Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Pse po talleni, pse po tregoheni analfabet?!

| E merkure, 06.10.2010, 09:58 PM |


PSE PO TALLENI, PSE PO TREGOHENI SE JENI ANALFABET?!

 

Nga Selim Hasanaj

 

Që ta bajë këtë shkrim u inspirova nga disa shkrime dhe komente që u botuen në zemrashqiptare.net pas dorheqjes së Dr. Fatmir Sejdiu nga posti i Kryetarit të Republikës së Dardanisë.

Nuk do permendi emna të autorve të  ndonji shkrimi, por nuk dyshojë se ata do e gjejnë veten në këtë shkrim edhe pa i permend unë, andaj nuk do më befasojnë as komentet e tyne kundershtuese, por do i kisha lutë që të permbahen nga etiketimet ndersa per ofendime le të ofendojnë po deshen sepse ashtu do tregojnë nivelin e tyne njerzor.

Unë quditem se si disa autor të rregullt dhe me renome të saidit zemrashqiptare.net i futen aventures bajate dhe po sikur fëmija që luejn mshefaqok apo ndonji lojë tjeter komike edhe ata bahen komik me shkrimet e tyne ku po dalin me propozime të personaliteteve të ndryshme publike shqiptare të Dardanisë per postin (tashma të lirë) të Kryetarit të Republikës së Dardanisë.

Dy a tre autor dolen me Adem Demaqin si kandidat, nji tjeter del me tri propozime, pra me tri kandidatura, nji i tretë me Albin Kurtin etj, etj. Unë nuk do mirrem me biografi të atyne që u propozuen , por unë do mirrem me ata që shkruen shkrime bajate ku propozuen personat të favorizuem të tyne per postin ma të randsishem të shtetit të Dardanisë.

I quej shkrime bajate per faktin se quditem se si këta "AUTOR ANALIST PATRIOT" nuk po e ditkan se Kryetari i shtetit nuk zgjidhet me propozime neper saida interneti, as me shkrime tjera që do botoheshin edhe në gazetat ditore e revista, por per tu zgjedh Kryetari ka nji procedurë ligjore e cila pastaj kalon në Parlamentin e shtetit, aty votohet kandidati dhe aty ai edhe zgjidhet, por me voten e Deputetve të Parlamentit të shtetit e jo me propozimin as voten e cilitdo qytetar, analist, gazetar, patriot e trubadur zhurmagji tjeter.

Nji analist kishte dal me nji shkrim ku kishte propozue tri personalitete. Njof atë njeri dhe di edhe per raportet e ti me ato personalitete që ai i propozon me nji shkrim që e boton në zemrashqiptare.net dhe nuk muj u durova pa e ba nji koment. I terhoqa vrejtjen autorit dhe propozuesit se z. Naser Rugova nuk asht vetem bashkfshatar i Dr. Ibrahim Rugovës , por asht edhe djalë i axhes së të ndjerit Ibrahim Rugova. Unë di se këtë fakt autori i tekstit e ka dit fare mirë, por më ngacmojë "harresa" e ti e cila padyshim nuk asht e rastësishme.

Ai vet së paku me emen të vetin nuk reagojë, por aty veq disa komenteve të thjeshta u banë edhe disa komente nga nifar Rrahman Sabiti dhe pastaj edhe nga njifarë KARADAKU pra nofkë kjo e dikujt që nuk ka kurajo as kulturë qytetare të del haptazi me emen e mbiemen por bahet KAR-ADAK dhe më sulmon poshtersishtë sa më quen edhe shpiun. Provova ti gjajë e-postadresen këti shoku, por deri sot nuk ja dola, në mungesë të durimit po e shtjellojë pak atë krijesë të ligë në këtë shkrim sepse unë nuk do pushojë së kerkuemi derisa ta gjajë se kush asht dhe atëherë do e kontaktojë direkt.

Shoku KAR-adak, mos harro se ta thirresh dikend spiun asht akuzë e randë, dhe per tu ballafaque me pasojat e saj janë shumë mënyra. Meqense unë po ndihem teper i ofenduem ta dish se kamë me të gjetë dhe do ballafaohesh me ligjin dhe nese ai do të të merr në mbrojtje ( sepse mund të jesh njeri i pushtetit aktual ti, dhe per juve ligj nuk ka per momentin) ta dish se do ballafaqohesh me ligjin e Kanunit të Lekës. Pra po të më kishe ofendue unë nuk do merzitesha sepse secili kur ofendon tregon nivelin e ti njerzor, por ti KAR-adak ke akuzue dhe atë akuzë duhet ta deshmosh, ne të kunderten do perballesh me sanksionet ligjore.

Rrahman Sabitit i cili poashtu asht nji nofkë po ja perkujtojë vetem faktin se çka thotë Kadri Osmani per Adem Demaqin dhe ate jo njiherë , por me dhjetra herë, shikjo në komentet që Kadriu i banë në shkrimet e autorve që kanë propozue Adem Demaqin, shkrime këto të botueme në zemrashqiptare.net sot, dje e pardje. Unë magjup aga nese je Sabit Rrahmani, çka unë dyshojë sepse padyshim je nji zagar i enverostalinistve të LPK-së apo PDK-së nuk sulmova as nuk shava Kadri Osmanin, unë vetem bana reagim pse permendet Naser Rugova në kontekst me Ibrahim Rugoven, dhe perderisa asht permend , pse nuk u permend me faktin që asht ma favorizues per Naser Rugoven dhe perkrahsit e ti por u permend vetem në kontest të bashkfshatarit të Ibrahim Rugovës.

Juve komentuesit që me injorancen e juve meskine, dhe që keni alergji nga emni i Selim Hasanajt këtë rast me komentet e juve bajate reagimit tim në shkrimin e Kadri Osmanit poshtersishtë u munduet ti jepni kahje tjeter, kahje se gjoja unë kjenkam kunder personave që Kadriu i ka propozue. Andaj ndjejë obligim moral të deklarohem tani per personat në fjalë.

Kandidati i parë: Profesor Idriz Zeqiraj. Unë kamë pas nderin që këtë burr dhe këtë bashkvendas ta kem pasë MESUES në Shkollen Fillore " HYSNI ZAJMI " në fshatin Vrellë. Sot Profesori i nderuem Idriz Zeqiraj asht dhanderr i imi sepse asht i martuem me nji kusherin timen, ash mik i familjes sime sepse jeton në Gjermani dhe aty ai ka kontakte miqësore e vëllaznore me familjen time: vëllaun Ibrahimin dhe familjen e ti si dhe me nanë Zyhranë e ndjerë deri sa ajo vdiç me 03.gusht të këti viti. Andaj pse unë do isha kunder kandidimit të këti burri që mi dha bazat e arsimimit, që ma mësojë ABC-në e shqiptarizmes kur unë isha fëmijë në vitet 1960-ta.

Kandidati i dytë: Akademik Esat Stavileci, profesor i imi kur pata ba pak studime në fakultetin juridik në Prishtinë në fillim vitet e 1980-ta. Unë kamë pas dhe kamë respekt per këtë njeri dhe pse ta kundershtojë edhe këtë?

Kandidati i tretë: Dr. Naser Rugova, djali i baces Ali Rrusti, njeri me të cilin jamë rrit njeri me të cilin e kamë ngran buken e nanës Shahë të ndjer( nana e Naser Rugovës) dhe të cilin e di si vëlla, pse ta kundershotojë edhe këtë?

Pra unë nuk kundershtojë kandidatet që Kadri Osmani i ka propozue , unë kundershtova formen e shkrimit se si Kadriu e ka ba.  Çka po doni tash juve komentuesit që po perpjekeni ti japni komentit tim kahje tjeter?!

Ajo që unë mendojë dhe thamë per Adem Demaqin, kur nuk e mendojë as nuk e thamë per Kadri Osmanin. Nuk e thamë sepse di se Kadriu e Ademi nuk janë në të njejtin kazan, Kadriu asht patriot i deshmuem ndersa Adem Demaqi asht kapitull specifik me të cilin do mirren brezat që do vinë dhe padyshim do e hudhin në shporten e mbeturinave aty ky e hudhen Enver Hoxhen e Rrahman Morinen.

Ky asht mendimi im per te dhe nese unë mendojë kështu a asht ky nji fakt, nji argument që kar-daku të më quej spiun?!

Dhe pasi dola pak sa nga tema  po këthehem atje prap.

Mendojë se askush nuk ishte dasht të bahet palaqo , të tallet me humor bajat, e të banë shkrime me propozime per Kryetar të shetit dhe ato ti dergojë per botim në saide apo gazeta. Të gjithë jeni tregue analfabet diletant me shkrimet e tilla sepse per tu zgjedh i pari i shteti ka nji procedurë ligjore e cila nuk kalon nëper saida e gazeta, por permes Parlamentit të shtetit.

 

Selim M. Hasanaj

Sarpsborg

Norvegji

06.10.2010