Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faik Krasniqi: Gjenocidi ndaj çamëve dhe ndikimi i dëmshëm grek

| E marte, 05.10.2010, 08:09 PM |


Gjenocidi ndaj çamëve dhe  ndikimi i dëmshëm grek

 

Nga Faik Krasniqi

 

Meqë historinë e shkruan fituesi, e në Çamëri fitues ishin grekët, ka shumë mënyra interpretimi të problemit çam. Ato që kanë ndodhur në Çamëri nën maskën e luftës kundër gjermanëve bashkëpunëtorë të të cilëve u shpallën  çamët, krahasohen vetëm me masakrat serbe në Kosovë, e Bosnje. Lexo dokumentin e hartuar e dërguar në OKB (s'ja mbaj mend emrin), në lidhje me masakra, shpërngulje, shpronësime, egërsi të papara nga "trimi" gjeneral Zerva, që grekët e mbanë për hero kombëtar.

 

 Aty kemi vazhdimin e genocidit të filluar nga serbët. Situata ishte e përshtatshme, të gjithë e kishin mendjen tek frontet e mëdha. Ajo që ndodhi aty ishte përkufizimi  i termit shfarosje kombëtare.

 

 Tradhëtia që u bëri Enveri, këlyshi i Titos çamëve , si dhe fakti që Greqinë e kishte "qejf" Çurcill, bëri që lapsi ta përfshinte në anën e të fituarit. Megjithatë, për të parë nivelin e vërtetë të popullit liridashës

grek, shiko se ç' pasoi  ç'lirimin e se  ç 'trajtim kishin majtisët apo djathtistët shumë kohë pas mbarimit të luftës civile.

  

Grekët janë aq të pompuar me idenë e madhështisë së dikurshme, me të cilën i lidhë vetëm hapësira gjeografike ku jetojnë, saqë edhe datën e festës kombëtare, kanë zgjedhur datën e fillimit të luftës me Italinë, të një lufte që nuk dihej si do mbaronte.Asnjë popull në Evropë nga ata që luftuan fashizmin, nuk ka si datë përkujtimore datën e fillimit të luftës por atë të  ç'lirimit.

 Kjo datë u "caktua" shumë më vonë diku aty rreth 1948, për t'ju bërë "qejfin" partizanëve të majtë të Peloponezit, e për tu paraqitur me një datë zyrtare në miratimin e planit Marshall, prej të cilit përfituan, atëherë  900 milion dollar amerikan.

 Sa për luftën që kanë bërë, ajo është fakt, mjafton që historia e tyre të mos përmendë ekskluzivisht si të vetmit që luftuan fashizmin bashkë me serbët në Ballkan. Askund nuk kam dëgjuar një pendim apo ndjesë ndaj atyre që ndodhën në Çamëri.

Kjo është pjesë e emancipimit të një shoqërie, të ndarjes së saj prej së keqës e pasioneve megaloideatore të asaj kohe, që rritet e brumoset të besojë se është më e lavdishmja, më trimja,më e ditura, asaj që mbart brenda vetes komplekse të vjetra që nga koha e Bizantit.

 

Sa për forcën ushtarake që na bëjnë "nder" e nuk e përdorin si kërcënim, apo për moralin e "lartë" të ushtarëve të tyre të mësuar me frapë tek.

Ekuilibrat e këtij lloji për ne i ka mbajtur gjithmonë Austro-Hungaria, Italia e Turqia.

Ndikimi i dëmshëm grek( se ka edhe të mirë por janë pak) do ulet vetëm atëherë kur qeveritarët shqiptarë(djathtas dhe majtas) të kuptojnë se mbi të gjitha janë shqiptarë.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)