E enjte, 28.03.2024, 11:22 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Mitropoliti i Beratit në inagurimin e Irinej: Kosova, Jeruzalemi serb

E enjte, 07.10.2010, 08:23 PM


TIRANE,7 tetor 2010- E përditshmja serbe “Blic” publikon deklaratat e disa prej peshkopëve nga vende të ndryshme të botës që morën pjesë në inagurimin e Patriarkut serb në Pejë.

Edhe Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Ignati shprehet i shqetësuar për gjendjen në Kosovë, duke mos nguruar ta quajë shtetin e ri, Jeruzalemin e Serbisë.

 

“Tani po e shoh këtë gjendje në Kosovë. Po ndihem i shqetësuar. Ne ortodoksët shqiptarë, kemi ushqyer ndjenja të përbashkëta me popullin dhe kishën serbe gjatë bombardimit, ja edhe tani këtu në Kosovë. Por në të njëjtën kohë ndiej një gëzim dhe kënaqësi të madhe këtu në Patrikanë dhe në Kosovë. Kjo e mirë është për serbët dhe Kishën e tyre, e di dhe po e ndiej Jerusalemin tuaj” u shpreh Mitropoliti Ignati.

 

Imzot Ignati u fronëzua si Mitropolit i Beratit, më 18.07.1998. Ai ka lindur në 28.12.1934 në fshatin Podhromos, Greqi.

 

Inaugurimi i Patriarkut serb Irinej mblodhi në Patriarkanën e Pejës 40 përfaqësues të lartë të të gjitha kishave ortodokse vendore dhe rreth 30 përfaqësuese të lartë të kishave të tjera dhe bashkësive fetare tradicionale.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora