E enjte, 18.04.2024, 11:58 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Kur u krijua "shërbimi i msheftë"

E hene, 17.12.2007, 10:36 PM


PERVJETORI/ "Shqip" boton vendimin origjinal të qeverisë së Ismail Qemalit, që ligjëroi krimin e Shërbimit Informativ

17 dhjetor 1912, urdhri: Të dërgohet nji njeri në Mirdit, me nji letër shkrumun prej M.Bej Frashërit"

Që prej ligjërimit më 17 dhjetor 1912, nga qeveria e Ismail Qemalit, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) ka ndryshuar disa herë emërtimin e tij. Sot ai mbush plot 95 vjet. Urdhri që ka ligjëruar krijimin e një shërbimi të tillë "të msheftë" është lëshuar nga qeveria e përkohshme, vetëm pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ose e thënë ndryshe më "4 shëndre 328/912". Pikërisht atëkohë, shteti i pavarur shqiptar, ndër vendimet parësore të tij projektoi strukturën nismëtare të një shërbimi informativ, "që do të operonte në kufijtë e vet të coptuar nga traktatet ndërkombëtare të kohës. Në Urdhrin e Ditës (4 shëndre 328/912 që përkon me datën 17 dhjetor 1912) pika 6 thuhet: "Të organizohet një SHËRBIM I MSHEFTË për viset e shkeluna të Shqipnis".

Krijimi i shtetit unik, çlirimi i territoreve dhe garantimi i sigurisë kombëtare, nuk mund të arriheshin pa një shërbim sekret dhe pa një veprimtari specifike të këtij lloji. Për këtë qëllim, qeveria e përkohshme shtroi detyrën e krijimit të shërbimit të fshehtë shqiptar.

Në ndihmë të këtij misioni dhe strukture ende të paformatuar, ishte urgjent shfrytëzimi i të gjitha elementeve shtetformuese dhe burimeve të shtetit, si ushtria, milicia, xhandarmëria, pushteti vendor, e sidomos prefekturat dhe nënprefekturat. Misioni i çlirimit të tokave të zaptuara, organizimi i luftës kundër elementëve antiqeveritarë, antikombëtarë dhe themelimi i një shteti unik nga Veriu në Jug, mund të realizohej, krahas ngritjes dhe forcimit të institucioneve politike e juridike, edhe me organizimin e strukturave speciale si "shërbimi i mfshehtë" shqiptar.

Pikërisht këtë kishte parasysh qeveria e përkohshme, e drejtuar nga Ismail Qemali, kur ngarkoi patriotët e shquar, Mit‘hat Bej Frashëri dhe Lef Nosi, me detyrën e ngritjes së shërbimit të msheftë në zonat e pushtuara. Vendimi i "4 shëndre 328/912" shprehej konkretisht: "Për pikën (6) u vendue që të dërgohet nji njeri në Mirdit me nji letër shkrumun prej anës të z. Midhat Bej Frashërit për Bajram Bej Tsurin, ene z. Lef Nosi do t‘përpiqet për m‘u mar vesh me Dibrën".

17 dhjetor 1912 është data kur lindi Shërbimi i Parë Sekret Shqiptar, datë që qeveria shqiptare, me vendimin e saj nr. 486, 14.07.2006, e sanksionoi si ditën e themelimit të këtij shërbimi.

Aktualisht, SHISH është vlerësuar nga institucionet kryesore të shtetit, si dhe nga partnerët e tij ndërkombëtarë, për krijimin e një profili profesional bashkëkohor. Depolitizimi i shërbimit ka krijuar hapësira për të realizuar cilësisht misionin, objektivat dhe prioritetet. Si shembull konsiderohen dy fushatat e fundit zgjedhore në Shqipëri (korrik 2005 dhe

shkurt 2007), ku SHISH nuk është përfolur për implikime si në vitet e shkuara. Nga ana tjetër, duket se Shërbimi Informativ Shtetëror po i kushton vëmendje të veçantë edhe punësimit të

brezit të ri. Aktualisht, ka filluar një kurs me 40 veta, të gjithë të rinj, të ardhur nga jeta civile, me arsim të lartë dhe minimalisht me një gjuhë të huaj. Ky fakt tregon njëherazi rritjen e interesit për t‘u punësuar në SHISH.

Shërbimi Sekret Shqiptar ka pasur vitet e fundit një prezantim të kënaqshëm për sa u përket detyrimeve ligjore për çështjet e sigurisë kombëtare. SHISH ka dhënë dhe vazhdon të japë kontribut për çështje të integrimit të Shqipërisë në strukturat ndërkombëtare të sigurisë, si NATO dhe organizmat e shërbimeve inteligjente evropiane (SEEIC-MEC), ka marrëdhënie korrekte me Komisionin Parlamentar të Sigurisë, si dhe po kristalizon elementët e një shërbimi inteligjent.

Vendimi i qeverisë së Ismail Qemalit

Në Urdhrin e Ditës të datës 4 shëndre 328/912 (përkon me datën 17 dhjetor 1912) pika 6 thuhet: "Të organizohet një SHËRBIM I MSHEFTË për viset e shkeluna të Shqipnis.

Krijimi i shtetit unik, çlirimi i territoreve dhe garantimi i sigurisë kombëtare, nuk mund të arriheshin pa një shërbim sekret dhe pa një veprimtari specifike të këtij lloji. Për këtë qëllim, qeveria e përkohshme shtroi detyrën e krijimit të shërbimit të fshehtë shqiptar. Në ndihmë të këtij misioni dhe strukture ende të paformatuar, ishte imperativ shfrytëzimi i të gjithë elementeve shtetformuese dhe burimeve të shtetit si: ushtria, milicia, xhandarmëria, pushteti vendor, sidomos prefektura dhe nënprefekturat. Misioni i çlirimit të tokave të zaptuara, organizimi i luftës kundër elementeve antiqeveritare, antikombëtare dhe themelimi i një shteti unik nga Veriu në Jug, mund të realizohej, krahas ngritjes dhe forcimit të institucioneve politiko-juridike, edhe me organizimin e strukturave speciale si "shërbimi i mfshehtë" shqiptar.

Këtë gjë kishte parasysh Qeveria e Përkohshme kur vendosi të ngarkojë patriotët e shquar M.Bej Frashërin dhe Lef Nosin, me detyrën e ngritjes së shërbimit të msheftë në zonat e pushtuara, vendimi i "4 shëndre 328/912" vendimi i fjalisë (kreu) i katërt dhe konkretisht:

"Për pikën (6) u vendue që të dërgohet nji njeri në Mirdit me nji letër shkrumun prej anës të Z.Midhat Bej Frashërit për Bajram bej Tsurin, ene Z. Lef Nosi do t‘përpiqet për m‘u mar vesh me Dibrën". 17 dhjetor 1912 është data kur lindi Shërbimi i Parë Sekret i Shqiptar, datë që Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, me vendimin e tij 486, 14.7.2006, e sanksionoi si ditën e themelimit të Shërbimit Sekret të Shtetit Shqiptar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Vissarioni, paraardhësi i Janullatosit që kacafytej me Greqinë Ushtria shqiptare, bëmat më të mëdha i ka me veten?! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Në vend të parathënjës Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - S'kam fuqi te kthehem ne vendlindje Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Jeta ma këtheu shpinën atëherë, e tash vetëm e shikoj atë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ju lutem, me lini te vdes! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - E vetmja gjë që më ka mbetur janë fëmijët Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Tragjedi në një familje Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Tmerri në ditën e “gënjeshtrave” Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Nënës i plasi zemra Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Prova e burrërisë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Plagët e cigares Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Do të doja të harroja çdo gjë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ecja në vdekjen e paralajmëruar Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ju e gëzofshi lirinë, mua më mbetet t’i qajë plagët Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Caku i policëve ishte bunari i axhës!!! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Më shpëtoi shiu që binte rrëmbyeshëm Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Atë ditë qante edhe Prishtina Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ajo do të mbetet e çmendur pëgjithmonë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora