E enjte, 28.03.2024, 12:14 PM (GMT)

Mendime

Xhavit Dalloshi: Adem Demaçi Kryetar i Kosovës, pastaj zgjedhjet!

E diele, 03.10.2010, 01:20 PM


ADEM DEMAÇI KRYTAR I KOSOVËS, PASTAJ ZGJEDHJET!

 

Nga Prof. Xhavit Dalloshi, anetar i-CDU- Gjermani

 

Ka disa ditë që disa Intelektual dhe atdhetarë, kërkojnë që Adem Demaqi të emërohet Kryetar i Kosovës.

 

Pas Dorëheqjes së Fatmir Sejdiut  atë po e zevendeson Jakup Krasniqi tash me dy poste.

 

Folet e përfolet ne mes partive se kurë të mbahen zgjedhjet e reja .

 

Disa thojnë te jashtëzakonshme e disa thojnë zgjedhje të rregullta.

 

Disa thojnë në këtë vitë të mbahen zgjedhjet disa thojnë neë vitin tjetër.

 

Bëhet garë se cila parti të marrë Postin e Kryetarit!

 

Po a sishin këto parti deri më tani në pushtet pa shtet që agjë të mirë nuk na sollën përveq korrupsionit ,hajnisë dhe vendimeve antishqiptare!

 

Qka bërën këto parti për të mirën e popullit të tyre!

 

Dikush u pasunue me shumë e dikushë më pak !

 

Dikush vjedhi më shumë pasurin e Popullit e dikush më pakë,po asgje nuk berën që populli të ketë bile pak lumturi.

 

Të gjithë mundin ja kushtun interesave personle dhe interesave famijlare të tyre!

 

U pasunuan u bënë bejlerë për një natë ,që kurrë mendja s,ju ka shkue edhe këtyre se aq shpejtë do të pasurohen  për veti.

 

Këta Politikanë të sotit thojnë olla zotë zgjate ketë situatë kështu.

 

Sepse pasuria jonë thojnë spaha kufi,e sa i përket popullit të mjerë allahu ja beftë qaren.

 

Këta të mjerë Politikanë , po besa edhe Parti opozitë e Pozitë  nuk ju ha palla  për populline tyre fukara.

 

Këta  Politikanë të cilët janë në gjendje të heqin dorë nga Kombi i tyre  shqiptarë nga identiteti i tyre dhe e quajnë veten Kosovarë nuk është qudi që edhe interesin për popullin nuk e  kanë ma!

 

Sepse këta kanë një idnetitet tjetër,një identitet që nuk është i njejtë me atë të popullit të tyre shqiptarë.

 

Ata që të heqin Flamurin Kombëtarë , identitetin kombëtarë ata janë të pa shpirtë ,ata skanë të bëjnë fare me këtë popull.

 

Ata të cilët 98% Shqiptarë i bëjnë multietnik dhe i barazojnë me shkije me Rom e ashkali ,turqeli e malazez ata nuk janë shqiptarë.

 

Ata të cilët naj hiqen Lidhjen e Prizerenit!

 

Ata janë kërkushi hiq.

 

Derisa këta mundohen të manipulojnë me popullin dhe ende shtyhen se kurë dhe kushë të behet Kryetar i Kosovës prap nga këta që plaqkitin popullin.

 

Nga këta që shkelin ligjet që vetë i kanë miratua!

 

Është me vendë që menjeherë të Emërohet Adem Demaçi për Kryetar të Kosovës!

 

Borgj e kanë ata shokë të tijë që të përkrahin këtë propozim tonin, ata që ishin në burg me te!

 

PO edhe ata që në atë kohë e quan Bacën Adem në burg për shkak se ky kërkonte Kosovën,, Republik” e këta që ishin dhe janë në kolltuqe të buta kërkonin  Kosovën nën Sërbi.

 

Me zgjedhjen Kryetar të Bacës Adem ,këta që e quan në burg  atë dhe distancuan e denuan edhe shumë atdhetarë tjerë në emer  të Sërbisë nuk lajnë borgjin ndaj tijë dhe ndaj shumë shokëve!

 

PO bile tregojnë një formë të humanizmit ndaj tijë.

 

Jo të presim deri në zgjedhjet  e reja  ku prapë Partit Politike bëjnë kompromise në mes veti!

 

Aty ku për fotele bashkohen edhe ,,patriotët “ edhe tradhtarët!

 

Aty ku bashkohen edhe ,,luftetarët edhe dezertorët e luftes”

 

Po  njëherë të Zgjidhet Baca Adem Kryetar i Kosovës e në zgjedhjet e reja apo të parakohshme si  të dojnë ti quajnë Baca Adem vetëm të Konfirmohet se është Kryetar.

 

Tash fillojnë bisedimet jo teknike siq mundohen të na qesin pluhur syve disa servilë në Qeveri  po këto do të jenë bisedime për Status të Kosovës .

 

Baca Adem është i domosdoshëm të merr tymonin  që të udheheq kosovën!

 

Sepse vetëm Baca Adem ka guximin që mos të bëjë kompromise në dëm tonin,dhe ky ka guximin që aty ku duhet tju thuhet jo do tju thotë jo.

 

Me zgjedhjen e Bacës Adem Kryetar  bile lajmë gjysmen e borgjit që kemi ndaj tijë,

 

I cili tërë jeteën ja kushtoi çlirimit të popullit të tijë nga okupatori sërbë.

 

Ata që e injorojnë emërimin e Bacës Adem për Kryetar të Kosovës ata e injorojnë vetvetën.

 

Pra Baca Adem menjëherë të zgjidhet Kryetar i Kosovës

 



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora