E premte, 19.04.2024, 06:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Njeriu që e vrau Liberti Valansin (1962)

E marte, 28.09.2010, 09:13 PM


Njeriu që e vrau Liberti Valansin/. The Man Who Shot Liberty Valance/1962/

 

Nga Halit Bogaj

 

Është uestern klasik i Xhon Fordit, me aktorët: Xhems Stjuart, Xhon Uejn, Li Marvin dhe Vudi Stroud në rolet kryesore.Filmi është krijuar sipas rrëfimit të shkurtër të Doroti Xhonsonit.

 

Filmi fillon me përgatitjet për funeralin e Tom Danifenit, një revolverist i njohur i Perëndimit të egër i cili besonte se ligji nuk ekzistonte fare në kohën e tij dhe se të gjitha konfliktet duhej zgjidhur me armë. Në atë funeral merr pjesë senatori /Ransom Stodard /Xhejms Stjuart dhe gruaja e tij Helli/ Vera Majls/ e cila e njihte revolveristin e vdekur dhe që gati ishte martuar me të.Pra senatori amerikan dhe gruaja e tij ishin kthyer në qytezën e vogël Shinboun  të Arizonës ku dikur kishin ndodhur ngjarjet tronditëse të shkaktuara nga banditi i tmerrshëm Liberti Valans i cili ''vrante dhe këthjellte'' në atë regjion deri në ditën kur vritet nga Tom Danifen, por të gjithë kishin menduar se atë e kishte vrarë avokati dhe juristi i atëhershëm i ardhur /Ransom Stodard/  i cili më vonë, pikërisht duke iu falenderuar kinse vrasjes së Liberti Valansit,  zgjidhet dhe bëhet senator amerikan. Derisa gazetari e pyet se si e kishte vrarë Liberti Valansin, senatori i ndershëm amerikan evokon kujtimet dhe kthehet në retrospektivë për ta rrëfyer ngjarjen dhe për ta treguar të vërtetën e tërësishme për të cilën deri në atë çast nuk dinte fare opinioni i gjërë, i cili vërtet kishte menduar se senatori e kishte vrarë Libertin, madje madje edhe ishte shëndërruar në një legjendë të gjallë amerikane, të cilin  e njihnin me epitetin Njeriu që e kishte vrarë Liberti Valansin.

 

Ransom Stoddard (James Stewart) është prokuror që beson në rend dhe ligj por refuzon të bartë armë.Miqësia e tij e papërshtatshme me Tom Danifenin është në kundërshtim të madh sidomos në këtë pikëpamje.Ky i fundit e dinte fare mirë se asgjë nuk mund të bëhej vetëm duke u mbështetur në ligj.Që të dytë e nderojnë njëri tjetrin por asnjëri nuk beson në botën moderne.

 

Kur në qytet arrin tmerri dhe frika e papërshkruar nga emri Liberti Valans/Li Marvin/të gjithë njerëzit frikësohen nga lemeria, përveç revolveristit Tom Danifen i cili ishte trim i madh dhe i shpejtë në revole.Derisa Liberti Valans kënaqet duke e turpëruar avokatin e ri të ardhur nga një vend tjetër, Tom Daniden ndien keqardhje të madhe për të, sidomos në gjendjen kur avokati rrëzohet përtokë.Pra Valans i frikësohet vetëm një njeriu nga i cili edhe vritet një ditë , por duke mos e kuptuar askush se ishte vrarë prej tij.

 

Pas varrimit dhe nisjes për Vashington, në tren Stoddard kërkon nga konduktori t'ia ndezte cigaren, kurse ky i fundit i përgjigjet, se nuk është asgjë e pamundur dhe e vështirë për 'Njeriun që vrau Liberti Valansin'', por Stodard nga faji që nuk kishte qenë ashtu, e fik llulën pa e ndezur fare.

 

Filmi arriti sukses të madh dhe ishte njëri ndër vesterënt e rrallë i nominuar për çmimin oskar. U bë dhe mbeti shumë i popullarizuar nëpër dekada të tëra, bashkë me filmat Gjurmuesit dhe E dashura ime Klementina,si ndër filmat më të  mirë të regjisorit të madh Xhon Ford.

 

Artikulli është përkthyer nga kroatishtja



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora