E merkure, 24.04.2024, 07:48 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Tregime nga Podguri IV

E marte, 05.10.2010, 09:52 PM


TREGIME NGA PODGURI IV

 

Nga Selim Hasanaj

 

THUMBIM MIQESH

 

Halil Cani dhe Tahir Bujupi ishin dy burra nga Cerrca dhe që të dy ishin pleq të mirë e burra odash.

Kishte vdek Bekë Rugova dhe sipas zakonit u hap oda per kryeshnoshje. Në ato vite ( 1970 -1985 ) ishte zakon që edhe kolektivet punuese të shkojnë per kryeshnoshje nese ndonjenit prej të punsuemve i vdiste dikush. Per shkakun se në postë - telegrafin e Istogut punonte Ismai Rugova, mblidhen punonjsit e postes dhe shkojnë në Cerrcë per ngushllime. Ishte zakon që nese shkojnë ma teper se dy veta atëherë zgjidhej njani që ishte ma i zdervjellt per kuvend dhe ai shprehte ngushllimet në emen të atyne që e shoqnonin. Zakonisht punonjsve të postes së Istogut në atë kohë per këso raste ju printe autori i këti shkrimi, por te Rugovajt ai ishte si në familjen e vetë dhe per atë shkak u moren vesh që per kryeshnosh per Bekë Rugoven puntorve të postes tu prin dhe shpreh ngushllime në emen të tyne z. Sylë Halilaj.

Ishte vjeshtë e vonë dhe bante ftoftë. Syla kishte në krye nji kapuq i cili ja qitke kryet jashtzakonisht të madhë. Ai punonte postjer dhe koleget e ti menduen se ai din kujt duhet ti shprehen ngushllimet dhe u futen mbrendë në odë ku sipas zakonit u priten me mirseardhje dhe u luten të ulen e rahatohen. Personat që duhej tu drejtohen ngushllimet ishin Idriz Beka dhe Ali Rrusta të cilet Syal i nifke mirë, por perqudi dhe si duket nga pa pervoja per këso rastesh Syla u shtangue dhe mezi radhiti fjalet ti shpreh ngushllime Aliut dhe askujt tjeter tue harrue të shpreh ngushllimet edhe në emen të kolegve që ai ju priu per në odë. Kjo krijojë pak qudi të disave sepse Syla veç tjerash harrojë se ma me vend do ishte ti shprehte ngushllime (pasi i shprehu vetem njanit) Idrizit sepse ai kishte pas Beken babë se sa Aliut që e kishte axhë.

Pasi u banë disa levizje dhe pershperitje në odë, sipas zakonit Tahir Bujupi që ishte plak ode e lut Sylen per ta marr fjalen dhe të flet diçka. Syla si duket nga fakti që kishte marr tremë që në start nuk foli, ai u pergjigj se asht i ri, edhe koleget e ti janë të ri dhe nuk ja kanë zanatin fjales së odave. Vazhdone ju aty ku e keni pas e mos pritni prej neve.

Mirpo Tahir Bujupi nuk dorzohej lehtë, si duket ai ishte prek se si asht e mundun që 14-15 veta puntor të postes mos të ken njeri që din me shpreh ngushllime por e kanë vu si pris këtë njeri që u kurthue dhe as me shnosh kryet nuk diti.

 Mirë, masi ju nuk po doni me folë, po flas unë tha Tahiri dhe fillojë të tregojë nji mesele. " Njani kishte pas nis me u marr me tregti dhe kjo i shkonte mirë sa per nji kohë të shkurt ai u ba shumë i pasun. Komshitë e ti filluen me thanë, po a nuk po ja shifni kryet sa e ka, ai ka kryet e madhë dhe asht i menqem e dinë çka banë. Mirpo punëve të këqija nuk ju shkon gjatë dhe nji ditë ate e arrestojnë policia dhe ja konfiskojnë krejt pasuninë sepse ai ishte marr me punë të paligjshme. Nga i pasun u ba njeri pa kurgja kryeshpirti. Tash ata komshi që e kishin lavdue per kryet e ti të madhë , filluen me thanë edhe pacerrka asht e madhe por asht bosh dhe nuk ka asgja në te pos fara".

U kuptue se ai meselen ja gjuejti Sylës i cili me atë kapuqin e ti të madhë vertetë kishte dukje të kryemadhit. Kjo mesele e Tahirit nuk i pelqeu Halil Canit sepse ishte ligj, rregull që ai që vjen me shpreh ngushllime asesi nuk guxon të ngacmohet as ti kundershtohet nga ata që ishin pritsa të kryeshnoshjes.

Dhe Halil Cani pasi u kollit ju dredhë Tahirit, "masi e kreve po flasë pak edhe unë, njani e kishte pas nji ka të cilin e kishte majt per qefi sepse ai ishte viq i lindun në shtallen e ti nga lopa balushë,  por nji ditë ky ngushtohet per para dhe detyrohet me e shitë. E qetë në pazar dhe pasi kau ishte i madhë, i pashem, krahgjanë, dhe i majmë menjiherë afrohen blersit. Pasi e shet dhe i merr parat shitsi, ai që e bleu këthehet dhe i thotë. Pash Zotin më trego a ka ky ka ndonji huj sepse me u pa boll i mirë kjenka. Shitsi ja dredhë. Me mish e me shpirt po të tregojë drejtë. Ky ka lind në shtallen time dhe e kamë rrit e majt per qefi, kur ishte mzat i ethke loptë dhe krejt katuni i binin ato me i eth se i qitke vjetat me shuri, por prej si u plak u ba budallë dhe ka nis po u këcen edhe vjetave".

Plas gazi në odë sepse pleqet e odes e kuptuen thumbimin miqësor të ketyne dy burrave të njoftun, të ndershem dhe që ishin miq të mirë me njani tjetrin. Tahiri e sulmojë Sylen, por masi Halil Cani nuk u pajtue me atë sulm e sulmon Tahirin me këtë mesele të bukur.

 

HAKMARRJA QË SOLLI DOBI

 

Mustafë Hajdini i Lubozhdës ishte nji fshatar i varfun të cilit kolonet malazez ja kishin uzurpue tokë e pasuni. U rritë me ndihma të dajallarve dhe katunit dhe mbeti perjetë i varfun. Per këtë shkak djali i ti Selimi ( autori i ketyne rreshtave ) detyrohet ta nderpres shkollimin dhe të ik e të punsohet në Lubjanë të Sllovenisë në prag të perfundimit të gjimnazit. Kjo e mundonte Mustafen sepse i dhimbej i biri dhe ai ma me deshirë do jetonte i varfun por që i biri ta mbarojë shkollen se sa tash me nji jetë komode që ja mundsojë i biri me parat që i dergonte muj per muj dhe të cilat i fitonte me mund tue punue punë të randa fizike në firmat e ndermarrjet sllovene.

Nji ditë Mustafa shkon dhe kerkon takim me të ndjerin Ramë Ademaj. Rama ishte atë kohë në postin e Kryetarit të Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjes të komunes së Istogut. Ai ishte edhe kusheri i Mustafes dhe Mustafa shkojë te ai me plotë shpresë. Rama e pret mirë, e qeras me kafe dhe pas nji bisede miqësore Mustafa e lutë që ti ndihmojë e të ja gjanë nji punë ose ati ose të birit që i kishte ik dhe punonte e jetonte tash në Lubjanë të Sllovenisë. Rama i premton dhe Mustafa plot gëzim shkon drejtë në postë dhe nga aty me telefon e thrret të birin dhe e lutë që të vi sa ma parë në shtëpi.

Selimi vjen per urdhnin e babait dhe së bashku shkojnë te Rama. Ramë Ademaj ishte nji njeri patriot, por ishte i vrullshem dhe po pat njeriu fatkeqësi ta takojë në momentin e ti të lig ma mirë do ishte mos me e takue fare. Atë ditë kur Mustafa shkon me të birin Ramë Ademaj kishte kjen diçka nervoz dhe menjiherë ju drejtohet me këto fjalë: " Çka po doni, punë, po çfar pune more (dhe i drejtohet Mustafes) ti derisa shkon ma i veshun se unë dhe mban në krye plisin bardhë si bora nuk të duhet puna ty se ti ke mjete jetese mjaftë, (dhe këthehet nga Selimi) ndersa ti gjosin si tarak ik e puno diku jasht në Evropë e banë para e pasuni, nuk ka punë nga unë, ikni delni tash nga zyra".

Mustafa u prek keq dhe nuk u durue pa i thanë, po ti more i paftyrë vetë më ke premtue para disa ditve dhe per ata e solla djalin këtu dhe u nxeh per nji perplasje me Ramen, por Selimi e kap babanë per krahu dhe e lutë të qetsohet dhe dalin e shkojnë në shtëpi.

Kaluen vite dhe tash Selimi posa kishte mbarue Shkollen e Naltë në Kranj dhe nji ditë së bashku me mikun e ti Hamdi Gashin nga Kijeva nisen me tren per ta vizitue familjen dhe vendlindjen. Ishte treni i quejtun AKROPOLIS që nisej nga Minheni i Gjermanisë e shkonte deri në Athinë. Nga Lubjana deri në Beograd në kupen e trenit ishin vetem Selimi e Hamdiu. Në Beograd Hamdiu del per ta ble nga nji burek sepse ishin të uritun. Selimi në derë të kupes shikjonte se si treni mbushej perplot me udhtarë. Kur papritmas vjen Ramë Ademaj dhe Sadri Kabashi. Ata posa e shofin Selimin e njohin se ai asht shqiptarë atje dikah nga anet e tyne, por me siguri nuk mund të dinin cili ishte sepse Selimi këtë kohë kishte nji mjekrr të zezë dhe mustak që bashkvendasit e ti Istogasit nuk e kishin pa të tillë ma parë.

Rama menjiherë i drejtohet me fjalet: " a ka dy venda të lirë në kupen e juve shoku student"? Selimi rrept ja dredhë; jo nuk ka vend dhe unë nuk jamë student, por jamë puntor kanalesh që juve komunistet e Istogut më detyruet të bahem i tillë e mos të mbarojë studime. Rama ishte trim dhe u ndalë, mendojë pak dhe ju drejtue, po si nuk ka vend, ti kjenke vetem, ketu janë gjasht vende, neve jemi vetem dy veta. Sadri Kabashi nuk fliste ai vetem ndegjonte. Selimi ashper ju dredhë Rames, ec e mos më nervozo , a nuk po i shef keto valigje jemi gjashtë veta, por kanë dalë me ble ushqim dhe me mbush shishet me ujë per pije. Rama lidh inati dhe i thotë, mirë do pres ketu deri sa të niset treni, por dije se kur të vie konduktori do futem mbrenda me dhunë të pelqeu e nuk të pelqeu ty. At moment vjen nji plak malazez me nji grue me dy fëmijë. E pyet Selimin per vend dhe ky i thotë, po eja ka vend per juve. Rama desh çmendet, ai tash humbi shansat per të gjet vend në vagonat tjerë dhe kjo e bani të eksplodojë. Eh more lahper, per mue nuk pat vend e per këta po a? Maju mirë do ta mbajë mend unë këtë. Selimi qeshi dhe i tha, sa per hakmarrje nuk merzitem unë. Juve pushtetaret nuk mund të ma bani ma zi se ma keni ba, ndersa per faktin që këtë thi e lejova të futet në kupe e jo ty ndihem keq, por nuk e harrojë poshtersimin që ja pate ba babës tim para shumë viteve dhe tash po ta këthej. Ato momente vjen edhe Hamdiu  me bureket e nxehtë dhe Selimi mbyll deren e kupesë.

Pas dhejt njimbdhejt viteve Ramë Ademaj ishte në postin e Sekretarit të Sekretariatit të Punve të Mbrendshme në Istog apo Kryeshef i policisë si i thoshin atëherë. Selimi kishte nuhat nji vend pune në Posten e Istogut dhe shkon per ti dorzue lutjen dhe dokumentet per punsim në drejtorin e postes në Pejë. Aty per fatin e ti Drejtor kishte kjen z. Selim Kamberaj i cili ishte djalë daje i vjehrrit të Selimit. Posa njoftohen, drejtori Selim Kamberaj që ishte nji patriot i zoti dhe nji njeri shumë i aftë dhe diplomat i thotë Selimit se do ta punsojë, por per tu punsue në Postë duhet me kjen patjeter antar i lidhjes së komunistve të Kosovës dhe duhet me pas mundësi ti jipet verifikimi si person që mund të merr lejen per armëmbajtje sepse vendi i punës Roje Nate në postë kerkon dhe parashef këto kritere. Selimi heshtë, nuk shpreson se do ja del, por megjithate vendos me ba diçka. Ti dergon dikend, nji shok, mik, farë e fis per intervencë Ramë Ademajt!! Jo do shkojë vetë të flasë me te mendojë dhe shkonë drejtë e në stacionin e policisë në Istog. Polici kujdestar e dergon te Kryeshefi dhe pas pershendetjes si zakonisht, Ramë Ademaj i drejtohet Selimit; he djalë i mirë çka je ardhë te unë? Selimi i tregon drejtë se ka gjetë nji lidhje miqësore per tu punsue në posten e Istogut dhe ma në fund definitivisht të riatdhesohet në vendlindjen e ti të bukur, por per atë vend pune duhet vertetimi per armëmbajtje , që nuk jamë nen hetime per ndonji veprimtari armiqësore. Kamë ardhë të mi jepni ato. Rama e shikjon drejt në sy dhe i thotë, para se të bisedojmë tutje, më trego a nifemi unë dhe ti, a kemi pas ndonjiherë diçka personale nga jeta private? Selimi pa ju tremb syni ja dredhë, po baci Ramë, ti ke pas me babën tim Mustafë Hajdinin e pastaj unë tu kamë hakmarr dhe të kamë lan në koridor të trenit nga Beogradi deri në  Mitrovicë  ndersa në kupe kamë lejue të futet nji plak malazezë me nji nuse dhe dy fëmijë. Ti ishe së bashku me Sadri Kabashin dhe per te sot e asaj dite më ka ardhë keq, ndersa per juve jo fare. Nga këtu nifemi unë dhe ti dhe më vjen mirë që nuk paske harrue.

Rama u ngrit nga fotelja e vetë, kalojë mbrapa tavolinës dhe me krahnorin hapun ju drejtue Selimit, qou o kodosh të të perqafon baca, kjenke trim dhe ik tash e shko në shtëpi, unë do i dergojë vetë postes raporte per të të punsue. Ama dije se kur të pyeta se a kemi pas diçka personale, po të më blebzojshe tash këtu dhe tu mundohshe me i ik faktit, kisha me të rraf mirë. Unë i due trimat dhe ti na rrnofsh dhe me hajr të kjoftë vendi i punës në postë të Istogut. Qyqanat i urrejë i tha Rama dhe e perqafojë per të dyten herë. Beso se kamë mbajtë mend atë rast në tren dhe mezi kamë prit me të shti në dorë se pata plas nga inati që mue nuk më lejove të ulem ndersa at plakun malazez po. Tash po kuptojë se mirë ma ke ba sepse unë kamë pas fajë nga fillimi me Mustafen dhe fjalet që ja pata thanë.

Të nesermen në mbramje Selimi fillojë punen në Posten e Istogut. Dhe pergjithmonë mbet me miqësi dhe bindje të mirë per Ramë Ademaj të cilin policia serbe e zhdukun pa gjurmë së bashku me bashkshorten e ti në vitn 1999.

 

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg

Norvegji

04.10.2010



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora