E enjte, 25.04.2024, 05:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: ”Njeriu prej dheu”

E hene, 27.09.2010, 09:56 PM


“NJERIU PREJ DHEU”

 

Nga Halit Bogaj

 

Gati tridhjetë vjet më parë, dy të rinj entuziastë/Agim Sopi dhe Fadil Hysaj/, krijuan epopenë tonë të madhe ”Njeriu prej dheu” me të cilën arti filmor kosovar arriti kulmet e veta të sigurta/.Ato vite ishin akoma të vështira ngase artet tona anatemoheshin vazhdimish nga okupatori ynë i pashpirtë që lëshohej si lubi mbi qenjen tonë kombëtare.

Njeriu prej dheu” shprehu golgotat  tona të shpërnguljes së dhunshme për në Turqi ku kishin ikur qindra mijëra njerëz, duke mos mundur t`i duronin vuajtjet, përsekutimet, burgosjet dhe vrasjet që i bëheshin vazhdimisht këtij populli të robëruar.

Pikërisht  filmi”Njeriu prej dheu”mbeti kulmi piramidal,  i pari dhe i fundit i asaj periudhe  që trajtonte një temë aq të nxehtë, kushtuar ngjarjes  me të cilën ishin përballur shumë shqiptarë me dekada të tëra.

Deri në kohën e shfaqjes së filmit, ne mendonim se kishin përfunduar ndjekjet e vlerave tona kultorore por nuk kishte qenë e vërtetë ngase armiku pëgjonte vazhdimisht në drejtim të caktuar për të mos na lënë të qetë dhe të lirë, si në jetën e përditshme, ashtu edhe në krijimtaritë e ndryshme kulturore, arsimore dhe ekonomike.

Njeriu prej dheu”ishte bërë një film vërtet mitik për rrethanat tona  ngase ishte një akuzë e drejtpërdrejt ndaj pushtetit dhe regjimit serb kundër shpërnguljes së dhunshme të popullit tonë në viset anadollake.

Filmi ngjallte evokime të paharuara, mallëngjime të llojllojshme dhe na e rikujtonte një golgotë të madhe që e kishte përjetuar populli ynë mbi supet e veta në një kohë kur të gjithë popujt e gëzonin lirinë e tyre. Ajo që na bëri kurreshtarë, pas përjetimit të parë dhe të sërishëm të filmit, ishte  loja maestrale e aktorit tonë të madh Abdurrahman Shala I cili gjatë karierës së tij të ndritshme realizoi edhe shumë vepra të fuqishme artistike në ish Jugosllavi dhe në Kosovë.‘’Në këtë film ai na duket  se është vetë  personazhi I rrëfimit të ngjarjes e cila ndodhë në një vend të largët dhe të huaj për popullin tone por nga shkaku I rrethanave të padurueshme shumë shqiptarë kishin qenë të  shtërnguar të shkonin atje ku me të drejtë thuhej’’Ku bren miza hekur’’, duke na rënë fati pikërisht neve që të shpërngulesjim nga atdheu I të parëve tanë.’’Njeriu prej  dheu’’ua hoqi maskat qeveritarëve serbë në një kohë kur pas ngjarjeve të vitit 1981 filluan t’i herrnin edhe ato të arritura që I kishim bërë deri atëherë.Në ato vite hienat serbe u lëshuan mbi  qenjen tone kombëtare për të gjurmuar’’armiq’’të paqenë dhe për t’I futur nëpër burgje figurat tona më të mëdha patriotike që nuk ishin pajtuar kurrë me pushtim të këtij vendi.Pra edhe filmi ‘’Njeriu prej dheu ‘’/pas premierës së tij të parë origjinale, në version më të gjatë/ jo vetëm që u shkurtua por edhe u ndalua fare duke u bunkerizuar  dhe duke u anatemuar edhe krijuesit e tij/Fadil Hysa dhe Agim Sopi/.Pra,filloi një vale e re ndjekjesh dhe persekutimesh edhe për krijues të tjerë nga lertërsia dhe politika.Pas ngjarjeve të vitit 1981, armiku ynë donte të fshinte gjithçka që ishte krijuar tek ne, duke hyrë edhe në gjuhësi për ta mposhtur edhe tezën’’Se shqiptarët nuk janë pasardhës të ilirëve’’dhe duke e sulmuar edhe Akademik Idriz Ajetin I  cili , bashkë me Çabejin dhe albanologë të tjerë të shquar, ishte marrë me këtë temë.Ja pra se deri ku mund të shkonte mendja e tyre e çmendur!

‘’Njeriu prej dheu’’, gjatë dy orëve sa zgjaste, përfshinte një odiesadë të tërë të shpërnguljeve tona sistematike, duke na I pasqyruar ato permes karakterit, kryesisht të një personazhi, të cilin e skalit në mënyrë kolosale Abdurrahman Shala ynë I ndjerë I cili na dukej se vërtet ishte I  lindur dhe I krijuar për atë rol aq madhështor dhe të paparë asnjëherë më pare në kinematografinë shqiptare.Përveç rolin të Abdurrahman Shalës duhet poetencuar edhe ato të  Bislim Muçajt dhe Mirko Gashit/I cili edhepse ishte paraqitur për here të pare në film/ shkëlqen me rolin e tij të’’Vdekjes’’.

Filmi përveç vlerave të larta artistike, historike, kombëtare etj.paraqet një arritje kulminante edhe në aspektin real të kundrimit të gjërave dhe rrethanave tona.Në këtë film, për fat të keq,paraqitet edhe lakmia e njerëzve tanë për ta përvetësuar pasurinë e të shpërngulurit, në vend që të ndodhte e kundërta, që t’i ndihmohej atij që të kthehej gjithsesi në atdhe, edhepse atëherë edhe kthimi ishte I pamundur ngase pushteti serb kishte ,mbyllur çdo rrugë që njerëzit e shpërnguklur të ktheheshin në Kosovë.Ishte ‘’kurdisur’’në mënyrë të tillë nga qeveritë e dy shtetetve të cilat e kishin nënshkruar një Marrëveshje, jo vetëm të turpshme por edhe tragjike për popullin tone, edhe ashtu  shumë të vuajtur dhe të persekutuar.

Në këtë kontekst mund të themi se aktori I shquar Abdurrahman Shala dhe krijuesit e tjerë, na e lanë trashëgim një film të famshëm I cili do të mbetët përherë në kujtesën tonë si një e arritur e veçantë e artit tonë të shtatë me të cilin mund të krenohemi edhe sot. Mes tjerash,duhet theksuar edhe faktin se armiqtë e popullit dhe të kultures sonë, duke e pare suksesin që do të arrinte filmi edhe në planin ndërkombëtar, u ngutën sa më shpejt që ta ndalonin shfaqjen dhe depërtimin e tij në viset e ish Jugosllavisë dhe në botë.Aq më tepër kur dihej se ky film do t’I hedhte në dritë të palarat e tyre të bëra ndaj nesh me dekada të tëra.

Prandaj çdo herë që e shikojmë ,ky film na zgjon ndjenja dhe asociacine të reja, duke na e përkujtuar një kohë tragjike, të dhembshme dhe të paduruar për qenjen tone kombëtare e cila kishte përjetuar zezona të shumta, të llojllojshme dhe të paharruara, të cilat kur na kujtohen edhe në ëndërr, trishtohemi prej tyre!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora