Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Akuza festivalit, organizatoret “heshtin”

| E diele, 16.12.2007, 04:27 AM |


Nga Anisa Ymeri - Koha Jone

Gare per te triumfuar dhe perfolje per Festivalin e fundvitit. Ka perfunduar edhe nata e dyte e Festivalit te 46-te te Kenges ne TVSH, me incidente dhe ta papritura. Kengetare qe terhiqen nga gara duke thyer rregulla sic ishte edhe rasti i Bleros, i cili ka pushtuar faqet e para te te perditshmeve shqiptare diten e djeshme. Ka bere jo pak buje, sidomos me sigurine qe shfaq teksa tregon se cmimi i festivalit eshte i shitur. Ndersa organizatoret e festivalit dhe juria kane zgjedhur heshtjen per t’ju pergjigjur te gjitha thashethemeve qe qarkullojne kudo. Duke e injoruar ne kete menyre cdo fjale te thene, sidomos prej ketij kengetari. Por megjithate pas skenat e festivalit vlojne nga thashethemet, me teper se edicionet e tjera. E kaq hapur, asnjehere me pare nuk ka pasur te tilla thashetheme dhe pretendime. Por e verteta do te mesohet mbremjen e sotme, kur edhe do te shpallet fituesi i ketij edicioni te 46-te te festivalit. Pasi jane profesioniste ata qe vendosin per finalistet edhe fituesit, jo vetem i mocmi Agim Krajka, por Gjergj Leka e David Tukiqi. Te cilet ne asnje menyre nuk mund te lejojne qe emri i tyre te perfshihet ne “pazare” cmimesh apo te bien edhe preh e ndereve qe ju kerkojne. Per te vijuar me te tjere anetare te jurise si Alban Skenderajn, Rudina Magjistarin e Baton Haxhiun.

Por, pos ketyre, ka pasur edhe pakez shkelqim. Ai i prezantueses Elsa Lila, qe asnjehere me pare se kemi pare ne skene e veshur me petkun e prezantueses, po s’ka dyshim qe ja doli mbane. Madje, me se miri. Zerat e mire s’i kane munguar aspak skenes, ndersa kenge te bukura ka pasur me pak. E ndonese nen ze, pranohet qe kenge te bukura nuk pati shume ne festival. Por dy netet e para, padyshim qe ishin nje gare e madhe mes 30 kengetareve dhe juria ka punen me te veshire, ate te perzgjedhjes se finalisteve. Po cka ndodhur ne dy netet e para te festivalit. Si asnjehere tjeter, ata, veteranet e skenes jane ngjitur nje nga nje, per te interpteuar kenget e me te rinjve. Kolazhe, qe percollen jo pak emocion ne skenen e Kongreseve. Nga Aferdita Zonja e Liljana Kondakci, tek Mefarete Laze e Francesk Radi. Por me e emocionuara nder ta ka qene Arta Babaramo, e cila per dekada te tera nuk qe ngjitur ne skenen e festivalit te madh, ndaj edhe pas interpretimit te saj u shpreh: “Shkelja e kesaj skene pas shume vitesh me ka sjelle emocione shume te medha, pasi une kam qene e dashuruar me kete skene”. Ndersa lakmia per te fluturuar drejt Beogradit, duket se i ka kapluar te gjithe, ndaj edhe pos kengeve, ne Pallatin e Kongreseve ka edhe shume thashetheme. Qe duket se pergjigjen e tyre te madhe do e marrin pas perfundimit edhe te finales se festivalit.

Dhe dicka eshte e sigurte, qe ndonese jane afruar kengetaret me te mire te skenes ne kete edicion, kenge te denja per te shkelur ne EuroVizion ka jo shume, e kjo ndjehet edhe ne reagimet e publikut.

“Al Kapone” ndez Pallatin e Kongreseve

“Elita 5” dhe prezenca e tyre ne skene, naten e pare te festivalit, s’mund te ishte surprize, pasi pritej qe te ngjiteshin ne skene. E dukej se shume prej atyre qe qene ne salle, mund ta kene blere nje bilete vetem per te degjuar grupin tetovar te interpretoje. Kenge qe ne cdo kend te shfaqen per publikun, do te percjellin emocione te medha. E pas hit-it te tyre me te ri, “Cmendem”, per te cilin jane cmendur jo pak fansa te “Elita 5”, u ngjit ne skenen e Kongreseve hit-i i tyre i padiskutueshem, “Al Kapone”. Publik i ekzaltuar, duartrokitje pa fund dhe deshire e madhe per t’i pasur me gjate ne skene. U be kohe qe tetovaret nuk jane ngjitur ne nje skene te madhe koncerti ne Tirane. Ndaj edhe me gjase, shpejt mund t’i kemi ne nje koncert te tyre, per t’i pasur me gjate ne skene, per te ndjere me mire emocionet e kengeve te tyre, dhe jo pak minuta ne skenen e nje festivali.

“Neri per caso”, mbreme ne Festival

Sukses i padiskutueshem ne skenat italiane! “Neri per caso” nje nder grupet me te famshme ne Itali, jane ngjitur ne skenen e Pallatit te Kongreseve, si te ftuarit speciale te nates se dyte te festivalit. Per sjelle edhe hit-et e tyre te padiskutueshme ne skenen tone, duke i dhene keshtu notat edhe te nje spektakli, per te nxjerre paksa ethet e gares.

Shpallja e fituesit

Pas perfundimit te nates se dyte, mbreme ne skenen e Kongreseve, anetaret e jurise, me ane te debatit per cdo kenge, do te bejne seleksionimin e kengeve konkurruese per naten e trete. Nderkohe, ne fund te nates se trete, cdo anetar jurie do te zgjedhe 10 kenge, per te cilat do te votojne me pike nga 1 deri ne 9, ndersa kengen fituese duhet ta vleresojne me 12 pike. Ky votim do te behet direkt ne salle, ku do te shpallen dhe tre cmimet e para. Ndersa 30 kenget pjesemarrese ne evenimentin me tradicional te kenges shqiptare, jane perzgjedhur nga nje komision i perbere nga emra te njohur te muzikes shqiptare, si Thoma Gaqi, Selim Ishmaku, Hajg Zaharian, Isak Shehu, Edmond Zhulali, Xhavit Ujkani, Francesk Radi, Ermir Dizdari dhe Kozeta Mamaqi.