E enjte, 25.04.2024, 11:02 PM (GMT+1)

Mendime

Justina Pali & Anton Marku: Diaspora ndahet në mërgatën e shqipeve dhe mërgatën e qyqeve

E enjte, 07.10.2010, 09:59 PM


DIASPORA NDAHET

NË MERGATËN E SHQIPEVE DHE NË

MËRGATËN E QYQEVE

 

Nga Justina Pali & Anton Marku

 

I

 

MERGATA E SHQIPEVE MERRET VETMË ME LUFT NDAJ ARMIKUT

 

Mërgata e shqipeve identifikohet dhe dallohet prej mërgatës të qyqeve me përpjekje e heshtura e të pa zhurmshme mbinjerëzore kundër armiqve sllav, me penë, me para dhe me pushkë, në luftën për lirin e bashkimin e atdheut. Ata gjithmonë merren vetëm me demaskimin e armiqve e veglat e tyre dhe me lartësimin e personaliteteve të rëna e të gjalla që janë marrë e merren vetëm me realizimin e kauzës kombëtare!

 

Gjatë studimeve të tona të ngjarjeve të 1981 e më vonë, te Abdullah Prapashtica dhe shokët e ti kurrë nuk i gjënë duke u marr me biseda e as me shkrime ku merren me përçarje, intriga e thash e të thëna kundër askujt.

 

Ata as për punën e vet nuk kanë folur kurrë personalisht deri pas shpalljes së pavarësisë! Kur është shpallë pavarësia ata kanë dhanë dëshmi vetëm për punën e vet, dhe kurrë për punën e tjerëve, mbasi gjithkush duhet të flas vetëm për punën e vet dhe të shokëve të vet, pa u marr me punën e tjerëve, për të cilën nuk kanë njohuri.

 

Heshtja e tyre 25 vjeçare dhe dalja e vërtetës në shesh sikur i trazoi shumë falsifikatorët e historisë. Edhe pse ata edhe kur folën për punën e vet nuk shprehen kur far krenarie, por treguan pakënaqësi me rezultatet e punës së vete dhe shprehën gatishmëri që punën e nisur të mos e ndalin, por ta qojnë deri në fund.

 

Në këto 30 vite të kaluarës së tyre në dokumente e dëshmi nuk kemi ndesh as një rast që ata të merren me përçarje, por vetëm me bashkimin e shqiptarëve në luftë kundër armikut. Ata kanë deklarua: “...se pa përfundua lufta me armikun nuk kanë kohe me u marr me altoparlantët e thash e të thënave të intrigantëve ordinar...”!

 

Nëse dikush ka fakte e dëshmi se ata janë marrë me përçarje e intriga, duam që ato fakte e dëshmi ti shohim dhe jo ti ndjejmë si akuza të rrejshme e të zbrazëta të hedhura si mashtrime në opinion.

 

Është evidente se prej organizatorëve të kërkesës për Republikën e Kosovës të 1981 e deri te UÇK dhe Lëvizja Vetëvendosje, janë luftua me të njëjtat akuza të rreme nga kuzhina e ish regjimit të Beogradit përmes të këtyre veglave të shkollës titiste dhe përmes të veglave qorre të tyre brenda e jashtë vendit! Qëllimi i tyre ishte e është që shqiptarët të merren me njeri tjetrin dhe të mos kenë kohë ta luftojnë armikun.

 

II

 

MERGATA E QYQEVE MERRET VETË ME THASH E TË THËNA, POR KURR ME LUFTË KUNDËR ARMIKUT

 

Ndërsa mërgata e qyqeve identifikohet dhe dallohet prej mërgatës shqipeve me atë se kurrë nuk i sheh duke i marr me armiqtë sllav të kombit tonë, por ata “armiqtë” kryesor i kanë në mesin e patriotëve më të shquar shqiptar dhe e tërë lufta e tyre përbehet me prodhimin e intrigave. Këto fabrika të intrigave bëjnë pjesë në “luftën speciale psikologjike” pas të cilës zakonisht qëndrojnë direkt apo indirekt qendra e spiunazhit në Beograd e gjetiu. Prandaj, kur të fillojnë e rifillojnë fushatat e tilla të intrigave, kjo flet se nga personat që janë objekt i intrigave Beogradi dhe satelitet e ti, po ndjejnë një rrezik të madh. Gjatë këtyre viteve, nga koha në kohë, ky rrjet agjenturor nxitet në veprime të tilla edhe në kohë pa kohë, gjë që dëshmon se këto vegla janë karta të zbuluara e të djegura , prandaj edhe nuk i kursejnë për ti zbuluar tërësisht. Fjala është për njerëz me pa vlera njerëzore të cilët vuajnë nga mazohizmi që dikush të merret me ta. Për këta intrigant “shqiptari i mirë” është vetëm shqiptari i vdekur, dhe shpesh përdorën shqiptaret e vdekur për me i luftua shqiptarët gjallë.

Shembull i freskët është keqpërdorimi i emrit të Jusuf Gërrvallës me i luftua bashkëluftëtarët e ti, që kanë luftua për të njëjtën çështje dhe që rastësisht janë gjallë. Zhurma patologjike e këtij personi ka arritur që publikisht të thurë intriga edhe kundër Adem Demaçit në faqete e albaniapressit para do kohe. Të jeni të sigurt se ky individ pa personalitet, do ta luftonte edhe Jusuf Gërvallën ma shumë se A. Prapashticën e Adem Demaçin, po të ishte Jusuf Gërvalla gjallë sot! Keqpërdorimi i emrit të Jusuf Gërvallës për thurjen e intrigave ndaj tjerëve, është krim!

 

III

 

AGONIJA E MËRGATËS TË QYQEVE

 

Njeriu i urtë mëson tërë jetën nga të tjerët! Budallait i teprojnë “mençuria” dhe ai ka “mend” gjithmonë me ju shit të tjerëve. Ekzistojnë dy lloj budallenjsh: Budallai është vetëm e zeza e vetvetes dhe e familjes së vet. Ndërsa sherr-budallai kurrë nuk hyn në rreziqe të mëdha për vete, por ai zakonisht mundet të jetë shumë i dëmshëm për të tjerët! Për të qenë sherr-budalla, duhet me pas një paraqitje servile qe të fitohet besimi nga njerëzit e pa njohur për ti dezinformuar ata, deri ne shkallen e nxitjes se përçarjeve mes njerëzve - derisa ata të e zbulojnë karakterin e prishur patologjik te ti. Prandaj, njerëzit e mençur duhet të i marrin me rezerva tëra lajmet E “besueshme” dhe ato ti vlerëson vet se çfarë vlere apo pa vlere kanë! Para do dite një “patri-kot” nuk la gjë pa thënë për institucionet pse ata nuk e kanë zbulua vrasësit e atentatit të Stutgardit duke aludua se pas këtij atentati që “qëndrojnë shqiptarët”, edhe pse Jusuf Gërvalla me gojën e ve ka thënë se (citat) “..ma vrau UDB-a...”! Ndërsa ky zotëria e vërteton akuzën e UDB-ës se “ka qen qërim hesapesh me shqiptarëve. Prandaj me habiti përkrahja e disa emrave të respektuar që ju bë këtij sherr-budalle në akuzat e ti ndaj shqiptarëve!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora