtuar  shtëpia ë re- u bajt në të! Nga mbarimi I vitit 1940 erdhi familja Konfort – si vëllëzërit zt. Solomoni zt.Morisi dhe zt.Izraeli me babanë ë tyre dh ë familjet ë tyre. Për këtë dëshmojnë fotografitë ë bëra ,në shtëpinë tone, në atë kohë,të familjeve të sipërpërmendura!”

Këtu përfundon miku im i mocem në Bukuresht, pjesa ë pare ë rrëfimit të Patriotit të madh Mustafa Pashë Rëzniqit, ndjestë paste!

 

Me nderime miku i yt i mocem

Myrteza Studenica

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora