E enjte, 28.03.2024, 09:55 PM (GMT)

Kulturë

Shqipëria në Beograd me Olta Bokën

E hene, 17.12.2007, 10:43 PM


Olta Boka rrëmben çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Nga Anila Mema - Panorama

Olta Boka, fituese e Festivalit të Këngës në RTSH
Më e vogla e festivalit, 16-vjeçarja nga Tirana e prezantuar për herë të parë te "Gjeniu i vogël", do prezantojë për të pestën herë Shqipërinë në "Eurosong", që zhvillohet në Beograd të Serbisë. Me këngën e kompozuar dhe orkestruar nga Adrian Hila dhe me poezi të Pandi Laços, Olta Boka është vlerësuar si fituesja e çmimit të parë në "Elsa Lila show". Është hera e parë që Boka merr pjesë në garë të tillë. Por pas vetes ka lënë, dyshen nga Kosova Flaka Krelani dhe Doruntina Disha, një bashkëpunim i suksesshëm i kompozitorit Edmond Zhulali dhe Agim Doçit me këngën "Jeta kërkon dashuri". Ndërsa çmimi i tretë ka shkuar për këngën "Qielli i ri" i këngëtares Juliana Pasha, kompozuar nga Endri Sina dhe me test të Saimir Brahos. Nuk mund t'i thuash kurrsesi një Festival i Këngës së Lehtë në Radio Televizionin Publik shqiptar, nëse këtij festivali do t'i mungonte ajo, e famshme Elsa Lila. Një zgjedhje  e menduar mjaft mirë nga regjisori Pali Kuke, kur ka zgjedhur si prezantuese të kësaj gare të 46 të këngës, këngëtaren, e cila prej vitesh jeton në Itali. Por ajo që shkëlqeu në gjithë netët e festivalit dhe që i solli sharm, jo vetëm duke prezantuar, por edhe duke bërë show e lëshuar batuta nga më të ndryshmet, ka qenë Elsa Lila. Ndonëse jo një prezantuese, mirëfilli hedh poshtë idenë e prezantimit të spektakleve të tilla, që deri më sot janë kryesuar me meshkujt, duke u renditur kësisoj si femra më e mirë e viteve të fundit në prezantimin e kësaj gare të përvitshme. Megjithatë përkrah saj, jo larg qëndronte edhe kantautori Pirro Çako, ku të dy kanë mbajtur në këmbë për tri netë Festivalin e Këngës mbi skenarin e Genc Pulahës. Juria ka përzgjedhur paraditen e djeshme 17 këngët konkurruese në natën finale, nga të cilat më 10 prej tyre, janë votuar nga kjo juri me nga 1 deri në 9 pikë. Ndërsa kënga fituese është vlerësuar me nga 12 pikë, direkt nga salla, ku edhe janë shpallur tre çmimet e para. Kënga fituese siguron të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në "Eurosong 2008", i cili këtë vit do të zhvillohet në sallën e Beogradit. Për publikun, që nuk pati mundësi ta
Pirro Cako - Olta Boka - Elsa Lila
ndiqte nga salla, regjisori Pali Kuke serviri mjaft mirë nëpër ekrane, një spektakël të vlerësuar. Në fakt, çdo tingull muzikor dhe varg poezie që është dëgjuar në skenën e madhe të Festivalit të 46-të të Këngës, ka kaluar në sitën e Departamentit të Krijimtarisë Muzikore, redaktorëve të muzikës Alfred Kaçinari e Selim Ishmaku, redaktorit letrar Gjok Beci, e drejtorit artistik të Festivalit, Edmond Zhulali. Mbi një skenografi të realizuar nga mjeshtri Bashkim Zahaj kanë performuar dje me hitet e tyre si të ftuar special, grupi i njohur italian "Neri Per Caso". Ky grup është i njohur pasi interpretimi i tyre në korr bëhet pa nevojën e instrumenteve muzikorë. Janë pikërisht gjashtë djem të rinj nga Salerno në Itali. Grupi ka filluar të këndojë në '91, por djemtë njihen me njëri-tjetrin, shumë kohë më parë. Veç tyre edhe grupi suedez "Rednex". Rednex fillimisht ishte  krijimi i producenteve suedez, Örjan "Öban" Öberg, dhe Pat Reiniz, që vendosën të përziejnë muzikë country me atë eurodance. Grupi ripërpunoi këngën e folk-ut  tradicional "Cotton Eyed Joe" në një këngë dance që u shpërnda në vitin 1994 dhe që pati një sukses botëror. Ndërsa e veçanta e këtij festivali ka qenë edhe fotografi, për të cilën ka ardhur enkas nga italia Franko Ferrari.

Sms
 
Mondi, i thua drejtorit nëse nuk më garantoni qmimin e parë sot, atherë unë do të tërhiqem nga festivali. I di unë muhabetet e juaja, nuk është hera e parë për mua në një festival nëse tërhiqem unë, as “Rednex” nuk vjen, unë dua garanci sot. Më vjen keq që po ta them ty, por ti ia përcjell kryesorit. Edhe një herë nëse nuk ma jepni qmimin e parë sot, unë nesër iku. Blero.

Blero mesazh në telefon Zhulalit: Ose çmimin e parë, ose tërhiqem nga festivali

Olta Boka
Një mesazh në datën 11 dhjetor të këtij viti ka mbërritur në telefonin celular të RTSH-së dhe i është drejtuar drejtorit artistik të Festivalit, Edmond Zhulalit. Eshtë një mesazh, në formë presioni dërguar nga këngëtari i përfolur këto ditë për largimin e tij nga Festivali i 46-të i këngës në RTSH, Blero. Gazeta boton të plotë mesazhin e tij bashkë me gabimet ortografike të dërguara Edmond Zhulalit. Dje përveç prezantimin të 17 këngëve të kualifikuara për në natën finale, paraditen e djeshme organizatorët e festivalit, si dhe juria e tij kanë dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detajet e largimit të Bleros nga kjo garë. “Nëse Blero do ishte marrë vetëm me mua, unë nuk do t’i përgjigjesha aspak, as nëpërmjet telefonit, jo më në konferencë shtypi, por në këtë rast  ai ka hedhur një akuzë që rrëzon gjithë institucionin dhe  festivalin gjithashtu”, shprehet Edmond Zhulali gjatë konferencës. Por gjatë konferencës ka reaguar ashpër edhe kompozitori i njohur Gjergj Leka, pas veprimit të Bleros. Vetë këngëtari akuzon drejtuesit e festivalit, se i kanë shitur çmimet e këtij aktiviteti. “Unë e kam kuptuar që në atë festival, ka parregullsi dhe i di emrat e fituesve të festivalit”, shprehet ai. Megjithatë mesazhi i dërguar në numrin celular tregon mjaft qartë ç’ka kërkon dhe shkruhet nga Blero.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora