E marte, 16.04.2024, 01:59 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: A ishte dorëheqja e Presidentit Sejdiu vullnetare apo arbitrare?

E premte, 01.10.2010, 09:58 PM


A ISHTE DORËHEQJA E PRESIDENTIT SEJDIU VULLNETARE APO ARBITRARE?

 

Nga Albert SHABANAJ

 

Presidenti i Kosovës, Sejdiu dha dorëheqje me arsyetimin se kam qene i ndërgjegjshëm ne punën time duke respektuar parimet e  mia. Nuk kame besuar se kame shkelur Kushtetutën ,pasi qe kame mbajtur pezull detyrën e kreut te LDK-se.

Nder te tjera vazhdon ai,kemi shume pune për te bere për te ardhmen e vendit,kemi shume sprova para nesh etj. Presidenti Sejdiu si përfundim arriti qe  ne ecjen  e tije te kalon sproven e demokracise se vërtetë,një diçka mjaft  madhështore  dhe leksion politikave Shqiptar. Presidenti Sejdiu, arriti qe me trenin e fundit te shpeton diçka nga e kaluara e ndritshme e  paraardhësve te Sejdiut  si  pjesëtar  te NDSH-se, respekt! Ndonëse  dorëheqja e Sejdiut është mjaft enigmatike për nga karakteri dhe logjika. Sepse sipas mendimit time,pas shpalljes se pavarësisë  se Kosovës, Kosovës, i nevojiten kuadro  te mirefillta qe  kërkon  sovraniteti meçe ngërthen ne vete zhvillimin ekonomik,juridik  dhe mirëqenien sociale etj. Nga ana tjetër Kosovën e pret edhe një duel i rende me Serbinë. Nga kjo logjik e zhvillimeve kapitale ne Kosove,ashtu si ne t’kaluarën po përfaqësohet Kosova  pa kuadro te mirëfillta ... Unë mendoj se asnjëherë e sidomos  tani ,Kosova  nuk ka nevojë që të hyjë në negociata me Serbinë për ardhmërinë e saje. Nuk duhej te kishte kuptim nëse Qeveria e saje,  futen në negociata me Serbinë,qe ne fakte janë  ARBITRARE, ne kurrizin e Kosovës. Unë besoj fuqishëm se nëse e bëjnë një gjë te tille për momentin, atëherë vërehet dhe shihet qarte se këto   negociata  i nevojiten  qeveris tone, sepse krerët institucionalë e partiakë të Kosovës kanë nevojë  për këto negociata, por për llogarit e tyre,e jo per interesat e  popullit te Kosovës. Nese ne ketë rast Kosova shkone ne negociata,atëherë Kosova po merr kaheje te shtetit privat …

Per ketë situate evazive te krijuar ne Kosove,mundemi te flasim shume..meçe edhe  dilemat  janë te shumta… Disa nga to: Arrestimi i Haradinajt, ribisedimet me Serbine,doreheqja e Presidentit, dhe mesiguri mbajtja e zgjedhjeve ne Kosovë etj... Pra ka mjaft levizje evazive ne Kosove,qe te detyrojne per dyshime. Nga negociatat  eventuale me Serbine,fitojne vetem Beogradi dhe Lidershipi i Kosoves nga  barbuti  enorm qe dot luhet. Dihet boterisht se pasuria tyre s’vjen nga “Miradi” I grave te tyre,por  ata janë me nje fjale  abuzues dhe te korruptuar. Ndonese   BE-ja i ka dosjet e tyre, por nuk ka vepruar  dhe nuk do te vepron deri aty ku nuk ju futen  ne pune,rrespektivisht per shantazhim.Sepse BE-ja e do me qdo kusht stabilitetin ne Ballkan, destabilizatori  i madh  në rajon veqohet Serbia dhe  parakushti i stabilitetit ne rajon konsiderohet  Serbia,gjithnje nga  agresiviteti  I  saje ne Ballkan. Me sa munde te parashikohet  ketu politikanet Kosovar si te shantazhuar bien pre e negociatave me Serbinë.  BE-ja e do Serbinë  demosmerisht në gjirin e saj, si te perkdhelur drejt  Brukselit. Ne keto ecje dhe zhvillime  mesiguri se  Kosova dhe fati saje perseri do te neperkembet dhe abuzohet.  Fiset dhe klanet Negociatore  kosovarë, të shantazhuar detyrohen  te jane te degjueshem dhe lehtesues  të këtij prioriteti  te BE-se, ku Serbia  me siguri se dot ngallnjen përballe  Kosovës. Negociatat me Serbinë dhe bumi tyre,sipas mendimit time, janë mënyra klasike e te mbijetuarit te fiseve politike ne Kosovë ,duke tkurrur,abuzuar  dhe poshtëruar   Kosovën ne pafundësi.

Veshtirsit dot jen te  mëdha  me te cilat  Qeveria e Kosovës futet pa koke ne pazar me Serbinë,sipas mendimit time, mos guximi dhe mos aftësia e tyre te kundërshtojne  çfarëdo vendimi  qofte  edhe  Armagedom  te jete ai për Kosovën ,qe  për një pozicionim te tille te faktorit Kosovar, faktorët janë te shumt  dhe aspak te ndershëm. Njeri dhe aduti kryesor i tyre është se, pasuria e tyre e pa ndershme dhe jo ligjore mendojnë ata “LIDERUCA”i ka bërë te pa prekur  përballe  popullit të mjeruar te  Kosovës, por  te pa kurriz dhe palaço përballe  ndërkombëtarëve...!  Politikani i Kosovës se sotëm  nuk  dine se sa duhet të jetë  i nënshtruar përballe ndërkombëtarëve...  sipas mendimit time, këta politikan te sodit pergjithemone do te mbesin  te dëgjueshëm dhe  te nënshtruar  edhe  me te pa parashikuar...!

Çka është me e keqja e punës dhe fare e moralshme se, te gjitha lëshimet  ndaj Serbisë, politikajt kosovarë i karakterizojnë  si lëshime  ndaj miqve ndërkombëtarë dhe përfundon e tera ... Qe në fakt, këto shitje dhe tradhti ndaj atdheut bëhen vetëm për hir të vetë këtyre klaneve  te korruptuara, duke dhënë sa me shume  nga kurrizi i Kosovës, fitojnë favore ne  mbajtjen e dhunshme te pushteti  te tyre. 

Si përfundim  mendoj se,nëse stabiliteti ne ketë rajon nuk është i vendoseshem për qytetare,për interesin   dhe drejtat  e tyre,atëherë krimet ,abuzimet dhe marifetet e errëta dot  lulëzojnë për deri sa despotet  tone  varesojne  ATEDHEUN  përballë varësive  te tyre te shëmtuara!!!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora