Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Keze (Kozeta) Zylo: Debati tolerues midis kundershtareve ne te gjitha fushat eshte nje shenje e civilizimit qytetar

| E marte, 18.12.2007, 05:46 PM |


Debati tolerues midis kundershtareve ne te gjitha fushat eshte nje shenje e civilizimit qytetar

Nga Keze (Kozeta) Zylo

Znj. Kozeta Zylo me bashkeshortin e saj Z. Qemal Zylo
Meqense kam me shume se nje dekade qe po ndodhem ne Amerike, eshte e treta fushate elektorale qe po ndjek pothuajse e fokusuar ne debatet midis kandidateve per Presidentin Amerikan, dhe keto me se shumti para ekranit ne TV ose nepermjet shtypit kryesor amerikan.
Ne fakt fushata elektorale per Presidentin Amerikan kthehet ne nje feste te vertete mbare popullore, vecanerisht kur cdo gje ka mbaruar, pra eshte zgjedhur Presidenti ne baze te votimit nga zgjedhesit e vet.  Por para se ta shikosh Presidentin ne kolltukun e Shtepise se Bardhe, kupton me se miri se qe te shkosh deri atje, duhet nje pune,vullnet dhe besim i jashtezakonshem nga populli.  Me konkretisht ne Amerike jemi ne zgjedhjen e Presidentit te ardhshem 2008-2012.  Ne debatet publike qe organizohen nga TV-t me prestigjioze dhe te moderuara nga njerezit me te njohur publik, para nje audience te gjere, me njerez nga te gjitha fushat dhe mosha te ndryshme, niveli i diskutimit te kandidateve per President jane te admirueshme dhe jane vlen te rrish e fokusuar.
Menyra se si ata diskutojne, ose menyra se si e bindin publikun per programet qe parashtrojne direkt para audiences ose ekraneve televizive, bejne qe shume votues t’i japin perqindjen me te larte kandidatit qe ka pasur nje kulture me te theksuar ne debat, dhe nder me toleruesit.  Moderatori i ketij debati, nje nga njerezit me te njohur ne publik televiziv, pyet me shume kujdes dhe teper i ekuilibruar per mundesite qe ata i afrojne vendit dhe interesave te popullit.
Asnjehere nuk degjon qe pyetjet e tyre te jene shokuese dhe pergjigjet e kandidateve te kene lene ndonje dhome ose skut te erret per egot personale, ose nje sjellje prepotente.
Kjo pervoje si e moderatorit qe e drejton dhe e kandidateve per presidente eshte e fituar nga debatet qe organizohen ne klase, ose kolegje te ndryshme, pra eshte ne programet e shkollave, se si te debatojne rreth ceshtjeve te ndryshme ne te gjitha fushat.
Keshtu debati me i vjeter midis skuadrave te studenteve ka filluar ne Universitetin e Micigamit me 1890.  Shume prejt ketyre debateve jane midis skuadrave qe konkurrojne per kampione boterore.  Por meqense jam tek debati presidencial, e vi nga nje vend qe nuk kishte kurfarre debati tolerues midis kundershtareve, por vetem ushtrohej dhune psikologjike mbi debatin, ose me e shumta dhe me e keqja dhune fizike deri ne eliminim, nuk ka se si te mos lene gjurme ne kujtesen time, dhe te rri te degjoj debatin midis kandidateve dhe te perfitoj sadopak nga kultura e tyre e komunikimit.  Eshte fakt historik qe debati midis kandidateve per President ka filluar ne Cikago, me 26 Shtator, 1960, debat qe ishte midis John Kendedit dhe Richard Nixon.  Ne dukje te pare nuk duken shume vite, meqense eshte vendi me demokratik ne bote, por menyra e diskutimit, oponenca, debati qe ata kane me njeri-tjetrin jane te nje niveli shume te larte, saqe shpesh here e ke te veshtire per te percaktuar se cili do te jete Presidenti i ardhshem. 
(Shtoj ketu se une dhe shume shqiptare te tjere, e kane te percaktuar qe ne diten e pare te gares presidenciale se per ke do te votojne, vota jone do te jete per Hillari Rodham Clinton, per Ciftin Clinton qe kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem per ceshtjen e Kosoves!
Pothuajse te gjithe kandidatet vine nga nje kariere e larte politike, edukimi, kane dhene shume per Kombin Amerikan, dhe jane me nje reputacion te shkelqyer per familjet e tyre dhe ne shoqerine qe i rrethon, cka dhe i ben me te besueshem ne mbare opinionin amerikan.
Shpesh kur ata dalin ne debat publik prane kamerave dhe ne audience te gjere, gjykohen dhe nga menyra se si vishen dhe deri ne interpretimin e fakteve te ndryshme.
E ndersa degjoj e fokusuar, keto debate ketu, mundohem te kujtoj debatet nga politikanet tane ne Memedheun tone, ku shume prej ketyre debateve do te degjenerojne ne fyerje, akuza te pabaza, zenka personale.
Ata arrijne deri atje sa ta quajne njeri-tjetrin, kriminel, armik, hajdut, i korruptuar pa jua bere terr syri para publikut.  Mirpo publiku hutohet dhe shpesh here pyet veten, si ka mundesi qe keta politikane kaq te korruptuar qarkullojne lirshem ne rruget e qytetit, perderisa ata etiketohen kriminele?  Por keto zenka nuk ndodhin vetem me politikanet, vetem me deputetet, keto ndodhin dhe me njerezit e thjeshte, qe shpesh here kalojne ne grindje te kota per probleme nga me te ndryshmet dhe pastaj fillojme merine me nje kohezgjatje, ndoshta, ndoshta deri ne fund te jetes.
Keto ndryshime te qenesishme ne debatet midis politikaneve te vendit tim dhe vendit ku jetoj tani, te lene nje tronditje te thelle shpirterore, gati gati te duket sikur nuk do ta heqin kurre prepotencen, arrogancen, hakmarrjen, atavizma te kohes se shkuar e me larg.
Politikanet atje pozicionohen gati-gati si armiq te perjetshem me njeri-tjetrin, vetem nje pakice jane qe rrezatojne kulture dhe miresi, sepse ne shume prej tyre, ju eshte ngulitur ne trurin e semure, qe vetem me mprehjen e shpates do te dalin fitimtare ne sheshin e Mejdanit. Ne fakt ata s’bejne gje tjeter vecse na servirin nje debat te pa pakulturuar, pa tolerance ne mendime dhe veprime, ndaj dhe shume prej tyre rezultatet i cojne ne nje qorrsokak, qe e kane shume veshtire per te dale qe andej.
Andej do te dilet vetem nqs zgjedhesit do te zgjohen dhe do ta ndjejne te nevojshme per te degjuar vertete nje debat te kulturuar, dhe me se shumti te tolerojne njeri-tjetrin, pa karshilleqe dhe ofiqe te fituara nga lufta e berrylave!

Dhjetor, 2007  NY