E premte, 19.04.2024, 11:44 AM (GMT+1)

Mendime

Myrtosi: Wehabizmi, Kosova dhe nevoja për dritë

E diele, 03.10.2010, 07:58 PM


Vehabinjte ne Kosove

Letra dashmirësh

          

WEHABIZMI, KOSOVA DHE NEVOJA PËR DRITË

 

Shume i nderuari miku im i moçem! Edhepse jemi te shperndare neper bote, ende s’e njohim te shkuaren dhe aktualitetin tone ne driten e se vertetes. Ekzistojne forca te erreta qe mundohen ta blokojne elanin e nje kombi qe duhet ta perjetoje perlindjen shpirterore dhe potencialin ekonomik. Po te jesh ne Kosove, ne Kosoven Lindore, ne Iliride apo ne Shqiperi, te duket vetja se je ne vend te huaj, ngasesheh njerez te tehuajesuar. Disa mbajne tespihe si shiit, disa jane bere sunite, madje edhe wahabiste me mjekrra te ngatruara dhe fytyra te vrazhda te beduinve arabe, te varfer fizikisht dhe te ndyre  shpirtesrisht. Besa, sheh madje dhe protestante te degeve te ndryshme. Para luftes merrja pjese ne ceremonite e tyre fetare. Shumica syresh ishin konvertuar nga islamizmi ne protestane. Pas luftes qe shfaqur nje  dukuri e konvertimit nga islamizmi ne protestane, per interes: per cdo anetare familjeje, grupet protestane (hollandeze, amerikane etj.) jepnin nga 40 mije marka gjermane, qe ishte nje sasi e madhe parash dhe  mund te blije madje shtepi ne Kosove. Por kjo praktike u shua. U shua per fat te keq edhe nje tradite, ku me mijera te rinje myslimane para luftes, tuboheshin ne oborrin e Kishes Katolike per t'i festuar festat kristiane. Por, prifterinjte katolike ne Prishtine (qe ishin kryesisht sllovene), ua ndaluan ardhjen e myslimaneve ne kishen Katolike dhe kjo beri qe sot ne kishen katolike nuk ka kriptokatolike, por vetem katolike, qe eshte nje numer shume i vogel. Edhe nje mik i imi - gazetar i Rilindjes, siç duket, ishte kripto katolik, madje edhe disa tjere qe e perqafuan vullnetarisht fene e te pareve tane, disa ne Kosove, disa tjere ne megrim.

Po qe se e lexon librin e Dom Shan Zefit, konstaton se ky njeri madheshtor, erudite dhe patriot i madh, eshte njeri nga meritoret me te medhenje te kombit tone, krahas gjeniut Dr. Ibrahim Rugoves se ndjere, arkitekt i realizimit te Kishes Madheshtore te Nenes Tereze. Ky gjeni shqiptar (qe ia kalon me disa gjera edhe madheshtorit At Gjergj Fishtes), e shpjegon ne menyre gjeniale islamizimin e shqiptareve gjate shekujve.

Miku im i vjeter! Nuk jane te rrezikshem islamistet e moderuar, si poeti Milazim Krasniqi, i cili ne ditet me te veshtira ishte sekretar special i Dr. Ibrahim Rugoves. Pa marre parasysh botekuptimet fetare me konotacione te lindjes, ky dhe te gjithe ne jemi kripto-katolike. Shume pjese te Kosoves, rajone te tera te Saj, gjate sundimit islamik-otoman, ishin kriptokatolike, Reka e Keqe, Stubla, Kabashi, Tomoci afer Istogut, nga vjen edhe Bajram Gjergj Kabashi. I vellai i tij, Sali Kabashi, eshte nje patriot i madh, i deshmuar me decenie te tera ne favor te kauzes sone kombetare. Ky shqiptar i madh, me decenie e botonte revisten patriotike Republika ne Lubjane te Sllovenise. Atje vjente patrioti i madh, Adem Demaçi, dhe mbante fjalime te zjarrta patriotike. Mos harro se Sali Kabashi ishte ne rrezik tejet te madh nga UDB-a serbe e asaj kohe, e cila i kercenohej ore e çast. Dhe mos harro se ky trim i madh dhe erudit (S. Kabashi), eshte pika e shqiptarit. Pra, duhet te kesh kujdes, miku im i moçem, ne vleresimin e njerezve te mire dhe te keqinj. Kriptokatoliket mbanin emra muslimanesh jashte shtepise, dhe silleshin si islamiste jashte shtepise, kurse ne shtepi, ne initimitet e mbanin me xhelozi te madhe krishterimin tone, qofte ate katolik, apo orthodoks.

As Vatikani dhe as Kisha Orthodokse, nuk i pranon(te) keta kripto/katolike dhe kripto/orthodokse, duke i konsideruar "te mallkuar"!

Nje njeri qe e çmoj shume e qe vjen nga Medvegja, nuk mund ta them emrin e  tij, ngase e dua shume dhe e respektoj, edhepse eshte nje musliman i moderuar, me thoshte ne bese, se atje, ne Medvegje (Kosova Lindore), rronte nje axhe i tij (vellai i babait) , qe ishte prift orthodoks, dhe jetonte ne nje kolibe te ndertuar buze nje bregu, por stani i tij ishte  nje grope-shpelle ne dhe dhe nuk kishte asgje tjeter, pervec nje shandani me qirinje, nje shporet dhe nje krevat nga guri. Ky axhe i mikut tim, ishte nje Garip dhe i perkushtuar vetem per fene "e te pareve" tane. Mos harro se miku im ishte nje musliman i moderuar e jo fanatik islamik. Duhet te kemi kujdes kur kemi te bejme me shqiptaret dhe konfesionin e tyre, ngase feje tyre, respektivisht feja jone, eshte atdhetarizmi. Nje gjysme shekulli komunizmi orthodoks ua ka shprelare trurin popullates shqiptare ne Trojet etnike. Kjo dhune e papare psikologjike, vjente jo vetem nga dikatatura e Xhaxhit Enver, por edhe nga diktaturat te tjera, jo me pak diktatoriale, dhe jo me pak te keqija se ajo e Enver Hoxhes.

Kur punoja si gazetar i ri i Rilindjes, per t'i shmangur "spiunllekut" te rendomte qe kishin obligim "moral dhe material" te gjithe gazetaret te spiunonin te shefat, kryesisht te redaktoret dhe kryeredaktori, une luaja shah me pothuaj secilin punetor, qofte gazetar, qofte pastrues, apo grafist apo nepunes i thjeshte! Me sjelljet e mija i barazoja ata me mua, anipse une i kisha tri fakultete (Filiologjik dhe Ekonomik ne Beograd, dhe Filiozofik ne Prishtine), i dija 15 gjuhe boterore, kisha te botuar Enciklopedine e Shahut (e para ne shqipet), Gazeten e pare shqipe te shahut, Abetaren e Shahut (shqip), fjalorin Shqip-Gjermanisht-Frengjisht-Italisht (1988). Ne nderkohe kisha botuar Fjalorin Shqip-Hebraisht dhe Historine e shpetimin te hebrenjve ne Kosove, etj. Une i respektoja te gjithe shoket e mij, te cilet ishin shume me pak te informuar se une, pothuajse per çdo gje. Por, une me te vertet i doja, sidomos Bilalla Jonuzajn, nje shahist i mrrekullueshem, i cili i mundte te gjithe shahistat e Rilindjes (1.600 punonjes). Poashtu, ky njeri ishte ekspert autodidakt, por shume i suksesshem i teknikes. Ne ate kohe ishte teleprinteri, teknologjia me e zhvilluar e gazetarise se mjere kosovare. Bilalli, ndjeste past, i meremetonte te gjitha prishjet e teleprintereve, te makinave te shkrimit, e teknikes tjeter te mjere te Rilindjes. Aq pak e respektonin, e aq shume pune te rendesishme kryente. Eshte fenomen normal i injorances kosovare. Ia kishin dhene nje zyre te ngushte, te mbushur plot teleprintere, makina te prishura, e rrokshaja te tjera. Aty punonte ky njeri i mire bashke me Sylen (Selman Smajloviçin), nje boshnjak i cili kishte nje bashkeshorte serbe shoveniste, dhe kishte ndikuar shume keq tek ky boshnjak, i cili dinte fort mire te fliste shqip, por nga urrejtja nacionale nuk e fliste, edhe pse e dinim fort mire se e dinte "uje"!

        Ishte nje oficier boshnjak, filtej se ishte i vellai i ketij bosnjaku, dhe ishte merzitur shume ngase shqiptaret i kishin zene te gjitha postet e rendesishme dhe faktikisht Kosova ishte bere Republike. Nga urrejtja qe kishte ndaj shqiptareve iku, ne Sarejeve, dhe atje lavderohej se pas luftes se dytë boterore, (rreth vitit 1945), ne Tauk Bahçe te Prishtines (aty afer Varrezave te Vjetra Hebraike qe datojne nga viti 1770),  i kishte pushkatuar 650 shqiptare te rinj, balliste, dhe ne mes tyre, edhe dy hebrenj: babe e bire, Bahaar, edhepse as shqiptaret e mjere dhe as keta dy hebrenj,  nuk kishin bere asnje krim, por bosnjaku i urryer  i kishte pushkatuar. Kete mesele  e kishin degjuar disa hebrenj. Hebrenjte e kishin ftuar boshnjakun qe ta vizitonte gratis Izraelin, qe ne bregdetin izraelit te pushone falas. Keshtu, hebrenjte e kishin shtrenguar te shkonte ne Izrael, dhe atje i kishte humbur fara bosnjakut. Thone se per dy hebrenje, babe e bir, Bahaar, qe i kishte vrare ne Prishtine, e kishin "rropur per se gjalli". Me gjase hebrenjte ishin hakmare edhe per 650 shqiptaret e vrare nga dora e ketij krimineli boshnjak. Me vjen keq qe nuk me kujtohet emri i tij, por per kete ngjarje me ka treguar miku im, tashme i ndjere, Eli Eliezri, i cili i solli afro 4 milione  marka gjermane (me para te sotit rreth 200 milione euro), ndihme Kosoves per rimkembjen e shkollave te Saj.

          Aty, ne zyren e Bilallit  vinte edhe vozitesi i mire ,Jah Ferizi, nje musliman i moderuar, i cili ishte duke agjeruar, dhe nuk mund te rrinte si zakonisht ne Byfene e Ankices, ngase binte era raki. Bilalli i ndjere, ishte nje humorist i pashoq. E kishin marre bashkevendasit e tij te kamur (me pozita ta larta politike), dhe e kishin shpene ne Hotelin Grand Prishtina, qe sapo ishte inauguruar. Aje kishte pare striptizeta te bukura bullgare dhe plaku ishte mallengjyer (sikurse rrefente vete) dhe me t'u kthyer te shtepia, i thote te shoqes zhvishu! Pastaj i thot "vishu moj zhabe", desha vetem ta shoh si dukesh ne krahasim me bukuroshet qe kam pare ne Grand Hotel. Pra, aty ne ate zyre une rija dhe luaja shah. Kur nje dite pa pritur, hyri me rrembim kryeredaktori Maksut Shehu i ndjere, dhe me nje arrogance injoranti iu drejtua vozitesit Jah Ferizi:" Ku m.... je?!" -"Qe ku jam!" (vozitesi ishte nje njeri me namuz te madh, dhe shume i sjellshem)! -"Pse nuk po rrin ne Byfe te Ankices, por, po fshihesh ketu!"

 

         -"Nuk po fshihem, por nuk po mund te rri ne byfe, per shkak  se jam duke agjeruar!", iu pergjegj vezitesi! -"Ta dhje... agjerimin!" -i drejtua me arrogance çnjerezore kryeredaktori....Pasi disa vitesh, ky kryeredaktor autodidakt, filloi te agjeronte dhe te shkonte ne xhami.

I nderuari miku im! Ne Kosove ka nje laryshi tejet te madhe. Pleqet, ish-komuniste, jane bere myslimane te moderuar, te rinjte (madje edhe studente - si disa te Fakultetit Teknik  ne Prishtine, jane bere islamiste radikaliste, wahabinj. Keta kane caktuar rregullat e tyre ne kete fakultet, kur eshte koha e namazit nderpritet mesimi dhe aty, ne ambientet e fakultetit, fallen. Wahabinjte, sidomos ata ta ardhur nga Sanxhaku, jane bere shume arogante ne Kosove, dhe kane shtrire ndikim bukur te madh te islamizmit radikal dhe jane duke u konfrontuar keqas (me kercenime rrahje etj.). Zaten sanxhaklinjte e kallen luften ne Bosnje, tash sipas gjasave do ta ndezin edhe luften me Serbine. I nderuar miku im! Kosova eshte ne nje udhekryq te madh te konfesioneve. Kur t'i shtohet kesaj edhe varferia qe e shkaktoi karrantina e tmerrshme financiare e Bashkesise Europiane ndaj institucioneve financiare kosovare, atehere do t'i kemi keq punet ne kete dimer, i cili pritet te jete shum i ftohte. Me respekt, miku i yt i moçem, Myrtosi

 



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora