E enjte, 25.04.2024, 12:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Poezi me 4 vargje

E marte, 28.09.2010, 08:25 PM


Poezi me 4-vargje*

 

(cikël)

 

Nga Përparim Hysi

 

1.Dhe tani,në moshë të tretë.

 

Dhe,sado në moshë të tretë,ende lë vënd për "ngasje"

E provova tani vetë,kur të preka si "padashje?!"

Kur të preka si "padashje?!",po ku viheshe ti nën fre?

Më "kafshove",moj adashe,sa dhe tash bëj olele...

 

2.Ndërsa

 

Ndërsa një trung ecën nëpër lumë,

Mua,buzë lumit,më zë me shkumë!

Se trungu do shpërbëhet a do sosë në det?!

Kështu jam si turngu,në lumin tënd,jetë...

 

3.Më prisni

 

Më prsni! Kam vënë krahë dhe po "fluturoj"

Drejt vëndit tim,që me asnjë s'e ndërroj

S'më trëmb oqeani,i madh dhe pa kufi

Më prisni,o të dashur,a s'jam zog tani?!...

 

4.Jashtë "loje"

 

Shih me sy e plas me zemër

(mos,vërtet,kështu po ndodh?!)

Më "përqesh" mua çdo femër

Kjo gjëndje"jashtë loje",më lodh.

 

5.Plagët

 

Plagët e trupit i shëroj me ilaçe

Po si t'ua bëj plagëve të shpirtit?

Ato,të parat.i shëroj dhe "esnafçe"

Këto të shpirtit më gozhduan si Krishti.

 

6.Indeferent

 

"Unë nuk pashë gjë.As dëgjova.

Ç'ndodh,për rreth,as më duhet gjë".

Ndaj dhe mallkimin mbi ty lëshova:

-Të mbështyj dhe bojën s'dua të shoh më.

 

7.  ... dhe paskërka një zog

 

(sipas Collen  MeCullogh)

 

Dhe paskërka një zog që njëherë këndon dhe vdes

(vdes,kur lë folenë,dhe vdes me këngë)

Dhe unë si ai zog dua të vdes

Veç dua të vdes ndër tuajat këmbë.

 

8.A nuk është?...

 

Gjithmonë e vras mëndjen:

-A nuk është mendimi zog?

Zog do të jetë,kur nga unë lë mëndjen

Dhe shkon atje ku nuk jemi tok.

 

9.Moment

 

U tramaksa kur të pashë,ashtu si të ka bërë nëna

Dhe t'u qasa me avash,se,ashtu,zihet "thëllëza"

Mos u qasësha,për çfarë pashë,sepse mbeta  i nemitur

Më kërcyen sytë jashtë,edhe mbeta i goditur.

 

10.Kur më kalon afër

 

Kur më kalon afër,ndjej një freski

Diçka si zefir më hyn në mushkëri

Është veç fanepsje a kështu më duket?

Po ndjej një si zilepsje kur freskia zhduket.

 

*poezitë janë shkruar në vitet 2003-2004

 

27  shtator 2010



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora