E enjte, 25.04.2024, 12:47 AM (GMT+1)

Mendime

Nexhmedin Spahiu: Fitorja e Fatmir Sejdiut

E diele, 03.10.2010, 07:47 PM


Fitorja e Fatmir Sejdiut

 

-Derisa Hashim Thaçi investoi në përçarjen e LDK-së, tani rrezikohet perçarja e

PDK-se.

 -Tani Fatmir Sejdiu e ka rrugën hapur për kryeministër të Kosovës.

 

Nga Nexhmedin Spahiu

 

Fatmir Sejdiu udhehoqi një politikë të urtë e të butë në kufijtë e nënshtrimit, saqe krijohej përshtypja se Kosova ka vetëm kryeministër, por jo edhe president.

Dita kur Fatmir Sejdiu u tregua tamam burrë shteti ishte ajo kur ai dha doreheqje nga posti i Presidentit. Kjo ishte dita kur Sejdiu i tha partnerit të koalicionit se nuk shkon më tej, se deri këtu e ka kufirin durimi e toleranca.

Ironia ishte se kjo ndodhi pikërisht në pikën ku ai kishte lëshuar pe më se shumeti: përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Nga 4 gjykatës nga radhët e komunitetit shqiptar për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, koncensuesi u arrit që PDK t’i kishte 3 njerëz të vet, AAK një, ndërsa LDK asnjërin. Vetë formulimi i Kushtetutës që presidenti nuk guxonte të ushtronte ndonjë post tjetër ishte një formulë kompromisi që Sejdiu e kishte pranuar urtë e butë. Ai nuk insistoi që formulimi i kushtetutës të jete që presidenti i Kosovës ta ketë të drejten e drejtimit të partisë siç e ka presidenti i Serbisë Boris Tadiq, por nuk deshi t’ishte një president politikisht i pafuqishëm si ai i Shqipërisë Bamir Topi i cili ka dhënë tëresisht dorëheqje nga partia.

Sipas marreveshjes me partnerinë e koalicionit dhe me protektoret e Kosoves ai mbajti të ngrirë pozitën e kryetarit të partisë deri në momentin kur partneri deshi ta poshtërojë edhe më tej duke e turpëruar me vendim gjykate kushtetuese.

Por kjo ishte gracka ku Sejdiu nuk ra. Vendimi për dorëheqje ishte një shuplakë e fortë për Hashim Thaçin, i cili po investonte në zvetenimin e LDK-së duke i fryrë përçarjes së saj. Kthimi i Sejdiut në LDK tani e bënë LDK-në kërcënim serioz për PDK-në.

Në anën tjetër, marrja e dy funksioneve të para të shtetit nga ana e Jakup Krasniqitm, i jep atij fuqi politike dhe pozicion të tillë ku ai nuk mund t’i lejojë vetit të sakrifikohet për akrobacionet politike të Hashim Thaçit.

Në interesin e Jakup Krasniqit është që ai t’i mbajë këto dy funksione sa më gjatë që është e mundur, të paktën 6 muaj, aq sa lejon kushtetuta.

Në interesin e Hashim Thaçit është që sa më parë të vendosë ndonjë të propozuar

të LDK-së, në menyrë që t’i fryjë përçarjes në LDK.

Një variant më pak i mundshëm, por më shumë i lakmueshëm, për Hashim Thaçin do

t’ishte bërja e Behxhet Pacollit president i Kosovës. Arsyeja është se partinë e

Pacollit, Thaçi e ka gërryer nga brenda dhe shumica e degëve të AKR-së janë më

lojale ndaj Thaçit se sa ndaj Pacollit. Pacolli, në këtë rast, do t’ishte politikisht shumë më i pafuqishëm se Sejdiu e se cilido kandidat nga radhët e LDK-së, taman ashtu si levërdisë Hashim Thaçit. Plus që Pacolli si President mund ta shëtiste Thaçin anë e kënd botës duke e takuar atë me aq mbretër, presidentë e kryeministra, sa Thaçi përndryshe nuk do të mund t’i takonte edhe sikur t’ishte 100 vjet kryeminister. Por, bërja e Pacollit President te Kosoves ka një problem numrash në Parlament. 33 deputetët e PDK-së e 9 të AKR-së bejnë 42. Do të duhen edhe 9 deputetët e Dacit dhe më shumë se gjysma e minoriteteve

për ta zgjedhur presidentin me rundin e tretë me 61 vota. Por, pazari i Dacit nuk mund të jetë më poshtë se kryetar Parlamenti. Kështu, për ta arritur këtë objektiv politik, Thaçit i duhet ta sakrifikojë Jakup Krasniqin. Por a është e pritshme që Jakup Krasniqi të  sakrifikohet për të forcuar pushtetin e Hashim Thaçit? A është e pritshme që Jakup Krasniqi nga pozita e 01-shit, e 02-shit të shtetit të pranojë vullnetarisht të jetë bishti i kavallit?

Në anën tjetër, Thaçit do t’i duhet fuqi më e madhe politike për bisedimet me Tadiçin. Lëshimet që Thaçi pritet t’ia bëjë Tadiçit do të mund ta zvetenojnë rolin e tij si lider i PDK, ashtu që një pjesë e PDK-së t’i bashkohet Albin Kurtit.

Në shikim të parë duket se Thaçi politikisht i eliminoi me radhë të gjithë rivalët e vet: Demaçin, Qosjen, Surroin, Dacin, Ramushin dhe së fundit Sejdiun (pa harruar edhe rivalin brenda PDK-se Fatmir Limajn). Nga të gjithë këta, Sejdiu iu nënshtrua më së shumeti Thaçit, por me gjasë, Sejdiu do të jetë ai që do ta mbijetojë politikisht Thaçin.

Ajo çfarë i duhet tani Sejdiut është kurs politik i orientuar qartë në konsolidimin e LDK-së dhe synimi për vete i postit të kryeministrit në zgjedhjet që po e presin Kosovën. Çfarëdo kalkulimi tjetër e bënë atë ta humbë nga dora fitoren që tashmë e ka në grusht.

 

Nexhmedin SPAHIU

cell: +377  44 147596

http://www.geocities.com/CapitolHill/Parliament/2524

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora