E enjte, 28.03.2024, 03:23 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Te Drejtat e Njeriut ne Politiken Nderkombetare

E diele, 26.09.2010, 06:58 PM


Te Drejtat e Njeriut ne Politiken Nderkombetare

      

Nga Frank Shkreli

 

Kete jave, udheheqesit boterore u mblodhen ne New York per te marre pjese ne mbledhjen vjetore te Asamblese se Pergjitheshme te Kombeve te Bashkuara.  Mbledhja e nivelit te larte  zhvilloi bisedime ne lidhje me menyrat me te mira per t'i dhene fund  varferise, urise dhe semundjeve ane e mbane botes, brenda nje periudhe prej pese vjetesh. Sekretari i Pergjitheshem i Kombeve te Bashkuara, Zoti Ban Ki Moon i beri thirrje komunitetit nderkombtar qe te mbaje premtimet e bera dhe te ndihmoje me te varferit e botes.   Perfaqsuesit boterore shqyrtuan perparimin e bere qysh nga mbledhja e Objektivave te Milleniumit per Zhvillim, mbajtur ne vitin 2000 dhe u angazhuan qe te hedhin hapa konkret per realizimin e Objektivave te Milleniumit per Zhvillim, mbrenda afatit te caktuar. Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara tha se, "Te gjithe ne se bashku kemi krijuar nje projekt-plan per t'i dhene fund varferise ekstreme.  Ne krijuam nje kornize, te cilen, te gjithe partneret -- duke perfshire edhe ata me mendime te ndryshme e nganjehere te kunderta -- e kane miratuar."  Objektivat e Milleniumit, per te cilat u diskutua ne New York kete jave, perfshijne zhdukjen e urise dhe varferise ekstreme, realizimin universal te arsimit elementar,  promovimin e barazise midis gjinive, fuqizimin e femrave, uljen e mortalitetit te foshnjeve, permiresimin e shendetit te nenave me shtatezene si edhe luften kunder sides, malarjes dhe semundjeve te tjera.

 

Sipas Kombeve te Bashkuara, vendet me pak te zhvilluara si edhe vendet qe jane ne konflikt ose sapo kane dalur nga konflikti perballen me sfidat me te medha te varferise e urise. Ketyre sfidave u jane shtuar edhe probleme te tjera shkaktuar nga kriza ekonomike globale e viteve te fundit. Sekretari i Pergjithshem  paralajmeroi se mos-realizimi i objektivave te Milleniumit per keto vende te varfera mund te coje ne shtimin e rreziqeve boterore, si rrjedhim i mos-stabilitetit politik.  Ne takimin e nivelit te larte te Milleniumit folen afer 140 udheheqes boteror duke perfshire dhe Kryeministrin e Shqiperise, Zotin Sali Berisha dhe Presidentin e Shteteve te Bashkuara, Zotin Barack Obama.

 

Megjithese shume verejtes te ceshtjeve nderkombetare i lidhin problemet e varferise ne bote -- mbi te cilat u bisedua kete jave ne New York -- me mungesen e zbatimit dhe te respektimit te te drejtave te njeriut ne keto vende te te ashtuquajtur botes se trete -- shume pak udheheqes e ndjejne veten te detyruar te theksojne kete lidhje te rendesishme midis zhvillimit shoqeror dhe respektimit te te drejtave te njeriut. Gjate kohes se komunizmit, ne Kombet e Bashkuara dhe ne simpoziume te ndryshme nderkombetare flitej vazhdimisht per zbatimin dhe respektimin e te drejtave te njeriut si kusht i doemosdoeshem per zhvillimin dhe perparimin e shoqerive nen diktature dhe te vendeve ne zhvillim. Sivjet, si  edhe gjate dy dekadave te fundit -- pervec ndonje perjashtimi te rradhe -- nuk eshte folur shume per kete lidhje kritike midis zbatimit te te drejtave te njeriut dhe zhdukjes se varferise dhe te problemeve te tjera qe kane pllakosur vendet ne zhvillim te botes se trete.

 

Zakonisht, presidentet e Shteteve te Bashkuara gjate viteve e kane perdorur paltformen para Kombeve te Bashkuara per te folur pikerisht per kete lidhje dhe sidomos per respektimin e te drejtave te njeriut si bazen per zhvillimin e cdo shoqerie moderne. Edhe kete vit, ishte Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Zoti Barack Obama ai i cili -- gjate fjalimit te tij para Asamblese se Pergjitheshme -- u solli ne mend udheheqesve boterore se nje prej akteve te para te Kombeve te Bashkuara ishte miratimi i Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut me 1948, sipas te ciles, "njohja e dinjitetit dhe e te drejtave te barabarta e te gjithe antareve te familjes njerezore eshte themeli i lirise, drejtesise dhe paqes ne botes."   "Kejo ide', sipas Presidentit Obama, "eshte krejt e thjeshte -- se liria, drejtesia dhe paqa per boten duhet te fillojne me lirine, drejtesine dhe paqen ne jeten e cdo individi te familjes njerezore.  Per Shtetet e Bashkuara, tha Presidenti amerikan, kejo eshte nje ceshtje morale dhe nevoje pragmatike. Ai citoi ish-Senatorin Robert Kennedy se "individi, si krijese e Perendise, eshte gur prove se vlerat dhe e gjithe shoqeria, grupet e ndryshme dhe shteti ezkistojne per te miren e (individit) tij."   Presidenti Obama vazhdoi duke thene se si rrjedhim "ne mbrojme vlerat universale pasi eshte gjeja qe duhet te bejme.  Ne gjithashtu dime nga pervoja se ata qe mbrojne keto vlera per popujt e tyre kane qene dhe jane miqet dhe aleatet tane me te ngushte, nderkohe qe ata te cilet ua mohojne keto vlera e te drejta popujve te vet -- qofshin ato grupe terroriste apo qeveri tiranike -- kane zgjedhur te jene kundershtaret tane.  Zoti Obama vazhdoi duke thene se nuk ka zhvillim ekonomik pa liri dhe se historia eshte ne anen e lirise; se baza me e forte e perparimit  njerezor eshte ekonomia e tregut, shoqeria e hapur dhe qeverisja transparente. Thene shkurt, tha Zoti Obama, demokracia, me forte se ndonje forme tjeter qeverisjeje, bene me shume per qytetaret.

 

Presidenti Obama, duket se u tha udheheqsve boteror, ne emer te demokracise me te vjeter ne bote, se Shtetet e Bashkuara do te ndihmojne popujt dhe shtetet ne nevoje, sic kane bere gjate gjithe historise se tyre, por eshte detyre dhe obligim moral i cdo qeverie e shteti ne bote te ndihmoje ne zhdukjen e varferise e te urise ne radhet e popullsise se tyre, duke lene te lire shfaqjet e energjise  dhe te inovacionit  te individeve dhe te respektojne te drejtat e njeriut.  Zoti Obama perfundoi fjalimin e tij para Asamablese se Pergjitheshme duke u bere thirrje vecanarisht vendeve te cilat u cliruan nga tirania gjate gjysmes se shekullit te kaluar, duke perfshire edhe vendet e Evropes Lindore qe u cliruan nga komunzimi -- qe te mos hesitojne e te flasin ne mbrojtje te te drejtave te njeriut. Mos harroni historine tuaj, tha  Zoti Obama, mos rrini duar-kryq dhe mos heshtni, kur eshte fjala per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, pasi respektimi i te drejtave te njeriut con ne zhvillimin ekonomik dhe ne nje shoqeri me te begateshme.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora