E merkure, 24.04.2024, 08:29 AM (GMT+1)

Mendime

Çlirim Uça: Une kam zbuluar djallin!

E premte, 01.10.2010, 09:58 PM


Une kam zbuluar djallin!

 

Nga Çlirim Uça

 

Ne jeten time si femi, ajo qe nuk me ka munguar asnjihere, ka qene perralla. Gjyshja ime, ndjese paste, ishte si nje liber e tyre. Nga perrallate e saja, sidomos shume me pelqenin ato me personazhe nga bota mitike. Natyra e pa njohur e ketyre personazheve me zgjonte kurreshtje, duke me zhytur thelle ne boten e fantazise, per te kerkuar ate te pa njohuren e asaj bote.

Fale mjeshtrise se tregimit te gjyshes, po dhe ngulmimit tim, une kisha arritur deri ne nje fare mase te krijoja nje perftyrim, per pamjen e perafert te disa prej ketyre "kafshve", si bie fjala te dragojte, kulqedres, lugatit dhe te ndonje tjetre. Por, ajo qe une nuk e beja dot, atehere dhe shume kohe me vone, ishte krijimi i nje ideje mbi pamjen e „qenjes“ se ATI`T`KOFTE`TRETIT. Ne kete kerkim nuk me ndihmonte as mjeshetrija e gjyshes, po as edhe vullneti i saje. Se, sa here une e pysja ate, per dukjen e saje “kafshe”, gjyshja me pergjigjej gjithnje - askushi nuk e di se si duket aj i`kofte`treti, dhe shtonte pastaj – aj qofte larg neshe.

Gjyshja ime ashtu i thoshte nje“ qenje”, qe njerzitë e tjere ne fshat i thonin ndryshe dreq.

Qe kure e dija kete emrin tjeter( emrin dreq), une kisha varur shpresen te shihja ndonji prej tyre ne malin mbi fshatin tim te lindjes, Uçë, ku thuhej te kishte plote kafshe te tilla. Atje thelle ne pyll ndodhet “Shpella e Gollostenes”, e cila lavdine e saje e ka te thurur pikerisht mbi "namin e zi" te ketyre "qenjeve". I madh dhe i vogel ne fshat, por edhe ne rrethine, e ndjejne frigen e ketyre „qenjeve misterioze“. Madje, per ta shijuar shijene e keqe te kesaj frige, ata kane krijuar edhe nje mallkim, fare endemik, - Te hangshin dreqnite e Gollostenes.

Ashtu shprehen shpeshe andej dhe sa here qe duane te mallkojne frigshem.

Une, duke qene nene ethet e kerkimit te kesaj "kafshe", sa here me kishte rastisur te kaloja rreze shpelles, kur shkoja dhe kthehesha nga bjeshka, hapja syte gjithe s`forcim, per te pare ndonje nga ata "qenjet" e kerkuara.

Por, pas sa e sa perpjekjeve te kota, i zhgenjyer, pata krijuar bindjen se ato "qenje " nuk ekzistonin fare atje, por as edhe ne natyre gjekundi. Andaj gjithqka qe flitej dhe perflitej, poshte e larte, i mendoja vetem si trille te mendjes se prapambetur njerzore. Edhe vete emri i kesaj „kafshe“-I`KOFTE`TRETI-sikur me thoshte: „qenja“ ishte e tretur. Pra nuk ekzistonte fare.

Qe atehere, jo vetem kjo „qenja misterioze“ e pati pesuar nga bindja ime mohuse, por edhe te gjitha tjerate. E madje edhe ato te botes mitike greke. Per koken time adoloshento-kryneqe ju betohem, se si atehere jame ndjere edhe fatlum qe nuk isha greke, se nuk e di se si do ta kisha pesuar nga zemrimi i tyre, per guximin tim , per te shembur boten e endrrave te shpirtit te tyre.

Ashtu i çliruar, une po jetoja lirine e nje mendje te çliruar. Ma nuk doja t`ja dija per hoxhallare, hajmeli e bestytni. Keto tashma ishin gjera te shkuara, si dhe vet femijerija ime. Ajo qe une tash doja, ishte deshira ime te kisha sa me shume shoke dhe njerze qe ashtu, me mendje te çliruar, te ndihmonim ne shthurjen e kopshteve zeoologjike neper kokat e njerzve, se me ju thane te drejten, me ate pikpamjen time ashtu i vetmuar siç isha, po ndjehesha edhe si i pa aprovuare. Por, te beje shoke te ideve te çliruara, atehere ishte me teper se pune, se njerzija tregohej shume dashamirse, deri ne marrezi, per rujtjen dhe kultivimin e atyre kafshve te zemres dhe shpirtit, saqe ndonjiher, te provokuar nga une, vetem sa nuk mi ndersenin ato, per t`me kafshuare. Here si me gjysem mallkimi dhe ndonjehere si me gjysem kercnimi, me thoshin: Ka me t`hanger dreqi nje dite; Lugatet kane me` t`ndale nje nate te varret; Kulqedra ka me` t`kafshu ne ara; Edhe Zoti ka me` t`vra nje dite.

Kur ma permenden Zotin, nuk dua t`ju genjej, u frigova. Thash me vete, me mire eshte ta thrrase Zotin tim dhe ta pysja, nese beja mekate, duke u perpjekur ti nxerrja kafshet nga kokat e roberuara te njerzve? Zoti ime, i lavderuar qofte, pasi me ndegjoj, ma ktheu : Biri im, tha , nuk ke pse frigoheshe nga kafshet qe nuk shihen. Kujdes vetem nga njerzit qe kane kafshe ne trup dhe koke, se shume nga ata me jane shitur nder Zotra e kafshe te origjinave tjera! Kjo keshilla e Zotit time, jo qe me largoj frigen, po me dha edhe zemer.

Kur pati ndodhur aj çlirimi im nga „kafshet „ e kokes dhe ajo biseda me Zotin tim, une veq isha rritur. Ma nuk po ndegjoja as prralla nga gjyshja ime. Mosha po me perplaste me valet e nje jete plot sfida, perballe të cilave shpeshe here me ndodhte te isha edhe vete fatkeq, si ato personazhet fatkeqe ne prrallate e gjyshes. Edhe Memedheu im ishte fatkeq, ashtu si ajo delja qe po i trubullonte ujkut ujine nga poshte. Kjo kohe paralajmeronte edhe nje mot te keqe. Stuhija e radhes po vinte. Rrethanat meteorologjiko-historike kishin kondicionuar nje ciklon te gjenezes karpatike , e cila me krejte furine shkaterruse kishte goditur mbi brezin tim. Forca e saje shkaterruse qe ndi kudo, madje edhe neper fshatra dhe lagje. Edhe atje qene formuar do miniciklone qe goditnin ne te gjitha skutat, gjithqka qe nuk ishte e natyres se tyre.

 

Duke pare me syrin tim rremujen qe mbreteronte, perjetimet njerzore, duke mesuar edhe per perjetimet e brezave te shkuara, por dhe duke veneru sjelljete dhe bemat e qenjeve te fuqishme (azgane ),se si na benin kurtha dhe fatkeqsi, pata krijuar bindjen, per ekzistimin e dy boterave: botes njerzore qe viktimizohet dhe botes jo njerzore qe viktimizon. Dallimi ne mes ketyre dy botrave ishte aq i madhe, sa aj nuk munde ti pershkruhej natyres se divergjences njerzore, porse thjeshte natyres armiqesore te dy botrave krejtesisht te kunderta. Pamja kunderthense(totalisht armiqesore) e ketyre dy botrave te kunderta , e shembulluar,atehere dhe sot, duket keshtu:

Babai im analfabet, bujk e bari, donte Shqiperi( donte jete);

Syrja Popovci e Kurtesh Salihi me akademi, donin Serbi( donin vdekje);

Mua, ne hetime, me thoshte shqiptari, Istref Sadiku: “ a me njehe ti mua, a ke ndegjuar ti qe une i ha tri pula ne dite, veq m`jau kajte nanen shqiptarve“?

Adem Jashari jepte veten dhe familjen per liri (per jete);

Dreqen shqiptare deshmonin ne Hage per Serbi (per vdekje);

Robi shqiptar nene çizmen e huje endrron liri; Shqiptari himariot kerkon Greqi;

Patrioti endrron te vdese per lirine e trojeve te tija;

Politikani shqiptare shete e fale troje te Atdhute te ti.

Bota, per 20 vjete, na ka mbytur me ndihma dhe ne kemi ende sot njerze te pa strehe, se parija e jone nuk ngopet kurr se vjedhuri.

 

Qe kure e pashe dhe njoha boten keshtu , me kete polaritet armiqesore, per te kuptuar esencen e ketije konflikti, une kam krijuar bindjen se, megjithat , ekzistone ajo „qenja“ misterioze e prrallave te gjyshes time, pra vet AJ I`KOFTE`TRETI. Vetem perms pranimit te ekzistences se kesaj qenje , eshte e mundur te kuptohet dhe sqarohet historija tragjike e pesimeve njerzore, dje,sot dhe neser. Vetem kesaj qenje/kafshe mund ti pranohet autoresija e natyres jo njerzore dhe kundra njerzore. Ajo eshte kujdestarja, menagjusja dhe prodhusja e te gjitha te keqijave ne jeten njerzore. Vet ajo eshte kundernatyra e njeriut( materialet e njejta ne natyre shkaktojne edhe maksimumin e ferkimeve, psh.druri me dru, ose hekuri me hekur etj).

Mardhenja e njeriut me ate, eshte si dita me naten. Perderisa e para kujdeset per drite, gjalleri, mireqenje, prosperitet. E dyta kujdeset vetem per terr, mjerim dhe fatekeqsi.

Lexusit, i cili ende nuk me ka kuptuar, se per çfare e kame fjalen, dha respektin e duhur ti pergjigjem troqe, se po flase per njeriune dreq ose per njeriune djall, i cili ndodhet pikerisht ne vete qenjen njerzore.

Eshte ne detyren dhe obligim time, tutje te beje edhe karakterizimin e kesaj kafshe keqeberse, permes pershkrimit te natyres se saje dalluse, ashtu qe njeriu te kete njohurite e duhura, per nje mbrojtje sado te vogel nga ajo.

Por, me pare me duhet te tregoje edhe per peripecite dhe vujtjet e gjata qe me kane shoqeruar, ne kete qeshtjen e karakterizimit te veqorive dalluse te kesaj kafshe.

Shume kohe, pasi une e kisha lokalizuar vendndodhjene e kesaj kafshes keqeberse, qeshtja e karakterizimit te veqorive te saje, me doli dardhe me bisht. Pasi po kalonte koha dhe une po qendroja ashtu i gozhduar ne ate qeshtjen e karakerizimit, pa mundur fare te beja perparim, nje dite une thash me veten: do thrras Zotin tim dhe do e lus per pak ndihme. Dhe ashtu bera. Pasi i tregova per zbulimin e bere, i kerkova t`me japi edhe pak ndihme ne kete qeshtjen e mbetur. Por Zoti im, pasi me ndegjoje, pa u hamendur fare ma ktheu:

-Biri im,tha, te lumte! Perfundimin e ke te drejte. Vete djalli rrine ne njeriune. Vetem vazhdo, se ke per ta gjetur edhe ate pjesen tjeter, qe ti kerkon. Lype, se poshte e ke edhe ate.

-Po, mire i thash une, me ndihmo te pakten nje qike, ta gjeje at sa me pare, se u merzita.

- Te kam dhene koken, me tha. Kerkoje se do ta gjeshe vete.

Ky inkurajim, nga Zoti im, me erdhi tamam ne kohen e duhur, pikerishte atehere kur kisha nisur te dyshoja edhe ne veteveten time. I thoja vetes: sa breza kishin kaluar deri me tash dhe njeriu nuk kishte lane gje pa zbuluar , e une qorrataja, i dehur pas fames, po kerkoja te beja nje gje qe s`ishte kujtuar ta bente askushi , qyshe se ishte krijuar njeriu? Do te duhej t`me mungonte vetem edhe ky inkurajim dhe une do perfundoja gjithqka. Se ishte mundim i madh te gjurmoje misterin kriminal te kesaj bote. Nuk duhet te harroj se, veq inkurajimit nga Zoti im, une kisha varur shpresen edhe tek thenja e Naimit “Pune, pune nate e dite, qe te shohim pakez drite”. Kur merzitesha , per ti dhene vetes zemer , i thoja vetes _ si or te ndahesh nga drita e fjalve te Naimit.

Ashtu i motivuar , nje dite, deri sa une po shiqoja nje film per hienate e Afrikes, duke pare ato veqorite e jashtezakonshme te kesaj kafshe, si : guximin, perkushtimin, vrullin, shkathtesine, zotesine, perqartjen per mish e veqori te tjera shoqeruse, i thirra vetes, i gezuar: u be, u be, ma ne fund e gjeta, zbulimit tim i erdhi fundi. Besoj se kisha edhe arsye, per te qene i gezuare. Se, pas kaq vitesh gjurmimi e dileme dhe pas sa vitesh histori njerzimi, kisha gjetur kafshen tipike, per te plotesuar natyren e kafshes enigmatike, ati`T`KOFTE`TRETITE.

Prape me duhet t`ju theme, se si jame mrekulluar nga saktesija dhe fuqija shprehse e gjuhes tone, e cila edhe ne kete rast, e kishte gjetur emrine e duhur, per kete kafshen vlla dhe armike tonen. Edhe ne kete rast, emri i kafshes thoshte se ajo ishte nje tretje e dy qenjeve, pra njeriut dhe hijenes.

Gjeja e radhes, per mua pastaj ka qene pershkrimi i mbrendeshem dhe i jashtem i ati`tkofte`tretit. Kjo kafshe nga jashte nuk dallon fare nga njeriu, thuse njeriu vet eshte.Pikerisht kjo eshte ajo perparesija e mistershme e saje, ajo qe perhere na bene te mos e njohim kete kafshe dhe ashtu ne, pa ditur te ruhemi prej saje, i shkojmi shpesh si hutit ne zgure. Nga te mbrendeshmet, kafsha vetem trurin dhe gojen e ka te njeriute. Te gjitha te tjerat i ka te hijenes.

Emrimi i kafshes, nga pikpamja e prejardhjes se saje, ka qene nje gje fare e lehte. Gjuha e jone e bukur, nuk i kishte hy ne hak asaj, i kishte dhene nje emer te bukur, gati melodik: -NJERI-HIJENE. Dhe une, per hater te mundit tim te madh, por edhe te gjuhes qe me ka ndihmuar ne te gjitha rastet, kam vendosur ta ruaj kete emer gjithnje, perderisa t`mos kete ndonji vrejtje, demonstrat ose ndonji padi ne gjykaten Supreme te Kosoves apo dhe ne ate te Shqiperise. Mund te pritet edhe ndonji ankese nga Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave te Djajve. Gjithsesi, me duhet te marr parasyshe edhe vetem vrejtjen e nje njeriu te vetem, nese do kete, ate te Brizhit Bardos. Se, vetem asaj ja njohe une te drejten legjitime ne mbrojtjen e kafshve. Por, lexuse te dashur, une nuk do hidherohem nese ju tutje do ta quni kete kafshe si : djalle, dreq, ose i`kofte`treti. Se, te kater emrat jane te njejta.

Pasi, fale kontributit te kesaj kafshe, edhe mua me ra hise ta leja vendlindjen time, une thash te perfitoj nga rasti, per ta quare studimin tim edhe per nje qike me tutje, perkatesisht te merresha me njohjen e djajve te origjinave tjera. Dhe ashtu bera. Fale rastit qe me solli ne nje vend fare te hapur, pa asnje dere kund, dhe ku kishin patur fatin te vinin djaje nga e gjithe bota dhe nga te gjitha origjinat, une perfitova nga kjo fatbardhesi , per ta bere ate punen e studimit time nga A-ja deri ne ZH-ë.

Pasi i hulumtova mire e mire djajte e te gjitha origjinave dhe kur ato njohuri te grumbulluara i vura ne rrafshine e krahasimit/dallimit, nxora perfundimet e duhura .

Per interesin tuaj, lexuse te dashur, mund te ofroje, ne menyre te permbledhur, disa perfundime qe, mjerisht, nuk jane fare te kendshme ,per ne si popull.

Nga njohurite e grumbulluara me rezultoj: djaje e origjines ILIRO-SHQIPTARE dhe ata te origjinave tjera, deri ne nje pike te vetme qe eshte teper e ndjeshme dhe e dhimbshme per ne, jane fare te ngjashem. Kjo pike dalluse, ose ne daqi thuni edhe pike pikelluse, eshte: djalli shqiptare nuk ka Atedhe e as kombesi. Aj eshte internacionalist, kosmopolit, globalist dhe gjithqka tjeter, veq kombetar jo. Aj nuk e do fare Atedheune e ti, as kombesine e vet. Aj gjithe diten e thithe dhe hane Atedheune e vet dhe gjithe naten e lage dhe e zhyte ate. Po pati nevoje per para, aj e shete pa pase nje pike dhimbje per ate. Po pati nevoje per pushtet, aj edhe e fale krejt ate. Djajte tane kane miqesi te forta me gjithe djajte e botes. Por, me ata te vendeve fqinje, ata jane edhe te vellazeruare. Besa, tek djajte e vendeve fqinje, ata gezojne edhe statusin e herojve.

Ajo qe une dua te theme ne perfundim eshte: se ne si popull, ne raport me kete kafshe, jemi ne mardhenje forcash teper opozitare. Mu ketu qendrone edhe shkaku i vujtjeve tona te tmerrshme. Andaj, une Ju ftoj ti luftoni ato kafshe, po deshet Atedheune dhe ardhmerine e pasardhsve tuaj. Me Ju do jeme edhe une. Atedheu dhe brezat do jene mirenjohes ndaj neshe.



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora