| E hene, 04.10.2010, 09:59 PM |
KALOSH ÇELIKU
HALLDUPI
E vërtetë, jam rritur qafë për qafe me Qenin e Shtëpisë. Edhe me macjen, në Katund. Dorën në zemër, ishin kafshë besnike. Nateditë e ruanin Shtëpinë. Shkak ky, që edhe kujdeseshin Nëna dhe Babai, e gjithë familja për këto kafshë besnike shtëpiake. E ndanim me to së bashku edhe bukën e gojës. Vetëmse, këto kafshë asaj kohe kurrë nuk e tradhtonin Shtëpinë. E ruanin nga hajdutët, e ruanin nga Ujku, e ruanin nga minjt që në atë kohë na hiqnin valle gjithë natën nëpër Shtëpi. Prandaj, edhe jetonin bashkë me ne nën një çati si një familje e madhe.
Edhe, çuditem sot me Qenin Plak të Hoxhës me dy dhëmbë të kalbur në gojë: Natën leh në Iriq. Përmëkeq, edhe nuk i
Dhe, nuk ia vuri veshin Qenit Plak të Hoxhës. Autobusi erdhi dhe hipi si të gjithë udhëtarët që prisnin në peron. U stacionua pranë disa grave, pasi nuk kishte vend të lirë për t’u ulur në karrike. Në ndërkohë, më këmbë edhe e shfletoi gazetën e “pavarur të vëllazërim – bashkimit”, në të cilën Hoxha shkruante kolumne politike: “U bë Shkupi Kaçanik!” Qesharake, ë?! Shkupi me gjithë këta heronj bullgarë, misionarë grek, luanë, kisha ortodokse, xhami e hoxhallarë në minare, kurrë nuk mund të bëhet Kaçanik. Shkaku, se: Kaçaniku është Kaçanik si te ajo kënga popullore shqiptare: ku, në një luftë flakë më flakë me pushtuesit osmanë, është derdhur gjaku deri në gju, sa që është mbytyr edhe kali. Nëntë sahat është therë me thika. E ka nemur
Papritmas, dikushi foli me zë të lartë pas shpine që ta dëgjojnë edhe udhëtarët: Marre duhet të të vij që më ke sharë në gazetë! Ujku plak e shikoi duke buzqeshur mjeranin trim me dimija
Ujku Plak edhe një herë e shikoi egër këtë “vëlla” gjaku, po përsëri iu dhimbtë mjerani me zgjebe. Tha, me vete: sa trim duket mes udhëtarëve në autobus, kur e di se nuk do ta bëj copë – copë me gjithë tesha arnë mbi arnë. E sa i mjerë ishte në stacion, kur e priste autobusin me bishtin nën këmbë. E merre me mend se, si mund të duket ky Qen Plak besnik i Hoxhës në rrugë?! Ose, mes livadheve me një asht në gojë. E të mos flasim për në male, me siguri do t’i shpëtonte në brekë. E shkundi me habi kokën. I tha: dëgjo ti Qeni Plak besnik i Hoxhës, jemi në autobus se, po të ishim në tjetër vend, ndryshe me ty do t’i qëronim hesapet. Prandaj, të them ikë matanë, mos të të shqyej me gjithë arna edhe këtu mes udhëtarëve! Unë vërtetë jam i kulturuar, po edhe kultura ka kufi në disa raste mes Kryeqytetit të Dardanisë. E sidomos, kur Halldupi shqiptar imponon me dhunë rrugë turkoarabe dhe sllave. Asnjërën. Vetëm shqiptare. Edhe: me halldupët, që e kanë rrokur Shkupin për fyti, ia kanë zënë frymën me “flijime patriotike - kulturore” teknefese, nganjëherë të detyrojnë t’i përzish kësulat edhe në mes të pazarit.
Halldupi, kur e pa sa është sahati, iku e u struk mes udhëtarëve në fund të autobusit. Dhe, në stacionin tjetër të radhës, zbriti me bishtin nën këmbë. Iku me të katërta me gjithë zgjebe matanë rrrugës, drejtë e te Xhamia e Isa Beut…