E premte, 19.04.2024, 05:18 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës: Një Ditë Ndryshe me Fëmijët Jetimë

E merkure, 06.10.2010, 09:58 PM


Universiteti i Shkodrës  “Luigj Gurakuqi”

                                 

Këshilli  Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH)

                      

Në emër të Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) ju bëjmë me dije se ditën e enjte me dt. 07-10- 2010 ora 10:00 do gjendemi në Shtëpinë e Fëmijëve Jetimë Shkodër 6-14 vjec, për të dhënë mesazhin sensibilizues me temë “Një Ditë Ndryshe me Fëmijët Jetimë”.

Në qendrën sociale të këtyre fëmijëve, do jemi veçmas përfaqësuesve të Këshillit Studentor edhe studentë të degës Punë Sociale dhe Psikologji, ku gjithë sëbashku do shpërndajmë dhurata nga më të ndryshmet për të gjithë këto fëmijë në nevojë. Gjithashtu, nëpërmjet biznesve ky Këshill Studentor ka bërë të mundur edhe blerjen e tre compjuterëve dhe instalimin e lidhjen e internetit për 1 vit falas për këto fëmijë.

Ju ftojmë gjithë median që të jeni të pranishëm në reagimet dhe lëvizjet tona me karakter studentor, pasi ato kanë për qëllim promovimin dhe angazhimin e këtyre studentëve në ingranazhet e jetës së përditshme.

 

Fëmijët në vështirësi janë të shumtë, Të shumta janë edhe mundësitë për ti ndihmuar.

 

Kryetari i K.S.U.SH-së

Redan BUSHATI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora