E enjte, 28.03.2024, 10:04 AM (GMT)

Mendime

Miqësia shqiptaro-hebraike dhe tradhëtia serbe

E enjte, 07.10.2010, 08:57 PM


Letra me vlerë

 

MIQËSIA SHQIPTARO-HEBRAIKE DHE TRADHËTIA SERBE

 

I nderuari miku im i moçëm!

 

Po të rrefej bisedën e fundit që kam pasur me mikun tim të  vjetër, tashmë të ndjerë, zt. Haim Adizhesin, kryetar i Komunitetit Hebraik në Prishtinë. Shpesh rrinim në kafenen e Hotelit Grand Prishtina dhe benim llafe për  situatën e stërtensionuar në qytet gje në gjithe Kosovën. Serbët të hazdisur nga shovenizmi dhe politika barbare e Milosheviqit, nuk kishin të ndalur në egërsitë e tyre. Është tmerr të kesh  komshi një familje serbe! – e nisi bisedën  miku im hebre, një ditë vjeshte me shi të merzitshëm që binte përjashta kafenesë, dhe të dukej se të lagte deri në kockë. Edhe disponimi i ngjante shiut të mëzitshëm...Ishte vjeshtë në natyrë dhe - vjeshtë në zemrat tona...

 

-         ”Qindra hebrenj u gjendën në Berat, në nismë të vitit 1940,  apo sipas kalendarit hebraik, në vitin 5617. Pjesa dërrmuese ishin hebrenjë të ardhur nga Kosova, porse kishte edhe hebrenjë nga të thuash të gjitha vendet ë Europës, që kishin ikur nga rrebeshi i luftës. Berati ishte asokohe ”nje oazë prehjeje e njemendët për hebrenjtë”. Ata kishin të holla dhe mundësi të paguanin harxhimet ë qëndresës, kush në hotel ë shumëkush nëpër shtëpitë e shqiptarëve mikpritës. Dukej se luftë nuk kishte askund dhe se lufta dhe përndjekjet e hebrenjëve kishin përfunduar. Në Berat, në vitin 1942, kishte qindra hebrenj. Pjesa ë tyre dërmuese, sidomos ata të ardhur nga Kosova, dinin të flisnin mirë shqip dhe turqisht dhe i dinin bukur mirë zakonet shqiptare. Beratasit silleshim bukur mirë me hebrenjtë e ardhur në qytetin e tyre të  lashtë.

 

-         Kështu bie fjala, z. Burhan Ruli, pronar i hotelit ”Savoja” në Berat, kishte mirëpritur shumë hebrenjë n objektin e tij hotelier dhe i mbronte e i respektonte hebrenjtë. Bie fjala, kur ndonjë hebre  ë ”zinin” luftëtarët ë Ballit Kombëtar, ai shkonte dhe u jepte atyre para dhe ata elironin hebreun. Po ashtu, kur partizanët-komunistë të atëherëshëm zinin rob ndonjë hebre, po ashtu shkonte Burhan Ruli dhe paguante para per ta liruar hebreun e pafajshëm, dhe menjëherë e lironin. Poashtu edhe zt. Shyqri Mica, jurist nga Berati, iu ndihmonte hebrenjve, duke ndërmjetesuar në çështjet gjyqësore, duke i mbrojtur edhe kështusoj ata në vitet e 40-ta. Rehatia në Beratit nuk zgjati shumë. Duke menduar se ”flakadani i luftës” u ndal dhe se gjithëkund është rehati dhe mirëpritje si në Berat, shumë hebrenjë u mashtruan, sidomos hebrenjtë që kishin ardhur në Berat nga Kosova. Ata u kthyen në Kosovë, por atje i zuri GESTAPO-ja (Gehaim Stadt Polizei –Policia Sekrete Gjermane) dhe gati të gjithë i  deportoi në llogorin ”Sajmishte” afër Beogradit, prej nga pastaj qenë dërguar në kampet e përqendrimit në Gjermani,  ku pjesa dermuese ë tyre ë pësuan keq.

 

Ta kesh serbin komshi, është njësoj sikur ta kesh djallin përbri

 

     Mirëpo, bëmë gabim të madh që u kthyem para kohe në Prishtinë, ngase atë e sundonin gjermanët... Më 14 maj 1944, pas një denoncimi (spiunimi të tmerrshëm) tek gjermanët që na e bënë fqinjtë tanë të poshtër serbë prishtinas (prandaj serbet duhet pasur sa më larg shtëpisë, larg qytetit, dhe qe besa edhe  jasht shtetit,  se janë të pabesë dhe të paskrupullt). Po atë ditë në Prishtinë, gjermanët na futën në vagonë treni dhe na dërguan në kampin famëkeq ”Sajmishte” të Beogradit. Aty ndenjëm një muaj dhe pamë llahtari....Rojtarët ishin serbë dhe kroatë. Ata na bënin supë me ujë dhe rërë dhe na shtinim që ta pinim me zorr...

 

      Shumë veta vdiqnin brenda dite nga uria dhe çetniket serbë i hedhshin ata në lumin Sava... Nga aty gjermanët na transportuan mua dhe familjen time në llogorin famëkeq Bergeb-Belzen në Gjermani. Në këtë llogor më vdiqën nëna, babai, motra e madhe me të dy fëmijët e saj, pastaj xhaxhai me të shoqen..... Dhembja ë madhe më pat kapluar dhe nuk mund të përshkruhet me fjalë... Unë me dy motrat e mia të vogla, i biri i xhahxhait me të motrën shpëtuam... Ta kesh serbin komshi ështe sikurse ta kesh djallin përbri...” – ë perfundoi rrefimin  vëllaj ynë hebre, Haim Adizzes, dhe i shkuan disa lotë për faqe...(Myrtosi)



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora