E shtune, 20.04.2024, 01:13 AM (GMT+1)

Mendime

Çlirim Uça: Fatmir Sejdiu eshte problem i Kosoves!

E diele, 03.10.2010, 07:57 PM


Fatmir Sejdiu eshte problem i Kosoves!

 

Nga Çlirim Uça

 

Doreheqja e detyruar e Fatmir Sejdiut nga detyra e Presidentit te Kosoves, eshte komentuar si rralle ndonje ngjarje gjate ketyre viteve e fundit. Me kete rast eshte thene shumeqka. Pergjithesisht akti i ti i doreheqjes eshte vlersu si akt i larte, akt moral, si sacrifice,shembull, shembull per rajon etj. Por deri me tash nuk eshte thene nje e veretet tjeter e hidhur, perkatesisht se: Fatmir Sejdiu ishte dhe vazhdon te jete problem i Kosoves! Per te sqaruar pohimin tim, une dua te nisem nga“ kuvendi i karrikave“ i LDK-se.

Ate bote, „njeriu i urte“, i kukulluare nga disa figura qe donin te demostronin rolin e tyre ne parti, me qendrimet e tija jo parimore kontriboj mjafte shume, ne coptimin e LDK-se. Te coptosh nje parti, per faje te ambicjeve jo parimore, eshte nje mekat. Kete mekat e ka bere Fatmir Sejdiu. LDK-ja qe atehere e ka humbur rolin e saje. Qe ate dite ka humbur edhe Kosova. Se interesi demokratik i nje vendi dhe ardhmerija e ti, eshte kryekeput e varur nga ekzistenca e partive sa me te fuqishme, ne jeten politike te ati vendi.

Rolin e njeriut problematik, Fatmir Sejdiu e vijoj tutje, ne diten kur, pasi mori detyren e Presidentit te Kosoves, u detyru ta bente ngrirjen/pezullimin e detyres se Kryetarit te LDK-se.

Aj ngrirjen/pezullim e detyres ne parti e beri vetem formalisht. Kete gje e dine jo vetem partija e ti, por edhe e ter Kosova, pse jo edhe nderkombtaret atje. Duke vazhduar ta kryje tinze detyren e partise, Fatmir Sejdiu, beri edhe tri mekate tjera:

a)         Mekati i pare ka te beje me shkeljene e Kushtetutes se Shtetit te Kosoves. Si jurist qe eshte me profesion , Aj jo qe nuk kerkoj falje per shkeljen, por u perpoq te na mbushte mendjen per t`drejten e ti, se gjoja pati edhe ngutje nga ata te gjykates dhe çka eshte ma se keqi, pasi qe ndodhi vendimi i Gjykates, pregaditja e ti nuk po i mjafton te bindet per drejtesine e vendimit. Ne intervisten e dhene ne emisionin „Jeta ne Kosove“ te dites se Ejte, ish Presidenti tha“ nuk jame shkels apsolut i kushtetutes“. Ne pytjen tjeter, pse dhate dorheqje atehere ? Aj vijoj: se e dua stabilitetin e Kosoves.

b)         Si i emruare ne detyren e Kryetarit te Kosoves, Aj nuk vuri ne dispozicion te plote kohen dhe energjite e tija, ne permbushje te detyrimit qe kishte marre. Pra beri mekatin e mashtrimit te popullit.

c)         Duke punuar, me kohe dhe energji te mangeta, ne detyren e Kryetarit te Partise, Aj per kaq kohe vazhdoj ta demtoj tutje LDK-ne. Ne menyre indirekte edhe ketu ka kontribu ne demtimin e demokracise ne Kosove.

Tash si pasoje e doreheqjes se detyrushme, ne Kosove do mbahen zgjedhje te parakohshme. Per bugjetin e Kosoves kjo eshte nje barre jo ma e vogel se disa miljone Euro. Pra taksapagusi vorfnjak i Kosoves, duhet te paguaje pasojat e shkeljes qe ish kryetari i ti, i ka bere ligjit te shtetit. Ky eshte mekati tjeter i Fatmir Sejdiut. Populli fatkeq, te cilit rastesija historike i dha fat te festoj vetem dimrave, do ngrihet se ftohti edhe nje here, per ish presidentin shkeles.

Mbetja e vendit pa President dhe krijimi i rrethanave te krizes institulionale, ne kohen kur vendi ende eshte ne perballje me rrethanat e natyrshme te ngjarjeve historike, kjo eshte papergjegjsi dhe papjekuri e deshmuar.

Papergjegjsi dhe papjekuri e deshmuar eshte edhe, pasi ka ndodhur kjo e keqe, te dilet me lavdrime per ish Presidentin. Kerkesen e Ali Lajqit , per largim te Sejdiut edhe nga detyra e Kryetarit te LDK-se, une e quaje si gjene me minimale qe duhet te ndodhe sahat e para.

E nuk e di, si qendron qeshtja me Gjykaten Kushetuse? Nese ajo e ka per detyre vetem tu thote shkelsve, se jane shkels, apo edhe duhet ti ndjeke shkelsit. Pa kete gjene e fundit, nuk me duket se ka vlere gjykata.



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora