E enjte, 24.09.2020, 12:59 PM (GMT+1)

Komente

Abdullah Prapashtica: Adem Demaçit i beson populli

E marte, 05.10.2010, 09:58 PM


LETËR DEPUTETËVE TË REUBLIKËS TË KOSOVËS - VETËM ADEM DEMAÇIT I BESON POPULLI

 

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TË MBAHEN MENJËHERË,

 

- ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME TË MBAHEN PAS REGJISTRIMIT TË POPULLSISË!

 

Zonja dhe Zotëri Deputet!

 

Me shkarkimin e Presidentit Fatmri Sejdiut nga ana e Gjykatës Kushtetuese, institucionet e përkohshme, të dala nga zgjedhjet e 10 Nëntorit 2007, me mandat të skaduar në vitin 2008, u zhytën në krizën më të hell të mundshme institucionale. Ku ka krizë ma të madhe institucionale se kur Presidenti shkarkohet pse ka shkel Kushtetutën për tri vite me radhë, dhe detyrohet të jap dorëheqje?

 

Vendi ka mbet pa President në kohe lufte, prandaj ata që thonë se kjo nuk është krizë institucionale janë duke e gënjye opinionin me qëllim që të vazhdohet me abuzime kundër interesave kombëtare të Kosovës. Zgjedhjet presidenciale nuk duhet pritur që të ndodhin pas zgjedhjeve të përgjithshme, por ato duhet mbajtur menjëherë, që pastaj Presidenti me mandat të rregullt të mund ti thërret zgjedhjet e rregullta!

 

Zonja dhe Zotëri Deputet!

 

Për krejt çka ka ndodhur nga 17 Nëntori 2007 e deri me sot ju jeni edhe meritor edhe përgjegjës para popullit dhe para historisë. Brenda këtyre 3 viteve ju keni marrë dhe mund të merrni vendime të rënda jo vetëm për këtë por edhe për gjeneratat e më vonshme.

 

Për të ju bërë me dije se çfarë përgjegjësie keni para vendit dhe para popullit tuaj, do të ju përkujtoj kohën kur nga salla e këtij Kuvendi ku ju po kuvendoni, edhe në vitin 1968 edhe në vitin 1981 kanë dal kualifikime politike se kërkesa për Republikën e Kosovës është “kundërrevolucionare”!

 

Se çka ka ndodhur pastaj e dini shumë mirë të gjitha ju që në atë kohë keni qenë në pushtetin e Regjimit të Beogradit si dhe ju që keni shkuar nëpër burgje ose që jeni arratisur jashtë vendit për dhjetëra vite.

 

Do të ju përkujtoj kohën kur në vitin 1989 nga salla e këtij Kuvendi ku ju po kuvendoni është miratua Kushtetuta e Serbisë me të cilën është anulua Autonomia e Kosovës. Nga po ata deputet, të cilët, kur 5 minuta pas orës 00 e kanë kuptua se me ketë i kanë shkarkua edhe veten nga pozitat e ati pushteti të ish LKJ, është shpallur deklarata e pavarësisë, por tani para shkallëve të këtij Kuvendi.

 

Ua kujtova këto momente historike sepse ju jeni tani 5 minuta para orës 00 dhe se keni mundësi që diçka të ndryshoi pozitivisht në biografitë tuaj dhe në historinë e këtij vendi para se të bëhet 5 minuta pas orës 00! Kësaj radhe kur të bëhet 5 minuta pas orës 00 keni me dal në shkallët e Kuvendit, me u bë sërish me popullin tuaj, si me 1989, por kësaj radhe ka me qenë tepër vonë për ju.

 

Zonja dhe Zotëri Deputet!

 

Gjendja është shumë më e rrezikshme se sa jeni duke e pa në sipërfaqe. Imponimi i dhunshëm i negociatave me Serbin armike ka për qëllim me krijua bashkëpunëtor me Serbinë dhe vëllavrasje mes shqiptarëve.

Prandaj, kërkohet baraspeshë mes urtësisë dhe vendosmërisë, baraspeshë mes mençurisë dhe guximit. Ajo që është e pa tolerueshme në këto momente janë konfliktet e brendshme dhe toleranca ndaj nihilizmit dhe tradhtisë. Pra, konfliktet e brendshme të natyrës të mospajtimeve politike duhet suspenduar derisa të kalohet kriza, ndërsa nihilizmi dhe tradhtisë nuk duhet më i lan as një lloj hapësire, me as një çmim.

 

Nihilistët dhe tradhtarët duhet të ndeshen me pasojat e veprave të veta të ndyra, flak për flakë dhe ku do, për ta kuptuar se tolerancës ndaj tradhtisë i ka vdekur nëna përgjithmonë! Kjo mundet dhe duhet të ndodh në rrugë paqësore e demokratike.

 

Zonja dhe Zotëri Deputet!

 

Për të nxjerr mësime nga përvoja ndërkombëtare ua kujtoi se, kur para 25 viteve Argjentina i pat pushtua Ujdhesa Folklande, Britania e Madhe e shpalli gjendjen luftës me Argjentinën dhe vendimi i par ishte mbyllja e Parlamentit derisa sa zgjat lufta. Këtë nuk e beri Margaret Thaqer kokë më vete por atë e kërkonte Kushtetuta e Britanisë së Madhe! Kjo ndodhi sepse në kohë lufte, përçarjet e partive politike qojnë ujë në mulli të armikut. Prandaj, në kohë lufte krenat edhe shkojnë shumë lirë!

 

Nga dita kur u dogjën doganat në veri dhe nga kur Republika e Kosovës nuk mundet të e shtrin pushtetin e vet në anën tjetër të Ibrit dhe as në këtë anë të Ibrit, nëpër enklava e në kisha ortodokse të Kosovës ku po vazhdon sundimi kolonial i Serbisë, Kosova gjendet sërish në luftë.

 

Nuk mundet të flitet për “suksese të shkëlqyeshme” as për “integrime ndërkombëtare” kur atdheu vazhdon të kullon gjak dhe kur atë e mbajnë të ndare dhe e copëtojnë të huajt si pas tekeve të veta! Edhe me sovranitet formal të Kosovës edhe me sovranitet real të Serbisë, nuk shkon më! Nuk ka as ku dy sovranitet brenda një vendi! Prandaj ose ata ose ne do të sundojmë me vendin ton! Pra, do të sundojmë ne në vendin ton, e jo Serbia!

 

Ua kujtoj se edhe sa herë erdhi demokracia turke në rrezik, Ushtria turke e shpëtoi Turqinë nga anarkia. Këtë nuk e beri Kenan Evreni kokë më veti, por atë e kërkonte Kushtetuta e Turqisë. Kjo ndodhi sepse në kohë anarkie, vetëm Ushtria mundet të e shpëton vendin nga katastrofa e sigurt dhe nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm. Vendi i ynë gjendet në një anarki burokratike dhe me territore të okupuara, prandaj ne nuk mundemi të sillemi sikur ç`do gjë është në rregull kur asgjë nuk është në rregull!

 

Zonja dhe Zotëri Deputet!

 

Urgjent duhet të merret vendim për krijimin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare (UKSH) legale në marrëveshje mes Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës në tërë hapësirën etnike dhe kudo ku jetojnë shqiptarët nëpër Botë. S`ka shtet të pavarur e sovran pa ushtri të rregullt kombëtare! Këtu nuk është fjala për kur far guerile grupore, por për mobilizimin e trupave të rregullta ushtarake! Prishtina nuk duhet prit marrëveshjen me Tiranën e Shkupin, por duhet filluar punën në këtë drejtim menjëherë, pas konsultimeve me miqtë tan në SHBA dhe Britani të Madhe, nga të cilët duhet kërkuar mbështet logjistike me kredi afatgjata.

 

Këto amendamente nga Kushtetuta e Britanisë së Madhe dhe nga Kushtetuta e Turqisë duhet ti integrojmë në rendin ton juridik urgjent, sepse në Kosovë i kemi aktualisht këtë gjendje akute . Duhet ndjekur edhe shembullin e Kushtetutës, të pas bashkimit të dy Gjermanive për të nxjerr mësime që kërkohen.

 

Në këto kushte lufte, ju si deputet nuk mundeni të veni interesat personale apo të partive, mbi interesat e kombit, por anasjelltas. Prandaj, detyrë e juaja si deputet është se si do ta realizoni këtë pjesë të amendamenteve. Ju e keni mundësinë që të suspendoni Kushtetutën Ahtisarit të imponuar me dhunë dhe kërcënime të pranisë të huaj ushtarake dhe të vazhdoni të veproni me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, deri në zgjedhje e para pas shpalljes së pavarësisë dhe deri pas referendumit për vetëvendosje,ku populli vet do të vendos se a do të bashkohet apo do të jeton në dy republika dhe se çfarë Kushtetute do të ketë.

 

Zonja dhe Zotëri Deputet!

 

Si qytetar i Republikës ë Kosovës ju drejtohem me këto kërkesa:

 

- Organizimi i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat ADEM DEMAÇI do të kandidohet dhe do të zgjidhet nga vet populli për President, sepse vendi nuk mundet të udhëhiqet me ushtrues të detyrës që nuk i ka as votat e as besimin e partisë së vet as të popullit;

- Që të suspendohet institucionet e koalicioni aktual dhe vendimet e tyre ilegale, deri në zgjedhjet e përgjithshme;

- Që nga Presidenti i ardhshëm Adem Demaçi, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të emërohet një Qeveri e Ekspertëve me mandat deri në zgjedhjet e reja;

- Që pas Regjistrimit të Popullsisë, brenda e jashtë vendit, të mbahen zgjedhjet e rregullta nga ku do të dalin institucionet e para legale pas shpalljes së pavarësisë, të cilat duhet mbështetur nëse dalin nga vullneti i popullit dhe në fund;

 

- Që të gjitha bisedimet bilaterale me vendet që Kosova është në gjendje lufte të shtyhen derisa këto vende të e njohin zyrtarisht pavarësinë e sovranitetin e kombit shqiptar në tëra trojet e ti etnike.

 

Shpresoj se ju do të e kuptoni serioziteti e situatën në të cilën gjendet vendi dhe se detyrave tuaj do të ju përgjigjeni me seriozitet!

 

Me konsideratë të lartë

Abdullah Prapashtica

Tetor 2010



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora