E merkure, 30.09.2020, 10:20 PM (GMT+1)

Komente

Kalosh Çeliku: Hapja e dyerve të fantazisë

E merkure, 06.10.2010, 09:59 PM


HAPJA E DYERVE TË FANTAZISË

 

Nga KALOSH ÇELIKU

 

        Përditë i shoh haramët se si i përdredhin bythët nëpër Çarshi. Edhe rrinë pas faljes së namazit në pusi me tespi kuqezi në duar. Përçudi, me qindra vjet janë prapa në veprime, unë jam një shekull përpara tyre, që në kohën e Turqisë. Ja, që haramët duhet të cofin një ditë me një asht në gojë pas ndonjë koshi të mbeturinave. E them këtë se, ashti u ka mbetur në fyt. E këta haramë, nuk janë në gjendje t’i fusin gishtat në gojë, ta vjellin as ashtin, e as taxhinë me një torbë përqafe.

       Halli?! Është koha të cofin me gjithë asht në fyt në mes të rrugës. Ose, torbën e taxhisë përqafe. Një ditë, pas ndonjë koshi të mbeturinave t’i ngrejnë të katër këmbët përpjetë nga qielli. Dhe, njëherë e përgjithmonë populli shqiptar të shpëtojë nga pusitë e tyre që ia vënë me vite në rrugë. Samarin e historisë ta hedhë në përrua me gjithë barrën shekullore brez pas brezi.

       Dhe, unë dita më ditë kaloj nga pusia në pusi. I hap krahë më krahë dyert e fantazisë.

       Edhe: falemnderit Zotit… 

       Rastësisht, jam ulur në kafene me një mik të studimeve në Prishtinë. Edhe përkrah bisedës rreth letërsisë jemi duke pi birrë. Në ndërkohë, mikut i bie zilja e telefonit. E hap, dhe pasi bisedon për disa minuta, ma jep mua aparatin. Urdhëroni! Zëri matanë, kërkon t’i jap një deklaratë për librin. I përgjigjem: o burrë, unë posa u ktheva nga rruga. Nga gjithë ata shkrimtarë dhe botuesë të librit, më gjete mua “viktimë”. Jo, po kanë dhënë disa deklarata edhe filani, edhe filani. I përmend me emër e mbiemër “burrat” e botës. Fatkeqësi kombëtare, i përgjigjem. Edhe ti gjete, të më shtish mua në një thes me këta armiq të librit: banane, speca të kuq, domate, patate, kunguj Stambolli, dardha të qullta… Jo, po më duheshte një deklaratë për të mbushur programin e mëngjesit të radios. Zotëri, i them: unë posa kam ardhë nga rruga. Dhe, nuk mund t’ju jap asnjëfarë deklarate. U kam dhënë kolegëve të tu disa deklarata përmes telefonit dhe i kanë keqpërdorë të nesërmen. Një kolege e ytja edhe ajo pak më parë për një gazetë të “pavarur të vëllazërim – bashkimit”, kërkonte një deklaratë për Poetekën. E di, si iu përgjigja?! Jo, nuk e di djalosh. Unë përmes jush informohem se mbahet ai manifestim kulturor. Asgjë nuk di më tepër për këtë manifestim poetik. Fundi i fundit, ju gazetarët e kësaj ane më me dëshirë dhe përpikmëri i përcillni ngjarjet kulturore ose botimin e ndonjë libri të ri në Kosovë dhe Shqipëri se sa te ne në Maqedoni. Nuk e di ku është problemi. Ndoshta, fajet i ka interneti. Jo, ti je në komison të manifestimit poetik, më përgjigjet zëri matanë. Qesh, me këto dezinformata sakate që policia letrare i përhapë nëpër qytet. Zonjë, i them: ju siç duket si gazetare dini edhe më shumë se unë për këtë manifestim kulturor. Nuk jap më deklarata përmes telefonit. Na falni, që ju shqetsuam përgjigjet zëri matanë me keqardhje.

        Një javë më vonë, po këto mjete të informacionit lajmërojnë se në manifestimin kulturor Poeteka, që sivjet do të mbahet në Tiranë, marrin pjesë nga Maqedonia edhe këta poetë: Ferid Muhiq që prezanton Bosnjën (???!!!...)  dhe Ali Aliu me Salajdin Salihun nga Maqedonia. Përpak, desh pëlcita nga gazi në kokërr të shpinës. Edhe atë, merreni me mend, nga kurrizi. Më në fund, gazetarët mezi e kishin gjetë anëtarin misterioz të komisonit të Poetekës: Don Kishotin shqiptar me Sanço Panço mbi gomar. Dylqineja e Tobozës i priste në Tiranë. Vetëmse, ku t’u gjejmë mullinj ere në Shqipëri këtyre kalorësve të arratisur, të rroken fytas në fushën e mejdanit për “flijime artistike”.

       Të nesërmen, më merr në telefon gruaja: jam me përgjegjësin e emisionit të mëngjesit të Radio Shkupit, ja do të flas diçka me ty rreth programit. E marr telefonin: urdhëroni! Dje kemi ndejtur me ty në “Tivoli”, karshi Sheshit Skënderbeu dhe e kemi lënë një takim pune. Qeshem. Prezentohuni, i them bashkëbiseduesit! Mezi e thekson vetëm emrin nëpër dhëmbë. Djalosh, unë e di me cilin kam ndejtur dje në “Tivoli”. Dhe, fatkeqësisht me ty nuk kam lënë asnjë takim pune. Hallin, çka e ke më trego bre burrë! Jo, unë nuk kam asnjëfarë halli, më përgjigjet. Atëherë, edhe unë nuk kam asnjë hall që të lë me ty takim pune.

       Djalosh, në fund unë së paku e di se me cilët rri në kafene. Dhe, lë takime pune. Tashti, patjetër pas kaq viteve duhet edhe unë ta pyes veten: në cilin shtet jetoj si shkrimtar, në shtetin e të mençurve, apo në shtetin e budallenjëve?!…

        Lidhja telefonike papritmas  u ndërpre në mes të ditës, sikur e goditi rrufeja. Edhe pse, qielli ishte i kthjellët pa asnjë mjegull. Dielli i kishte hapur sytë mbi qytet. Unë vazhdova me birrën përpara në tavolinë duke pritur provokimin e radhës. Një Zot e di, çka mund të më pyesin nesër. Ose, emërojnë pa dijen time nëpër komisione të ndryshme poetike anë e mbanë Atdheut. Amani, vetëm mos më bëni deputet të popullit! Ndonjë ministër Qeverie. Shkaku, se: nuk u jap rastë, nuk rri vonë rrugëve të errëta pa drita nëpër Bit - Pazar që të më zë në pritë Partia…



(Vota: 10 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora